Kushtetuta e Shqipërisë, tani ngjyrë blu

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit ndryshojnë përsëri. Por ndryshimi kësaj here nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me formën e këtyre dy dokumenteve tepër të rëndësishëm, njëri për funksionimin e gjithë institucioneve në Shqipëri dhe tjetri për funksionimin e legjislativit shqiptar. Kur i kanë mbetur edhe tre muaj nga votbesimi popullor në zgjedhjet e 29 qershorit, Partia Demokratike ka nxituar që të shfrytëzojë pushtetin për të lënë gjurmën e saj edhe në ligjin themeltar të shtetit dhe "biblën" e Kuvendit, duke futur në to një nga simbolet e saj më të dukshme, ngjyrën blu. Kështu, këto dy dokumente nuk do të jenë më të veshura me kopertinë me ngjyrën e flamurit kombëtar, por me ngjyrën blu të flamurit të Partisë Demokratike.

Kushtetuta
Gati 10 vjet pas miratimit të saj, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk do të jetë më ashtu siç njihet nga gjithë shqiptarët, pra me ngjyrë të kuqe. Qeveria ka shfrytëzuar ribotimin e saj të parë pas ndryshimeve të ndodhura gjatë marsit të një vit më parë për ti ndryshuar edhe fytyrën. Dje Kuvendi i Shqipërisë është furnizuar me Kushtetutën e re me ngjyrë blu, e cila do tu shpërndahet më pas deputetëve dhe administratës, si dokumenti me të cilin do të punohet që këtej e tutje. Megjithatë burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se ndryshimi i ngjyrës së këtij dokumenti nuk ka të bëjë me ngjyrën e flamurit të Partisë Demokratike, por me ngjyrën e flamurit të familjes së madhe europiane. Të njëjtat burime konfirmojnë se është një nismë për ta bërë atë një dokument që t'i përshtatet zhvillimeve të demokracisë dhe të justifikojë ambicien e shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ribotimi i Kushtetutës u bë i detyrueshëm për shkak të nevojës për të reflektuar në të ndryshimet që iu bënë vjet gjatë muajit mars, ku u sanksionua sistemi zgjedhor proporcional-rajonal, kufizimi i mandatit të prokurorit të përgjithshëm apo edhe zgjedhja e presidentit të republikës me shumicë të thjeshtë votash.

Rregullorja
Pothuajse me të njëjtin format dhe me të njëjtën ngjyrë është ribotuar kësaj here dhe Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe ajo, ashtu si Kushtetuta, kopertinën e ka pasur të kuqe, ndërsa botimi i ri është ngjyrë blu. Edhe për ndryshimin e paraqitjes së këtij dokumenti është dhënë i njëjti argument si dhe për kushtetutën, pra për ta veshur atë me ngjyrën e flamurit të Bashkimit Evropian. Megjithatë një argument i tillë duhet të jetë një justifikim i këtyre veprimeve, pasi më parë mazhoranca ka veshur me blu edhe sallën e re ku jep konferencat për shtyp kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa nuk mundi të ndryshojë dot sallën tjetër të konferencave të ngritur gjatë qeverisjes së socialistëve. Edhe ribotimi i Rregullores së Kuvendit u bë i detyrueshëm pas ndryshimit që ju bënë asaj gjatë verës së shkuar, në nenet që kanë të bëjnë me procedurën që duhet ndjekur për kandiadurat që vijnë nga Presidenti për anëtarë të institucioneve kushtetuese

4 Komente

Mo u merzit Braush.... Keshtu filluan edhe "VEPRAT..." me bojra te ndryshme sa erdhi koha dhe u KUQOSEN....Tani e ka Rradhen POLICI te beje bojaxhiun . Me mire do ishe te kishe investuar sa para jane paguar per bojaxhijte...dhe do ta gjesh po te pyesesh POLICIN qe i njeh tender-lepirsit  prane PUSHT-etit , si i mirinformuar prej tyre smiley...Per perifrazim te A.LLakajt per "anetaresine ne Parti " si antar i partise Demokratike ,te Republikaneve Social-demokrate , te dale nga fraksioni Akleances socialiste......edhe SALIU pa vepra  me ngjyre nuk do mbetet . smiley 

o braush..sapo te vij Rama,mos u merakos,do ti vere te gjitha njyrat e ylberit dhe sdo kete me bojaxhi qe ti njyros me pastaj, as polic e as kalec,se eshte koha per ndryshim....boje.besoj se nuk do te te vije keq kur edhe shqiponjen ne flamur ta shohesh nje dite te kuqe,blu,te bardhe njesoj me ngjyrat serbe..e dije se kjo do te arrije perderisa merakosemi te ndryshojme vetem ngjyre..e te merremi vetem me bojra..

Asgje nuk te ben me te cuditesh ne vendin e cudirave qe ka qeverine me te cuditshme te te gjitha koherave. Edhe Zogu qe u soll me perkrahjen e serbeve prape ne fuqi nuk ka treguar kaq tone antishqiptare sa kjo quvurri e Sal Anadollakut e Antishqiptarit. Mire ky Sal Gamori qe nuk e ka idene fare te qeverisjes se vendit dhe eshte injoranti me i madh ne bote, po cfare te bejme me kete kope injorantesh qe i shkojne nga mbrapa dhe votojne me sy mbyllur cfaredo qe sjell Kryemajmuni i tyre. Mjere Shqiperia qe ku eshte katandisur!

Moj Shqypni e mjera Shqypni

Kush te ka qit me kryet n'hi.

Pushtat e serbit te kane zabtue

per nje kohe te gjate te kane turpnue!

Sa mundet valle ti me durue

nga kthetrat e Salit pergjithnje me shpetue?

Aq turp te madh Saliu te ka ofrue

sa dhe varri nuk ka per ta pranue.

Ngrije koken nana Shqypni

se dite te bardha prape kan me mbri'.

 

Nqs do te kishte ndonje ngjyre per te vecuar PD-ne do te kishte qene ngjyra e mutit, por jo shume per nga ngjyra se sa nga era. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).