Maqedonia mbjell shpresë nëpërmjet 5 milion fidanëve

Pavarsisht se fushata zgjedhore ka nisur tashmë në Maqedoni, zgjedhjet për president dhe zgjedhjet lokale do të mbahen të dielën e ardhëshme, banorët e vendit gjetën kohë të shtunën për pjesën e tretë të “Ditës së Pemës”, një ide e nisur nje vit me pare që synon të ripyllëzojë këtë vend të vogël, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi mjedisin.

Herën e parë në mars 2008, 150.000 Maqedonas mbollën 2 milionë pemë brenda një dite (simbolikisht një pemë për çdo banor të vendit). 6 milionë të tjera u mbollën në nëntor, ndërsa të shtunën u mbollën 5 milionë pemë në të gjithë vendin nga një rrjet i gjërë vullnetarësh.

Udhëheqësi i “Ditës së Pemës” është Boris Trajanov, një këngëtar i njohur i operas. Synimi ynë, thotë Trajanov teksa drejtohet për në zonën e Ajvatinovski Rid ku do mbillen pemë, është të krijojmë një Maqedoni më të gjelbërt, dhe të ndihmojmë planetin tonë. Trajanov përshëndetet gjatë rrugës nga fëmijë shkollash që kërkojnë më shumë butona dhe flamuj të ditës së pemës.

“Fëmijëve u pëlqen shumë”, thotë Trajanov, i cili për vete ka 3 fëmijë. “Më pëlqen gjithashtu të shoh njerëzit në ajër të pastër, dhe që zbaviten duke mbjellur pemë”.

Maqedonia është një vend i vogël me male, liqene dhe kullota por me shumë plehra. Simone Filippini, Ambasadorja Hollandeze në Maqedoni, shprehet se “mjedisi natyror është burimi kryesor i bukurisë së Maqedonisë dhe potencialit të ardhshëm turistik. Ne shpresojmë se kjo nismë do ti shtyjë Maqedonasit të vlerësojnë bukurinë e asaj që kanë, të kujdesen për të, dhe ti mësojnë fëmijët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë”.

Antonio Milososki, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, thotë se ndjehet krenar për mënyrën sesi “Dita e Pemës” ka lehtësuar marrdhëniet mes grupeve të ndryshme etnike në Maqedoni. Sipas tij, “Dita e Pemës është një nismë që bashkon, dhe investimi në mjedis është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët”. Deri më tani nisma është mbështetur nga qeveria qendrore, qeveritë lokale, shoqëria civile, personalitete dhe pjestarë të trupit diplomatik.

Një synim i madh i skuadrës së Trajanov është të përfshijë edhe vende të tjera ballkanike në ripyllëzime të këtilla të mëdha dhe deri më tani ka pasur interesim nga Mali i Zi.

Shkrimi më sipër është sjellë me shkurtime nga faqja në internet e “Christian Science Monitor”. Për shkrimin e plotë ndiqni këtë lidhje.

Për më shumë informacion mbi veprimtarinë mund të shikoni faqen e projektit këtu

Përshtati: Llukan Tako
 

16 Komente

Ehhhhh, keta mbjellin 12 milione fidane brenda nje viti, ne bejme lloqe per 20 milione rrenje ulliri smiley  

Shqiperia ka shume nevoje per nje nisme te ngjashme, vite te tera lenie pas dore te pyjeve, shkaterrimi te qellimshem dhe muajt e veres te mbushur me zjarre po e zhveshin ne menyre te frikeshme kete vend nga mbulesa e gjelbert.

Mbase nje menyre sesi mund te orientoje "Mjafti" aktivitetin e saj ku nga ndergjegjesimi me fushata te kaloje ne veprim ne terren smiley

Po me mjaftin ca pate??? :O

Pa dashur te diskutoj faktin qe qellimi kryesor i mjaftit eshte te sensibilizoje njerezit te jene aktive ne zgjidhjen e problemeve, dhe jo te jete superheroi qe e ben Shqiperine lule, desha te te thoja te kontrolloje ndonjehere faqen e mjaft dhe te shohesh aktivitetet qe jane zhvilluar ne kuadrin e mjedisit.

Une jam i sigurte qe nqs neser Mjafti siguron 1 milion rrenje dhe kerkon ndihmen e njerezve per ti mbjellur, do kete persona qe nuk do dalin vetem sepse eshte MJAFT qe e organizon. Do bejne goret neper forume duke aluduar (ca i bie ne shqip???) per financat, duke hedhur akuza per Sorosin, Veliaj dhe ke ti vije neper men. Gjithashtu mendoj qe do kete edhe nga ata qe do jepnin ndihmen modeste duke mbjellur disa rrenje per arsyen e vetme te pastrimit te ajrit, zbukurimit te mjedisit, shendetin e popullates dhe thjesht sepse eshte dicka e mire, pa marr parasysh se kush e organizon (PS, PD, PR,  Soros, G99, UNICEF, NATO, UN, BE, BB, UNESCO, BEPDJNASNDSAYR...)

Ti tek cila kategori ben pjese???

 

 Jo mo se njehere e nje kohe organizonte dhe Mjafti ndonje pastrim a pune vullnetare. Tani kane ngelur te sensibilizmi qe me pak fjale eshte : Une flas, ti çohu leviz!. Per kshu jemi te gjithe te mire vete ne.

p.s: Neser Mjafti te siguroj 1 milione rrenje e po shkoj te mbjell dhe une qe s'i kam qejf smiley

ndersa une bej pjese tek kategoria e atyre qe duan te dine se nga vijne parate dhe ku shkojne.

