Manifest (Shfaqje(?)!?) i Teatrit Kritik

 

Me spond, jo vetëm ndaj artikullit të Papagjonit Kritika midis Teatrit dhe Publikut, tek “Shekulli”, por ndaj të gjithë atyre që dëshirojnë të mishërojnë një qëndrim kritik ndaj shoqërisë, dhe në formën e një manifesti të një teatri kritik, them se:

 

  1. Kritika nuk është mjet midis njerëzve të teatrit dhe spektatorëve, por mjet që u përket të gjitha palëve të shoqërisë.
     
  2. Në qoftë se teatri ka nevojë për kritikën që të ndërmjetësojë komunikimin mes vetes dhe spektatorit, atëherë teatri duhet konsideruar i dështuar. E vetmja hapësirë kritike që teatri duhet të krijojë me spektatorët është hapësira 0-10 metra që ndan rreshtin e parë nga skena.
     
  3. Siç duhet ta dinë të gjithë njerëzit e teatrit, teatri nuk është veçse vënia në skenë e një eseje kritike.
     
  4. Teatri nuk është hapësirë ku vetëm vihen në skenë kontradikta si e mira dhe e keqja, e bardha dhe e zeza, varfëria dhe pasuria, elita dhe populli, por pasqyrë që vë në dukje kompleksitetin e këtyre termave në jetën e përditshme.
     
  5. Në qoftë se spektatorët nuk shkojnë në teatër, atëherë duhet që teatri të shkojë tek spektatorët, duhet që njerëzit e teatrit ta lëshojne teatrin në rrugë e në sheshe, në pub e në kafene, në shkallët e institucioneve publike dhe brenda tyre, si qen të tërbuar, apo si ndergjëgjesim për rolin e spektatorit.
     
  6. Njerëzit e teatrit nuk kanë hapësira të trashëguara nga kanoni botëror apo kombëtar, ashtu si nuk duhet të mendojnë se kanë të trashëguara tekstet prej këtyre kanoneve. Çdo gjeneratë krijon teatrin e vet. Teatri ndërhyn në hapësirë, përdor hapësiren e trashëguar, e rikrijon, e përvetëson, ashtu si dhe në tekste ndërhyhet, apo rikrijohen nga e para.
     
  7. Teatri, ashtu si leximi, ashtu si nxënia, ashtu si politika, nuk është ndarja e roleve në aktive dhe pasive, por ndergjegjësimi se qenia spektator, lexues, nxënës, votues përkufizohet nga veprimi, pra, shikimi, leximi, nxënia, votimi, jane procese aktive, jo pasive.
     
  8. Njerëzit e teatrit nuk duhet ta shohin veten si zotër të Olimpit ku presin spektatorë e kritikë, por si spektatorë aktivë dhe kritikë, si aktorë që përpiqen të mposhtin apatinë tek vetja dhe tek tjetri.
     
  9. Njerëzit e teatrit nuk duhet ta shohin veten si elitë për të cilën flitet, por si popull i cili vepron.
     
  10. Njerëzit e teatrit nuk duhet ta shohin veten si marioneta te Shekspirit, Gëtes, Çehovit, Brehtit e Beketit, por si duar që figurat e Shekspirit, Gëtes, Çehovit, Brehtit e Beketit i përdorin si marioneta.
     
  11. Teatri nuk është estetikë që i përket vetëm së shkuarës, një të tashmeje fantastike paralele, apo një të ardhmeje utopike, por estetikë që buron nga përditshmeria e zakonshme, e mërzitshme dhe apatike, dhe që e ushqen këtë përditshmëri me energji dhe vetëdije.
     
  12. Në rastin e varieteve si Portokallia, televizioni ia humbet vlerën, pasi distanca që krijon mes aktorëve dhe spektatorëve është distancë që ushqen apati te këta te fundit. Teatri pra nuk është televizion, produkt për shitje si mallrat e reklamuara në televizion, por vizion i mirëfilltë, mjet real ndërgjegjësimi dhe ndryshimi.

 

6 Komente

1) Kritika nuk eshte mjet midis njerezve te teatrit dhe spektatoreve, por mjet qe u perket te gjitha paleve te shoqerise.

 

U perket spektatoreve. Pala tjeter e shoqerise, pa e pare teatrin, s'ka te drejte kritike.

2) Sic duhet t'a dine pothuajse te gjithe njerezit e teatrit, teatri nuk eshte vecse venia ne skene e nje eseje kritike.

Jo medoemosmerisht.

 

3) Teatri nuk eshte vend ku vetem vihen ne skene kontradikta si e mira dhe e keqja, e bardha dhe e zeza, varferia dhe pasuria, elita dhe populli, por pasqyre qe ve ne dukje kompleksitetin e ketyre termave ne jeten e perditshme.

