Lek të vjetra, lek të reja

Një postim nga një bloguese e huaj (dhe zonja nuk është e vetmja*) më detyroi t'i bëj vetes një pyetje: Si ka mundësi që ne flasim akoma me "lekë të vjetra"?

 

Shqetësimi i blogueses është praktik. Eshtë goxha vështirë për një të huaj që të kuptojë se një shqiptar që i thotë se Coca Cola bën një mijë lekë (what? $10?) nuk po mundohet t'ia fusi. Dhe sa të merret vesh që 1000 është 100 në letër, ka marrë fund muhabeti. 

Sidoqoftë, për mua, shqetësimi është më shumë në teori. Si ka mundësi që ne akoma flasim me lekë të vjetra? Interesant është fakti që nuk janë vetëm të vjetrit që flasin me lekë të vjetra, por edhe të rinjtë. 

Dhe, si i bëhet që të mos vazhdojmë të flasim pa fund për lekë të vjetra e lekë të reja? 

* Edhe ky blogues flet për old lek/new lek.

18 Komente

Është faji i Zanfit që e pati mbush flickrin me dhjetleksha.

Ai i mësipërmi është mendimi im.... sepse për shokt e Thoughtit, faji është i komunistëve që flitet akoma me lek t'vjetra smiley

 Amon, dermon, te lutem shume, ene ty ene Policit, sikur t'i kufizonim diskutimet komunist/ballist tek temat perkatese, do ishte mrekulli e papare fare.

Na fal Penar, po jo per politike, por nga ajo kohe eshte dhe na eshte bere zakon tani, jo i keq, por ndoshta jo praktik.

Je tendencioz Penar!

Sepse ti e di shumë mirë që shefat e Policit flasin me pare t'jashtme dhe nuk e dinë se ç'janë lekt e reja dhe ato t'vjetrat... natyrisht që faji na ngelet ne t'varfërve qëna duken mëshum kur flasim me t'vjetrat. smiley

Po nga komunizmi na ka ngelur, pasi ne kohe te Zogut nuk ma merr mendja se flitej me lek te rinj dhe te vjeter.

Do te na hiqet ky zakon kur te behemi pjese e Eurozones, tani do bejme si do bejme.  Te huajve zakonisht ju flasin me leke te "reja".  Ata qe jetojne me kohe aty jane mesuar.

Plasni ju komunistet!  smiley  Nato-BE-EuroZone.  Nuk jemi Lindje, ne shkojme ne Perendim... hahaha

Per kaq pak sa di.

Pas çlirimit eshte perdorur leku i mbretit, dhe ne qarkullim kane qene vetem ato me "vule" te bankes, ide e Jugosllaveve kjo.

Kur banka Shqiptare nxori ne qarkullimin lekun e shtetit te ri, beri nje mdryshim, uli nje zero, d.m.th, 100 lekshin e kohes e mbretit e beri 10 lek, fuqia blerse e lekut  ishte e njejte,sepse  tregun e kontrollonte shteti.

Ne qofte se kerkon nje rast te ngjashem ne bote, eshte e kote se nuk e gjen.

Me nderrimin e vleres duhej nderrohej edhe emri, shume mire do ishte " ver". 1 ver, 2 ver, 3 ver, 100 ver, 1000 ver.

O Drin, kanë kalu 65 vjet nga koha e pares së zogut dhe, nëse nuk e ke marrë vesh akoma, kemi 20 vjet demokraci... dmth ka kalamaj që kanë lindur dhe janë rritur me 100mijë leksha dhe ju flasin akoma me të vjetrat... akoma komunistët ja u kanë fajin edhe këtyre të rinjve?

Ka 5 vjet që ka hyrë euro në europë, por besoj se po të ktheheshin prap paret e vjetra, as pleqtë nuk do të dinin të flisnin më me lireta, marka apo franga... dhe jo më të rinjtë që as nuk i mbajnë mënd.

Nuk kam fallsifikuar asgje.

Kjo ka ardhur ngase eshte ulur numerimi jo vlera.

Lireta arriti me miliona dhe nuk mendohej te nderroheshin zerot.

Ti me gjej nje shembull te ngjashem.

....mua sme duket sikur te rinjte ne shqiperi flasin me lek te vjetra...
por te vjetrit atje, dhe te vjetrit e te rinjte jashte...vazhdojne te flasin me te vjetrat.

