Koment mbi një akt barbar

Sapo lexova në një faqje shqiptare në web këtë lajm (balkanweb.com) : « Rikthehet dhuna në fushën e futbollit shqiptar. Tifozët kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes për një gol të anulluar në ndeshjen mes Tërbunit dhe Kastriotit. Ndeshja luhej në stadiumin e Pukës për kategorinë e parë. Policia shoqëron disa tifozë në komisariat. Ndërkohë mësohet se arbitri Mentor Sopjani ndodhet i shtruar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën ».

Nuk është e re që në stadiumet tona dhuna është e pranishme, kjo qoftë verbale që nga sharjet « me libër shtëpie » e deri tek ato më të dhunshmet që degjenerojnë në përplasje fizike. U bë kaq vite që kjo gjendje vazhdon dhe nuk ndryshon. Arbritrat në veçanti janë shënjestra e kësaj dhune që vjen si nga lojtarët në fushë dhe stafi i ekipeve të tyre, po ashtu dhe nga tifozëritë përkatëse. Pas këtyre ngjarjeve të shëmtuara, të përsëritura deri në banalitet pyetja që ne shtrojmë është : Cili është misioni i sportit sot në Shqipëri ? A mund të quajmë ende sport këto akte dhune çnjerëzore ? Cfarë masash duhen marrë?

Arbitrit Sopjani i rrezikohet jeta. Një familjari, prindi i dikujt, bashkëshorti i dikujt, vëllai i dikujt, shoku I dikujt. Një tufë barbarësh I japin vetes të drejtë për ti marrë jetën për një arbitrim qoftë ky dhe I gabuar arbitrit Sopjani. Dhe kështu ndodhi dhe kohë më parë ndaj trajnerit Mema që përfundoi në koma. Cfarë ta quajmë këtë akt përveçse një akt barbar, kafshëror dhe I kryer nga njerëz për të cilët burgu do ishte më e pakta.

Sporti është një aktivitet social dhe kulturor që përfshin në të emocione, shprehje të individualitetit, edukim dhe në shoqëritë e civilizuara (si ne&hellipsmiley është një ambasador i mirëkuptimit midis ekipeve (individëve) që ndeshen dhe i vlerave të shteteve (apo krahinave) që përfaqësojnë ekipet (individët). Sporti mbi të gjitha pra ka një etikë të tijën specifike, ku përveçse raportit fizik me trupin që ka çdo sportist, ai ka gjithashtu një raport social me kundërshtarin, me arbitrin, me mbështetësit e tij dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Po I rikthehem pyetjeve të mëparshme: ne morine e rasteve te dhunes, si është e mundur që forcat e rendit te pranishme ne stadium nuk reagojnë për të mbrojtur një sportist? Vezhguesi i federates perse lejon vazhdimin e lojes? Ndoshta valle dhuna ben pjese e kendveshtrimit te tyre mbi sportin, dmth ata e quajne pjese e lojes dhe ndaj nuk reagojne? Pas kaq e kaq rasteve dhune, përse nuk reagon federata e futbollit shqiptar? Cili është misioni I sportit shqiptar, cfare te mire i sjell ky lloj sporti kesaj shoqerie? Cfarë pretendojnë se shfaqin ekipet shqiptare në përfaqësimet e tyre sportive? Cfarë pretendojnë se edukojnë këtë mësues-trajnerë? Ku qëndron respektimi I etikës sportive nga federatat sportive shqiptare? A I duhet shoqërisë shqiptare ky lloj prezantimi kafshëror që s’ka asnjë lloj lidhje me njerëzoren? Sepse nuk është një rast dhune I vecantë sic mund të ndodh dhe në stadiumet europiane, tek ne ky është një fenomen që është kthyer në gangrenë kronike. Është e pafalshme që një sportist të rrezikoj jetën e tij për një ndeshje. Është e pafalshme që federatat tona sportive nuk marrin masa të ashpra kundra këtyre plehrave që vetëm sportdashës apo sportistë nuk meritojnë të quhen.