Mund te jete edhe vetem e para, pse jo?

 

4) Ne qofte se spektatoret nuk shkojne ne teater, atehere duhet qe teatri te shkoje tek spektatoret, duhet qe njerezit e teatrit t'a leshojne teatrin ne rruge e ne sheshe si qen i terbuar, apo si ndergjegjesim mbi rolin e spektatorit.

Mire si parim, po ne praktik xhanem?

 

5) Teatri, ashtu si leximi, ashtu si nxenia, ashtu si politika, nuk eshte ndarja e roleve ne aktive dhe pasive, por ndergjegjesimi se qenia spektatator, lexues, nxenes, votues perkufizohet nga veprimi, pra, shikimi, leximi, nxenia, votimi, jane procese aktive, dhe jo pasive.

Kjo eshte veti e te gjitha arteve, teatri s'ben perjashtim.

6) Njerezit e teatrit nuk duhet t'a shohin veten si zoter te Olimpit ku presin spektatore e kritike, por si spektatore aktive dhe kritike, si aktore qe perpiqen te mposhtin apatine tek vetja dhe tek tjetri.

Mah, kam dyshime. Menyra dhe konceptimi ne recitim eshte personale, jo kolektive.

7) Njerezit e teatrit nuk duhet t'a shohin veten si elite per te cilen flitet, por si popull i cili vepron.

Natyrisht qe po. Ky eshte nje ndryshim real dhe i rendeishem midis teatrit-tv.

8) Njerezit e teatrit nuk duhet t'a shohin veten si marioneta te Shekspirit, Getes, Cehovit, Brehtit e Beketit, por si duar qe figurat e Shekspirit, Getes, Cehovit, Brehtit e Beketit i perdorin si marioneta.

Personale, jo kolektive.

9) Teatri nuk eshte estetike qe i perket vetem te shkuares, nje te tashmeje fantastike paralele, apo nje te ardhmeje utopike, por estetike qe buron nga perditshmeria e zakonshme, e merzitshme dhe apatike, dhe qe e ushqen kete perditshmeri me energji dhe vetedije.

Tamam.

10) Ne rastin e varieteve si Portokallia, televizori ja humbet vleren, pasi distanca qe krijon mes aktoreve dhe spektatoreve eshte distance qe ushqen apati tek keta te fundit. Teatri pra nuk eshte televizion, produkt per shitje si mallrat e reklamuara ne televizion, por vizion i mirefillte, mjet real ndergjegjesimi dhe ndryshimi.

 Pornokallia s'ka te beje fare me teatri, kut e ke futur ketu.

Varietete?

une varioj
ti varion
ai ia var.

Ka ca pika te dyshimta. Por qe duhen vene re, dhe kjo eshte fort e veshtire per nje dite te diele.
Ke harruar dhe ca gjera te tjera. Teatri do :
1. nje salle teatri ku nuk ngrin ne dimer dhe nuk qullesh ne vere.
2. ca aktore qe jetojne me kete pune (dmth, jo te mendojne te blejne pallate, por as dhe te shesin geshtenja te ziera ne varg).
3. do ca regjizore qe marrin ca vesh nga kjo pune.
4. do qe ne teater te flitet shqip, dmth me theks shqip, dhe qe kur te dalesh nga teatri mos te te dhembe koka nga uleritjet e aktoreve.
5. do ca pjese teatri te bukura dhe nga te gjitha rrymat : finito shekspir e hamlet e makbeth e dudie. Miresevini dramaturge te rinj qe s'jua dime as emrat.
6. dhe se fundi, nje cmim bilete as te larte e as te ulet : te larte qe te mos shkojne kalimtaret qe i ka zene shiu, dhe te ulet qe te kete mundesi dhe ndonje murator me shpirt artisti te marre vesh c'behet ne keto vise.

Si perfundim, manifestua (e pse manifesto dhe jo manifest ?) eshte thjesht nje fillim.

97, kjo qe ke pershkruar me lart eshte parlamenti shqiptar me regjizore Topallin, me te vetmin ndryshim se parlamenti eshte me interesant per hir te klithmave primitive.

Ne keto kohera krizash, "polivalenca" eshte mese e nevojshme. Te shkruash per teatrin dhe fjalet e tua te vlejne dhe per parlamentin, that's genious, my friend. Ja psh, per ata qe s'dine c'eshte valenca, squfuri ka tre cope : 2, 4 dhe 6. Dhe une ngjaj pak me te. Madje, po ta kapim holle-holle, fjalet e mia per teatrin vlejne dhe per nje shkolle tetevjeçare ne Bishqem te Elbasanit, para zgjedhjeve te kujdestarit te klases.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).