making love

Ne dhomen e ndenjes se Fusies gjithcka vetetinte. Edhe ne korridor edh ene dhome e gjumit, ne banjo ka plot rrugica te shtruara. Nje pike uje po te binte pertoke ajo me lecke ne dore e pastronte dhe nevrikosej. Maniake Fusia. Ka nevoje per pasterti. Duket sikur dicka ne shpirtin e saj nuk arrin te ngopet me pasterti, sikur gjithmone ka nje njolle qe ajo sado e ferkon me lecka castesh nuk arrin ta pastroje.

Fusia eshte shoqja e Houdes. Jane prej Kasablanke, e kane vite ne Itali. I ka njohur Agimi nje dite ne pazar. I ka pare dhe iu eshte afruar. I ka pelqyer Houda sepse ishte trupmadhe, kockemadhe, pak dhjame te pranueshem neper trup, vajze taman per tu martuar me te. Vajze si vajze Shqiperie. Edhe tualet ve me pak, floket te lyera me kohe ne nje bjonde qe se fsheh dot te zeshktit e fytures se saj afrikanoveriore. Duket si vajzat e fshtrave tona ne fund te veres. Punetore. Por Houda nuk punon. Sillet rrugeve me nje vajze te vogel te cilen e prezanton si mbesa. Nuk punon as Fusia, por kjo eshte komplet tipi tjeter. Eshte imcake ne trup, ka floke te zeza korb qe e vene me teper ne pah bardhesine e fytyres se saj. Ne buze ve nje te kuq te ndezur qe i ben ato buze jashtezakonisht te deshirueshme. Vishet sipas modes, flet me fraza te dites, di te qeshe si vajzat e zhvilluara, ne nje fare menyre eshte komplet e kunderta e Houdes. Por Agimit i pelqen Houda. Ka punuar gjithe jeten dhe tashme ka nevoje per dike nga ato qe ka pare gjithnje. Dhe meqenese mua me pelqejne keto “te thatat” me ka marre mua me vete disa here qe te pime nga nje kafe, per te plotesuar katershen. Mua me bie Fusia si shoqe. Ne kafé pijne vetem kafe, maksimumi kapucino, nje cokollate per gocen e vogel, dhe ne asnje menyre alkol. Jane muslimane. Vajza per se mbari. Kerkojne nga nje here tu mbushesh telefonin dhe me telefonin jane te pandara. Flasin arabisht se me ke, dhe nuk dine te pushojne. Ne kafete qe kemi pire jam bindur se me Houden kuptohemi shume me mire se me Fusien, kjo sikur ka frike te flasi me dike, ndersa Houda ka gjithnje deshire te dije dicka me shume, gjithnje e jep nje mendim per biseden qe kemi ndermarre.

 

Sonte jane ne dhomen tjeter e flasin ne telefon e une e Agimi jemi ne dhomen e ndenjes se shtepise se Fusies. Ne muret e dhomes ka plot fotografi te saj, dikur kur ishte me e mire thote Agimi, kur ishte me e shendoshe. Dikur Fusia vjen ne dhome, dhe i buzeqesh Agimit (me mua duhet te rrije serioze se jam une mashkulli i saj), dhe Agimi nxjerr nga xhepi nje zarf. I kish premtuar se do i sillte fotografite e familjes per ti pare, se eshte i martuar e me dy femije Agimi, dhe kete gje nuk ua ka fshehur asnje cast ketyre dy gocave te huaja. Agimi beson se gocat e jashtme nuk e kane problem te bejen dashuri me dike qe eshte i martuar, se jane dashnore te mira, bilez po tu kerkosh te martohesh me to ato te lene. Ato vajzat e Shqiperise jane te ndershme, ato mundte shkosh ti kerkosh te shtepia e te martohesh me to, por ne asnje menyre ti zesh dashnore se jane motrat e vajzat e dikujt. Me vajzat shqiptare krijohet familje, me te huajat aventura. Por Gimi e ka zemren e bardhe. Eshte naiv ne kulm, dhe nuk di te tradhetoje. Do te zere dashnore por pa e tradhetuar familjen. Sonte ka sjelle me vete fotografite e ia tregon Fusies e cila i merr u hedh nje sy e ia kthen. “Bellissimi”. E Houda vonohet ne telefon nga dhoma tjeter. Fousia eshte ulur ne divan prane meje dhe pret si pret qe une ta prek. E une e ndjej ngurtesimin e trupit te saj e nuk e prek. Le te preke ajo po te doje. Agimi rri ne tavoline, i ka hapur tre fotografite mbi te i ka humbur syte tutje. Ne cep te syrit i vezullon dicka. Por nje dicka qe nuk rritet e te marre rrugen teposhte neper faqe.

