Kërkohet popull FRINGO!

FRINGO PEOPLE! Kerkohen njerez te rinj FRINGO, te cilet e kane fytyren ende te paekspozuar ndonjehere ne kamera. Nuk duhet te kene dale kurre ne televizor. Nuk u duhet te jete permendur emri kurre ne ndonje ekran apo gazete. Nuk duhet te kene derguar asnje sms ne asnje prej show-ve ne radio apo tv, asnjehere! Nuk duhet te kene shprehur asnje opinion neper VOX-POPulit e ndryshem qe zhvillohen neper ekranet shqiptare.

Programe te cilat qysh pas shpalljes se “LIRISE DHE DEMOKRACISE”, si meza te hasdisur shperndane neper POPULLIN SHQIPTAR, me mikrofonet e demokracise neper duar, dishepujt e fjales se LIRE ( gazetaret ambulante ). Kekrohet POPULL FRINGO, jo ai qe nxjerr prej vitesh tashme ne pah disa prej DEFEKTEVE me te PAMOHUESHEM te ketij populli, INJORANCEN e THELLE dhe MUNGESEN E QARTESISE e SINQERITETIT.

Nese midis jush ka ende njerez FRINGO e pa asnje eksperience ne ndonje MEDIA shqiptare, Reality-Show me I ri ne SHQIPERI eshte gati te nise se shpejti.

Kerkohet POPULL FRINGO! Poppull qe ka mbetur ende I virgjer e I paprekur nga magjia dhe pushteti shkaterrimtar I shtirjes dhe I pavertetesise!

“POPULL FRINGO” do te kete ekskluzivitetin e imazhit tuaj! Te fjales tuaj! Te mendimit tuaj!

Juve duhet te jeni te pastervitur! Juve duhet te jeni te vertete! Juve duhet te besoni tek ajo qe thoni! Juve duhet ta mendoni ate qe thoni! Juve duhet te ndiheni pergjegjes ndaj atyre qe do t’ju shohin e degjojne  , kesisoj medoemos duhet te shfaqni sinqeritet te plote gjate shfaqjes suaj ne kete REALITY!

Ky duhet konsideruar si nje KONTRIBUT qe ju jepni per SHOQERINE SHQIPTARE! POPULL FRINGO ne KERKIM !

Per te gjithe ata qe deshirojne te regjistrohen ne kete reality: te shkruajne emrin, mbiemrin, nr. tel dhe adresen e shtepise, adresen e e-mailit, moshen dhe nje deklarate te SINQERTE se nuk ka qene kurre I perfolur apo I paeksozuar ne ndonje menyre apo ne nje tjeter ne kamera! Adresa ku te me shkruajne : kuzhakuzha@gmail.com ose Inida Gjata ZHAKU, Radio NRG, Tirane.

30 Komente

Nga ana ironike nje njoftim i tille, duhet te "ndeze" nje autokritike tek e gjithe shoqeria! Por nese ky njoftim eshte i vertete per nje reality show, atehere eshte gjeja me bajate qe me kane pare dhe lexuar syte ndonjehere!!!

ne fakt ndoshta ne kete moment te nderrosh popullin eshte me thjeshte sesa te nderrosh partite.

FRINGO PEOPLE?????

Cfare dreqin mendojne keta njerez kur shkruajne apo kane filluar te komunikojne me "ZLANGO" per tu dukur interesant?

Molepsja me mos-sinqeritet, mos-tolerance, pavertetesi, Injorance dhe shume prej ketyre antivlerash ka arritur ne palce. Eshte shume e veshtire te gjesh POPULL fringo per te mos thene SKA HIC.

Pac fat ne gjetjen e popullit fringo Zhaku.... mbase ne boten tjeter....

E ka me ironi, Danieli, per kritikat e shumta qe bene njerezit per "te rinjte" qe dolen ne Opinion qe s'i lenin njeri-tjetrit rradhe te flisnin.

 Deja vu! Njerez te KONSUMUAR  kerkojne njerez FRINGO!

Nqs. vleresojme virgjerine e njerezve "te rinj fringo", perse kerkohet qe te zhvirgjerohen?!

Di gje njeri nga ka ardhur ky llaf "fringo" ne gjuhen shqipe?

U mendova gjithe pasditen per kete pyetjen tende... dhe arrita ne nje perfundim por nuk e di se sa e vertete mund te jete.

 

Fjala "fringo" mund te vij nga fjala frenga...

E ke parasysh kur thuhej ne shqip "alla turka"... "alla frenga"? Apo "si frengu"... ose "e ka bere frengu"?

Me nje fjale dicka perendimore... "cool"... super... moderne... e re... 

Fringo fare... me nje fjale!

 

PS: Isha une qe e gjeta i pari! Ja u gervisha makinen po ma vodhet autoresine! Pisa! (paraprakisht)

Olsib, ndoshta eshte ashtu sic thua ti!

Megjithate, kur mendon qe kjo nuk eshte fjale e "fondit popullor" por, besoj une, fjale urbane e gjysmes se dyte te shek 20, kam pershtypjen se origjina frenge eshte pak e tendosur! smiley

Te kishim nonje qe flet rusisht, tha, mund te na ndihmonte me ndonje ide!

