Marreveshje per vijen bregdetare mes Greqise dhe Shqiperise

Ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojani pritet te vizitoje brenda pak ditesh Shqiperine, per te qendruar madje me shume se 24 ore. Misioni i saj do te jete nenshkrimi i marreveshjes per vijen bregdetare mes Greqise dhe Shqiperise, bejne te ditur per Top Channel, burime prane Ministrise se Jashtme greke.

Mesohet se zonja Bakojanis deshiron te qendroje te pakten tri dite ne vendin tone, per te vizituar mes te tjerave edhe disa zona ne jug te vendit. Ky nxitim i pales greke per firmosjen e marreveshjes shpjegohet me perfitimet qe Athina ka prej saj.

Burime prane Ministrise se Jashtme ne Athine thane per Top Channel se Greqia prej kesaj marreveshjeje merr me teper se c’ka llogaritur.

Duke iu referuar ketyre burimeve, marreveshja me Shqiperine, ve nen autoritetin grek te gjitha ishujt, shkembinjte dhe ujrat qe ndajne te dy vendet.

Greqia ka te drejten e shfrytezimit te hapesires bregdetare me nje gjeresi 6 mije detare dhe ruan te drejten te shtrije ate ne 12 milje, atje ku mundesohet, perfshi eshte 8 gjire, 3 greke dhe 5 shqiptare.

E njejta e drejte i jepet edhe vendit tone. Dy ishujt qe ndodhen ne ngushticen e Korfuzit, i mbeten per administrim Greqise, edhe pse gjeografikisht jane ne ne anen shqiptare.

Kjo procedure njihet prej te drejtes nderkombetare si e ligjshme dhe u be ne parimin e deshires se mire per zgjidhjen e ceshtjes midis paleve.

Grupi ishullor Otonos qe ndodhet ne veri te Korfuzit dhe banohet prej grekeve, ndonese eshte me larg se 12 milje larg brigjeve greke, i mbetet Greqise, ndersa ujrat greke zgjerohen 6 milje ne veri te ketyre ishujve.

Mbetet per te vendosur vetem ndarja e ujrave ne piken e kufirit trepalesh ne Otranto, me Italine.

Per Athinen zyrtare, perfitime nga kjo marreveshje ka pasur edhe vendi yne, ku me i rendesishmi klasifikohet njohja zyrtare e te gjithe kufijve dypalesh, cka shenon e fundin e endrres se Vorioepirit.

Ky zhvillim ka sjelle edhe reagime prej organizatave te minoritareve ne Shqiperi dhe Greqi, ku pa dyshim “Omonia” mbetet protagoniste e ketyre reagimeve.

Mesohet se keto organizata kane kerkuar qe kjo pike te mos firmoset, por vendimi i Athines zyrtare nuk do te ndryshoje.

“Politika greke ve mbi te gjitha interesat e Greqise, ndersa per minoritetet parashikohet te jepen shanse te tjera per integrimin e tyre brenda kufijve ekzistuese”, deklaruan burimet.

33 Komente

Per Camet? Valle di gje pozita apo opozita Shqiptare se ekziston edhe ky problem?

Ll.

Greku thote qe nuk ekziston.

Si rrjedhoje, dhe per politiken shqiptare nuk ekziston.

Pershendetje.Persa i perket artikullit per vijen bregdetare,meqenese e kam shkruajtur vete,doja tju informoja per disa pika te cilat normalisht duhej ti dinit.

Se pari,shqiperia dhe greqia jane zyrtarisht ne gjendje lufte,si rrjedhoje palet (ne rastin konkret greket) nuk njohin sovranitetin e shqiperise.

Te dy vendet nuk kane te percaktuar me marreveshje dypaleshe vijen kufitare midis tyre.Ekziston ndarja e vitit 1913,por palet nuk e kane pranuar.

Edhe pse marreveshja e fqinjesise se mire midis dy vendeve  ne vitin 1996 parashikon rrespektimin e kufijve,teknikisht nuk jane caktuar.Dihet pak a shume nje vije kufitare,e cila deri tani korigjohet me disa dhjetera metra nje here ne njerin krah,nje here ne krahun tjeter.Behet flaje per levizje teknike dhe vendosje piramidash(pa rendesi te madhe)

Marreveshja e vijes bregdetare cakton qarte vijen e fillimit te bregut,pra piramida e vendosur ne gjirin e kallamicos,(pra,per here te pare greket pranojne fillimin e vijes sone fufitare bregdetare ne kete pike,ose e thene ndryshe,njohin de fakto piken tone te territorit shteteror)

Orgnanizatat e vorioepiroteve  nuk rane dakort me kete marreveshje,pasi pikerisht greket njohin sovranitetin e shqiperise,sikunder ata nuk deshoronin.