 

Fousia me rri prane, afrohet edhe me shume, ndersa une dua ti them Gimit “Qaj shqipe. Qaj. Edhe burrat qajne. Nuk britin me kot burrat, nuk vene kujen me oi, po qajne edhe burrat. Qaj shqipe, qaj. Se loti ta liron zemren. Qaj. Keto gra te huaja jane teper larg teje per te te ardhe turp prej tyre. Edhe keto e kane qare fatin e tyre!” ne dhome hyn Houda, vajza e vogel ka pare agimin gjysem ne te qare dhe ka shkuar me vrap dhe ka thirrur e ne fjalet e imta arabisht dallohet fjala “mama”, por Agimi eshte tejet i humbur per ta vene re. Ulet prane Gimit, ia merr koken ne gjoksin e saj dhe e ledhaton si femije. I merr fotot ne doren tjeter, e nis te qeshe te flase per te shkrire situaten. “Ua sa djale te bukur, do ti jap gocen time per burre” e ngadale situata eshte ndryshuar. Une e kam marre Fousien ne krahe, ajo me eshte ngjitur prane por nuk me le ti ledhatoj floket, nuk me le ti puth kocken e berrylit, por shtrihet te une. Agimi ngadale ngadale, i mbledh fotografite, i mbeshtjell ne zarf dhe me kujdesin me te madh i shtie ne xhepin e brendshem te xhaketes. Heq xhaketen dhe e var ne korridor. Kthehet e pastaj mundohet te fuse nje dore poshte kemishes se Houdes. Ajo me hedh nje shikim te trishtuar dhe shperthen kopsen. Ku i dihet, mund te griset kemisha, per te blere nje te re duhen pare, dhe paret duhen shume edhe per te rritur vajzen e vogel. Mdersa Agimi perpiqet ta puthe ne buze ajo i thote se i duhet te ike deri ne Marok e nuk ka pare per bileten. I kerkon nese mundet ta ndihmoje.

 

Goca e vogel ka ne dore nje stilolaps me te cilin vizaton ne doren time lloj lloj gjerash, shkruan arabisht, dhe nje cast ia marr stilolapsin e ne nje facolete shkruaj nje poezi te vockel. Se sado perpiqem, nuk arrij kurre te shpreh ate qe ndiej pervecse me poezi.

Ia jap Houdes, dhe ajo me pergjigjet:

  • Bravo. Po eshte ime bije.

  • E me Gimin ca do? - i them

  • Se di. Me pelqen se ka zemren e bardhe, se eshte cun i sincerte, se...

  • Mos u tall me mua. Po flas seriozisht. E di ti se eshte haram te tallesh me nje njeri si ai. Se ai nuk di te tallet me ty. I pelqen e mjaft. Leji te kuptoje se ti nuk do ate qe do ai e ai do te kuptoje.

  • Po a nuk eshte haram qe ai ka grua e femije dhe vjen prape te une?

  • Por ai te ka treguar qe ne fillim se cfare do prej teje. Nuk te ka mashtruar.

  • Por dhe une kam nje vajze per te rritur. Pune nuk kam. Njerez nuk kam. Ca duhet te bej une.

  • Bej ca te duash por te pakten mos mashtro i them. Se nese dikush eshte tallur me ty, ai s'ka qene Gimi. Dhe mba mend se nese te gjithe marrim hak per padrejtesite qe na jane bere, atehere do te humbim cdo lloj kuptimi jetes.

Me shpifet. Ngrihem. Fousia perpiqet te beje te ofenduaren dhe me mban. Nuk do te me percjelli. Por mua nuk me rrihet me. Houda e mban koken poshte, nganjehere me sheh ne sy e mundohet te me thote se nuk ka faj ajo.

  • do te doja te ju kisha njohur ndonjehere tjeter. Ne ndonje kohe tjeter. Ndoshta atehere kur ende besonit ne dashuri. Atehere kur ne zemrat tuaja nuk kishte ende urrejtje. Por ju kam njohur tani. Ne jeten time nuk kam shkuar me femra per pare. Kam shkruar me lloj loj femrash, edhe per nje nat, edhe pa i njohur fare. Por jo per pare. Me vjen keq. Me keni hyre ne zemer sepse ende ne syte tuaj dallohet kur mashtroni. Ende nuk keni arritur te manipuloni edhe syte. Por une duhet te iki.

