Ku kandidojnë krerët e partive

Fillon puna për hartimin e listave të 28 qershorit. Berisha e Meta në Tiranë. Dyndje kryetarësh në Elbasan. Mediu, i pari në 12 qarqe

Erjon Ajazi, Aurora Thomollari

Kryetarët e partive të djathta dhe të majta kanë piketuar tashmë zonat ku do të garojnë më 28 qershor për të fituar sërish një karrige në Parlament. Surpriza e këtyre zgjedhjeve është kandidimi i kreut të PR-së, Fatmir Mediut, në 12 qarqe. Pasiguria për rezultatin e zgjedhjeve ka bërë që disa kryetarë partish të jenë në më shumë se një listë, për të kompensuar dështimin në një zonë me fitore nga ana tjetër. Kodi elektoral ka specifikuar qartë se cilido kryetar partie ka të drejtë të kandidojë në 12 qarqet e vendit.

 

Të djathtët

 

Ndonëse nuk ka asnjë mëdyshje që kreu i PD-së, Sali Berisha, të jetë në krye të listës së demokratëve në kryeqytet, partitë e tjera i kanë bërë mirë llogaritë duke zgjedhur të vendosin emrin në qarqe të tjera. I vetmi në radhën e mazhorancës që do të vendosë emrin në të 12 qarqet është Fatmir Mediu. Burime nga Partia Republikane rrëfejnë se tanimë është vendosur që kreu i partisë të kandidojë në të 12 qarqet e vendit, për të pasur në këtë mënyrë një fitore të sigurt. "Kodi elektoral e lejon që kryetari i partisë të kandidojë në të gjitha qarqet dhe Partia Republikane ka vendosur që kryetari Mediu të jetë në listën e të 12 qarqeve", konfirmoi sakaq deputeti Arian Madhi, duke shtuar se emri i tij do të jetë vetëm në qytetin e Elbasanit. Ish-ministri i kabinetit "Berisha", Fatmir Mediu, do të kryesojë kështu listën në secilën prej betejave në rajone. Neritan Ceka, kryetari i PAD-së, do të jetë kandidat vetëm në një qark. "Do të kandidoj vetëm në Qarkun e Elbasanit dhe në asnjë qark tjetër", u shpreh Ceka. Elbasanin e ka zgjedhur edhe një tjetër aleat i Berishës, Arian Starova, si kryetar i PBLD-së. Nikoll Lesi do të jetë në krye të listës në Qarkun e Lezhës, nga ku priten të shkojnë gjithsej 7 deputetë në Kuvend. Kreu i LDK-së pohoi se "do të jem i pari i listës vetëm në Qarkun e Lezhës, aty ku synoj edhe fitoren". Deri tani, kryetari i PAA-së, Lufter Xhuveli, ka zgjedhur të kandidojë në Berat dhe Vlorë, por ende nuk ka një vendim të kryesisë së agrarëve, nëse ai do të jetë në më shumë se një qark kandidat për deputetë.

 

Të majtët

 

Të majtët nuk kanë mbetur prapa në kalkulimet e tyre paraelektorale, teksa lista e kandidatëve pritet të zyrtarizohet në muajin maj. Kryetari i Partisë Socialiste është i vetmi që ende nuk ka deklaruar publikisht nëse do të kandidojë për një mandat deputeti, duke u larguar nga Bashkia e Tiranës, apo jo. Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka zgjedhur Elbasanin dhe Vlorën si dy qarqet nga të cilat ai kërkon një tjetër mandat si deputet. Po kështu ka vepruar edhe kreu i PDS, Paskal Milo, i cili do të kryesojë listën e partisë së tij në dy, Jug dhe Shqipëri e Mesme. Vlora dhe Elbasani janë dy qytete nga ku Partia Demokracia Sociale pret një fitore. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, do të jetë në listën e kandidatëve për Tiranën, megjithëse vlen të theksohet se kreu i LSI pak kohë më parë ka bërë publik se nuk do të jetë i pari në këtë listë. Drejtuesi i lëvizjes politike, G99, Erjon Veliaj, deri tani ka në preferencë Beratin dhe Tiranën.

