"Kuzhina" antishqiptare në Beograd

Vështirë se, në historinë më të fundit të Serbisë, që nga viti 1999, kur Kosova u shkëput "de fakto" nga ajo, e pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s, dhe u vendos nën protektoratin e OKB-së, media e Serbisë, qoftë ajo e shkruar, qoftë ajo elektronike, ka qenë e mbushur ndonjëherë, si tani, me kaq shumë artikuj, shkrime dhe informacione me karakter të theksuar antishqiptar. Mediumet serbe, si në një garë me njëra-tjetrën se kush të tregohet më antishqiptar, nuk lënë ditë pa kaluar, pa hedhur baltë dhe pa bërë përpjekje për t‘i nxirë shqiptarët, sikurse duket qartë, më shumë për të shfryrë dufin dhe inatin përballë dështimit të përpjekjeve të Serbisë për të penguar sadopak njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Dhe, kështu, këto mediume, janë mbushur me historira e "ndodhi" të sajuara dhe fantazmagorike, ku shqiptarët paraqiten si "vrasës" e "kriminelë çnjerëzorë" dhe si "mafiozë të rrezikshëm", të cilët qëllim dhe punë kryesore në jetën e tyre nuk kanë gjë tjetër, veçse të vrasin e të keqtrajtojnë serbët! Duket se metoda e ministrit fashist gjerman të Propagandës në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Gebels, funksionon ende: "Shpi, shpif se diçka do të mbetet".

Media serbe, sidomos ajo e shkruar, ka qenë e mbushur, këto muajt e fundit, me historira e tregime të pabesueshme për të ashtuquajturën "shtëpi të verdhë", diku pranë Burrelit, ku serbët pretendojnë se rreth 300 serbëve, të kapur gjatë Luftës së Kosovës dhe, më pas, të vrarë atje, u janë marrë organet trupore, për t‘i dërguar dhe për t‘i shitur, më pas, në Evropën Perëndimore për nevoja transplanti. Historira të tilla, të denja për libra të verdhë dhe skenarë filmash drithërues horror blockbuster (mjaft të par&eumlsmiley, me kalimin e kohës, po marrin dimensione edhe më "rrëqethëse" në median serbe, e cila zbuloi këto ditë se në pjesën veriore të Shqipërisë nuk paskesh ekzistuar vetëm një "shtëpi e verdhë", por tri shtëpi të tilla, ku serbëve të vrarë nga UÇK-ja, u hiqeshin organet trupore! Për t‘u dhënë këtyre sajesave një "kornizë" serioze, në valle ka hyrë përsëri prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, që, sipas medias serbe, ka thënë këto ditë se prokuroria serbe do t‘i dërgojë prokurorisë shqiptare një kërkesë për lëndën e "tregtisë së organeve njerëzore".

Por, pa u shuar ende jehona e historisë së "shtëpisë së verdhë", pranë Burrelit, në "kuzhinën" serbe, me synimin për ta mbajtur "gjallë" atmosferën antishqiptare, u "gatua" edhe një ndodhi a histori, quajeni si të doni, tjetër, po aq drithëruese dhe po aq e denjë për ndonjë film thriller hollivudian. Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, gjatë vizitës së ditëve të fundit në Zvicër, donte ta vriste "mafia" shqiptare! Pala serbe vuri në dijeni palën zvicerane se kishte shtënë në dorë informacione të "besueshme" se kundër shefit të diplomacisë serbe ishte përgatitur atentat nga një grup "terroristësh" shqiptarë në Zvicër, duke kërkuar marrjen e masave të sigurisë të shkallës së katërt, të cilat (masat) zviceranët, në rolin e mikpritësve të mirësjellshëm, i plotësuan. Dhe, kështu, Vuku (Jeremiçi), që kur zbriti nga avioni në aeroportin e Bernës dhe deri sa u largua, u shoqërua nga dhjetëra makina shoqërimi policie dhe më se 20 pjesëtarë të forcave speciale me rroba ushtarake dhe civile, ndërkohë që mbi ndërtesën, ku ai zhvilloi bisedime me zyrtarët zviceranë, vinte rrotull një helikopter. Në të njëjtën kohë, disa lagje të kryeqytetit zviceran, me kërkesën e palës serbë, u vunë nën një mbikëqyrje të veçantë të policisë lokale.