  • Rri. Flasim. Njihemi.- flet Fusia.

  • Ti nuk do te me njohesh Fus. Ti ke frike te me njohesh mua apo kedo tjeter. Me mire te ik. Houda, lere kete pune. Kujdesu qe te pakten gocen ta rrisesh ne nje menyre tjeter. Se sado te perpiqemi te jemi moderne perfundimisht jemi pjese e nje shoqerie e duhet ti pershtatemi. Mos lejo qe vajza jote te jete e perjashtuar.

  • Prandaj do te ik ne Marok. Te le vajzen. Qe ta rrisi nena ime. Larg meje. Por te betohem se kur te kthehem, s'do le mashkull te me shpetoje. Se mau me ka rene te jetoj kete jete. Se eshte veshtire e duhet mbijetuar.- thote Houda.

  • Ka menyra te tjera per te mbijetuar. Por, ok. Ju uroj fat. Naten e mire.

Dola duke patur kujdes qe te mos ia thuaj vazot e luleve, dhe me duart qe me dridheshin kerkoja cakmakun qe te ndizja cigaren sapo te dilja jashte. Agimi me vjen pas i habitur ngaqe nuk kupton mire italisht, dhe me thote:

  • Pse more se patem mundsi me fjete me to sonte. Pse ike?

     

17 Komente

rujeni sa ta lexoj dhe une, se Shkinaksi na ka bo per vete.

Per ta pranuar duhet me i hequr "jane myslimane".

Per ta pelqyer - nuk diskutohet.

P.s. per Shkinaks: jepi rendesi shkrimit te shqipes.

Eshte shkruar pa kujdes,me shume gabime,  "shkrimtar" dembel ky shkinaksi!

Rishkruaje,se do te jete edhe me i bukur,eshte tipike kjo histori per nje refugjat,per nje emigrant te ri shqiptar!

Oi-oi-oi, orgjira à la arabe. smiley

Artian, si qenka tipike te shkosh me prostituta?! Ne cfare sensi?

në sensin vajtjeardhje smiley

Di qe nga 92 ,shume emigrant te rinje shqiptare ne Itali u moren me prostitucion,kjo ishte tipike,apo jo,shqiptaret njiheshin si mafie ne industrine e sexit,kurse kjo historia me keto algjerianet,qendron ndryshe.,nje njeri si Agimi,eshte i rendomte qe jeta e puq me cdo njeri ,ate qe i mungon do ta kerkoje dhe do ta gjeje,ky e gjeti ,por si gjithmone nje i ri ,nuk gjykon shume ,nese gota me uje eshte e paster apo jo,ka etje e pi me endje dhe iken,Mos ta mohojme kete qe kjo pirja e ujit ne gote te piset,eshte tipike sot tek te rinjte e rendomte,qe nuk kane pare dynja me sy....

..tregimi eshte pershkruar bukur megjithse ka shume dobsi ne te shkruar!

 

"Nje pike uje po te binte pertoke ajo me lecke ne dore e pastronte dhe nevrikosej."

"Ne buze ve nje te kuq te ndezur qe i ben ato buze jashtezakonisht te deshirueshme."
__________________________

OK, dy fjalite me lart i nxora thjesht per te vene ne dukje se jane te ndertuara shume keq. Tek e para, kemi te bejme me nje rremuje sintaksore, dhe tek e dyta, fjala "buze" vjen tre here : buze, ato, buze. Duhen gdhendur me mire keto fjali sepse vrasin leximin, dhe na ben te mendojme gjera te tjera mbi autorin (psh, mos eshte ndoshta ne fillimet e para te tij ?)
__________________________

Kurse ne lidhje me historine, per mua nuk kuptohet qarte. Ca pika :

- nga doli kjo qe vajzat kishin urrejtje, sipas rrefyesit ? ("Atehere kur ne zemrat tuaja nuk kishte ende urrejtje."). Une nuk pashe kurrgje te ketij lloji.

