Jo mami, jo, mos më ço sot në shkollë

>smiley>

Jo mami, jo, mos më ço sot në shkollë>smiley>


Gëzim MEKULI>smiley>

Kohëve të fundit ca media, me shumë vonesë, u përqendruan në fenomenin shqetësues, e gjithnjë në rritje, "shpotitjen" apo, siç e njohim në gjuhë të huaja "mobbing". Dëgjojmë, shohim e lexojmë për fëmijët të cilët janë shpotitur, ofenduar e nënçmuar; shpirtërisht dhe fizikisht.

Kjo "faqe e zezë" e shoqërisë sonë është duke u zhvilluar për vite të tëra. Dhe, mësimdhënësit, siç duket, nuk paskan qenë dhe nuk janë fare në dijeni për këtë dukuri negative; prodhim të shoqërisë sonë. Kemi parë e lexuar se si viktimat e shpotitjes (mobbing), duke qenë të sulmuar e të lënduar shpirtërisht, kanë tentuar të mbrohen e të sulmojnë "tiranin" edhe fizikisht. Këto episode të mjera e tragjike të bëjnë të mendosh se çfarë është duke ndodhë me vlerat shpirtërore e etike-morale të kombit e traditës sonë.

Fjala "mobbing" është relativisht shprehje e re në Kosovën shqipe, dhe kjo fjalë në fjalorin tonë publicistik është futur, me sa di unë, vitin 2002. Sipas leksikonit gjerman fjala "mobbing" do të thotë "tallje/shpotitje nga "dhuna e një grupi". Veprim grupor, agresiv e sulmues ndaj një personi, i cili konsiderohet se nuk i përket e nuk i takon shumicës; dhe nuk pranohet nga ky grup dhe/apo shoqëria që e rrethon.

Ato/Ata të cilët shpotisin dikë kanë si qëllim të thyejnë viktimën; psiqikisht dhe/ose fizikisht. Pra disa fëmijë qesëndisin dhe trazojnë viktimën, e cila nga këta shpotitës paragjykohet dhe konsiderohet të jetë më e dobët, më e pavlerë, e pazoja dhe më "shkoklane", se sa "të tjerët" shokë e shoqe.

Sa dhemb e sa vret kur shef se sa shumë çmohet forma -pjesa e jashtme-, se sa përmbajtja -pjesa e brendshme-. >smiley>

smiley>Janë qindra arsye sociale se përse shpotitet/tallet në shkollat tona. Një ndër arsyet mund të jetë edhe kjo: >smiley>

smiley>- Ajo/Ai që është zgjedhur për viktimizim "dallohet" dhe veçohet nga "shumica e madhe normale dhe e zakonshme". P.sh. nëse viktima ka interesa e hobi të veçantë, e të cilat nuk do të ishin "normale" për gjininë dhe moshën e tij/saj.

- Ndoshta një ndër motivet më të shpeshta për të shpotitur janë rrobat (veshja) dhe pamja e jashtme, pra forma fizike e fëmiut. Për fëmijët në një moshë të caktuar është shumë me rëndësi që të vishen rrobat nga kreatorë dhe stilist të dalluar botëror ("me firmë babalushë&quotsmiley. Kjo, veçanërisht, është "me peshë" për nxënësit dhe nxënëset e klasave të 5-ta e deri ato në klasat e shkollave të mesme. Në këtë periudhë, pothuaj, të gjithë fëmijët janë të preokupuar që të jenë të pranuar, të popullarizuar dhe të dashur nga të tjerët; pra të jenë "Kullera", siç përdoret sot ne zhargonin e huaj; Ti takojnë "një grupi" është me rëndësi. N.q.s. nuk ke veshje "me firmë" -veshje që do të mundësonin e lehtësonin pranimin në shoqëri-, rruga për t'u bërë viktimë e shpotitjes është shumë e shkurtër, o zot është shumë e afërt. Ekonomia e varfër e familjes shqiptare bën që shumica e filloristëve të mos kenë mundësi të shijojnë e të veshin "rroba me firmë" dhe të pajisen me sjelljet "moderne të kohës". Andaj fëmijët vetvecohen, frikohen, janë të pasigurte, qajnë e mallkojnë pse janë në këtë botë: Këta vetizolohen nga shoqëria.

