Keqkuptimi

Nga shënimet e një nëpunësi>smiley>

>smiley>>smiley>Njerëzit kalonin ikshëm në rruginën që ndan zyrën time nga bota. Ishte një e hënë marsi dhe mua s’më bëhej të zija punë me dorë. Nga e djathta, kalimtarët i merrte rrjedha përhumbshëm dhe ashtu përhumbshëm sillte të tjerë. U shtriqa në karrike. Hamendja më thonte, se në atë rruginë  ricikloheshin jetët njerëzore skaj më skaj. Kam vënë re se, dukja e njerëzve mohon çdo histori të vërtetë, ndaj ajo që shohim është e rreme. >smiley>

Pra, ishte e hënë.>smiley>

Rrotullova qafën majtas dhe pashë botën kompjuterike, të më miklonte me hiperlinqe nazike, që fap ndizen me t’i prekur. >smiley>

“Kurva të vogla” -  mendova, herët për t’u marrë me ju”. >smiley>

Rrotullova qafën robotike, djathtas, andej nga duhej të ishte rrjedha. lace>Parasmileylace> syve më mbiu një zonjë e re dhe e bukur:>smiley>

- Këtu bëhen celebrimet….është i huaj…kam orar, hape derën, të lutem! >smiley>

Nga përtej xhamit-dyfish, zëri femëror vinte me shkëputje, por unë e kuptova mirë. >smiley>

- lace>Posmileylace> ç’derë moj zonjë, kjo është dritare. >smiley>

Dera ngjitur, ishte zyra e martesave dhe ky ishte keqkuptim i përhershëm me njerëzit, të cilët kujtonin se ajo derë i përkiste zyrës sime. Ky lloj keqkuptimi i bënte të gajaseshin kolegët me përskuqjen e fytyrës sime pas çdo shpjegimi të rastit.>smiley>

Zonja u kthye si me turp tek i huaji i saj, disi i shkuar në moshë, dhe unë u krodha në ekran me atë shijen e ëmbël të gjoja-keqkuptimeve. I gëzohesha këtyre ndodhive pa e ditur psenë. Por ja që i gëzohesha.>smiley>

Çifti s’po dukej më.  >smiley>

Me siguri tani celebruesja po i vinte para betimit: “A e pranon…? “Will you…” “lace>Posmileylace>” “Yes” “A kiss…” “Një puthje…” shkrap - shkrup… duartrokitje. >smiley>

Këto po mendoja, ndërsa shikoja parashikimin e motit tek BBC-ja. Kohë e bukur edhe për 5 ditët e ardhshme. >smiley>

Kaloi nja gjysëm ore.>smiley>

Hapa dritaren dhe ndeza një cigare, të parën në këtë ditë të bukur pranvere. Aty pranë, në stolin ku qytetarët prisnin për ndonjë hall, një burrë i bëshëm, me një pamje të rinovuar, e cila nuk e fshihte keqrritjen e shkuar, rrinte e priste me padurim me sytë nga salla e celebrimeve. Burri ulej, ngrihej, avitej tek dera e martesave dhe diç mërmëriste me sytë përdhe. Ndërsa sillej kështu u afrua pashmangshëm tek dritarja ime. >smiley>

> smiley>

- Më fal , a zgjasin shumë celebrimet? >smiley>

- Varet. lace>Posmileylace> ti pse pyet?>smiley>

- Kot, ja ashtu. Punon këtu? >smiley>

- lace>Posmileylace>, nëpunës.>smiley>

- Mos na ka bërë ndonjë proçkë budalli - foli ai më shumë me vete sesa me mua.>smiley>

Nuk u ndjeva, pasi e pashë që burri kishte prirje të më rrëfente dicka. E pashë në sy. Ai foli me një zë të mekur. >smiley>