- rrefyesi mendon se shoku i vet, Agimi, eshte i sinqerte me Houden, dmth i sinqerte ne lidhje me dashurine e tij. Cka kjo hidhet ne ere nga fjalia e fundit, kur Agimi mendonte vetem te kalonte nje nate ne tulet e Houdes. Agimi, vertete eshte i sinqerte ne lidhje me Houden, por jo per arsyen qe mendon rrefyesi. Ai eshte i sinqerte sic kur themi : "degjo, une keshtu jam, ti tani bej si te duash, n'dac eja me mua n'dac jo." Por kjo nuk e ka emrin aspak dashuri, dhe rrefyesi eshte mashtruar keq. Dhe si i tille, rrefyesi fillon t'iu beje moral dy vajzave a thua se ka kuptuar gjithcka. Sinqeriteti i Agimit dhe i Houdes (ne lidhje me familjet e tyre te meparshme) e ka emrin KONTRATE midis dy te rriturish : "degjo, une jam i martuar, ti je e martuar, por sonte dua te fle me ty. Pranon ? Vetem sonte, te mos kemi fjale neser, une ne pune time e ti ne pune tende, mire ?"

- Edhe une si lexues nuk e kuptoj ikjen e rrefyesit. Agimi eshte marre vesh me Houden, Houda me Agimin, dhe Fusias ia do qejfi. Perse largohet rrefyesi ? Nga na dolen keta skrupuj te tij ? Une si lexues do te isha dakort qe ai te largohej ngaqe kishte harruar furrnelen ndezur ne shtepine e vet dhe kjo e fundit do te merrte flake, por nuk e kuptoj aspak shperthimin e tij duke dale jashte nga neveria. Neveri ndaj cfare ?! Kjo s'del asgjekundi ne tekst.
___________________________

Shkinaks, pjesa tjeter qe kam lexuar nga ty, ajo e Luigjit, kishte shume me teper brume dhe me teper perkushtim. Kjo pjese, per mua, eshte nen nivelin tend. Gjithashtu, dua te perseris se eshte mire te shkruhet ne gjuhen letrare. Ose, nqs merr persiper te shkruash ne dialekt, atehere hiqe vallen deri ne fund. Por gjysma letrare dhe gjysma dialektore, kjo nuk shkon. Dhe nuk e kam fjalen per perdorimin e fjaleve dialektore (kjo duhet nxitur madje), por per drejtshkrimin e tyre.

Gjithe te mirat dhe suksese.

 ndoshta kish dashuri

Ne dhomen e ndenjes se Fusies gjithcka vetetinte. Edhe ne korridor edhe ne dhome e gjumit. Ne banjo ka plot rrugica te shtruara. Nje pike uje te binte pertoke ajo merrte lecken e pastronte dhe nevrikosej. Maniake Fusia. Ka nevoje per pasterti. Duket sikur dicka ne shpirtin e saj nuk arrin te ngopet me pasterti, sikur gjithmone ka nje njolle qe ajo sado e ferkon me lecka castesh nuk arrin ta pastroje.

Fusia eshte shoqja e Houdes. Jane prej Kasablanke, e kane vite ne Itali. I ka njohur Agimi nje dite ne pazar. I ka pare dhe iu eshte afruar. I ka pelqyer Houda sepse ishte trupmadhe, kockemadhe, pak dhjame te pranueshem neper trup, vajze taman per tu martuar me te. Vajze si vajze Shqiperie. Edhe tualet ve me pak, floket te lyera me kohe ne nje bjonde qe se fsheh dot te zeshktit e fytures se saj afrikanoveriore. Duket si vajzat e fshatrave tona ne fund te veres. Punetore. Por Houda nuk punon. Sillet rrugeve me nje vajze te vogel te cilen e prezanton si mbesa. Nuk punon as Fusia, por kjo eshte komplet tipi tjeter. Eshte imcake ne trup, ka floke te zeza korb qe e vene me teper ne pah bardhesine e fytyres se saj. Ve nje buzekuq te ndezur qe i ben ato buze jashtezakonisht te deshirueshme. Vishet sipas modes, flet me fraza te dites, di te qeshe si vajzat e zhvilluara, ne nje fare menyre eshte komplet e kunderta e Houdes. Por Agimit i pelqen Houda. Ka punuar gjithe jeten dhe tashme ka nevoje per dike nga ato qe ka pare gjithnje. Dhe meqenese mua me pelqejne keto “te thatat” me ka marre mua me vete disa here qe te pime nga nje kafe, per te plotesuar katershen. Mua me bie Fusia si shoqe. Ne kafé pijne vetem kafe, maksimumi kapucino, nje cokollate per gocen e vogel, dhe ne asnje menyre alkol. Jane muslimane. Ashtu si edhe ne. Te mbetura peng ne mes dy qyteterimesh, ne perpjekje per te pershtatur ate c'kane lene me ate c'kane gjetur. Vajza per se mbari. Ne kafete qe kemi pire jam bindur se me Houden kuptohemi shume me mire se me Fusien, kjo sikur ka frike te flasi me dike, ndersa Houda ka gjithnje deshire te dije dicka me shume, gjithnje e jep nje mendim per biseden qe kemi ndermarre. Ndoshta po te mos ish martuar aq e re do te kish bere shkolle dhe do te kish mundesi qe ne biseda te flisnim per letersi a per arkitekture, por fati eshte treguar i keq me te. Te dyja kane qene te martuara dhe pastaj jane ndare. Arsyet jane te ndryshme, dhe me sa duket nuk besojne ne dashuri. Te pakten keshtu tregojne. Por te dyja nuk para flasin per jetet e tyre. Nje dite bilez Fusia e nevrikosur ngaqe e pyeta per ish-burrin me khthet “Po te duash te jemi miq, mos me pyet.”

