Kriza: Hyrja në NATO ndihmon daljen

Civici: Hyrja në NATO do ndihmojë daljen nga kriza.

Hyrja në NATO do të ndihmojë Shqipërinë në daljen nga kriza dhe do rrisë mundësinë për investime të huaja, deklaroi dje rektori i Universitetit Evropian të Tiranës, Adrian Civici. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon anëtarësimin në një nga aleancat politike-ushtarake më të rëndësishme të botës. “Hyrja në NATO, thotë Civici, rrit garancinë për investimet e huaja dhe mundësinë për projektet rajonale. Hyrja në NATO do mundësojë ndihmën konkrete të vendeve anëtare, në këtë mënyrë do luajë rol pozitiv në daljen nga kriza”, theksoi ai. Sa i përket rolit të fushatës elektorale në krizën ekonomike, rektori i UET-së tha se, nëse kriza përdoret si instrument politik, do ishte veprimi më i gabuar i politikës, sepse kriza nuk ka ngjyrime politike. “E rëndësishme është që të shihen me kujdes vendimet e politikës në periudhën para zgjedhore për ekonominë, pasi do të bëheshin barrë e rëndë për periudhën pas zgjedhjeve”, tha ai.

Masat dhe përpjekjet për përballimin e krizës dhe politika duhet të ndahen nga njëra-tjetra”, shtoi Civici. Rektori i UET-së tha se kriza në Shqipëri ka ardhur gradualisht, por tashmë te qytetarët nuk ka më panik, ndaj edhe tërheqjet e tyre nga bankat janë ulur. “Shqipëria u prek gradualisht nga kriza dhe në këtë prekje nga kriza nuk ka një fajtor. Kriza ka prekur të gjithë botën. Kriza nuk erdhi për faj të qeverisjes”, tha ai. Sipas Civicit, raporti i keq i shqiptarëve me bankat tashmë ka kaluar. “Pati një lloj paniku për një periudhë dymujore, por masat që u morën dhe garancia që u dha nga Banka e Shqipërisë rikthyen besimin te depozituesi shqiptar”, tha ai. Ardian Civivi theksoi se, ka një rënie të ritmit të kreditimit dhe kjo ka ndodhur për tri arsye, “për shkak të shtimit të kërkesave për dhënie kredie në shuma të mëdha, por nga ana tjetër ka edhe një stepje të kërkesës për kredi, sepse nuk është e njëjtë me muajt e kaluar, dhe e treta është mundësia e likuiditetit që kanë bankat”. Deklaratën e ministrit Bode në Forumin e Cranc Montanës se zhvlerësimi i monedhës shqiptarë është bërë në masën 6%, Civici e komentoi duke thënë se, “leku zhvlerësohet në raport me dy monedhat e tjera, euron dhe dollarin. Pra, leku ka vlerë 6% më pak nga sa kishte. Nga muaji janar ka një tendencë nënvlerësimi. Shqetësues është fakti nëse është një tendencë e përkohshme apo strukturore”.

6 Komente

Arsyeja pse e solla ketu kete "artikullin" eshte sepse me cuditi cektesia e rektorit te universitetit me te madh ne Shqiperi.

“Hyrja në NATO, thotë Civici, rrit garancinë për investimet e huaja dhe mundësinë për projektet rajonale. Hyrja në NATO do mundësojë ndihmën konkrete të vendeve anëtare, në këtë mënyrë do luajë rol pozitiv në daljen nga kriza”

Se c'lidhje ka NATO me investimet, hajde merre vesh. C'lidhje ka NATO me faktoret qe sjellin investuesit e huaj (meqe per kete e ka z. Civici) sic jane: stabiliteti i brendshem politik, ligjet e qendrueshme, ligjet qe mbrojne investimet/pronat, rendi, krahu i lire i punes, eksperience pune, burime natyrore, infrastrukture, etj.? Indonezia, p.sh. nuk eshte, s'ka qene dhe s'besoj se do jete ndonjehere antare e NATO-s, por kjo s'e ndaloi te merrte mjaft investime dhe te ishte nje nga dragonet e Azise para disa vjetesh. Apo Irlanda, etj.

Ti mesa duket je feshkull fare.......Te paska cuditur cektesia e rektorit......Ndersa mua me cudit cektesia jote o djal/vajze

Hyrja ne NATO sjell rritje te sigurise per investitoret qe nuk do te vije nje fqinj (si Serbia ne '99-en) apo nje shtet tjeter qe te te bombardoje, minoje, pushtoje territorin. Ulja e rrezikshmerise sjell investime me te medha. Nuk eshte aq e veshtire per tu kuptuar!

Ose ose minimumi,s'do te kete me kush alibi te na kercenoje se do kemi nje '97 tjeter...

Dmth me te vertete mendoni qe do i teket Serbise te na sulmoje, kshu paprit e papandehur? Se edhe ne '99 sikur s'ishte konflikt shteteror, por i brendshem i Serbise (Kosova ishte pjese e Serbise).

Gjithashtu edhe per punen e '97-es, edhe ajo sikur ishte e brendshme. Dhe s'di sesi qenja apo jo ne NATO mund te parandaloje revoltat e brendshme.

Po pse nuk ishte NATO qe bombardoi ne '99 Serbine per nje ''konflikt te brendshem'' qe per shume nuk ishte vetem nje ''konflikt i brendshem''. Tani mendo sikur kshu papritur te preket nje shtet anetar i NATO-s per nje konflikt nder-shteteror.

Mendoj se interesi i NATO nuk eshte te lere te shkoje ''a putane'' nje shtet i tere, anetar i saj,me nje '97-te te dyte.

keto jane veetm hipoteza, mund qe NATO te mos e caj b....fare

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).