Kosova me 20 shërbime sekrete

Problemi i terrorizmit dhe lufta kundër tij, po diskutohen të martën në konferencën e policive të shteteve të rajonit, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

Në këtë konferencë janë ofruar të dhëna që dëshmojnë se në Kosovë veprojnë së paku 20 shërbime të huaja sekrete dhe më shumë sesa nga popullata brenda vendit, rreziku për terrorizëm mund vjen nga këto shërbime, të cilët kanë interesa të ndryshime si politike ashtu edhe ekonomike.

Po ashtu në këtë konferencë u tha se shtet duhet pasur kujdes që zyrtarë të Qeverive dhe institucioneve shtetërore të mos jenë pjesë e këtyre organizatave.

Ndërkaq, njëra nga organizmat më të njohura për të cilat është diskutuar ishte edhe “Alkaida”, e cila nga panelistët është marr shembull se si një organizatë terroriste mund të funksionojë, duke shfrytëzuar më shumë zgjuarsinë sesa paranë.

Me këtë rast, vlerësimit e fundit në Rripin e Gazës u morën si shembull për ta ilustruar këtë. Derisa, atje zhvillohej konflikt mes Izraelit dhe Hesbullahut, “Alkaida” organizonte rrjetin e saj Afganistan dhe Irak.

Sa i përket shteteve të Ballkanit, problem në shfaqen e terrorizmit u cilësua veprimtaria e shumë organizata të ndryshme jo qeveritare, për të cilat u tha se policia dhe shërbimet e ndryshme duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me bankat, në mënyrë që ato të japin informacione më të hollësishme për xhirollogaritë e tyre dhe transaksionet që ato mund t’i kryejnë.

Konferenca është ende duke vazhduar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).