E them kete sepse me kujtohet ai muhabeti me Sampista qe doli se ishte akronim rus 100%! S.A.M.B.O.! smiley

Kerkimet te vazhdojne tha! smiley

Me te mira!

A aaa me se fundi te gjeta . Jam perpjekur tere Jeten te jem ai Popla qe kerkoni Ju , por s'me le POLICI...Ai ka nje perfytyrim qe edhe ka ndikuar tek une , qe Popli i Ri duhet te jete Popli qe mba shenim dhe duartroket kur flet Berisha. I gjif Popli tjeter "eshte i tredhur".Eshte e kote qe kerkon! smiley Hera heres ka filluar vjen dhe "Mjalte " tek PPU me keto prurje te Inides . Dore arte! S'ka me shume se Pese!!!!!! 

Pikerisht, Njerez te Konsumuar qe kane nje vetebesim te tepruar, aq sa shtrytezojne dhe te shkelin individe vetem per 5 minuta Fame!

Zonjusha Inida te filloje nga vetja e saj pike se pari, se me keto budallalleqe qe po nxjerr, vazhdon te mos e vere re se po konsumon edhe me shume fytyren dhe inteligjencen e saj!

Me pelqeu shkrimi

Eh medet kush ben tv ne Shqiperi! Nje test IQ-je do benin mire t'jua benin para se t'i punesonin...

Po ç´t´u bejne test IQ ketyre, kur vete ata qe i punesojne s´kapin as minimumin ne nje IQ test???!!!

E dija une...

Po te leshonte goja leng per te bere punen e Zhakut.

Gjithe ky inat do ta kishte nje shkak. Apo jo?

.....aq sa shtrytezojne dhe te shkelin individe vetem per 5 minuta Fame ????? Kush e perkthen ne shqip kete Perle qe permban te gjithe elementet e KI te high-inteligjences smiley

Kerkohet popull FRINGO qe di te shkruaje shqip!

Me ate raskapitje qe ai popull ndjen nga ata maskarenj qe perfaqesojne administraten shqiptare, ai popull po kerkon dhe nje fuqi/administrate te huaj ta drejtoje, vec ata vjetersira dhe hileqere te hiqen.

Kam ardhur gjithmon me qejf ne Shqiperi, biles dhe kesaj radhe, mirpo kjo administrate hajdute dhe e vjeter me ka zhgenjyer pa mase.

Pse cfare prisje?!

... qe te impenjoheshin per te te mos zhgenjyer me rastin e rikthimit tend ne atdhe?!

 

Te dorezohesh para veshtiresive eshte nje karakteristike e te shumteve!

T'i japesh force vetes dhe te guxosh te shkosh perpara duke e kuptuar, respektuar, sfiduar e joshur "te vjetren" me zgjuaresi e me shkathtesi... kjo po... qe eshte nje karakteristike e te pakteve!

...dhe me te fituarve... natyrisht!

 

Keshtu qe... forca, forca!!!

Pjer te kemi thene se administrata e Edvinit te pin gjak.

Nuk besoje, mbaje.

Përshëndetje  tegjithve  ( un  jam  FRINGO  I  RI  në peshkun  pa  uj )   

Mua  me lindi  nji  pytje  e  vetme  cili  asht  thelbi  dhe  ku  dot  dalin  në  përfundim  me  kytë  ( emision ) se  për  mendimin  tem  vetem  ndojni  << bari  që  jeton  në  vendet  tona  malore  mundet  te  jet  kandidat  i  mir  , ky  është  thjesht  shembull  >> si  do  qoft  un  jam  shum  kurjoz  ta  shoh  kyt                ( emision ) dhe  e  prshëndes  çdo  inicjativ .

Te rinj fringo? Linda i paster, dhe mekatova sa linda se klitha qe erdha ne jete.Kur e kuptova nisa ta shijoj por kur u rrita u perbalta serisht se shkela aty ku te tjeret e paten perbaltur , u perbalta se jetova dhe pranova te jetoj me djallin qe me fytyra te ndryshme majtas e djathtas sot na drejton.

Ku pretendon se do ta gjesh???

Une po vi......

Un se di pse ju mbeti qefi, ideja paksa e riperseritur nga shkrimet e tjera por prap mua me pelqeu edhe si show besoj do ket sukses.

Cilesite "e keqia "qe Gjata paraqet ketu nuk jane eskluzivisht te shqiptareve  e as te lindura vetem ne Shqiperi.Problemi eshte se ne Shqiperi ndihet ca me shume.Mendoj se e keqja vjen prej 50 vjet perpjekjesh per krijimin e njeriut te ri ,me keto vlera qe pershkruhen ketu.Duhen shume vjet demokraci e sistem  i lire qe te ulet niveli i maskarallekut ,dyftyresise e se keqes qe komunizmi kultivoi ne gjithe ato vjet.

Zhak,

ti nuk di te qukesh. Brava. Ky shkrim eshte gjilpane tetanozi se robt i ka kafshu qeni terbum. smiley

Cdo dite e me shume bindem qe kam bere "mekat" qe nuk te kam lexu me shume vemendje. Shkrimi i Ministrave te atij Mikut akoma ne pole position. smiley

populli e ka fajin ndaj edhe duhet nderruar

kush i tha te vinte ne krye keta idiot

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).