Nganjehere kerkojne tu mbushesh telefonin dhe kete ua kemi plotesuar. Se me ke flasin arabisht, se me ke kerkojne te zgjidhin nje dicka. Agimi sa here pyet “Keto ndoshta shkojne per pare me burrat. Si ka mundesi qe e mbajne nje shtepi me qera kur asnjera nuk punon.” Por me ne nuk kane kerkuar pare. Vetem karikimin e telefonit. Kjo pranohet. Une jam kurioz se nuk kam njohur ndonjehere femra arabe dhe dua te kuptoj ndonje gje ne jeten e tyre, Agimi shpreson se nje dite do flere me to. Ato euro qe marrin i kompensojne me ndonje puthje klandestine, me ndonje here qe afrohen mjaftueshem sa per ti prekur. Kemi nje si nje lloj marreveshje te pashkruar.

 

Sonte na kane gatuar, gatuan shkelqyeshem Fusia mendoj, dhe tashme jane ngritur e kane dale ne dhomen tjeter e flasin ne telefon e une e Agimi jemi ne dhomen e ndenjes se shtepise se Fusies. Ne muret e dhomes ka plot fotografi te saj, dikur kur ishte me e mire thote Agimi, kur ishte me e shendoshe. Dikur Fusia vjen ne dhome, dhe i buzeqesh Agimit (me mua duhet te rrije serioze se jam une mashkulli i saj), dhe Agimi nxjerr nga xhepi nje zarf. I kish premtuar se do i sillte fotografite e familjes per ti pare, se eshte i martuar e me dy femije Agimi, dhe kete gje nuk ua ka fshehur asnje çast ketyre dy gocave te huaja. Agimi beson se gocat e jashtme nuk e kane problem te bejen dashuri me dike qe eshte i martuar, se jane dashnore te mira, bilez po tu kerkosh te martohesh me to ato te lene. Ato vajzat e Shqiperise jane te ndershme, ato mundte shkosh ti kerkosh te shtepia e te martohesh me to, por ne asnje menyre ti zesh dashnore se jane motrat e vajzat e dikujt. Me vajzat shqiptare krijohet familje, me te huajat aventura. Por Gimi e ka zemren e bardhe. Eshte naiv ne kulm, dhe nuk di te tradhetoje. Do te zere dashnore por pa e tradhetuar familjen. Sonte ka sjelle me vete fotografite e ia tregon Fusies e cila i merr u hedh nje sy e ia kthen. “Bellissimi”. E Houda vonohet ne telefon nga dhoma tjeter. Agimi i mban ne dore fotografite se ka nevoje t'ia tregoje dikujt, ka nevoje te ndaje me dike mallin qe e gerryen perbrenda dhe pas kaq kohesh keto vajza i jane bere shoqe. Fousia eshte ulur ne divan prane meje dhe pret si pret qe une ta prek. Di qe duhet te jepet, por nuk di te jepet. E une vras mendjen prape si e paguajne qerane e shtepise keto vajza? E une e ndjej ngurtesimin e trupit te saj e nuk e prek. Le te preke ajo po te doje. Agimi rri ne tavoline, i ka hapur tre fotografite mbi te i ka humbur syte tutje. Ne cep te syrit i vezullon dicka. Por nje dicka qe nuk rritet e te marre rrugen teposhte neper faqe.