Dhuna c’është e vërteta, për fat të keq buron nga vetë ekipet shqiptare pasi edukimi sportiv ka humbur çdo vlerë njerërore dhe është fokusuar pak a shumë tek biznesi sportiv dhe tek "përgatitja" fizike e sportistëve që lë shumë për të dëshiruar. Përse nuk ingranohen në trajnimet sportive dhe trajnime mbi etikën sportive kur dihet që tek ne kjo mungon? Rregullorja e federatave nuk mjafton: Parlamenti shqiptar të përpilojë dhe të miratojë menjëherë një ligj mbi etikën sportive nëse kjo nuk ekziston që njëherë e mirë kjo mendësi brutalësh të ndryshoj dhe agresorët të marrin dënime nga më ekzemplarët. Le te merret si shembull ligji i ri anti-dhune qe parlamenti suedez miratoi per te frenuar dhe denuar rastet e dhunes dhe huliganizmit neper stadiume. Nderkohe qe federata belge e futbollit ka marr vendimin te nderhyj ne raste dhune verbale. C'te themi ne per kete te fundit? Sporti eshte per te gjithe. Po a shkohet ne stadiumet tona me pjesetare te familjes per te shijuar sebashku nje gare sportive? Cfare mund te mesojne femijet nga ato britmat çnjerezore qe shajne me nene e me babe arbitrat, lojtaret apo tifozerine kundershtare? Pra ne kemi nje sport qe diskriminon gjithcka dhe vlereson anet me te erreta, me te pista, me perverse njerezore.

Sporti eshte nje nga elementet thelbesor qe reflekton direkt zhvillimin kulturor te nje vendi. Po sporti tek ne mos ndoshta reflekton mungesen e kesaj kulture? Ndoshta ky sporti dhunshem shfaq karakterin e nje shoqerie te dhunshme dhe mungesen e tolerances? FAIR PLAY nuk ka as me te voglin kuptim ne Shqiperi. Cdo te thote ne fund te fundit te jesh sportdashes? A i duhen nje shoqerie sportdashës qe vrasin me duar apo me fjale Sportin tone? Nga kendveshtrimi i sportistëve, a është e mjaftueshme të kesh vetëm përgatitjen fizike por jo atë morale, sociale, për tu quajtur sportist? Përse nuk mbyllen per nje afat te pacaktuar stadiumet e dhunshme dhe te përjashtohen përgjithmonë nga sporti "sportistët" barbarë? Kujt i duhen? Ah, po, nëse federatat shqiptare janë të lidhura me interesa mafioze pas të cilave fshihen qëndra bastore, atëherë vazhdoni në heshtjen tuaj, lojën tuaj symbyllrazi përballë krimit. Shteti shqiptarë duhet të reagojë menjëherë, pasi për të disatën herë tek ne njerëz të sportit rrezikojnë jetën nga kafshë me fytyra njerëzish. Dhe nëse nuk ka një reagim të menjëhershmë dhe shembullor të federatës së futbollit (kjo vlen dhe për të tjerat) atëherë kjo tregon qartë që tek ne sporti nuk ekziston, ai është dhunë dhe asgjë tjetër.

Stafi i Saktivistes i uron sherim sa me te shpejte arbitrit Sopjani.

Nga Saktivista

29 Komente

Mire ti behet arbitrit. Nuk me vjen keq fare. Po te ishte rasti i pare i dhunes neper stadiume, sigurisht qe do te me dhimbsej arbitri se nuk e dinte i shkreti. Por kur e di se cfare behet neper stadiume dhe shkon te arbitroj fajin e ka vete.

Po kush do i arbitroje ndeshjet atehere, ti? Oh harrova, ti jo se s'ta mban b...

Drejt fole o Maliq.

 Arber, sa kohe tu desh te arrije ne kete perfundim? smiley

FAIR PLAY nuk ka as me te voglin kuptim ne Shqiperi

 

dihet qè nè çdo vend tè botès, tifozat janè kafshè...nè kuptimin e vèrtet tè fjalès...dhe deri kètu shqiptarèt nuk janè ndryshe nga tè tjerèt...e keqja èshtè se nè shqipèri janè kafshè edhe futbollistèt vetè..drejtuesit e klubeve...presidentèt e klubeve...policèt....etj.

