Kakofonia rinore

Me interes u përpoqa ta ndjek debatin “opinionist” të “Klan”-it një natë më parë. Një panel të rinjsh që herët a vonë do të jenë të pranishmit dhe protagonistët e politikës në Shqipëri - është një mundësi për të kuptuar se ç’mendojnë, cilat janë vizionet e tyre, sa e ndjejnë se barra që mund të marrin përsipër, është e barasvlershme me rëndesën e globit dhe jo me ëndrrën hipokrite të Bllokut… Biseda ishte shumë e vështirë të ndiqej dhe donte një durim të përsosur.

Vura bast me veten për të parë shkallën time të durimit, sepse më duhej të krijoja opinion nga ajo që përjetoja personalisht. Nuk dua të merrem me anën qesharake të bisedës, të cilën do ta realizonte me shumë marifet ndonjë kolegu im që s’i mungon ndjenja e fortë e humorit. Dua të trajtoj anën dramatike të saj, që na jep një shans të mirë për ta analizuar të paktën me seriozitet.
Një nga gjërat kryesore është se kemi qenë dhe jemi shumë larg probleme të rinisë: gjithmonë të sipërfaqshëm, gjithmonë të pakujdesshëm, me vite të tëra të pavëmendshëm.
Me mundësi tejet të limituara, me probleme të mëdha çoroditëse në sistemin e shkollimit, me kërkesa të pakta për etikën dhe të mësuarit e eksperiencave jetësore nëpërmjet shembujve të mirë dhe shumë të mirë, me luftëra psikologjike të vazhdueshme me brezin e prindërve dhe gjyshërve dhe me pamundësinë e kohës dhe mundësive të tjera për të njohur vetveten, me ankthet e largimit dhe të të mbijetuarit, brezat e rinj të pas viteve ‘90, njëri pas tjetrit përjetojnë kaosin dhe ende janë të papërgatitur për të përballuar problemet e vendit.
Paneli i “opinionit” kishte një larmi të rinjsh nga parti të ndryshme, të cilët kishin ardhur me qëllimin e mirë të shpalosnin idetë e tyre dhe të partive, ose më mirë, ajo që do të ishte edhe më interesante, të shpalosnin idetë e partive nëpërmjet këndvështrimit të tyre, nëpërmjet filtrit të tyre origjinal… Për fat të keq, s’ishte ajo që duhej të ishte. Një kakofoni të tillë  zërash, mendimesh, meditimesh, akuzash s’e kisha hasur as edhe në tavolinat më të lirshme, ku të pish një kafe dhe të shkëmbesh mendime pa asnjë vëmendje për to, shpeshherë është gjëja më e lehtë dhe më e shpeshtë tek ne.
Deduksionet e përftuara nga biseda janë disa dhe unë dua të rendis ato të cilat na dhembin më shumë.
Për fat të keq, askush nga të rinjtë nuk lëvizi në idenë e tij në një formë origjinale, që duke mbrojtur parimet e partisë së vet të mund të krijonte hapësirën e mundshme të dhurimit të një strategjie me ide, me pasion, me vlerat e duhura jashtë demagogjisë dhe kufizimit. Jo vetëm kaq, por dukej sikur ata kishin frikë të dilnin jashtë binarëve dhe të shprehnin vetveten (supozoj se e posedojnë këtë...)
Ky të jetë modeli që ata kanë përftuar nga politikanët e vjetër dhe tani si ushtarë të bindur dhe të pastërvitur mirë përpiqen ta imitojnë për të sfumuar pasigurinë e tyre, apo është thjesht besnikëri ndaj shefave?... Sepse mënyra agresive e gjykimit, nuk linte shteg të mendoje se ishte mendimi i tyre.