- Shpotitja, jo rrallë, bëhet edhe për shkak të pamjes së jashtme -edhe pse askush nuk duhet të duket i njëjtë me të tjerët-; Disa shpotiten për shkak të problemeve psiqike –zhvillimeve të ngadalësuara të trurit- apo edhe për shkak të ndonjë asimetrie trupore. Shumë nga këto raste do të kishin mundësin për t'u mënjanuar po që se shkolla dhe prindërit do të mirëkomunikonin. Trekëndëshi i shenjtë i bashkëpërgjegjësisë dhe bashkëkomunikimit: Shkollë – Fëmi – Prind nuk funksionon në shkollën shqipe. (Si të funksionojnë këto kur vetëm në Kosovë janë më shumë se 10.000 mësimdhënës të pakualifikuar). 

Shumica besojnë se janë vetëm çunat ata që shpotisin, e kjo është e gabuar, mendojë unë. Një mundësi për të kategorizuar shpotitjen është edhe gjinia (seksi). Nëse krahasojmë metodat e shpotitjes, të cilat janë karakteristike për gjininë, del se ekzistojnë metoda të ndryshme, të cilat përdoren varësisht nga gjinia që shpotitësi i takon. Kur çunat shpotisin kjo zakonisht ndodhë me përleshje e rrahje fizike. Në të kundërtën, cupëzat, për të dërrmuar e thyer "viktimën" e tyre, më shumë përdorin terrorin psikik: e kjo shpesh me thashetheme "pas shpinde".

Dikush mund të pyet nëse viktima është vetëfajtore për shpotitje: Përgjigja do të ishte jo. "Mëkatar" janë shpotitësit. Është vërtetuar shkencërisht se, shumica e atyre që shpotisin janë më të dobëtit. Këta shpotisin të tjerët për të kamufluar dhe fshehur dobësinë e tyre. Këta janë "të dobët" dhe të frikësuar për veten e tyre për të qenë i shpotitur. Po ashtu dihet se shumica e shpotitësve rrjedhin nga familjet ku këta fëmijë nuk e kanë mirë, janë të harruar nga prindërit dhe institucionet për mbrojtje të fëmiut. p.sh. papunësia, alkooli në shtëpi, bixhozi, kurvëria e nënës/babait..., dhuna etj. etj. >smiley>

Teoria tjetër mbi shpotitjen tregon se, vetë shpotitësit kanë përjetuar sulme dhe thyerje shpirtërore, dhe se ai/ajo nuk është kuptuar mirë nga më të dashurit gjatë procesit të socializimit -formimit psiko-fizik-. Nuk është lehtë që të largosh dhunën dhe përjetimet që lëndojnë e nënçmojnë. Ndjenjat mbesin përsëri aty, edhe pse ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë fenomen. Shpotitësit hedhin ndjenjat e tyre tek tjetri. Prandaj këta dalin jashtë në hapësirë me "radarin" e tyre, për të hulumtuar se kush mund të jetë pranues për shpotitje.

Zakonisht janë një apo dy fëmijë që fillojnë shpotitjen, përderisa të tjerët frikohen të ndërhyjnë apo të mbrojnë viktimën. Frika se edhe këta mund të jenë viktima të shpotitjes është e fuqishme. Shpotitja pasive është një formë e talljes; kur dikush i "kthen shpinën" viktimës dhe paraqitet se nuk ka dëgjuar ndonjë gjë.

Çfarë mund të bëhet për të luftuar shpotitjen?