 

Zona më e nxehtë

 

Është e padiskutueshme që gara e madhe për zgjedhjet e 28 qershorit do të zhvillohet në Tiranë, nga ku do të dalin 32 deputetë, por nuk mund të përjashtohet edhe Elbasani. Qyteti i pagëzuar si "kërthiza" e Shqipërisë, do të jetë zona e VIP-ave të politikës. Neritan Ceka, Paskal Milo, Skënder Gjinushi dhe Arian Starova kanë zgjedhur Elbasanin si qarkun ku ata pretendojnë se kanë ndikimin më të madh për të fituar një tjetër mandat në Kuvend. Sipas ndarjes së qarqeve, Elbasani do të dërgojë në Parlament 14 deputetë dhe është qyteti i tretë në të gjithë vendin pas Tiranës dhe Fierit që nxjerr më shumë deputetë.

 

Sali Berisha

 

Kryetari i selisë blu, Sali Berisha, do të kryesojë listën e kandidatëve për deputet vetëm në Qarkun e Tiranës

Edi Rama

 

Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nëse Edi Rama do të kandidojë për të kërkuar mandatin e deputetit nga zgjedhjet e qershorit

Ilir Meta

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të pozicionohet në listën e kandidatëve të Tiranës për zgjedhjet e ardhshme

Fatmir Mediu

 

Kryetari i Partisë Republikane pritet të kryesojë listën e republikanëve për deputetë në të 12 qarqet e vendit

Erjon Veliaj

 

Kreu i G99-ës, Erjon Veliaj, ka përcaktuar Beratin dhe Tiranën si zonat e tij të garimit për zgjedhjet e 28 qershorit

Skënder Gjinushi

 

Vlora dhe Elbasani janë zonat ku përqendrohet gara për kreun e socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, gjatë këtyre zgjedhjeve

Paskal Milo

 

Kryetari i PDS-së, ka zgjedhur Vlorën dhe Elbasanin, qytete këto që do të çojnë në Kuvend respektivisht 12 dhe 14 deputetë

Lufter Xhuveli

 

Kryetari i Partisë Agrare, Lufter Xhuveli, pritet të jetë kandidat në më shumë se një qark, duke zgjedhur Beratin dhe Vlorën

Nikollë Lesi

 

"Do të jem i pari i listës vetëm në Qarkun e Lezhës", është shprehur kreu i Lëvizjes Demokristiane, Nikoll Lesi

Neritan Ceka

 

Kryetari i PAD-së do të jetë i pari i listës vetëm në një qark. Elbasani është qarku i preferuar për të vendosur kandidaturën

Arian Starova

 

Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, ka zgjedhur Elbasanin për të vendosur kandidaturën e tij

16 Komente

Une mendoj qe Fatmir Mediu, si ish Ministri i Luftes se Shqiperise dhe qe udhehoqi reformat ushtarake drejt Nato-s, te futet drejpersedrejti deputet dhe te jete kandidati per Kryeminister i kesaj mazhorance qe eshte tani.

Pra, e mira eshte te behet nje ligj ku nr i deputeteve te mos jete 140 por 139. Per kete Fatmiri le te shkoje ke familja Deliu ne Gerdec qe humbi 4 persona, midis te cileve nje femije 4 vjec qe i binte xhezit.

Nese ai siguron vetem nje vote nga ajo familje e mira eshte ta bejme Kryeminister jo per nje mandat por perjete.

Cun plehre !

2600 vjet t`i jape Gjykata dhe prape haka eshte nga Mediu.

Une shpresoj shume tek nje i penduar i drejtesise , o sa shume shpresoj ! smiley

Ky eshte turp e pisllik dhe me standartet e shkerllatokracise.

Megjithate, kot shpreson, nuk hapet loja e birruces, si nuk eshte hap deri me sot,  se nuk do mjaftonte Spaci masenej.

 

S'e kam lexuar ligjin elektoral dhe s'e kuptoj kete "te drejten" e kryetareve per te kandiduar ne 12 qarqe. Dmth ne cdo zone i bie qe njerezit te votojne per kryetaret e partive?! Po nese krye...tari fiton ne me shume se 1 zone, cilen do perfaqsoje? C'jane keto idiotesira?

Po si funksionon ketu. Ky Mediu do te kandidoje ne 12 qarqe, ne fund do te mblidhen votat e 12 qarqever per te kaluar ky pragun elektoral? apo ne nje qark kudo qofte ky , mediu duhet ta kaloi dhe i pari qe kalon deputet behet ky?

 

 

Si u bo kjo puna deputetit, si Casino. hahhahahahahha

luaj me 12 vende se do te kapesh diku.

Edi Rama

 

Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nëse Edi Rama do të kandidojë për të kërkuar mandatin e deputetit nga zgjedhjet e qershorit.

Po te flasim pak per Edi Rama. Do te kandidohet? Ku do te kandidoje? Ka nder mend te jape doreheqje nga posti i kryetarit te bashkise?