Në mënyrë shumë absurde, ata nuk i lanë asnjë radhë njëri–tjetrit për të folur. Kjo formë e jashtme në dukje, përmblidhte edhe përmbajtjen e tyre. Mendoj që kjo paraqitje jashtë-brenda është e lidhur ngushtë me një kompleks arsyesh që janë personale dhe të ambientit, njëkohësisht.
Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e thirrur në emision, janë të rinj që kanë studiuar jashtë dhe padyshim dinë se të jesh pjesë e një debati televiziv, ku të shohin të gjithë, është një përgjegjësi personale dhe profesionale. Është e natyrshme që vitet e shkollës në vende të cilat i kanë modelet e shkollimit shumë të përparuara dhe për t’u marrë shembull, janë një investim i rëndësishëm në jetën e kujtdo që e realizon këtë eksperiencë. Për fat të keq, nuk e pamë të transmetueshme nga asnjë prej të rinjve. A s’është e çuditshme që njerëz që teorikisht dinë të japin mendime dhe shembuj, praktikisht janë të paaftë t’i realizojnë ato? Duket sikur është kontaminimi i ambientit ku jetojmë i tillë, që i zhvesh njerëzit nga shumë mundësira që ata mund të kenë dhe i bën pasivë. Virtualja dhe konkretja janë dimensione shumë tipikë për shqiptarët. Ata jetojnë shumë mirë me të dyja. Fjala “sikur...”, është e pranishme në mendjen e shumë njerëzve në Shqipëri dhe në “sikur” besohet, pavarësisht se shpesh s’ka baza ku kjo të mbështetet.
Problemi i shkollimit gjithmonë merret në një formë shumë mendjelehtë tek ne. Harrojmë se të kesh një edukim të mirë nuk është thjesht të bësh një universitet jashtë vendit. Investimi për arsimin duhet filluar që në vitet e shkollimit elementar. Atje krijohet personaliteti, atje krijohen protagonistët dhe rrjedhimisht formohet baza e politikanëve të rinj. Vetëm duke pasur një themel të fortë të këtij lloj edukimi, ata që do të jenë pjesë e politikës do dinë se si të ndryshojnë politikat e vjetra. Përndryshe, do të bien viktimë e të tjerëve dhe e vetes së tyre dhe ajo që është më e keqja, do të zbehin modelin e ndryshimeve për të ardhmen.
Politika shqiptare nuk ka rregulla dhe të rinjtë në politikë, e kanë të vështirë, gati të pamundur të ofrojnë rregullat e tyre, edhe nëse i dinë ato. Kjo është një tjetër arsye që i bën ata naivë dhe shpesh qesharakë.
Një debat si ai që u shfaq do të ishte një rast i mirë për të treguar një model etike të pranueshme në politikën shqiptare. Në fakt ndodhi e kundërta. Është e çuditshme se sa pa kuptim ishte mania e protagonizmit dhe inati, ndonjëherë edhe personal, aq sa errësoi sytë e të gjithëve sikur asnjëri prej tyre të mos kishte dalë ndonjëherë 2 kilometra larg fshatit…
Debati është një shembull studimi për atë që po i ndodh politikës shqiptare. A ka një bashkëpunim të brezave të politikanëve, apo këta të rinjtë përdoren vetëm si gjyle për top për interesat e partive. A ka hapësira të domosdoshme brenda partive për t’iu krijuar kushte të rinjve që të jenë vetvetja? A ka një interes të shtetit për edukimin e vërtetë dhe jo atë fals për brezat e rinj, që duam s’duam ne do të jenë përgjegjësit e kësaj shoqërie dhe e këtij vendi që quhet Shqipëri...