Kemi shumë shembuj që tregojnë se në shkollat tona, pareshtur, fëmijët tanë janë duke u shpotitur. A nuk e ka hetuar askush këtë sëmundje vrasëse? Pas pyetjes sime rreth këtij problemi disa mësues/e -mësues me më zë të shkollave të mesme nga Peja- mu përgjigjën kështu: "Kurrë nuk kemi pa diçka të tillë, bile as që kemi ndi që mobingu ekziston në shkollën tonë". "Jo ç'farti, unë tybe treqind tybe, ne disha as vet se çka është mobingu, se". >smiley>

smiley>

Këto përgjigje janë të pavërteta, më shqip të shprehem: Këto janë "rrena të kulluara". Dikush duhet të ketë parë apo dëgjuar diçka. Apo jo?

Shkolla është obliguese, përgjegjëse dhe duhet të jap llogari. Fëmijët shpesh herë kanë raportuar se këta janë shpotitur edhe para syve të mësuesve të tyre. Mësuesit e mësueset duhet të jenë më me përgjegjësi. Të mos imitojnë e kopjojnë TV-në. Këta duhet të mirëbisedojnë me secilin nxënës: Të interesohen për shpotitjet eventuale; të nxisin debat në orë të mësimit. Mësimdhënësit duhet t'i falin besimin nxënësit, se ajo çfarë flitet në mes tyre do të mbetet sekret. Jo rrallë mësuesit provojnë të lënë pas dore problemin, apo mundësisht ta bartin atë tek prindërit. >smiley>

Njashtu, prindërit duhet të flasin me fëmijët rreth shpotitjes. Po u zbulua diçka duhet biseduar me mësuesin/mësuesen dhe rasti të zgjidhet. Kjo nuk donë të thotë se prindërit duhet të kyçen drejtpërsëdrejti tek problemi. Nuk duhet të ketë kërcënime, si p.sh. "edhe njëherë me bo me ndi se po ma shtramon/shpotitë ciken teme, kryt ta k’pus, more katundari i flliqtë…" Ne duhet të mënjanojmë përdorimin e shabllonit të shpotitësve. Bashkëpunimi në mes të rriturve është një ndër burimet kryesore për ndryshime pozitive. Fëmijët shohin dhe mësojnë nga bashkësjellja e të rriturve, apo jo?

Pavarësisht iniciativave, fenomeni shpotitje/mobing, nuk mund të mënjanohet rrënjësisht. Gjithmonë do të jetë dikush që mendon se është më "i dobët" e më i vockël se sa të tjerët, dhe, çdoherë do të jetë dikush që ndien nevojë të terrorizojë e të përzogloj tjetrin, e kjo vetëm e vetëm për t\\\'i treguar shoqërisë, se ata janë më të guximshëm, më të mirë ose më të përkryer se sa "të tjerët."

Pasojat e kësaj shoqërie shpotitëse, tani po i ndiem edhe në proceset politike. Jo pak politikan dhe gazetaruc kanë po të njëjtat shabllone shpotitëse: Këta më shumë mobojnë se sa informojnë.

Një gjë dihet: në castin kur shpotitja bëhet pjesë e integruar e mentalitetit dhe kulturës sonë, atëherë kjo sëmundje është rezultat i mungesës së dashurisë, edukatës, respektit dhe prodhim i një shoqërie të papërgjegjshme e të pavlera. Dhe, s'u ndalua kjo e keqe, kjo do të na drejtojë në dhunë, varfëri shpirtërore, moskomunikim e në sëmundje kolektive psikike.

Kontakto: gezim@mekuli.com>smiley>

www.mekulipress.com

3 Komente

shkrim me vlerë

 

Pasojat e kësaj shoqërie shpotitëse, tani po i ndiem edhe në proceset politike. Jo pak politikan dhe gazetaruc kanë po të njëjtat shabllone shpotitëse: Këta më shumë mobojnë se sa informojnë.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).