Edhe ne shqiperi te gjith me leke te vjetra flasin. Vetem punonjesit e bankes, deri diku flasin me te reja.

 

Edhe ne shtypin e shkruar, apo ne lajme ( kjo varet nga situata, se cfar krahu eshte ai qe po flet ) e saktesojen, ne te reja apo ne te vjetra. d.m.the pranojne qe egzistojen 2 lloje.

 

Po he se do presim, kur te hyjem ne Euro, edhe do saktesohet edhe ky problem ( qe eshte ordinere para atyre milona problemeve qe kemi ).

Fajin e kanë ata që e vendosën rregullimin me pjestim me 10, se ta kishin bërë me 13,52 s'do flisnim më për lekë të vjetra. Fajin e kanë edhe njerëzit, po ç't'i bësh. Disa zgjidhje janë:

1. Një rregullim tjetër (dhe pastaj do kemi të vjetra fare, disi të vjetra, dhe të reja)

2. Gjoba shitësve që flasin me të vjetra.

3. Kthimi në Euro

Nje shoqja ime me ka thene se kjo mund te shpjegohet me tendencen e popullit shqiptar per te ruajtur traditen dhe zakonet e vjetra e cila nga nje ane na ka shpetuar nga asimilimet e ndryshme, por nga ana tjeter krijon probleme si ky qe ngre artikulli.

 "3. Kthimi në Euro"

kur shqiptari mos te gjej te ngopur me mish shqiptari..

Ne fakt ky eshte nje handikapt i madh qe na ve ne veshtersi te gjithe. Ndoshta do te duhej qe te behej nje thirje (tip sensibilizimi) qe filan muaj te flitej vetem me shifren qe duket, dhe te mos pranohej te flitej me leke te vjetra. Ndoshta kjo mund ta rregullonte sadopak kete difekt.

 Edhe une kur isha ne Shqiperia para disa viteve kisha probleme me kete dhe me duket shume e cuditshme qe te vazhdohet me kete praktikë...

Ne Kosove ne perdorim euro dhe shume here para se te konvertoja ne euro u deshte te analizoja se a po fliitej me te vjetra apo te reja... Ka ardh koha qe shqiptaret ta kuptojne se nuk behen me te pasur nese i thonë 100 1000. Te njejten vlere e kane. 

Kjo ndodhi se leku i ri ishte baraz me lekun e vjeter pjestuar me 10.

KETU ESHTE EDHE ZGJIDHJA MAGJIKE.

Nje emetim (botim ) prerjeje te re , por te pjestuar psh me 8,47, ose 11,39 ose cdo lloj numri tjeter me presje dhjetore, mundesisht afer dhjetes.

Dhe pastaj kush kishte aftesi llogaritjeje te jashtzakonshme, le t'a vazhdonte kte histori me te "vjetra" dhe te "reja". Pervec Lisandrit, nenkuptohet.

Hajde teme hajde , po edhe pergjigjet qenkan ne perendimin e larget . 

 

S'ka lek robo , s'ka rroga , s'ka vlere monetare qe te mban gjalle , se duke ruajtur emrtimin e vleres se vjeter te lekut mendohesh 10 here me shume ne Shqiperi se per çfare do e shpenzosh , per ushqime , per ilaçe , per qerane e dritave , apo per veshje ,

Me te rejat flasin ata qe jane ne gjendje shume te mire ekonomike dhe vetem ata , se t'i thuash vetes fitoj 25 mije lek ne muaj i bie te ndihesh si ne 95

 

Edhe keshtu teme ne shqip s'kisha pare hahaha  .

dhe BIG BROTHER  top chanel ne reklamen qe po ben e cileson se grand prix eshte nje qindmilione leke te vjetra.  Kam vene re shume here se dhe politikanet e ndryshem  kur behet fjale per taxa qe duhem mbledhur flasin me te reja ndersa kur flitet per ato qe jepen ( rroga, investime) flasin me te vjetra. Megjithate mendoj se  duhet te jete nje problem pak me i thelle ne pershembull themi amita cdo leng fruti,  shishe coca cola cdo shishe plastike, bic cdo lloj brisk rroje  dhe me e fundit leternjoftimit te ri ne i themi karte identiteti!!! edhe pse larte eshte shkruar leternjoftim id ..   dmth mendoj se eshte problem kulture gjuhesore.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).