61 Komente

Foli edhe Elsaaaaaaaaaaaa smiley

Harrojmë se të kesh një edukim të mirë nuk është thjesht të bësh një universitet jashtë vendit. Investimi për arsimin duhet filluar që në vitet e shkollimit elementar. Atje krijohet personaliteti, atje krijohen protagonistët dhe rrjedhimisht formohet baza e politikanëve të rinj. Vetëm duke pasur një themel të fortë të këtij lloj edukimi, ata që do të jenë pjesë e politikës do dinë se si të ndryshojnë politikat e vjetra.

Ne c'kopesht ke shkuar ti moj xhan? smiley

Ke kopshi i te drejtave te njeriut smiley

http://www.dw-world.de/image/0,,4069357_1,00.jpg

Paskan shprese keta ngelesat tane, pse s'thua? smiley

p.s. kopshet e nates, si duhet te jene: me darke, apo pa darke? smiley

 

me rruspija smiley

 

kush eshte kjo, mi tushe?

Bah Llukan, vertete shume dobet. Ja keshtu kot, nje fjali nga teksti:

Politika shqiptare nuk ka rregulla dhe të rinjtë në politikë, e kanë të vështirë, gati të pamundur të ofrojnë rregullat e tyre, edhe nëse i dinë ato.

Edhe nese dine rregullat e tyre, apo nese dine rregullat qe politika shqiptare nuk ka smiley?

Po ja dhe nje, se me doli si rastesisht:

Investimi për arsimin duhet filluar që në vitet e shkollimit elementar. Atje krijohet personaliteti, atje krijohen protagonistët dhe rrjedhimisht formohet baza e politikanëve të rinj. Vetëm duke pasur një themel të fortë të këtij lloj edukimi, ata që do të jenë pjesë e politikës do dinë se si të ndryshojnë politikat e vjetra.

Keta kakofonet duhet t'i kthejme ne shkolle 'elementare' i bi smiley

Keta nuk dine te debatojne, shkollimi jashte nuk eshte garanci, ushtar, ide origjinale (kjo kerkesa per ide origjinale me shkrin fare), etike, of of of u lodha. Tani vertete qe ne i shame ca dje, po kjo nuk dmth se 'ceshtja e rinise' meriton artikuj pafund alla Gezim Tushi.

Tropizma, ja te them une nje histori :

Kam pase une nje gjyshe, aspak heroine apo nder kombi. Nderi i vetes se vet ka qene, kjo po. Dhe kur nganjehere llastohesha jo po e dua buken me gjalpe e pa sheqer, e pastaj me sheqer, atehere ajo nxirrte nje thuper thane nga pasbythja e vet dhe ma kepuste tuleve te mia fiau ! fiau ! Dy here ishin te mjaftueshme. Ah te me shikoje pastaj si e haja buken, me sheqer e pa sheqer, e perlaja.

Keshtu dhe kjo pune : keta te rinj duan nje thuper te mire nga prapanica, dhe marrsh ne mal te presesh dushk. Dhe te kthehesh pa u errur, mire ? Ndryshe te hengren arinjte.

Jam shume merak te shkoj njehere ne Tirane, ne nje mbremje VIP, ku t'i gjej keta pispilluqet dhe Robert Camcakizat duke u perdredhur. E t'iu shkoj me ca corape te palara qe prej tre muajsh e te qelben ere. Dhe ne fund, do iu thosha : epo tani, lamasher jemi, keto gjera kemi.

97,

gjyshen nga Delvina e kishe ti? smiley Se dhe ajo imja mbante nje thuper thane, po e mbante mbi nje sergjen e meqenese ishte trupimet, na detyronte ne te vegjelve ( puu sa shume beheshim kur mblidheshim atje dhe ulerimat e britmat tona ngrinin me kembe gjithe mehallen), te hipnim ne karrige dhe ta merrnim vete thupren. Edhe tani e kujtoj fshikullimen ne ajer, se ne fakt, rralle qellonte t'i hanim ne prapanice. Ishte zemerdhembshur gjyshja ime, packa se s'kishte medalje nderi... smiley

Po kam frike se ketyre te rinjve tane s'iu ben syri terr para thuprave, dhe i kane si gudulisje kritikat qe mund t'u beje dikush. Pyet ariu per mishkonja? hic ore fare. Perkundrazi, sa me shume te flasim ne per ta, aq me te kenaqur e te rendesishem ndjehen, se nuk kalojne anonime ne kete jete.

Sa per kulturen e debatit, une s'kam c'them se jam zhgenjyer rende nga personazhe te kultures e publicistes si Marku dhe Klosi, ndaj per keta aq me ben.

Por mos duhet te kthehemi tek ligjet e vjetra, tek kanunet tip "Mere Fizi", ku plaku ishte me i mencuri dhe te rinjte ia degjonin fjalen? Eh, po dhe atij te shkretit ia punoi Shega se doli ne mal. U prish dynjaja! - tha i ziu. smiley

p.s. sa shume kemi folur per gjyshe e gjysher keto dite, s'kemi folur per gjithe jeten. Rrofsh mi Ajola!