Me pak fjale, cfare ka nder mend te beje kur te rritet?

Thone se grate jane si majmunat.

Nuk e leshojne nje dege pa u kapur me pare tek nje tjeter.

Rama keka si gru e keqe: Nuk e leshon bashkine pa kape Kryeministrine smiley

Fatmir Mediu kandidat ?

Une nuk e di si mundet?..ai duhet te ishte ne burg!

Dora e tij firmosi tragjedine e Gerdecit,te cilen mund ta kishte parandaluar!

Cen Cen Durim-madhi -.............Rama keka si gru e keqe: Nuk e leshon bashkine pa kape Kryeministrine Tongue

 

Perpara se ta etiketoj Edi Ramen si grua e keqe apo me ndonje gje tjeter (mjafton vetem nje fjale, jo dy grua dhe e keqe&nbspsmiley po pres qe Edi Rama te thoje:

Si lider i opozites, kandidohem per kryeminister dhe qe sot jap doreheqjen nga posti i kryetarit te bashkise, sepse vendos interesin kombetar permbi ate lokal. 

Sipas Gazetes Shqiptare.

TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rast se vendos të kandidojë për deputet. Në nenin 69, pika 1, gërma d e Kushtetutës, thuhet shprehimisht se "nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre". Por burime zyrtare pranë kryesocialistit pretenduan dje për "Gazeta Shqiptare" se Rama nuk ka ndërmend të kandidojë për ligjvënës. Sipas tyre, në rast të fitores së Partisë Socialiste në zgjedhje, Rama do të mbajë njëherësh edhe postin e kryeministrit, edhe atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Të njëjtat burime i referohen kësisoj faktit se ligji themeltar i shtetit nuk e kushtëzon emërimin e kryeministrit me qenien ose jo të tij deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

hahhahahahahha

 

 

Rama jo qe nuk e len nje dege, pa kapur nje tjeter, po i don ti mbaj te dyja deget ne duar. Nuk e di por mua, me duket hipokrizia ka shkuar ne kulm ne kete aspekt.Ky nuk e lene Bashkine e Tiranes per asnje arsyje ( sikur fiton 200mij euro per leje ndertimi sillet). Mesa duket, i ka bere llogarite qe as Sala nuk fiton ne te Gjith Shqiperine,sa fiton ky ne Tirane. hahhahahahahha

 

 

 

Por ma merr mendja, qe keto kane llogaritur, qe te fitoi Rama Zgjedhjet, pastaj Bashkine tia leri Erjon Veliajt ose po nuk i fitoi do te rrine te gjith tek Bashkia, sa te rritet Erjoni edhe te beht per kryeminister.

 

Njera dore lan tjetren te dyja lajne fytyren,keshtu thote proverba.dhe..

Edi lau e pastori Tiranen ,me njeren dore,(si Kryetar Bashkie)dhe me tjetren (si Kryeminister)do te laj e pastroj te gjithe Shqiperine,nga pislliku i politikes se vjeter!!!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Te rrofte kryetari, e mbafsh perjete. Mjafton nje psh..e qeni e permbytet gjithe qyteti, se eshte ndertuar pa anje kriter.

Sa pa fat qe qenke edhe ti Artian, qe sdo te shikosh Pastertine e madhe qe do te sjelli Edi rama ne Shqiper, se qenke ne Angli me duket. hahhahahaha

 

 

Kur te kthehesh ti, do ti grisesh letrat Anglese, se sdo te ikesh me emigrant. Po Edi Ramen, do ta ndihmojne pak edhe Duart e Gramoz Rucit dhe Skener Gjinushit,  per te pastruar Shqiperine nga politika e vjeter. hahhahahahaha

Ka mundesi qe Edi Rama shum poste te mbaje

dhe 2 Erionat<BRACEN dhe VELINE> ti mbaje per bodigarde

te gjithe cerrat e ps po thone se "eshte fare e mundur te jesh kryeminister pa qene deputet"!

po te drejte kane. te drejte ka dhe rama qe kerkon gjithmone te jete ne ekzekutiv!

i ka bere mire llogarite ai!

deri tani kac myftaraj po e verteton teorine e tij te 100 ngjasimeve te rames me hitlerin!

mbase shqipria behet vendi i dyte ne bote pas gjermanise te kete fatin e madh, te prese nje piktor te cmendur, ne kupolen e shtetit te vete! ave hitler per idhtaret qe ke lene pas!

Koth, sa i drejt qe je.

Ka ne burg nga ato qe kane shitur patentat  ne Shqiperi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).