Piksepari, artikulli nis me pasaktesime. 

"....për një gol të anulluar në ndeshjen mes Tërbunit dhe Kastriotit..."

Eshte si te shkruash; " ne ndeshjen mes Tigrit dhe Luanit.  Se kush eshte Tigri dhe Luani, kujt qyteteve i perkasin, 1 e 4 e popullates nuk e di. Pastaj autori nuk tregon zanafillene ndeshjes, aksionin, golin, reagimin e arbitrit por hidhet tek historiku dhe moraliteti i edukates se keqe te tifozave ne Shqiperi, gje per te cilen duhet te flasi ne fund dhe jo ne fillim, se ne fillim tregohet zanafilla.

Pjer Thomas, (kjo hapesire nuk eshte mc donalds) une s'po merrem me ngjarjen ne detaje, une po shtroj pyetje mbi nje fenomen tashme. Detajet mbi ndeshjen kerko ne google. Plus qe ajo pjesa qe ti komenton eshte marr nga nje artikull i balkanweb. 

Pastaj c'rendesi ka te kujt jane keto skuadra? Dhuna eshte aty qofte terbuni i pukes apo i shkodres. c'rendesi ka? 

Dhuna eshte ne fushat tona gjthmone prezente, cfare rendesie ka sesi u zhvillua aksioni? apo cfare vendimi dha arbitri? E justifikon kjo dhunen sipas teje?

Mos ja fusni pordhes kot dhe ju tani.

Po fajin per dhunen, ta ka Federata e Futbollit Shqiptar qe nuk i denon fushat e tyre, dhe ministria e Brendeshme a e Rendit (nuk e di se ç'emertim ka) qe nuk çon polica te shendeteshem e forca speciale neper shkallet e stadiumit.  Shife ti, sa te arrestojne nje 10 veta, ti gjobisin nga 50 euro, dhe e sheh rradhen tjeter ti, shan apo nuk shan njeri. 

ky shkrim nuk ka pike synimi.. dmth edhe ve shkruesi nuk e ka synimin qe do te arrij me ane te shkrimit te vete te kristalizuar por ka vetem nje impuls aform indinjimi qe e ben te shkruaj.. (e them kete me keqardhje..shpresoj ne te ardhmen shkruesi te kete nje fare ideje me te mire te synimit qe do te arrij me ane te skrimit te vete.. ndryshe vazhdojme te masturbojme mendjen kolektivisht te ulur sebashku ne reth).

o 23 o tru i ndritur dhe i super zhvilluar me shpejtesine e drites. Po te shkonim sipas kesaj qe shkruan ti, atehere i bie te shkojme ti bijme tjetrit ne grusht ne vend qe te denoncojme nje mut akti si ky qe ka ndodhur. Kaq veshtire e ka ai neuroni yt te kuptoj qe ky shkrim, si pjesa derrmuese e shkrimeve apo analizave ka karakter sensibilizues kunder nje fenomeni te shemtuar? se doli sot kryetari i bashkise se pukes tha mire ja bone arbitrit se e meritoi. ehuuu

nqs e thua edhe vete se si shkrim i perket pjeses dermuese, atehere je duke e pranuar se ehste nje shkrim medioker.. dmth ne nje menyre indirekte mund te interpretohet edhe kshtu, apo jo?

p.s. ose kam nje tru te supershvilluar, ose kam nje neuron te vetem... make your mind up now, which one is it?

medioker dmth gjysmak, i/e lene pergjysem dhe jo popullore apo per masat.

medioker eshte edhe orientume ne nje shenjester te mirepercaktuar, por pa kapacitet te godase.

dmth prap pergjysem.

sa per sqarim  - tha.

 

what are you talking about?

"nqs e thua edhe vete se si shkrim i perket pjeses dermuese, atehere je duke e pranuar se ehste nje shkrim medioker.. dmth ne nje menyre indirekte mund te interpretohet edhe kshtu, apo jo?"

 

Kjo eshte per tek thenia e dites!

Tip hartimi qe mund te kategorizohet tek opinion, pa ndonje mbivlere te qarte. Nuk kuptoj se ku qendron pjesa analitike...?!