Ishujt Othonos,edhe pse banohen historikisht prej grekeve,i jane bashkangjitur greqise ne mesin e viteve 40,pasi Italia hoqi dore prej disa ishujve te egjeut  dhe Jonit.Madje,referimi i pikes kufitare midis greqise dhe italise behej ne 16 pika,tashme do te behet ne 150 te tilla.

Me lejoni te bej edhe nje sqarim per ata qe nuk e dijne,se Top Ch ka nje redaksi te organizuar me disa punonjes te perkushtuar ne greqi.Kjo eshte realizuar ne saj te besimit qe pronari yne i ndjere pati ne personat tane,por edhe ne besimin qe drejtori aktual i informacionit ne Top Ch vazhdon te kete.Ndersa burimet tona ne greqi jane teper te saka dhe te mireinformuara.Ju lutem vleresoni pak punen e te tjereve.Me rrespekte

Artur Bibe

 

 Besoj se dhame dicka, por morrem dicka tjeter.  Ne kete menyre fillon te  tregosh identitet kombetar. Sa per ate endrren e vorioepirit, ....... ben vaki dhe s' dalin.

Per Athinen zyrtare, perfitime nga kjo marreveshje ka pasur edhe vendi yne, ku me i rendesishmi klasifikohet njohja zyrtare e te gjithe kufijve dypalesh, cka shenon e fundin e endrres se Vorioepirit.

Hah, hajde përfitim hajde

Perfitim i madh eshte Doro, pse ca kujtove ti. I thone NATO ore, jep bregdet, po nuk te preket toka, a thua se kishte ndonje dyshim se toka mund te prekej. KUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUURVEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEERIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

Pse nuk i dhanë edhe Sazanin?

Bile t'u jepnin edhe të drejtën që të zotronin edhe 12 milje prej tij...

A JANË NË TEREZI KËTA APO JO???
kUFINJTË JANË TË PËRCAKTUAR NGA NORMA NDËRKOMBËTARE DHE NUK I LEJOHET ASNJË QEVERIE QË TË BËJË PAZARE TË TILLA.

po, po... japém e marrém me Gérqine; japim 5 ishuj e marrim 3... Rendesi ka qe harrohet Vorioepiri. 

Ka pika te paqarta ketu, dalin shume pyetje; qe burime prane Ministrise tone te Jashtme do t´i  sqaronin me mire.

Hajde mendie hajde,po turku ja u leu me gjak nje cop shkemb qe u perplaen ne ja u falim me te dy duart.Nqs ndonje mendon se perfitimi yne eshte harrimi i voriop*it nga ana e tyre do te thoja se s'ka idiotizem me te madhe se te mendosh ashtu.Me kete i jep grekut te drejt se paska qen i drejt gjer dje por tani s'po ta kerkoj me se me dhe keto te tjrat.Do hidhen nacionalista e do thone e bet voriop*in kurban per dy shkembenje.Ky eshte fitimi jon i vetem qe do hiqet vorip*i nga fjalori politikes greke.WTF

Bire selman i nenes ke te qaj me pare.Luli vocerr me kepucet e tij firmato po e dredh ngre ule fut nxjerre tund shkund nga ti doje e si ta doje.

 

Ketu qenka bere si bicim mitingu nacionalist!

Do keni recituar shume vjersha per Skenderbeun, me sa duket. Mire ketij te fundit i kishte vra plakun sulltani, po juve c'ju ka bere greku?

Nuk zute mend nga Skeneri, s'e pate ku e coi tahmaja; pra qe donte cdo gje per vete. Faljani more grekut, edhe gjera qe i vjen turp t'i kerkoje, ne emer te antinacionalizmit, modhernizmit, llafizmit, etj. Ne fund te fundit, toka e natyres, e njerezimit eshte.

Artikulli eshte shume i turbullt, me shume te ngaterron se te sqaron. Pashe  edhe reportazhin e Top-channel se mos kishte ndonje harte ku jepeshin ndryshimet e vijes kufitare, por s'kishte gje ?!

 

"Grupi ishujve Othonos i mbetet Greqise" thuhet aty?! Keta ishuj te Greqise kane qene edhe me pare me sa di une, dhe nuk jane thjesht shkembinj po banohen nga rreth 1000 Greke. Apo nuk kane qene juridikisht te Greqise por ka qene  ceshtje e pazgjidhur ???  Gjithsesi ka per tu marre vesh cdo gje. 