Kakofonia rinore

 

Nje pyetje per ju qe munde ta dini. Ne shqip si mund te perkthehet?  smiley

une s'di greqisht, dhe po jap nje version turk:

tingujt e mahmutit? smiley

 

gjelle qensh

Po patjeter se keshtu shkoje kjo pune kafshore! smiley

Supe me karota te prishura dhe me broshut te mykyur.....  smiley

 

"Zallahi rrugecerish", po me vinte njehere nder mend, por eshte shume e rende, se ata jane shume te edukur per te qene te tille.

He, se m'u kujtua dhe dicka tjeter: E mbani mend filmin "Kryengritje ne pallat"? Dy vellezerit qe prishnin lodrat dhe njeri prej tyre sheh ne enderr sikur lodrat bejne kryengritje? "Lodrat" le te bejne kryengritje sa te duan, se vellezerit me te medhenj ferkojne barkun nga kenaqesia dhe i luajne fijet si t'i duan qe nga lart.

 

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, thanë për agjencinë Peshkun Pa Uje se, e dyshuar për konsumim të veprës penale të “prostitucionit”, është bërë krye ndalimi i Rajmonda Veizi (Dani), 29 vjeçe, lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për “prostitucion”

KEte kam per ty une Elsa. Tani provo e dashur poete se si kesaj vajzes i jane shkelur te drejtat qe e kane quajtur prostitute keshtu publikisht.

Dmth te beje burg per prostitucion, por te kerkoje demshperblim per qe e kane ofenduar publikisht duke i thene karakurve. smiley

Per shkrimin apo debatin ?

Ti duhet te ishe e fundit qe duhet te flisje se ti diten e punes e ke :

TV Alsat, TV News 24, TV Kalvin, TV Qaf Molla, TV Qafa Pates etj duke folur mbrocukulla te pashoqe po Soset nuk i shikojne keto. smiley

P.S. Te kane bere ndonje propozim qe duhet me u fut dhe ti ke ajo lista e deputeteve gjys burra gjys gra ? Nuk e ha njeri moj xhan kete still.

Edhe nje PS tjeter : Ate padine per nxjerrjen e videos se Inisit per konsum publik e fitove apo ashtu doli puna dhe e le ne mes ? smiley

Hajde merre vesh pse adminat e respektuar e gjeten me vend qe t'a vinin edhe kete shkrim ketu hajde merre vesh. Nderkohe qe shkrimi i t_red per te njejten ceshtje dje po behet nga me te diskutuarit te PPU, dhe rrezik ka qene arsyeja qe e ka shtyre znj. Ballauri te shkruaje kete gazeta-mbushesen sot.

Nderkohe, adminat e respektuar nuk e pane me vend te botonin nje shkrim te Uran Butkes ku fliste per Pandeli Majkon. Ndoshta sepse nuk shante Berishen.

More po, si nuk shkroi dikush per Robert Camcakizat ? Gjithe keta shkrimtare qe verdallisen ne keto vise, askush nuk e merr mundimin.

Sa here matem t'i futem vete me not zhyt, bie dera. Eshte fqinja, nje vajze e re aguridhe. Me thote mos ia kam pare macen gjekundi. I them jo, dhe mbyll deren. Dy here. Pastaj ulem dhe sa filloj te shkruaj, bie zilja e telefonit. Eshte fqinja, nje vajze e re aguridhe. Me thote qe sapo e ka gjetur, ne catine perballe. Mire i them, dhe ul telefonin, duke e lene hapur.

I futem shkrimit. Por tak-tak ne dritare. Hap perden dhe shoh Jimmy, nje lypes qe vjen tek nje mik i veti dhe me njeh. E di se une i jap para. Me thote mos kam gje per t'i dhene. I them jo dhe mbyll dritaren. Marr shtupa veshesh dhe i mbyll mire. Sapo ulem dhe filloj fjalet e para, me plas gjaku nga hundet. Presion i madh ne koke, nga diku do te dilte. Mire qe s'me del nga syte. Atehere shtrihem dhe rri ashtu me sy ne tavan per dy ore te mira. Kur ngrihem te shkruaj, kompjuteri eshte fikur nga papunesia. Atehere them nje "djallo pune!" dhe dal jashte, i "gezuar" qe do te shoh plot Robert Camcakize te tjere.

Please, kush do te me shpetoje mua nga Robertet ?

Forma nuk do te thote permbajtje. Kjo e fundit ka nevoje per shume kohe dhe mund per t'u arrire.

