Më pak dhe më shumë

Tek Peshku po bëjmë vazhdimisht ndryshime dhe përmirësime, siç besoj (dhe shpresoj) e keni vënë re. Një ndryshim i fundit është hapësira për mini-postime.

Kjo në fakt ka qënë pjesë e Peshkut shumë kohë më parë (3-4 vjet?) dhe po e rikthej sepse më duket e nevojshme. Shkurt fare ideja është që në rrjedhën kryesore të faqes të ketë dhe postime të shkurtra, shpesh të mbushura me lidhje, që tërheqin vëmendjen për diçka të vogël e specifike. Postimi për remitancat mund të përdoret si shabllon.

Në fakt, tek ky njoftim desha të bëja një pyetje: A ka peshq të interesuar të kontribuojnë tek këto postimet e shkurtra?

8 Komente

Rendesi ka qe te mos fshihen artikujt apo komentet siç ndodh shpesh.

sa me pak, aq me shume smiley

smiley

nai obituary lejohet ?

Ose lost objects/animals/people ?

smiley

 

une s'mora vesh per çfare sherbejne keto postimet e shkurtera smiley

Sapo bëra një mini-postim mbi mushkonjat.  Shpresoj të mos e kem keqkuptuar qëllimin dhe formën e këtyre minipostimeve.

Shumë bukur.

Kemi nevojë për më shumë lajme dhe më pak analiza (analista jemi vetë smiley )

....e kam vene re qe per sportin ska asnje gazete ..

Ka mundësi të vendosni opcionin e kërkimit të postimeve më të reja sipas emrit të përdoruesit dhe sipas rendit kronologjik?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).