Fousia me rri prane, afrohet edhe me shume, ndersa une se kam me mendjen te ajo. Syte me rrijne te vranesirat e mallit ne cep te syrit te gimit dhe dua ti them: “Qaj shqipe. Qaj. Edhe burrat qajne. Nuk britin me kot burrat, nuk vene kujen me oi, po qajne edhe burrat. Qaj shqipe, qaj. Se loti ta liron zemren. Qaj. Keto gra te huaja jane teper larg teje per te te ardhe turp prej tyre. Edhe keto e kane qare fatin e tyre e do te dine ti kuptojne lotet!” Ne dhome hyn Houda, vajza e vogel ka pare Agimin gjysem ne te qare dhe ka shkuar me vrap dhe e ka thirrur. Ne fjalet e imta arabisht dallohet fjala “mama”, por Agimi eshte tejet i humbur per ta vene re. Ulet prane Gimit, ia merr koken ne gjoksin e saj dhe e ledhaton si femije. I merr fotot ne doren tjeter, e nis te qeshe te flase per te shkrire situaten. “Ua sa djale te bukur, do ti jap gocen time per burre” e ngadale situata eshte ndryshuar. Une e kam marre Fousien ne krahe, ajo me eshte ngjitur prane por nuk me le ti ledhatoj floket, nuk me le ti puth kocken e berrylit, por shtrihet te une. Agimi ngadale ngadale, i mbledh fotografite, i mbeshtjell ne zarf dhe me kujdesin me te madh i shtie ne xhepin e brendshem te xhaketes. Heq xhaketen dhe e var ne korridor. Kthehet e pastaj mundohet te fuse nje dore poshte kemishes se Houdes. Ajo me hedh nje shikim te trishtuar dhe shperthen kopsen. Ku i dihet, mund te griset kemisha, per te blere nje te re duhen pare, dhe paret duhen shume edhe per te rritur vajzen e vogel. Ndersa Agimi perpiqet ta puthe ne buze ajo i thote se i duhet te ike deri ne Marok e nuk ka pare per bileten. I kerkon nese mundet ta ndihmoje.

Goca e vogel ka ne dore nje stilolaps me te cilin vizaton ne doren time lloj lloj gjerash, shkruan arabisht, dhe nje cast ia marr stilolapsin e ne nje facolete shkruaj nje poezi te vockel. Se sado perpiqem, nuk arrij kurre te shpreh ate qe ndiej pervecse me poezi.

Sono bellissime le ragazze,

una come il sole,

l'altra come la luna.

Sono bellissime le ragazze,

me dietro i loro seni familiari al tocco

si nasconde una cosa difficile da toccare.

Si nasconde il cuore di una mamma,

il desiderio di un amore,

la voglia di un altra vita.

Sono bellissime le ragazze,

una come il mare

l'altra come la terra.

E nelle mie braccia striscia la loro vergogna

di aver ammazzato un amicizia.

Ia jap Houdes, dhe ajo me pergjigjet:

  • Bravo. Po eshte ime bije.

  • E me Gimin ca do? - i them

  • Se di. Me pelqen se ka zemren e bardhe, se eshte cun i sincerte, se...

  • Mos u tall me mua. Po flas seriozisht. E di ti se eshte haram te tallesh me nje njeri si ai. Se ai nuk di te tallet me ty. I pelqen e mjaft. Leji te kuptoje se ti nuk do ate qe do ai e ai do te kuptoje.

  • Po a nuk eshte haram qe ai ka grua e femije dhe vjen prape te une?

  • Por ai te ka treguar qe ne fillim se cfare do prej teje. Nuk te ka mashtruar.

  • Por dhe une kam nje vajze per te rritur. Pune nuk kam. Njerez nuk kam qe te me ndohmojne. Ca duhet te bej une.

  • Bej ca te duash por te pakten mos mashtro i them. Se nese dikush eshte tallur me ty, ai s'ka qene Gimi. Dhe mba mend se nese te gjithe marrim hak per padrejtesite qe na jane bere, atehere do te humbim cdo lloj kuptimi jetes. Nese do te flesh me gimin fli me te, nese nuk do lere te ike. Ai beson se ti je e dashura e tij. Ti i ben ta besoje dicka te tille. Por ne fund do ta zhgenjesh.