Shpresoj qe ta kene gabim keta gazetaret e mos te jete fal asgje te Greku. ( Keto kohet e fundit ka rene shume edhe niveli i Topit. Ne nje lajm tjeter kane vene titulin "Maqedoni, fiton Gjukanovic" !?)   

 

Poshte eshte nje harte e zones ne fjale, me ishujt Othonas ne veri te Korfuzit

 

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/co...

Plotesisht dakort me Gjergjin, ky haberi ngja si thashethem koridoresh te ministrise se jashtme greke, i perkthyme keq per me teper.

Edhe ai lajmi per trazirat ne Shkup per punen e kishes ortodokse qe do ndertohet mbi themelet e shpise se Nene Terezes, ishte i pakuptushem.

 

Me idiotesirat qe shkruan Blendi, duhet qe dhe ishujt e dodekanezit qe jane vetem 4-5 milje lart brigjeve te Turqise duhe te jene Turke. Do te kete pire raki kocimareje si perkthyesi i artikullit ashtu dhe komentatoret e pishkut qe  flasin kodra pas bregut. Kufijte jane pevijezuar me kohe mor idiote dhe sot as shenon dhe as ndryshon gje...Sa per mediat, pirdhi ne te jane te gjitha plehra dhe genjeshtare, te shitur te ata qe pagujne me mire.

Bardhi, artikulli eshte i Top Channel. Por meqe ti qenke kaq i mire per te quajtur idiote bashkebiseduesit une nuk po e zgjas me ty se s'ta kam ngene hic.

Andej nga fshati im thonë se dardha e ka bishtin pas.

Kjo puna e Teodorës (Dorës si i thotë luli i vocër) nuk më pëlqen aspak. Nuk mund të presi edhe pak ditë Dora sa të nënshkruhet marrëveshja me NATO-n dhe pastaj të nënshkruaj marrëveshjet me lulin e vocër?!

Këtu është një dreq i madh...



Greqia ka te drejten e shfrytezimit te hapesires bregdetare me nje gjeresi 6 mije detare dhe ruan te drejten te shtrije ate ne 12 milje, atje ku mundesohet, perfshi eshte 8 gjire, 3 greke dhe 5 shqiptare.

Grupi ishullor Otonos qe ndodhet ne veri te Korfuzit dhe banohet prej grekeve, ndonese eshte me larg se 12 milje larg brigjeve greke, i mbetet Greqise, ndersa ujrat greke zgjerohen 6 milje ne veri te ketyre ishujve.

 

 

Sikur nuk shkon kjo?

Kjo pune shkoje tamam si me varrezat greke.....

Ne fakt kufijte toksore jane vendosur dhe ratifikuar nga fuqite e medhaja, keshtu qe as Shqiperia dhe as Greqia nuk i ndryshonte dot. Vorio-Epiri i ngritur nga greket, nuk ishte gje tjeter vec pretendime apo zhurme (me sakte) per ta mbajtur politiken shqiptare sus.  Problemi i cameve pse nuk ngrihet. 

Dy ishujt qe ndodhen ne ngushticen e Korfuzit, i mbeten per administrim Greqise, edhe pse gjeografikisht jane ne ne anen shqiptare. Nqs jane ne kufirin eShqiperise ato duhet te ngelen ne Shqiperi ...Greqia na ka marre boll toka dhe dete! Dhe ky artikulli duhet (brenda mundesive) te ishte shqoqeruar me me ndonje harte qe tregon ndryshimet qe bene ose do bejne me Greqine. Dhe me cudit fakti se si lihen ne forum tipa te tille si Rob-terneti se do ndizen sherre dhe nuk do komentohet per shkrimet, dhe nuk do hidhen ide ...per ate tjetrin nuk po lodhem ti shkruaj

e hoqi greqia ligjin e luftes qe ka me shqiperine? nqs e heq atehere ne mund te cojme ne gjykate nderkombetare ceshtjen e cameve, dhe patjeter qe e fitojme. por deri sa shqiperia te varet nga vota e grekeve per BE dhe derisa te sillet ne menyre rraciste me emigrantet,  ne s'hapim dot goje.

Une habitem pse duan t'a heqin tani greket ligjin e luftes. Nderkohe 500.000 emigrante mos behen aq dhjaksa, se nuk do i kthejne te gjithe, por maksimumi dy furgona, dhe t'i bashkohen te majtes greke per kushte me te mira jetese dhe politikane te pakorruptuar, pasi ne fund te fundit, aty po i paguajne taksat, te drejtat e tyre po kerkojne.

