Kriza, qeveria kërkon financim nga BSH

Veprimi i Bankës së Shqipërisë për të dalë në tregun e bonove si një blerës i zakonshëm - gjë të cilën deri tani e kanë bërë vetëm bankat e nivelit të dytë - nuk është diçka e kundërligjshme në vetvete. Madje, mund të jetë edhe diçka me leverdi për këtë institucion, po të bëhet në suazat që lejon legjislacioni përkatës. Por, ajo që të bën përshtypje në këtë rast, është fakti që banka qendrore, e cila ka qenë gjithnjë shumë transparente, këtë veprim nuk e ka njoftuar në mënyrë specifike për publikun e gjerë, ndonëse bëhet fjalë për një veprim të pazakontë dhe me shuma të mëdha. Në fakt, një fitim që mund të realizojë Banka e Shqipërisë nga interesi i blerjes së bonove, shteti e heq nga njëra dorë dhe e çon tek tjetra. Kjo, pasi paratë për interesin paguhen nga Buxheti i Shtetit për një institucion shtetëror. Në një rast tjetër, BSH-ja nuk do të kishte lënë pa përmendur veprimin e saj, si një strategji të re e të suksesshme. Por, në këtë mes duhet të fshihet diçka tjetër. Që nga viti 1994, kur është realizuar ankandi i parë i bonove të Thesarit të shtetit shqiptar, e deri më sot, janë kryer 1.376 të tillë. Për 15 vjet rresht, Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë asnjëherë në blerje, ndonëse me ligjin përkatës asaj i është lejuar ta bëjë një gjë të tillë. BSH-ja nuk ka hedhur lekë për bonot - pra për t'i dhënë borxh qeverisë - as në kohë shumë të vështira, si viti 1997 apo 1998. Duket se situata aktuale është më e jashtëzakonshme për një sërë kushtesh, të ndryshme nga më parë. Bankat e nivelit të dytë nuk kanë likuiditete. Kanë qenë gjithnjë ato, "aktorët" protagonistë të çdo ankandi me bono Thesari, ku realizonin fitime të mëdha. Por, kriza, me sa duket, i ka prekur rëndë, duke i detyruar të mos përdorin dot as atë rrugë shumë të leverdishme e të sigurt për to, që përfaqëson blerja e bonove. Ndërkohë, edhe shumë qytetarë kanë më pak të ardhura nga emigrantët dhe nga efektet e krizës për t'i përdorur si burim monetar për blerjen e bonove. Por, futja në lojë e BSH-së, me një shifër sa një e pesta e rezervës së saj të detyrueshme monetare, tregon se mosrealizimi i të ardhurave nga organet qeveritare të financave publike është serioz, në kushtet e një krize, edhe në Shqipëri. Në kushtet e një viti elektoral, me sa duket, realizimi i premtimeve tepër ambicioze mund të kryhet - siç po bëhet - vetëm me kredhje të frikshme në borxhe.

10 Komente

1998. Duket se situata aktuale është më e jashtëzakonshme për një sërë kushtesh, të ndryshme nga më parë. Bankat e nivelit të dytë nuk kanë likuiditete.

Kane or kane...por longu rrezik ka shku per hesap te Hungaris

Bankat kane likuidete them une, vec nese po ushqejne bankat meme, po athere mund ta besojme se s`kane.

Sigurisht qe po ushqejne nenen duke shqyer Shq(erren)iperine

...jo po se nuk e kishte prekur Shqiperine kriza! Te permbledhim:

Ne Shqiperi po ka mugese likuiditeti ne tregjet financiare, po bien cmimet e pasurive te patundshme (nje artikull per kete u botua para disa ditesh per pronat ne Tirane), eksportet po ngadalesohen (rrofte dimri qe po zgjat e qe n'a lejon te eksportojme energji te pakten), remitancat e emigranteve po zvogelohen (helbete, ata jetojne ne vende ku ka krize dhe shpenzimet duhen rishikuar). Te gjitha keto ne nje shtet ku ka gjithmone deficit buxhetor, dmth mundesi me te vogel se ne vendet me suficit ku qeveria ka me shume 'kryqe' per te ndihmuar.