Media serbe citon burime të Ministrisë së Brendshme serbe, sipas së cilës, në fakt, "nuk kishte pasur kërcënime direkte me telefon, me shkrim ose me e-mail, por se deri tek informacionet se mafia shqiptare kishte vendosur ta likuidonte Jeremiçin, ajo kishte arritur me punë operative". Që ta bëjë sa më të vërtetë historinë, MPB-ja serbe përmend si autor të atentatit eventual klanin kriminal shqiptar "Osmani", të cilin e kryeson "Qazimi" me pseudonimin "Feliksi"! Vështirë se mund të besohet kjo historia e atentatit që do të kryente kundër Jeremiçit ky i ashtuquajtur klan mafioz shqiptar, pasi edhe më parë, "operativët" serbë i kanë atribuuar atij (klanit) "vepra" kriminale antiserbe që më pas janë "tretur në ujë". Media serbe, duke cituar burime brenda Ministrisë së Brendshme serbe shkruante kohët e fundit se pikërisht, ky klan shqiptar qëndronte mbas vrasjes, rreth pesë muaj më parë, në Zagreb të Ivana Hodakut, bijës së juristit të njohur kroat Zvonimir Hodak. Por, më pas, doli se kjo ishte një "flluskë sapuni" e radhës që plasi shumë shpejt, pasi doli dhe u provua me fakte se Ivanën fatkeqe e kishte vrarë për motive krejt të tjera një i pastrehë.

Që historia e mësipërme, kësaj here në rol kryesor me ministrin e Jashtëm të Serbisë, është një sajesë e radhës e "kuzhinës" antishqiptare të Beogradit, e tregon motivi, më të vërtetë absurd, se përse "mafia" shqiptare donte ta vriste Vukun në Zvicër. Jeremiçi, sikurse vë në dukje media serbe, "me veprimtarinë e tij diplomatike prishi keqazi planet e shqiptarëve". Me të vërtetë, për t‘u habitur, se çfarë planesh u paskish prishur Vuk Jeremiçi shqiptarëve, kur Republika e Kosovës po konsolidohet, gjithnjë e më shumë dhe pa asnjë pengesë, si shtet dhe kur atë e ka njohur pjesa më e fuqishme dhe më e spikatur e bashkësisë ndërkombëtare, përfshi SHBA-në dhe shtetet kryesore të Bashkimit Evropian.

Që kjo histori të duket edhe më marramendëse, më saktë edhe më e marrëzishme, del në skenë eksperti serb në fushën e sigurisë, Mark Nicoviç, që i deklaroi këto ditë një gazete të përditshme serbe ("Gllas Javnosti&quotsmiley se "mafia shqiptare, prej një kohe të gjatë, bën politikën e kuadrit në ilegalitetin serb" dhe se siguria e Jeremiçit kërcënohet jo vetëm jashtë vendit, por edhe në kryeqytetin e Serbisë, Beograd!

3 Komente

Kta meritojne 10 fish me shume se cju kan bo kroatet ne L2B. Rrace e ndyre. Heil!

Nuk ka asgje te re ketu, pervecse faktit se tashme fale botes se informacioni, na krijohet mundesia te perballemi me kete urrejtje te indukutur qe prej viteve 1800.

Ndersa rritja e intensitetit te saj, eshte natyrisht nje faktor qe na thote se tashme psikologjia kolektive serbe ka kaluar ne nje faze te re qe eshte ajo e "refuzimit" te Kosoves.

Nga nje ane duhet pergjigjur me kundra-propagande, por nga ana tjeter shpifjet serbe jane aq obsolete saqe shpesh here mund te jene qesharake dhe te kthehen kundra vete krijuesve te tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).