Kryeredaktori i "Shekulli" për mediat shqiptare

Si do e përshkruanit eksperiencën tuaj si Drejtor i Shekullit? Cilat janë sfidat apo vështirësitë e përditshmërisë në redaksinë tuaj ke Shekulli?

 

Po përpiqem ti përmbledh. Sfida më e madhe është të ruajë një nivel etik të pranueshëm në editim. Jetojmë në një vend me diskurs public të ndotur tej mase. Ka probleme të rënda etike në komunikimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë. është e vështirë për një media që në këto kushte të ruajë një distancë higjenike kur detyra e saj kryesore mbetet informimi.

Sfidë tjetër e përditshme është përpjekja për të nxjerrë informacion cilësor në kushte jo optimale financiare. Shekulli është një gazete e sulmuar keqazi nga qeveria në mënyrë të tërthortë, do të thotë, grupi investitor është dëmtuar me dashje nga qeveria, për shkak të politikave editoriale të Shekullit. Kjo ka dobësuar investimet në gazetë. Shtoi dhe situatën e krizës së përgjithshme financiare që ndikon në nivelin e reklamave dhe ja ku jemi.

 

 

Sipas mendimit tuaj, cilat janë funksionet e reja të shtypit (apo edhe mediave elektronike) në proceset e demokratizimit ne Shqipëri, në raport me mediat gjatë regjimit komunist?

 

Media shqiptare sot është më përfaqësuese. Ka më shumë ngjyra, mendimi vjen më plural etj. Por pikërisht këtu është shfaqur dhe dobësia kryesore e saj. Shumë media janë klanizuar, janë parcelizuar aq keq, sa tani lexuesit ose shikuesit, ndahen si shkallët e stadiumit, këtëj “tanët” andej “të huajt” etj.

Është problem i madh ky klanizim që ka ardhur si pasojë e devijimit konstant të disave nga qëllimi i përhershëm i medias: interesi publik.

 

Cilat janë disa nga arritjet dhe sukseset e shtypit në Shqipërinë pas-komunist?

 

Pyetja është interesante, por përgjigja në të gjitha rastet është komplekse dhe kërkon goxha hapësirë. I përshkova më lart. Një sukses e thashë më lart, ka një nivel editimi më pluralist. Edhe dëshira për të investuar në media gjatë këtyre viteve ka qenë një shpresë e madhe për qindra anëtarë të komunitetit të gazetarëve dhe të rinj që diplomohen në këtë drejtim. Ndryshe nga shumë të tjerë unë nuk e shoh problemin tek sasia e madhe e gazetave apo televizioneve sot në Shqipëri, përkundrazi kjo është positive. Problemi është tek pyetja: Pse kaq shumë media nuk arrijnë të krijojnë atë konkurencë në treg që do të ndikonte në ngritjen e nivelit të editimit të informacionit? Kjo ha debat pastaj, secili mund të ketë qënmdrimin e vet.

 

 

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po ndeshet sistemi mediatik në Shqipëri?

 

Për mua janë dy kryesore. E para, të arrijë të rikthejë entuziazmin e investitorëve të medias. Këta investitorë unë I shoh të ftohur keq me median si investim. Prej vitesh, hiq dy tre media, tek të tjerat nuk ka thuajse fare investim. Situata është përkeqësuar pas vitit 2006 sidomos. Ndoshta për një arsye apo për një tjetër investitorët nuk shohin më ato benefice që kanë parë më parë nga mediat. Duhet trajtuar ky problem, por nga kush? Shumica e editorëve të informnacionit kanë qëndrim armiqësor ose të paqartë me punëdhënësin, investitorin [përkatës. Ca të tjerë janë megallomanë dhe egoistë,. Ca nuk kanë pse shqetësohen sepse këto vite kanë vënë pasuri personale pasi janë bërë pjesë e konjukturave të politikës abusive.

 

Si e kuptoni ju pavarësinë e mediave dhe si mund të arrihet ajo në raport me politikën dhe tregun e lirë?

 

Pavarësi e mediave për mua është varësi nga interesi public. Secila prej mediave duhet të përfaqësojë një target grup lexuesish. Duhet ta ketë të qartë fokusin dhe qëllimin e botimit të saj. Nëse do ti qëndrojë besnik këtij targeti, raporti me politikën dhe tregun e lirë, vebdoset autmatikisht, bazuar në këtë marrëdhënie mes medias X dhe lexuesit të saj

 

Si do e poziciononit ju gazetarin në raport me publikuesit apo pronarët e mediave?

Raportin e disave e shpjegova dy pyetje më lart. PErsonalisht, nëse kjo ka ndonjë interes, unë kam një marrëdhënie miqësore me botuesin tim. Dhe miqësore do të thotë që ia themi hapur në sy njër tjetrit, shqetësimet për gazetën. Unë kam reth 10 vjet në Shekulli dhe ndoshta më ka ndihmuar edhe kjo kohë që të stabilizojë një marrëdhënie korrekte dhe të qëndrueshme me botyuesin dhe administratorin.