  • Po pastaj edhe ky mashkull eshte si gjithe te tjeret. Do te marre cka i duhet e do iki, e une do rri me gocen qe ka nevoje per te jetuar, e vetme. Atehere me mire keshtu ai kerkon te marre cka duhet nga une, une do mundohem te marr cka me duhet nga ai.

Me shpifet. Ngrihem. Fousia perpiqet te beje te ofenduaren dhe me mban. Nuk do te me percjelli. Por mua nuk me rrihet me. Houda e mban koken poshte, nganjehere me sheh ne sy e mundohet te me thote se nuk ka faj ajo.

  • Do te doja te ju kisha njohur ndonjehere tjeter. Ne ndonje kohe tjeter. Ndoshta atehere kur ende besonit ne dashuri. Atehere kur ne zemrat tuaja nuk kishte ende urrejtje. Por ju kam njohur tani. Ne jeten time nuk kam shkuar me femra per pare. Kam shkruar me lloj loj femrash, edhe per nje nate, edhe pa i njohur fare. Por jo per pare. Me vjen keq. Me keni hyre ne zemer sepse ende ne syte tuaj dallohet kur mashtroni. Ende nuk keni arritur te manipuloni edhe syte. Por une duhet te iki.

  • Rri. Flasim. Njihemi.- flet Fusia.

  • Ti nuk do te me njohesh Fus. Ti ke frike te me njohesh mua apo kedo tjeter. Me mire te ik. Houda, lere kete pune. Kujdesu qe te pakten gocen ta rrisesh ne nje menyre tjeter. Ta besh te besoje se jeta eshte e bukur e se duhet besuar ne dashuri e ne shoqeri. Se sado te perpiqemi te jemi moderne, perpiqemi qe te ndryshojme shoqerine nuke veme re se shoqeria po na ndryshon ne. Perfundojme pjese e nje shoqerie se ciles duhet ti pershtatemi. Mos lejo qe vajza jote te gjendet nje dite e perjashtuar.

  • Prandaj do te ik ne Marok. Te le vajzen. Qe ta rrisi nena ime. Larg meje. Por te betohem se kur te kthehem, s'do le mashkull te me shpetoje. Se mua me ka rene te jetoj kete jete e kete jete do ta jetoj. Eshte veshtire por duhet mbijetuar.- thote Houda.

  • Ka menyra te tjera per te mbijetuar. Por, ok. Ju uroj fat. Naten e mire.

Dola duke patur kujdes qe te mos ia thuaj vazot e luleve, dhe me duart qe me dridheshin kerkoja cakmakun qe te ndizja cigaren sapo te dilja jashte. Agimi me vjen pas i habitur ngaqe nuk kupton mire italisht, dhe me thote:

  • Pse more se patem mundsi me fjete me to sonte. Pse ike?

ja nje variant tjeter me i punuar. sepse edhe mua nuk me bind menyra e te treguarit. eshte shume pak e lidhur. eshte problemi i kohes qe me mungon qe i kam hedhur keshtu. shpresoj te me mirekuptoni. luigji eshte i vjeter si tregim, ndersa njerka dhe ky jane te fresketa, sa i kane pru prej farke te tregu i shkolles se baletit. kane dhe e jane te palame, po ma vone do te perpiqem ti bie te pastra e te futura ne thes rrjete. sa i takon gjuhes me vjen si e pamundur te shkruaj dilakt te paster ose letrare te paster. jam me teper i prirur per te shkruar ne nje gjuhe qe s'eshte as letrare si e shkolles as dialekt si i shtepise. pastaj nje problem qe has eshte se shkruaj ne nje dilaket mes lumjanes e lezhjanes sepse si ndaj dot dhe jane dy dilaket shuem te ndryshem edhe pse te dy gege. prandaj ka probleme ne te shkruar. por me vone kur te kem kohe do te ulem ti gdhend, fjale burrash. e e di se kur ti gdhendi kam me iu heqe noj cope qe ka me i prishe krejt. smiley

I modh Shqipe. Mos e kercit per qortim hartimi, sa s'je tu e botu. sidomos gabimet kane ca lezete e thone ca sekrete qe nje pjese e "arranxhuar ne studio" na i fsheh e na mban larg vetes, konsumatore te painformuar. ka ca libra t'mdhej fort qe megjithe 100 vjet korrigjime nuk i jane largu gabimet. Rendesi ka cfare thot barti e kjo besoj se duket me se miri ketu. keto rrefime mbeten besnikerisht pjeset me te pamodernizueme te modernes, ne optiken time.

nje liber prej teje do ta kisha ble me shume qejf.