Lexuesi analitik ka nje veti; nuk pelqen kur rrefyesi bie ne konkluzione bazuar ne vlerat personale relative. Hartimet persuasive sikur jane bere pak passé ne nje shoqeri ku njerezit pelqejne te konfrontohen me fakte dhe te gjykojne/llogjikojne vete, jo te gjykohet ne vendin e tyre. E njerezit qe marrin flake me shprehje si e meposhtmja s'duhet te te interesojne.Po te them dhe arsyen biles: nese ti do te sensibilizosh,duhet te tentosh ta besh ne nje nivel me te thelle se ai emocio-verbal, pra ne nivel llogjik. Reagimi i pare ndaj fjalive te bera prej oratori mund te jete pozitiv por kjo gje me te ndodhe dhe me oratorllekun e kunder-pales pasi ti s'ke bindur ne nivel llogjik por vetem emocional. ...dhe ne s'duam nje shoqeri 5minuteshe apo jo?!

 Një familjari, prindi i dikujt, bashkëshorti i dikujt, vëllai i dikujt, shoku I dikujt.

Ah, dhe nje keshille: ai 23-shi mesiper ka te drejten e plote te kritikoje ne momentin qe ti ben publike opinionet e tua, pak civilizim dhe sportivitet dhe ne kete rast. Kam vene re qe kritikat pozitive/negative jane bere prerogativ shokesh/shoqesh ku levdojne shkrimet e nj-tj me idene e qarte qe favori do ju kthehet.

lexuesi analitik nuk kerkon rrefyes por analiztare (perndryshe ka nje konflikt logjike ne logjike).

kur ia ka aq shume merakun logjikes se vet (qe s'po gjen fushe ku te shpaloset), e shumta, qe te jete po aq origjinal sa c'predikon ne shqipe problematike, merr rrefen ndonje analize te veten (sa per te dhene shembullin) dhe me ket rast heq dore nga pretendimet drejtesivenese pa tagra.  

shkrimi nuk perfaqeson antropologjine  e veprimit tifozo-shqiptar, por reagon njerezisht ndaj nje akti dhune.

jashte mode? moda po qe eshte ceshtje themelore.

nje kunderkeshille: keshillat nuk jepen pa u kerkuar.

 

Po c'ke shkruar mi Shaqe?Nje grumbull fjalesh te bashkuara pa piken e sensit? Mgjth duhet pranuar...tingellojne goxha, hmmm, seksi?!smiley Edhepse ajo mungesa e shkronjave te medha sikur me hoqi pak nga vrulli im. Sdq, procedura ne raste te tilla eshte e meposhtmja:

  • mendo, analizo kritikat konstruktive te tjereve
  • formulo mendimin tend ne terma qe ti njeh; perdorimi i termave abstrakte per ty nuk te jep mbivlera  
  • merr nje qendrim te qarte, te prere, elokuent
  • fillo rreshtin me shkronje te madhe

Cheers se tani me presin nja 300 pale sy qe te ndriçohen, natyrisht me antropologjine e fundit tim Chanel! smiley

PS.

antropologjine  e veprimit tifozo-shqiptar

Hahahahahaha(belà-bel&agravesmiley

 

Nga Cerriku ka dale ajo shprehja e vjeter per gjyqtarin para se te fillonte arbitrimin e ndeshjes :" Zgjidh ! Do Tullen apo Pulen " Dhe tifozeria vazhdote kongen " Cerriku do FITOJ " smiley

Pjer me kenoqe me kete.... Shife ti, sa te arrestojne nje 10 veta, ti gjobisin nga 50 euro, dhe e sheh rradhen tjeter ti, shan apo nuk shan njeri. E paska pas mire Policia e Elbasonit m'vaktit. Diten e fillimit te Kampionatit pa fillu neshja dhe ca ne mes te neshjes (ndeshje cfaredo se nuk e di POLICI cfare po luhet smiley kapte dhe rraste nja 30-40 veta ne biruce , u fuste nga nji te "kshillume" ose "plotsim formulari" , i hypte ne KAMION smiley dhe i cote ne Shpat nga ku vinin avash avash ne kembe.