Ne maj dalin gjembacet ..ushqim i mire per ...kete ma ka thene edhe Polici smiley  pasi lexoi artikullin e Uranit dhe te Elses ne te njejten kohe .Trazohej me Ma-Cu qe ndizte qep te thata mes shfaqjes pa hequr corapet dhe ......jemi qe jemi a nuk themi nga nje llaf tek PPU smiley Dhe perse gjithe keto ? Mendoj se Elsa duhet te jete e Re Konkuruese , qe here pas here ben dhe artikuj te ketij lloi .

Lere Ajolen dhe shko bo i dore muhabet me POLICIN....ti sqaro me mire gjerat ai . Partia e vet ka eksperience per rekrutimin e punonjesve ne "baze te meritave" qe perfaqesojne Lefkofene , sidomos ne fushen e artit ,turizmit e kultures . Ke vene plot ku te "perqafosh" Bogdanin per vlerat qe ka. Biles edhe faqe te tjereve kur jep pervojen e BERISHES ne vleresimet per rinine.

Dy aspekte lidhur me kete "uproar" qe paska krijuar ne shqiperi emisioni i shemtuar i fevziut.

Se pari sic ndodh gjeresisht ne vendin tim - shumica e njerezve nuk paskan pune tjeter por te shohin te gjithe si kopeja nje format televiziv te vjedhur nga mediat e huajae te dale tashme jashte mode, dhe qe ne thelb pikerisht kerkon te krijoje idene e nje cirku apo me sakte te nje beteje gladiatoresh ku publiku ndihet (ne kete rast intelektualisht) superior per te dhene mendime "ex cathedra".

Duke folur ne teori dhe pa e pare kete debat - nuk e kuptoj sesi u ben cudi njerezve arroganca apo gjuha agresive e perdorur nga disa e ndoshta nga te gjithe pjesemarresit e rinj edhe pse te pakten disa prej tyre jane edhe te edukuar "abroad" kur keta te rinj gjate gjithe jetes se tyre "te re" kane konsumuar e nuk kane pare as me shume e as me pak te njejten shfaqje te turpshme neper ekranet tona per 18 vjetet e fundit nga shumica e "adulteve" te papergjegjshem. Si mund te kena keta te rinj modele te tjera sjelljeje kur shohin ne ekranet tona dite pas dite klithmat histerike, agresivitetin dhe pakulturen e nje pjese te mire te politikes shqiptare. Vete  ekzistenca dhe te jetuarit ne vendin tone eshte po aq agresive, arrogante e paedukuar. Jam dakort se po keta persona nuk do te guxonin apo imagjinonin te silleshin keshtu ne vendet ku ata jane edukuar - por kjo se pari e mbi te gjitha sepse ne te gjitha vendet ku une kam qene - "dhe ku ata duken se kane mesuar" sjellje te tilla jane totalisht te paimagjinueshme dhe te patolerueshme - pra ka te bej me teper me ate se ku e ben "kuvendin".  Keta te rinj jane vecse krijesa e shfytyruar e modelit te shemtuar qe ne te gjithe kemi ngritur dhe suportuar qofte ne media qofte edhe ne jeten tone te perditshme.

 

ANA pozitive e ketyre shkrimeve dhe reagimeve qe une kam pare ne shtyp nga ana tjeter ka te bej me ate se ne kete menyre krijohet (shpresojme) ndoshta ne shqiperi ideja e nje lloj "benchmarking" apo precedenti lidhur me debatet televizive . Keshtuqe pjesemmarra e sjelljet televizive te jene te pergjegjshme dhe te respektojne publikun dhe ku pjesemarresit do ta dine mire se paraqitja e tyre do te jete e monitoruar mire nga publiku dhe qe sjellje rrugacerrore mund te sherbejne edhe si fundi i karrieres politike (pse jo edhe profesionale) te personave kryesisht " adult"  - dhe ketu e  kam fjalen per rrugacin numer 1 ne shqiperi qe e kemi ne krye te qeverise  dhe te ngjashmit e tij - por edhe per ata te rinj qe duan ti futen karrieres se sherbimit civil e politikes.

Per Aero-n  - e gjej humorin tend fare pa shije ketu.

Sot, para disa oresh, isha ne nje qender kerkimore-shkencore te qytetit ku banoj.