HIstoria do te qendronte po te mos ish per mua nje ekuivok i madh.Agimi na qenkesh burre me i mire thjesht se ka thene qe eshte i martuar e kjo e shplan ne gjithçka....!!Agimi eshte nje skuth ....Kujton se duke thene se jam i martuar ndergjegjen e ka te qete...Eshte shume me e justifikuar Houda ....Ky eshte nje i mjere.Histori squallida emigrantesh....

jo, sipas meje agimi nuk eshte burre i mire thjshte sepse ka then se eshte i martuar. eshte i mjere. besoja se me teper pershtypje do te bente fakti qe ai ndersa pret "dashnoren" te vije perlotet me fotografine e gruas. kjo e ben agimin personazh, nje tip. personazhi tjeter eshte i bindur se jane goca per se mbari, "ata do te dine ta kuptojne lotin tend", dhe per me teper e kuptojne, houda e merr ne gjoksin e saj duke e perkedhelur kur e sheh aq te trishtuar. por ky tregimi ishte sepse para do ditesh me paten then se kur shkruaj nuk i le te mendoj fare lexuesit, por besoj se kjo varet nga historia qe tregohet, nese historia mbaron, edhe lexuesi e shikon fundin, nese historia nuk mbaron, mund te vazhdosh te fantazosh. ata ikin sepse autorit i vjen ndyre, ndoshta jo nga gocat, por nga agimi qe aq shpejt e harroi gruan e iu pervesh cicave te houdes, apo ndoshta nga jeta qe eshte kaq e padrejte qe goca kaq te mira perfundojne te kerkojne pare ne shkembim te puthjeve, qe kane frike te dashurojne, apo ndoshta qe...

ne gjithe tregimin besoj se nuk i ve faj houdes, bilez normalisht mund ta konsideroj veten tip feministi sepse perpiqem gjithnje ti trajtoj me mire femrat se sa meshkujt ne tregimet e mia, ndoshta edhe jashte tregimebvesmiley,

kjo e fundit me pelqeu, histori squallido emigrantesh.

me kujton pak kronike dashnoresh te varfer te pratolinit. histori squallido partizanesh e fashistesh. por qe mua me eshte fiksuar ne koke.

la vita e questa, e a volte va pur racontato.

Ajo qe s'kuptoj eshte arsyeja e 'sulmit' ndaj autorit te historise persa i perket idese; per autorin, nje nga personazhet kryesore ka gjasat e Agimit. Per autorin egzistojne njerez qe e mendojne ne ate forme. Okay, mund te jene nje shtrese mendje-varferish por dhe une besoj qe ka njerez me nje mindset te ngjashem. Tani po shprehni urrejtjen ndaj personazhit dhe veprimeve te tije duke gjuajtur me gure Shkinaksin? Forma le per te deshiruar, shtjellimi poashtu por e drejta e krijimit te personazheve sipas qejfit te tije s'mund ti mohohet e as qe mund te kritikohet mbi baza te tilla.

Shkinaks, s'po harroj te te jap kredit per titullin dualist.

e. , mos e fut veten ne ujera te turbullta. smiley

Shkinaks. I vetmi tip, apo edhe stereotip ne kete tregim, tipik i nje morali abrahamik impotent te cilit zoti, apo superegoja, apo Ka sic e quanin egjiptianet e lashte i shfaqet permes epifanise poetike, eshte treguesi.*** Agimi eshte njerezor, po ashtu Fusia me Houden, pasi te tre kane dyshimet dhe luhatjet e tyre, nderkohe qe treguesi, ka bindje, pompe, vetebesim dhe paragjykim te tepruar. Nuk e di sa i ndergjegjshem je per kete fakt, dhe nuk e di a mjafton vetem dridhja e duarve kur ndez cigaren pas verdiktit qe jep per t'a shprehur? Sikur t'a shprehje ne nje fare menyre kete, t'ia shfryje pak tullumbacin moral treguesit, t'a lije pak me te hapur tregimin, do ishte tregim kryeveper, ndoshta edhe ne lartesine e Luigjit dhe Njerkes.

*** Ka eshte gjithashtu edhe emri i personazhit kryesor tek "Bora" e Pamuk, te cilit njesoj si treguesi ketu, zoti i shfaqej permes epifanise poetike.

E lezetshme.

Me kishte shpetuar pa lexu.Bravo Shkinaks!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).