 

Kerkesa eshte e paster dhe behet insinuate (DYSHIM) vetem kur refuzohet.

Publikoni bilancet! Behuni transparente qe te jeni te besueshem. Pastaj mbjellim edhe fidane bashke.

 

Eshte kenaqesi te lexosh "PUNO PER NE DHE MBYLL GOJEN!!!!!!!!!"

gene rri urte, se ne pushimin e aksionit do na i thone keto punet e financimit, grindavec/e smiley

edhe edi ka mbjelle 500 peme me firmat e biznesit

Bravo maqedonia.

Llukan nese ne te rinjte organizohemi ne ndonje projekt per mbjellje fidanesh, une do dal te blej nje kazem dhe oburra te mbjellim se po te presim nga demagogjite e ullinjve te gomarit, vetem bare do te mbije.

PS. E moret vesh qe kishin nisur te mbillnin ullinj nga keta te Berishes ne zonen arkeologjike te Apollonise dhe tani duhen shkulur se ajo pllaja atje duhet te germohet per te zbuluar qytetin e lashte?

euuu per ti patur zili edhe Maqedonasit me ate shtet te arrnuar nga te gjitha anet!!!

po pse nuk e bejme dhe ne ate pune si ne kohe te xhaxhit ... 2-3 here ne vit?

Ullinjte edhe pse do shkulen nga Apollonia do kene shansin te mbillen aty afer, ka kodra aty qe i duan ullijte smiley Rendesi ka qe te vazhdojne te mbjellin ullinj

vetem me 500 peme 'Edi'? e kane bere buje sikur ai ka mbjellur 5000000

Nese Berisha po vazhdon te mbjelle ullinj mendoj se eshte per tu lavderuar dhe jo per tu ironizuar.

 ku dreqin i vendosèn maqedonasit 13 milion pemè??booooooo....

Duke,

me kujtohet vjet kur bete ju ate mbjelljen masive te fidanave. 3000 ishin me duket  apo jam gabim?  smiley

E shof qe ka nostalgji per Dhjetorin, Muajin e Pyllezimeve, por nuk eshte me inat.

 

Ja t'i gezojne. 

Gardhi me vone ...

Nqs jane peme si ajo qe paraqet fotografia e artikullit ju kemi futur maqedonasve,neve 5 milion te tilla i mbjellim pervit vetem ne Lazarat.

Gardhet ... :

Emri, Maqedonia jashtë NATO-s

Edhe pse raporti i fundit i Parlamentit Evropian ngjalli shpresa në Maqedoni, se vendi do të marrë një datë për fillimin e negociatave, diplomacia greke dhe bullgare sërish paralajmëruan vetot për Shkupin

Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani nga Brukseli porositi Maqedoninë se pa zgjidhjen e emrit, nuk ka anëtarësim në NATO dhe datë për fillimin e negociatave.

Diplomatja greke ka shprehur besimin se pas zgjedhjeve, Maqedonia do të krijojë një atmosferë më konstruktive për zgjidhjen e problemit. Me të njëjtin tonë është shprehur edhe shteti fqinj Republika e Bullgarisë. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin deklaroi të martën se vendi i tij do të mbështesë hyrjen e Maqedonisë në NATO kur Maqedonia t'i zgjidhë "të gjitha kontestet me fqinjët. Bullgaria akuzon Maqedoninë për vjedhje të vlerave historike dhe kombëtare bullgare.

Vendet fqinje dhe bashkësia ndërkombëtare, përmes përfaqësuesve të tyre vazhdojnë të kujtojnë Shkupin se pa zgjidhjen e emrit vendi rrezikon izolimin total.

Në ndërkohë, Samiti i NATO-s po afrohet, por për Maqedonia edhe këtë vit nuk do të bëhet pjesë e Aleancës së NATO-s.

Ish zyrtari i lartë i administratës së presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, Den Hemilton me një pesimizëm të theksuar e sheh anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

"Këto janë probleme të mëdha, sepse NATO i premtoi anëtarësim në Aleancës vetëm në qoftë se i zgjidhin mosmarrëveshjet. Greqia dhe Bullgaria e shfrytëzojnë atë që janë anëtare të NATO-s dhe vendosin se do të zgjidhen apo jo problemet. Lidhur me çështjen e emrit janë dhënë shumë opsione, por asnjëri nuk është pranuar" , ka deklaruar Den Hemilton, ish zyrtarë i administratës së presidentit Bill Klinton.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të zhvillohet në rajonin kufitar mes Strassburgut dhe Kehl-it. Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duan të theksojnë kështu rëndësinë e NATO-s për paqen në Evropë. i ardhshëm.

Në këtë samit, i cili mbahet në fillim të muajit prill, Shqipëria dhe sipas të gjitha gjasave edhe Kroacia do të bëhen pjesë e NATO-s me të drejta të barabarta. Ndërkaq, Maqedonia ndoshta do të pres momente dhe kohëra më të mira, atëherë kur do të jetë edhe e gatshme për ta zgjidhur kontestin e emrit kushtetues.

(Gazeta Shekulli)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).