 

Nga një pikëpamje normative, a duhet të mbrojmë idenë e një përgjegjësie sociale të mediave në Shqipëri si kontribuese ne proceset e demokratizimit?

 

Patjetër. Nuk mund të fshihemi pas gishtit sic bëhet në disa raste. Shumë media sot në Tiranë, paaftësinë për të bërë detyrën e tyre, e lidhin me slloganin “epo ne kemi detyrë të informojmë, nuk mbajmë përgjegjësi tjetër”. Gabim i rëndë. E para, duhet të ngrihemi profesionalisht. Dhe e dyta, media nuk është tel bakri përcjellës, por një pushtet që duhet të mbajë dhe formatojë qëndrime të qarta publike.

Ndryshe bëhemi pjesë e konfuzionit të përgjithshëm që egziston për fat të keq në nivele të dukshme në shoqërinë shqiptare.

 

Praktikisht, sipas njohurive dhe eksperiencës suaj, cili është niveli i profesionalizmit të mediave në Shqipëri dhe a shfaqin ato një lloj përgjegjësie sociale për interesin publik?

U pëproqa ta shpjegoj më lart.

 

Intervistoi Bleriana Bino

6 Komente

Si behet "tava e Elbasanit" nuk e paska thene, si behet djathi e dime te gjithe.

media nuk eshte tel bakri per tu perdredh      po ju e keni kthyer media ne belly dancing more

"Sfidë tjetër e përditshme është përpjekja për të nxjerrë informacion cilësor në kushte jo optimale financiare. Shekulli është një gazete e sulmuar keqazi nga qeveria në mënyrë të tërthortë, do të thotë, grupi investitor është dëmtuar me dashje nga qeveria, për shkak të politikave editoriale të Shekullit. Kjo ka dobësuar investimet në gazetë. Shtoi dhe situatën e krizës së përgjithshme financiare që ndikon në nivelin e reklamave dhe ja ku jemi."

Mos u shqeteso 2K (se nuk eshte shume e qarte cilin ka intervistuar gazetarka, pasi nuk i permendet emri gjekundi ketij K/redaktorit/Drejtorit), kur te nderrohet Qeveriu, do kete me shume financime nga grupi investitor smiley

Duket si vazhdim i intervistes se 2K te MAPO.

Megjithate gjithe thelbi permblidhet ne paragrafin e sjelle me siper: Qeveriu nuk na jep tendera, na ka prishur ndertimet ne Jale, na kerkon te paguajme punetoret rregullisht, dhe jo cdo 6 muaj si i paguajme ne fakt, na kerkon te kemi vetem 1 bordero' te rrogave, dhe jo disa, nje per shtetin e nje per xhepin...etj.

Atehere, ti s'me jep tendera, une te shantazhoj ne gazete...

interviste shume e mire dhe e sinqerte.

ndalimi i investimeve ne media me duket nje teme qe duhet te preokupoje gjithe komunitetin e gazetereve.

sigurisht ata te cilet hane buke me keet zanat, se ata qe e kane trampolino per ndonje llomke ne administrate, varja

kush eshte bleriana bino?

 

p.s.

syri bukur, je sh i squt per zotin.

ta zeme se je zyrtari shteteror qe vlereson fituesin e tenderit.

njeri qe ka gazete te ben shantazh ty ???

ouuuu..

po cfare frike ke ti nese je i ndershem ne punen tende?

ta kam thene dhe njehere me duket, ty apo ndonje tjetri se nuk e mbaj mend: merruni me shtetin jo me biznesin. sillu si taksapagues, jo si militant.

Pastaj mor syr i bukur. nuk ben njeri shantazh me or mik jo. zgjidhen ndryshe punet sot smiley po ti nuk ke faj, kushedi me ke e ke inatin

Eh mor mermer (apo mirmir), c'te te them ne ty?! Ndoshta do te thosha mos i mat te gjithe me nje kut, dmth, nuk perdorim te gjithe kutin tend...

Une s'merrem me askend se as me TM fare, mor po hic fare...

Ja kaloj ndonjehere ketej nga kafja e peshkut, e them t'i fus ndonje dore muhabet (peshqish)...

Pastaj sa per sjelljen time, pikerisht se jam taksapagues dhe i rregullt, deshiroj qe edhe bizneset (perfshire 2K) te paguajne te gjitha detyrimet ligjore ndaj shtetit...kaq

Epo c'inat te kem une dhe pse duhet patjeter te kem?!

Le qe dua nje dru pas koke edhe une qe rri humbas kohen me ty...

Interviste pavlere, per mendimin tim!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).