Mbeta me goje hapur.

Ishte nje vend ku me kuptimin e plote te fjales farketohej e ardhmja.

Pjesa derrmuese e stafit prej disa qindra personash qe punonte aty ishin vajza dhe djem te rinj.

Keta jane brezi qe do te marre stafeten e zhvillimit boteror, ata qe do ti japin zgjidhje dilemave dhe krizave te se tashmes.

Ne kete kategori, per mendimin tim, ate pra te ekselences profesionale, duhet te synojne te gjithe ata qe duan te drejtojne masat.

Ajola, qe fliste per trupa te terhequr zvarre, apo ajo vajza tjeter, qe pohonte me bindje se Mediu eshte modeli me i mire i politikanit Shqiptar, jane shembuj SHUME te shemtuar te formes me te neveritshme te tradhetise, asja ndaj vetvetes.

respekte

     

 

 

 

 

 

Vallai kur shoh Ajola Xoxen duke lidhur gjuhen ne mundimin e te sates here per te nxjerre diçka qe tingellon inteligjente, stomaku mbrapesht me sillet. Ku do ishte Ajola Xoxa po mos te kishte ngrohur krahun e Veliajt?! Me siguri duke ndryshuar ngjyren e flokeve ose duke hedhur prapanicen ne eren e ndonje ventilatori ne studion e ndonje fotografi, qe pastaj t'i hedhe ne facebook.

Me siguri duke ndryshuar ngjyren e flokeve ose duke hedhur prapanicen ne eren e ndonje ventilatori ne studion e ndonje fotografi, qe pastaj t'i hedhe ne facebook.

 La_rosee  sa mire qe e thua.. Po eshte viti 2009 o rosee kshu ben Rinia SOT!

10 vjete me pare shkonin ne disko me 12 te drekes dhe nuk shkuleshin nga MTV-a..  

Edhe ti e re je mos mu bej si keta peshkataret e tjere  qe e mbajne veten per Femra me pervoje dhe eksperience!!   smiley 

Edhe 101 dite na ndajne nga e vjetra!!!!  NDRYSHIM-in nuk ndalohet dote me sulme primitive personale qe kryhen sot... As Partia e Punes me Enverin nuk e ulnin aq shume veten !!

Filloni numeroni ditet.. Sot 101.. Neser 100.. Pasneser 99.. 98.. 97.. 96..    smiley

 

Vertet? urraaa! do hiqni Gramoz Rucin, Arben Malajn, Pandeli Majkon, Kastriot Islamin, Fatos Nano Et'Hem Ruka, etj. etj. etj. nga Kryesia dhe Kuvenid?

95, 94... 47... 23... 7...3, 2, 1 !

Bum ! Ne salle u degjua nje zhurme e mbytur, njelloj sikur te kishte qene vete toka qe pergatiste nje nga ato proçkat e saj te papritura. Por jo ! Te gjithe kthyen koken nga nje njeri qe gjendej ne mes te salles. Njeriu mbante ne koke nje kapuc te zi bariu, dhe ne doren qe nuk i dukej nxirrte krye nje shkop dhensh. Ishte xha Selimi, bariu i fshatit. Ate dite, sic u mor vesh me vone, xha Selimi kishte ndjere dhimbje te forta ne bark. C'te ishte valle ? Ndonje gje e lige ? "Larg qofte, ishalla jane fasulet qe hengra ne dreke" - mendoi xha Selimi dhe shtriqi njeren kembe qe atmosfera e ndere perreth tij, perzier me ca avuj te ngrohte qe kuterbonin ere myku shpellash, te shperndahej qetesisht duke gostitur me kete rast dhe te pranishmit ne salle, te cilet, ate pasdite, po festonin fitoren e partise ne zgjedhje.

97, rotacioni ne demokraci eshte i pelqyeshem ndryshe perfundojme ne institucione te mykura. Une jam pro ndryshimit dhe ne kete pike mbeshtes Liqenin.

Shume bukur.

Por nuk e mora vesh pse m'u drejtove mua. Nuk e di nga e nxore kete "mosdeshiren time per rotacion". Le qe kohet e fundit kam filluar te rotacionohem si shpesh : nuk arrij te fle me shume se nje ore ne njerin krah. Mpihem.

