Kush do ta padisë këtë Kryeministër?

Sikur ne shqiptarët të kishim një ndjeshmëri të plotë civile e civike, do të ishim skandalizuar prej asaj që ndodhi më datën 7 Mars, kur një numër mësuesish nga gjithë vendi "u takuan" me Kryeministrin e tyre e kur ky i fundit e shndërroi këtë medemek takim me rastin e festës kombëtare të arsimit në një tubim të shpifur politiko-elektoral. Do të ishim skandalizuar edhe sikur Kryeministri t‘u mbante mësuesve të ftuar në sallën e Pallatit të Kongreseve një fjalim non-partisan; do të ishim skandalizuar edhe sikur t‘u përcillte atyre mesazhe paqeje, mirëkuptimi e korrektese politike. Pse? Sepse nuk ka asnjë kuptim e logjikë, që Kryeministri i vendit t‘u mbajë fjalim mësuesve të republikës (vini re: mësuesve të republikës, e jo mësuesve demokratë, me të cilët mund të komunikojë sa herë të dojë nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike); e shumta, këtë gjë mund ta bënte ndonjë shtetar, që ka funksionet kushtetuese të babait të kombit apo të kreut të republikës; mund ta bënte fjala vjen Presidenti, i cili përveç të tjerash është - të paktën në teori - larg lojërave dhe llogarive elektorale. Ndërsa me Kryeministrin ndodh ndryshe, pasi ai është gjithë ditën e ditës një agjent elektoral e një vota-kërkues. Kryeministri, edhe sikur të kishte rradaken më gjenuine në botë, do të përfitonte politikisht prej një takimi me përfaqësuesit e armatës së mësuesve tanë, e bash për këtë arsye kjo gjë është e palejueshme dhe e papraktikueshme në republikat parlamentare të botës demokratike.

Sikur të mos mjaftojë kjo - këtu vijmë tek një dukuri irrituese, të cilën e kishim konsideruar të arkivuar - në takimin me këtë përfaqësi të mësuesve shqiptarë, të cilët për shkaqe të natyrës deontologjike janë e duhet të jenë politikisht të paanshëm, Kryeministri guxon e sulmon opozitarin më të rëndësishëm të Shqipërisë, atë që synon t‘i zërë vendin pas tre muajsh. Në këtë mes, skandali nuk ka të peshuar. Po të isha mësues në atë sallë, do ta kisha marrë atë sulm ndaj aspirantit për Kryeministër si një baltë që më hidhej fytyrës (e nuk do të kish rëndësi fare rreshtimi im politik). T‘u flasësh mësuesve në ditën e festës së tyre kombëtare për kundërshtarin tënd politik është njësoj si ta bësh këtë gjë në prani të gjyqtarëve, në prani të policëve e ushtarakëve.

Takimi me mësuesit, pra në ditën e festës së tyre kombëtare, ishte një takim i pastër politiko-elektoral, dhe si i tillë, ai ishte nga njëra anë një atentat që i bëhet logjikës së shtetit ligjor dhe nga ana tjetër, një profanim që i bëhet arsimit kombëtar. Dhe e gjithë kjo bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Vini re pra: ne kemi zgjedhur Kryeministrin të drejtojë vendin e të administrojë në mënyrë të kujdesshme e skrupuloze paratë publike, ndërsa ai i harxhon këto para për interesa, që s‘kanë të bëjnë fare me publikun; i harxhon për interesat e veta politike, bash ashtu si po bën prej disa muajsh edhe me spotet televizive, të cilat "nxjerrin në dritë" sukseset e arritjet qeveritare deri dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit (çfarë paturpësie kanë njerëzit e Gërdecit!).

Ka pasur disa zëra që janë ngritur kundër këtij shpërdorimi të parave publike për interesa të një personi e të një klani të caktuar, por personi e klani në fjalë i kanë dhënë gaz më tepër zullumit të tyre. Deri dje, ishte Kryeministri e Kryeministria që e bënin këtë punë. Tanimë janë ministritë, që kanë zënë të promovojnë me bujë arritjet "epokale" me natyrë sektoriale. Paratë, si gjithmonë, nuk dalin nga xhepat e tyre; përkundrazi, janë tonat. Kemi të bëjmë në këtë rast me një korrupsion të pafytyrë, d.m.th me shfrytëzim prepotent të pushtetit në të mirë të përfitimeve vetjake.