- A e di, ajo që po celebrohet aty është gruaja ime. >smiley>

Më erdhi keq për të mjerin, kushedi e  ndiqte gruan edhe pas divorcit.>smiley>

Siç duket ai e kuptoi keqkuptimin.>smiley>

- Është gruaja ime zotëri dhe ne jetojmë në Gjermani>smiley>

- Si?>smiley>

- Na duheshin dokumentat dhe gjetëm një gjerman budalla, me të cilin gruaja ime u martua. I japim pare budallës, e mbajmë me bukë. Erdhëm ta bëjmë celebrimin në Shqipëri për ca pengesa të atjeshme. Është budallë fare, ishallah s’na ka bërë ndonjë proçkë aty brenda! >smiley>

lace>Posmileylace> rrija duke pohuar më kot sikur ky burri të më kishte marrë përdore e të më kishte çuar në një realitet tjetër, të cilin unë nuk e kisha ditur se ekzistonte. >smiley>

Në ato minuta hutimi, çifti kishte dalë nga salla. U bashkuan të tre sikur të ishin celebruar së bashku. Më përshëndetën dhe u larguan. Gjermani qeshte.   >smiley>

> smiley>

-Xheke-

13 Komente

xheke, vetem i gjo: pse gjermon?  smiley  smiley  

Ata kalojne ikshem sepse, daulle, dukja e njerëzve mohon çdo histori të vërtetë, ndaj ajo që shohim është e rreme. Ose sic thote Lakani, fjala e nxjerr historine nga e verteta, ndaj ajo qe degjojme ka qene dikur e vertete.

Xheke qeke flori mor xhan ...Qenke i shkolles se azis nesim...Po qesh nga brenda dhe nuk e di kur do me ndaloje Nje FALEM me te MADHE...Dhe do qesh akoma me shume kur te vijne ata te "pyetsorit" dhe "ortografiket" Ama nje kritike e kam he per he  Emigranti ta kalon, se nga prurja Juaj "s'po mesojme gje" smiley Nga Lamashi i Emit e qeshmja ishte me "fallco" smiley Nje tufe me yje dhe me koka smiley

oh sa qejf kam qe ta martoj gruan me nje gjerman budalla, po ajo dreqe e do te mencem.    Muthage und shurrpifen imster uagadugu!

Gjermon ishte realisht (emig) dhe kte treshen e kam njoft ne traget. Leviza pak dekorin, por ajo qe desha me tregu ka te beje me akrobacite qe bejne shqiptaret per dokumenta. Nejse e rendesishme eshte qe "te gjithe mbesin te kenaqur". Ju falenderoj

   

xheke,  smiley  

njoni ktu ier tha qe nuk iu thone dokumenta atyre, po "dekumenta".... hahahahahaa...  smiley   smiley  

e omel pjesa! psene do te them ke shkrimi qeter (po qeve najcik kurJoS)...

shtoj qe fjala "budall", e shqiptume si duhet dhe e shkrujtme ne menyre te tille qe te maroj' me "LL" shqeto, pa perzimje zanoresh e mrrokllash t'qera, osht nji kulm qe kap gjuha shqipe.

turqeta e nerime!!!  smiley 

shtoj qe ti ne flor hida ("nuk me the i her i fjal te mir'..." etj etj) keni me ma honger gabxherrin muve!!!

E lezetshme! Po ky burri do ta linte burrin e ri te gruas se vet ta konsumonte martesen? se tek e fundit, sipas stilit Marigo, i bie qe gjermani te thote "Une e kam nje grua.." smiley

"Budall" do te me pelqente dhe ne versionin myzeqar... bualla... smiley

xheke. Absolutisht i modh. Gjermani ngjaka me ate budallain qe qeshte e ngazellehej sa here binte shi.

xheke, asier s'e kom mor vesh pse i thone "celebrim" dhe a ka naj variant shqip per ate aktin noterial qe te lidh kom-e-dur.

PS do sugjerojsha qe te dialogu, ate "Po, nepunes" ta lejshe vetem "Po".

turqeta!

...E paska gjetur me te vertete budalla kete gjermanin, se ne USA sic me kane thene nje celebrim i ketille kushton deri 14 000 USD...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).