Ceshtjet e kufijve dhe ato te vijes bregdetare jane pak te mpleksura ne kete rast, dhe te nderlidhura.  Per te nenshkruar marreveshje te vijes bregdetare, "sqarohen" kufijte tokesor, administrative. 

Greqia ka te drejten e shfrytezimit te hapesires bregdetare me nje gjeresi 6 mije detare dhe ruan te drejten te shtrije ate ne 12 milje, atje ku mundesohet, perfshi eshte 8 gjire, 3 greke dhe 5 shqiptare.

E njejta e drejte i jepet edhe vendit tone.

  Artikuj-shkruesit do benin mire ndonjehere te shkruanin sidomos per ceshtje te tilla, ne menyre me serioze, sa me asnjanese te jete e mundur, dhe jo te bejne lemshe te tilla.

(Keshtu si per sqarim, kemi kontestuar ndonjehere ne institucionet perkatese ishujt Otonos?  Sepse nqs jo, atehere ajo vendodhja "gjeografike" s'ka asnje vend ne kete artikull.)

Nje artikull per marreveshjet e sapofirmosura duhet te fillonte me qartesime te UNCLOS 1982 (Konventa e Kombeve te Bashkuara per Ligjin e Detit) ratifikuar nga Greqia ne 1995, (daten e Shqiperise nuk e di) qe eshte ligj nderkombetar per ujrat territoriale te caktuara 12 nm.  Ratifikimi nga Greqia ne 1995 solli probleme me Turqine, e cila nuk e ka firmosur apo ratifikuar UNCLOS, kjo sepse sipas kesaj konvente, e kthen Egjeun ne liqen grek, dhe Turqia u shpreh se e drejta ekskluzive e Greqise ne 12 nm do te ishte casus belli.  Greqia e vendosi limitin ne 6 nm, megjithate zyrtarisht por dhe me ligj nderkombetar ka te drejten e 12 nm.  Nga ku del dhe 6 nm i permendur ne artikull ne lidhje me Shqiperine.

Ne rastin e Shqiperise, kur eshte firmosuar/ratifikuar UNCLOS? Sa e kemi "vete-vendosur" limitin?  A ka pasur rezerva, kontestime?  Sepse artikulli, pervec se "specave djegese" te perfitimeve e llogjeve per konsumim gazetash, eshte mjaftuar vetem me fjaline "e njejta e drejte i jepet dhe vendit tone." 

Pra, pertej "lajleve dhe luleve" duket se s'eshte kryer gje tjeter, vecse nenshkrime te marredhenieve bilaterale per keto ceshtje.  

Eshte e mjerueshme qe gazetaria jone nuk mund te distancohet nga biseda kafenesh te "endrrave dhe maktheve" edhe ne situata te tilla, sidomos ne situata te tilla.

Persa i perket Camerise me duket sikur te kerkosh ""QIQRRA NE HELL"" , mbasi ne ate territor nuk jetojne shqiptare sot e kesaj dite .... te kerkosh ""PRONAT""" e cameve me tapite dhe fermanet e Sulltanint edhe kjo eshte e pamundur .... por edhe ta kerkosh ne baze te drejtes nderkombetare ligjore as  kjo nuk realizohet se eshte njelloj sikur Gjermania te kerkoje Alsasen dhe Lorenen  , ose Danimarka te thote qe shtrihet deri ne Hamburg ...

Persa i perket hapsires ujore bregdetare , ky lajm i dhene ketu  eshte shume siperfaqsor . Shpresojme ne ditet ne vazhdim te kemi dicka me te ""DETAJUAR""" ... Por sidoqofte duhet t`i hapim ""SYTE"" mire ...!!!!

Ne aspektin konceptual shqiptar me vjen shume mire qe keto pune po mbyllen nje here e pergjithmone ...Mjaft me me  """ILUZIONE OPTIKE""" te Camerise dhe te Shqiperise se madhe , si dhe Omonia te fleje mbi dafina per Vorio-Epirin .....

ps. KA ARDHUR KOHA TI SHTROHEMI PUNES SERJOZISHT.... !!!!!!!!!!!!

 

 

Kto lloj lajmesh provokuese nuk duhen besuar lehte. Shqiperia eshte nje vend i pamvarur i cili i ka treguar botes qysh ne vitin 1946 qe zoteron kontroll te plote te ujrave territoriale. Duhet vetem te kujtojme ceshtjen United Kingdom versus Albania ne Gjykaten Nderkombtare te Drejtesise ne lidhje me demtimin e lufte - anijeve britanike.