Dhe kur me flet per institucione te mykura, o vdeksha une per standartin e larte te demokracise qe me ke ne koke. Por per c'dreq institucionesh e ke fjalen se s'po te marr vesh ? A thua se e keqja na vjen nga institucionet... eh mire o mire.

Kam degjuar se "shakate belgje" jane me ze ne tere boten. Mos ishte dhe kjo nje e tille ?

hahahaha  La_rosee  Belgjika nuk shquhet per Sarkazem edhe sikur ti besh editime komentit cdo 5 min..       smiley 

au revoir mon chou

97: Vallai, te flesh 8h ne njeren ane, jo vetem mpihesh por humb funksionin e gjymtyreve.

Pastaj adjective ne kete rast eshte 'belge'. Mos me thuaj qe niveli im i humorit s'po te pelqen? Mosss!!!! smiley

Liqeni: Chouke(frencho-flamisht), editimin do ia beja ndryshe do na i dilte faqja e zeze lakres. smiley Dhe persa te perket ty, behu cun i mire, qendro aty ne rresht ene mos kundershto po deshe ndryshim. smiley

OK, ja nje postim jashte teme :

Per humor, ketu vleresoj vetem dy vete : Jerusalem dhe Tropizma. Per ty, jam ende ne shqyrtimin e dosjes tende. Je ne rruge te mbare, por do te na duhet te firmosim marreveshjen e asociimit, you know, burokracira... por ti mos i ul krahet, gjasat jane domethenese.

Kam nje deformim te keq profesional une: jam mesuar t'i firmos une marreveshjet dhe jo e kunderta. smiley

Akoma dhe sot duke u marre me pseudo politikanet e rinj?nuk e kuptoni se sa me shume te flisni per ta(edhe kur flitet per keq)i beni publicitet nje debati qe meritonte vecse injorim nga opinioni publik.harxhoni kohen duke folur per disa ekzibicionist,istronik patollogjik,te cilet si qellim kryesor ne jeten e tyre kane shtimin e disa zerove ne llogarine bankare..Zoti ju falte

o nihilist nuk ka ekzibicionist pa patur vojerist.

23-kjo qe thua ti eshte si te thuash- nuk ka b...th pa pasur nevojtore.Duhet ta mesosh qe exibicionistet shfrytezojne edhe rastin me te vogel per tu shfaqur ka apo ska publik qe i ndjek.

  Pershtypje po me ben sot qe jane regjistruar kaq nick te rinj qe akuzojne ne per cmire, nderkohe qe shumica e tyre kane mare mundimin te regjistrojne nick enkas per te share Ajolen.

Ne fakt une kam peshtypjen se nuk u behet vone per ajolen por kane ngaterruar fisnikerine e gertit ne fillim te debatit me DOBESI qe CBURRERRON partine dhe liderin dhe rrjedhimisht keta.

 

Lexo shprehjen e dites dhe do te bindesh.

ca veta te kalojne nga aluzini se ka pronare ktu smiley)))

aluizni, se e paskam shkrujt si me pas punu ne okb

asire pa merak se nuk lodhem,me pergjigje kaq te thjeshta,.Ajo qe me ngacmon eshte ngaterrimi i koncepteve,po te lexosh dicka nga psikologjia do ta kuptosh ku qendron problemi.

Nihilist, ate qe desha te them eshte se ekzibicionizmi i ben apel voyerizmit. E njejta nuk mund te thuhet per byuthen e nevojtoren ose per nevojtoren e bythen se bythe skane vetem njerezit por edhe majmunet e kta preferpjne te dhjesin nga pema.

vallai une psikologjin e kap ps fiksim qe e vogel, them se i maj men dy gjona, aq sa per te thene se nuk ka kurrfare gabimi konceptesh ne ate qe ka thene 23: Ska ekzibicioniste aty ku nuk ka vuajeriste. Po s'pa kush nuk ka shfaqje. Ti je ai qe ben qe shfaqja te vazhdoje nihilist. Edhe ne, po se kemi per turp, po kenaqemi

Po,Iris,nick te rinj vetem per te share Ajolen.Sepse te vjen natyrshem deshira per te shkruajtur diku,ne pamundesi per te uleritursmileyrapee kjoooooooooo!!!!