Tifozët kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes për një gol të anulluar në ndeshjen mes Tërbunit dhe Kastriotit.

 

Keta s'jane tifozat e Tërbunit por te Tërbimit !!  A thua Puka po luante per Champion League ? 

 

Liqen,

shih prononcimin e KRYETARIT TE BASHKISE SE PUKES (tek top channel me duket ose tek videot e balkanweb) ku thote pa nenkuptime, krejt normalisht, se arbitri e meritoi drurin (arbitri perfundoi ne koma), e kishte hak dhe kryetari i bashkise shtoi se mbeshtet tifozet e Terbunit per tifozerin e zjarrte me te cilen treguan dhe njehere qe jane shembulli i qytetarise, i kultures, i lirise, democrasise etj etj etj.....

Shih ku ka arritur absurdi!

Jashte teme por brenda.  Po me tregonte nje shoqe dje (e sapokthyer nga atdheu) nje histori, qe dhe ajo fillimisht e mori si tip barcalete, ashtu dhe une, por qe ishte ne fakt histori e vertete.  Ndoshta peshqit ne atdhe e kane degjuar apo mund ta konfirmojne.  (Kjo histori eshte treguar nga nje avokat)

Ne nje ndeshje ne Vlore (e ku tjeter lol) arbitri mori nje vendim qe s'i kenaqi shume tifozat dhe futbollistat.  "Pakenaqesine" nuk e shprehen me dhune (se pak me shume te civilizum lol)  po me te shara ne 100 breza, duke fillu qe nga brezi i pare (motra.)  Arbitri i pikellum e coi ceshtjen deri ne gjyq; ofendim, deme psikologjike etj.  Gjykatesi pasi u mejtu pak apo shume, e pyt arbitrin:

-Ke moter ti zoteri? 

-Jo, thote arbitri.

-Epo, mbyllet ceshtja.

-Z. Gjykates ...

-Zoteri, s'ke si te ofendohesh e te te shkaktohen deme psikologjike per nje anetar te familjes qe nuk ekziston.  Ceshtja mbyllet!

Ja kshu.  Per ceshtjen ne artikull, ndjej keqardhje per arbitrin.  Por ne boten e futbollit cfare s'na kane degjuar veshet, e pare syte.  Ne mos arbitri, futbollisti, tifozet, forcat e rendit jane viktima apo nder-viktima te here pas hershme.  Se mos vetem futbolli ...

 

E ke dhe ne video youtube korin e vlonjateve duke share arbitrin.Qe nga ajo ndeshje ne Vlore cohen arbitra qe s'kan motra lol

Rri mer se tallesh smiley

Une kerkoja konfirmim, se me verte s'me besohej lol.

Konfirmim deshe ti??Kam qen dhe vet ne shkallet e stadiumit smileysmileysmiley

hahahahahahahaha, ti ishe nga te pandehurit keshtu? smiley

At gjykatsin ta kishit qeras tek Paradise, apo Platinum smiley

Jo une u mbrojta duke then "Ne asnje menyre s'kam share arbitrin,vetem se po ju thoja qe mos u lodhni kot se s'ka moter ai" hahaa.

Po dhe ne ndeshjen tjeter qe ishte ber ne Sarand kishte plas grushti,kishin rrahur lojtaret miq.

Liqeni; "....Keta s'jane tifozat e Tërbunit por te Tërbimit !! A thua Puka po luante per Champion League ?..."

 

Vlonjati 75; "....E ke dhe ne video youtube korin e vlonjateve duke share arbitrin.Qe nga ajo ndeshje ne Vlore cohen arbitra qe s'kan motra..."

 

Ee, ç'u dhiva tu qesh, m'iku lodhja e dites. 

hej...me sa di unè ajo puna e vlorès nuk shkoi nè gjyq...u mjaftua me njè deklaratè tè drejtorisè sè policisè vlorè ku thuhej se albitri nuk kish motèr...

Na e jep pak linkun e youtube se na bere kurioz. E kerkova dhe se gjeta. Ne fakt sdija as si ta kerkoja arbiter arbiter... nejse smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).