Edhe sot e ksaj dite ceshtja e Kanalit te Korfuzit studjohet ne Ligjet Nderkombtare per Ujerat territoriale si teme me vete. Ktu kam nje harte e cila eshte pjese e detyres time ne lidhje me "Corfu Channel Case " te I.C.J.

hapetype id="_x0000_t75" stroked="f" filled="f" path="m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" osmileyreferrelative="t" osmileypt="75" coordsize="21600,21600">troke joinstyle="miter">troke>ath o:connecttype="rect" gradientshapeok="t" o:extrusionok="f">ath>hapetype>hape id="_x0000_i1025" type="#_x0000_t75" style="width: 6in; height: 501pt">hape>

hapetype id="_x0000_t75" stroked="f" filled="f" path="m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" osmileyreferrelative="t" osmileypt="75" coordsize="21600,21600">troke joinstyle="miter">troke>ath o:connecttype="rect" gradientshapeok="t" o:extrusionok="f">ath>hapetype>hape id="_x0000_i1025" type="#_x0000_t75" style="width: 6in; height: 501pt">hape>

Kto lloj lajmesh provokuese nuk duhen besuar lehte. Shqiperia eshte nje vend i pamvarur i cili i ka treguar botes qysh ne vitin 1946 qe zoteron kontroll te plote te ujrave territoriale. Duhet vetem te kujtojme ceshtjen United Kingdom versus Albania ne Gjykaten Nderkombtare te Drejtesise ne lidhje me demtimin e lufte - anijeve britanike.

Ura, s'ta mora vesh arsyen e prurjes se ceshtjes se Korfuzit ne kete teme.  Eshte nje ceshtje e rendesishme ne ligjin nderkombetar maritim, por pertej sovranitetit te ujrave territoriale, ka te beje me shume me nje aspekt tjeter specifik "e drejta e kalimit te pafajshem" (the Right of Innocent Passage) dhe per me teper, per anijet luftarake.  Ndersa sovraniteti i ujrave territoriale (tashme 12nm) eshte nje e drejte fondamentale ne UNCLOS, kjo ceshtje u perdor per te vene ne pah se ne ngushticat qe perdoren per navigim nderkombetar nga nje det ne tjetrin (edhe pse perbrenda ujrave territoriale) anijet, qofte ato tregtare apo luftarake kane te drejten e kalimit.  (Bashkimi Sovjetik dhe disa vende te tjera nuk e njohen kete te drejte te anijeve luftarake deri ne 1984.)

Shqiperia ne ate kohe, edhe pse nuk ishte akoma anetare e Kombeve te Bashkuara, ra dakort me juridiksionin e ICJ per ta trajtuar si ceshtje (por jo per te marre vendim per kompensim, dhe te mos perdorej si precedent.)  E kunderta ndodhi, dhe Shqiperia iu desh te paguante rreth 900,000 sterlina (me duket, s'e mbaj mend tamam shumen.)   

Ndersa sovraniteti i ujrave territoriale (tashme 12nm) eshte nje e drejte fondamentale ne UNCLOS, kjo ceshtje u perdor per te vene ne pah se ne ngushticat qe perdoren per navigim nderkombetar nga nje det ne tjetrin

UNCLOS me duket se nuk lejon "ujera territoriale" ne ngushtica si puna e Ngushtices se Korfuzit apo jo? Mund ta kem gabim kete, se u be vite, por a nuk konsiderohet e gjithe ngushtica "ujera nderkombetare", me perjashtim te gjireve?

P.S.

Jam kurioz te shikoj marrveshjen ne anglisht.

Kepucar, bej kepuce tha!

Mroklla, limiton, por jo se eleminon te drejten e ekzistences se "ujrave territoriale."  Ndersa garantohet "the right of innocent passage", te drejtat per peshkim psh ne ngushticen e Korfuzit, jane ekskluzive te Greqise dhe Shqiperise (zonat perkatese te vendosura sipas vendimeve dypaleshe.) 

PS: Per cilen marreveshje e ke fjalen?

Per marreveshjen midis Shqipnise dhe Greqise e kisha fjalen.

 

Mroklla, po kush do merret me ate pune i dashur?  Se TCH psh s'e pa te arsyeshme.  E gjithe marreveshja per anen shqiptare u trajtua me nje fjali: E njejta e drejte i jepet edhe vendit tone.

Plus qe "burimet" i kane tek Ministria e Jashtme greke, duhet te jete shume e komplikuar te kesh burime te Ministria jone, apo thjesht te kerkosh nje kopje te marreveshjes, qe s'besoj se te pakten "the non-fine print" te jete top-secret.

ca fjale nga gjyqi me UK ne 1948

Medri route 18/32 dhe 18/34 eshte pjese Shqiptare dhe qe shkon deri ne breg te korfuzit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).