Joooooo, c'ne krize ne Shqiperi, as qe ndihet fare!!!!!!!! Big Brother, thuaj, ose Kafazi i Arte, aty c'behet, se keto punet e krizes jane vogelsira. Do qeshnim sikur te ishin te tjere, po eshte per t'u dhimbsur kur jane familjet tona ato qe vuajne!

Nje jave me pare ne nje artikull te sjellur tek PPU mbi shtrenjtimin e bonove te thesarit kam komentuar si me poshte:

berberi - 16 Mar 2009 - 10:44pm 

Po shfletoja arkivin e Bankes se Shqiperise ne lidhje me shitblerejet e bonove te thesarit dhe per periudhen Dhjetor 2008- 10 Mars 2009 rezulton se jane emetuar/shitur rreth 122 miliard leke (te reja) bono thesari nga te cilat 52 miliard leke (ose te konvertuara 400 milion Euro) jane blere nga Banka e Shqiperise.  Gjithashtu, me rezulton se qe nga viti 1994 e deri ne fund te Nentorit 2008, megjithse jane zhvilluar rreth 550 ankande te bonove te thesarit, Banka e Shqiperise nuk eshte shfaqur asnjehere ne rolin e bleresit ne tregun primar. Keto leke qe BSH i ka dhene qeverise keto 3 muajt e fundit, pra 52 miliard leke dhe qe asnjehere me pare nuk e kishte bere, i ka nga kapitali i saj (fitimet e akumuluara vit mbas viti) apo thjesht kemi te bejme me nje emetim abuziv te lekut? Apo te dyja bashke? A mund te kete pasoja ne ekonomine e brishte te ketij vendi kjo pjesemarje jo e zakonte e BSH ne blerjen e bonove te thesarit?

Dhe sic shikohet gazetari Genc Kondi mbas nje jave ka bere nje shkrim mbi keto blerje jo te zakonshme dhe qe me te drejte na bejne te shqetesohemi. Nuk bie dakort me gazetarin ku thote se BSH e ka kryer kete veprim (pra blerjet e bonove) ne menyre jo transparente per publikun e gjere. Kjo nuk eshte e vertete ose eshte e pasakte, pasi ne cdo njoftim te saj (te pakten 7 dite perpara ankandit) BSH njofton zyrtarisht te publikuar edhe ne websitin e saj per sasine e bonove te thesarit qe do te emetohen/shitet si dhe sa do te jete pjesa e BSH ne kete blerje.

Ajo qe mua me shqeteson, por qe gazetari nuk ka mundur dot ta hetoje eshte se blerjet qe ka bere BSH gjate 3 muajve te fundit, i ka bere nga fondet e saj apo mos kemi edhe emetim abuziv te kartmonedhes qe shkon per blerjen e bonove apo financimin e borxhit te qeverise? Kjo e fundit do te ishte shume e hidhur po te jete e vertete.

 

Nuk eshte adhe aq e hidhur jo Berbero, biles ne kohe te tilla si keto te sotmet eshte me se e keshillueshme. Ne fakt pervec Zones Euro ku BCEse nuk i lejohet nje veprim i tille qe prej Traktatit te Maastricht, te gjithe shtetet e tjera po e praktikojne kete lloj politike monetare. Kam lexuar se ne USA, Banka federale do te bleje (nqs nuk i ka blere akoma) rreth 200 miliarde $ te borxhit Amerikan, duke hedhur $ te rinj ne treg. 

Duket qe PPU po behet perdite e me teper i dashur per "gazetaret" ne Shqiperi, te cilet gjejne material te bollshem dhe e pervetsojne pa teklif.

berber,

po flet per prodhimin e lekut per keto qellime se nuk po e kuptoj dot fjaline?

Po per prodhim abuziv te kartmonedhes aludoj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).