Edhe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike. Nëse do të ndodhte, Kryeministri do të paditej pa një, pa dy. Në këtë kuptim, opozita do të bënte mirë të ngrinte një padi ndaj atyre që guxojnë të përdorin paratë e taksapaguesve shqiptarë me synimin për të fshehur aferat e ndyra të farefisit të Kryeministrit, apo me synimin për të bombarduar me propagandë elektorale zgjedhësit shqiptarë, e "për të blerë" kështu një fitore tjetër të zgjedhjeve parlamentare, si rezultat i së cilës do të kemi një korrupsion të ri më të madh e spote të reja televizive për të promovuar arritjet në luftën kundër korrupsionit; do të kemi gjithashtu edhe takime të reja të Kryeministrit jo vetëm me mësuesit e shkollave fillore, tetëvjeçare e të mesme, por edhe me pedagogët e universiteteve publike e private, me policët, me oficerët, me SHISH-in, me institucionet e pavarura kushtetuese, madje dhe me gazetarët, në prani të të cilëve do të shajë mbarë e mbrapsht shefin e opozitës shqiptare.

Nuk është çudi të kemi një finale të tillë, nëse nuk do të dimë të reagojmë.

7 Komente

kush do ta padise dhe kryetarin e bashkise ? edhe ai po merr studente nga nje rreth ne tjetrin si dikur enver hoxha qe merrte vullnetaret ,, gju me gju me popullin,, gazete e peshtire . mesuesit kane drejte te shkojne se sot kane rroga nga 400 mije - 500mije dhe e shohin se kryeministri po punon

 corona; "...mesuesit kane drejte te shkojne se sot kane rroga nga 400 mije - 500mije dhe e shohin se kryeministri po punon.."

 

A ka njeri ta vertetoje kete, se po te jete e vertete, jam gati te votoj per Mavrine.

kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike. Nëse do të ndodhte, Kryeministri do të paditej pa një, pa dy. Në këtë kuptim, opozita do të bënte mirë të ngrinte një padi ndaj atyre që guxojnë të përdorin paratë e taksapaguesve.

Problem nuk është kryeministri që mburret me ATO QË KA BËRË, sepse nëse do të ishte mburrur me gjëra të pabëra sigurisht që mësuesit në sallë do të kishin arritur që të kuptonin se po luhej me ta.
Problemi këtu nuk është i Kryeministrit... problemi këtu është i opozitës, sepse:
- opozita nuk ndihet se është gjallë
- Veliaj pasi e siguroi vëndin në parlament me alleancën me Ps... është në letargji edhe ai.

Është turp që e majta e vërtetë të humbasë vetëm për shkak të strategjisë së adoptuar të një Kapoje si Rama (ç'lesh strategjie është kjo që të mos ndihesh akoma tre muaj përpara zgjedhjeve?!), kur cilado opozitë në botë as do të kishte pritur zgjedhjet për t'i vënë këmbën në fyt qeverisë.

Pjer, ke jetuar ne Shqiperi, apo kalimthi.

Kur nuk kishim mese te mbushnim barkun gazetat shkruanin se jemi me mirqenie te paret ne bote.

Sot qe barkun e mbushim edhe tepron diçka per diten tjeter, jemi me te varferit ne bote.

Sa me te zeze ta bejne Shqiperin gazetat, aq me mire jemi.

Kur Muçi te shkruaj se jemi mire, dije se na ka marre teposhtja.

Qfare dmth ""ndjeshmeri e plote civile dhe civike"?...ju lutem, jo te gjithe jane poliglot ketu!

dobesi e shfaqur e berishes kjo. gabim taktik nese pret mbeshtetje nga te valeviturit.

Nuk ke asnje pike dinjitet kur lyp vota vend e pa vend dhe kjo eshte dobesi qe perceptohet fare mire.

 

Por mbase po pretendojme qe berisha te sillet si burre shteti kur nuk ka qene kurre i tille.

 

Në këtë kuptim, opozita do të bënte mirë të ngrinte një padi ndaj atyre që guxojnë të përdorin paratë e taksapaguesve shqiptarë

Po ca thu mer Muci me rrogen 3 here me t'madhe se deputeti smiley   smiley

Kush opozite mre?   Ata qe i benin kto gjera ashiqare ktu e 4 vjet perpara, dhe per 8 vjet me radhe ??  Ata qe paralizonin administraten dhe i hiqnin gjithe burimet materiale dhe njerezore nga dora ne muajt elektorale, sepse i perdornin per fushate. Ata qe ne kohe fushate se lenin administrten te kishte as makine, as karburant, as boje printeri, as leter higjenike smiley   smiley  Bile bile jo ministrite, por fushata depertonte gjer dhe tek kompanite me kapital shteter, ku psh grate e partiakeve te larte, terrorizonin personelin dhe ju hiqnin dhe karrigen ku ishin ulur per ta cuar tek partia se ju duhej per fushate.

Pranej Muco te pakten mos e permend opoziten, se nje mut jane, ashtu sikurse pozita. Ndryshon vetem metodologjia e te vjedhurit, rafinohet me kohen, modifikohet, modernizohet. He xhan.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).