Aq me teper qe ajo vete tha:une nuk vij ktu si politikane,por si Ajola.Po atehere c'donte ne ate emision?Gabim i Fevziut?Pastaj kush eshte ajo qe paska shkuar aty si Ajola?Cfare ka bere qe i jepet kjo e drejte morale?Ka plot te rinj te tjere qe mund te perfaqesonin aty denjesisht te riun e suksesshem

Ka ca kohe qe sapo te hapesh televizorin,do te te cfaqet patjeter Ajola:ne nje debat ku nuk hyn fare(si ky i fundit,ku nuk qenkesh thirur si politikane,prandaj vetem per politike qe s'foli)Ne nje diskutim ku s'ka lidhje fare(si atehere per te mbyturit ne Sarande).Bile e pame edhe ne nje lokal duke kenduar.ndersa i bente 1 surprize te fejuarit te saj(per te cilin per hir te se vertetes, me aq sa e njof nga TV,me duhet te them se kam simpati.Nqs edhe ai shtiret,bravo i qofte se shtiret bukur)

Nqs Ajola,nuk kishe shkuar atje si politikane e ardhshme,atehere kishte shkuar per te lare hesapet personale me Bogdanin(i cili,perseri per hir te se vertetes,me duhet te them se u tregua i permbajtur dhe gjakftohte)

Me i fituari ne gjithe kte histori,doli Fevziu:emisionin e beri,show-n e siguroi dhe mesazhin e dha:me mire ne te vjetrit,sesa keta te rinjte.

 

 

Nuk e lexova te plot shkrimin se nuk mu duk interesant apo mbartes i ndonje ideje qe ja vlen ta diskutosh Por me duket shum problem fakti qe ROBI shpreh nje koment dhe i versulen qindra cakej te cilet sjellin mijra argumente thjesht per te fyer artikullshkruesin dhe pa lidhje me temen.

Po kur nuk e paske lexuar shkrimin vete, pse po shan ata qe e moren mundimin t'a lexojne dhe te japin mendimin e tyre?

mbase eshte thene nga dikusqh me lart, nuk e di, por Blendi F. e tregoi veten qe eshte gazetar profesionist e i zgjuar. e ku me mire se te denigrosh kte fabulen e te rinjve super te talentuar, aspirante ne politike, sesa ti mbledhesh bashke ne nje emision, duke ditur zenkat e tyre personale, e ti lesh te hane kokat e njeri tjetrit!

ky emisioni me kujton nje barcalete me ballkanasit: viziton nje filan ferrin. i thote djalli, - ja pra, kto jane kazanet ku ziejne mekataret e te gjithe popujve. dhe filani shef ca kazane te medhenj te mbyllur me kapake. - po ai kazani atje, thote filani, pse eshte i hapur, nuk ka rrezik te dalin? - jo ,atje jane ballkanasit, ata jane pa kapak sepse nuk lene njeri tjetrin te dalin!

... ROBI shpreh nje koment dhe i versulen qindra cakej te cilet sjellin mijra argumente thjesht per te fyer artikullshkruesin dhe pa lidhje me temen.

Pse ndodh kjo Ilir,e di? 

Ja,nje ide e imja:"Nuk eshte me "te thene",eshte me "te dhene"!"Kaq

Kjo vlen per te gjithe.,shkruaj sa te duash artikuj,komente kur nuk nxe,nuk nxe (rinia),keshtu ka qene dhe keshtu do te jete,"let it be"me mire!

Artikull cope cope! Mire thote artiani, s´eshte me te thene, eshte me te dhene!

Emisionin ne fjale, e pashe vete, dhe te themi te drejten djema, ishte vertet per te qare hallin. Ata te rinj, nuk i lenin kurre radhe njeri-tjetrit per te folur, dhe une me gjith vemendjen e madhe (e kam per kenaqesi kur ndjek debatet politike, sa here qe vij ne Shqiperi), nuk morra vesh gje, se flisnin te gjith njeheresh. Ndoshta ishin pasionante, ndoshta dojshin te dukeshin para shefave te tyre, ndoshta donin te dukeshin sa me bindeshem para publikut, sidoqofte ata ishin te gjithe pa respekt per tjetrin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).