Ismet Haxhia: Tre motivet e vrasjes së Azem Hajdarit (1)

Ismet Haxhia, një prej të dënuarve si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, thyen heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, nga qelitë e burgut të Fushë-Krujës i dënuari me 20 vjet burg rrëfen për herë të parë për ngjarjen e cilësuar si “vrasja e shekullit”. “Marrëdhëniet me Sali Berishën janë të ngrira. Misteri i vrasjes së Azem Hajdarit nuk është zbardhur ende. Gjithçka u gatua në zyrën e SHIK-ut”, - shprehet Haxhia. Për herë të parë Ismet Haxhia, vëllai i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë, edhe ky i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e deputetit Hajdari, tregon se ka pasur një plan të fshehtë për ekzekutimin e Fatos Nanos. Inxhinieri i minierave hedh poshtë kategorikisht se vëllai i tij Izeti të ketë tradhtuar Azem Hajdarin, ndërkaq shprehet se jeta e tij rrezikohet nëse vjen në Shqipëri….
Z.Haxhia, kanë kaluar 11 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit dhe ju jeni një nga të cilësuarit fajtor për këtë ngjarje. Çfarë mund të na thoni pas kaq vitesh?
Njëlloj si para dhjetë vjetëve. Asgjë e zbardhur rreth këtij krimi, asgjë e vërtetë rreth asaj që është thënë dhe fiksuar në aktin e padrejtësisë. Një vrasje e shëmtuar politike, e mbuluar me mister dhe harresë. Me vrasës të ekzekutuar në mënyrë misterioze, me ca viktima të akuzuar e dënuar në përmbushje të skenarëve politiko-kriminal të pasvrasjes dhe me vrasësit e vërtetë, të lirë e të lumtur për atë krim makabër që kanë bërë dhe që ende nuk u ka hyrë asgjë gjemb për krimin e realizuar prej tyre.
Si qëndron e vërteta e natës së 12 shtatorit 1998?
E vërteta e çdo krimi, sipas të drejtës penale ndërkombëtare të çdo shteti të botës, qëndron tek motivi për të cilin kryhet ai krim. Këtu tek ne, e vërteta në jo pak raste qëndron tek interesat e palëve të treta, apo fenomeneve korruptive që sundojnë shoqërinë tonë të pasndryshimit të sistemit politik. Edhe e vërteta e vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari qëndron të motivi që nxiti urdhëruesit dhe organizatorët e këtij krimi të kamufluar në mënyrë banale nga këta të fundit, si vrasje për motive hakmarrjeje kanunore!!!. Realizuesit e këtij krimi, sipas organit të akuzës ishim ne, tre vëllezërit Haxhiu, ndaj të cilëve edhe pse u kërkua me këmbëngulje të na komunikonin ndonjë motiv që të ketë nxitur për vrasjen e Azem Hajdarit, nuk ndodhi kurrë një gjë e tillë. I vetmi motiv i pathënë nga organizatorët e krimit dhe i pashkruar ende në ndonjë akt të drejtësisë, është ai që duke përdorur emrat tanë si pjesëmarrës në këtë vrasje të akuzonin Berishën, kundërshtarin e tyre potent. Unë kam shkruar një libër të cilin do ta bëj publik në momentin e duhur, në të cilin kam analizuar shumë fakte e rrethana që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Tri janë motivet e vrasjes së Azem Hajdarit, dy prej të cilave, politike.
Së pari; frika e organizimit të ndonjë kryengritjeje të armatosur me drejtues Azem Hajdarin, e cila rrezikonte pushtetin e socialistëve, me të njëjtën mënyrë që ata e kishin fituar atë pak kohë më parë. Ky motiv, megjithëse në fantazinë e të frikësuarve për humbjen e pushtetit, e kishte zanafillën në deklaratën e Azem Hajdarit se: “...brenda tre muajve do e rrëzoj Parlamentin e kallashnikovëve...”, deklaratë e ardhur pak kohë pas plagosjes së tij në mjediset e Kuvendit në vjeshtën e vitit 1997.
Së dyti; organizimi i vrasjes së deputetit Azem Hajdari do të shërbente si precedent për pastrimin e politikës shqiptare nga protagonistët e saj, Nano-Berisha, që duke vrarë të parin me këtë rast, e për shkak të akuzonin më pas Berishën, duke e burgosur gjatë atë. Në këtë mënyrë do të realizohej më së miri skenari politiko-kriminal i një klani opozitar brenda llojit, i cili vinte pas dështimit të skenarit me arrestimin e të Gjashtëve të Partisë Demokratike, me të cilin synohej likuidimi politik i Nanos pas qejfmbetjeve në ndarjen e dokmave të pushtetit. Së treti; frika e humbjes së statusit lider në trafikun e armëve me Kosovën, trafik që organizohej e kontrollohej nga kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi dhe klani i tij kriminal, pas së cilës vjen vrasja e Ahmet Krasniqit e më pas e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht këtë krim dhe organizatorët e tij, kriminelë të veshur me pushtet. Zbardhja e këtij krimi të shëmtuar nuk ka për të ndodhur asnjëherë, për sa kohë nuk hetohet nisur nga këto tri motive, të cilat duhet të shërbejnë si pistat e vërteta për zbardhjen e krimit nga prokurorë të pandikuar politikisht.
Sa e ka “tradhtuar” vëllai juaj Izeti, të ndjerin Azem Hajdari?
Vëllai im, Izet Haxhia dhe asnjëri prej nesh nuk kemi tradhtuar dhe as mund ta bëjmë kurrë një gjë të tillë. Në të vërtetë po të ishim të tillë, nuk do të ishim burgosur tre vëllezër për një krim që nuk e kemi kryer kurrë, ashtu sikundër na është ofruar jo vetëm një herë. Pikërisht vëllai im Izeti ka qenë objekt i manipulimit të këtij krimi nëpërmjet një thashethemnaje të ngritur në rrugë institucionale, e gatuar nga Fatos Klosi dhe bashkëpunëtorët e tij me qëllim që inkriminimin e tyre dhe urdhëruesve nga prapaskena e tij t’ia faturonin Berishës nëpërmjet ne vëllezërve, skenar që ka funksionuar përballë naivëve, që për fat të keq ka jo pak, madje shumë. Prokuroria gjatë hetimeve si dhe gjatë procesit gjyqësor është përpjekur të vërtetojë se ka qenë pikërisht Izeti, ai që nëpërmjet një telefonate ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin, gjë që nuk u provua kurrë, qoftë edhe me një dëshmi të vetme e për pasojë nuk është shkruar në asnjë rresht të vendimeve gjyqësore. Kemi mësuar përkundrazi se, Azem Hajdari është paralajmëruar për rrezikun nëpërmjet një militanti të PD-së. Azem Hajdari, numrin e telefonit me të cilin pretendohet se i është bërë thirrja, e kishte marrë dhuratë nga një kosovar vetëm dhjetë ditë më parë se të vritej (deponuar në gjyq nga miku i tij më i ngusht&eumlsmiley, numrin e të cilit e kishin vetëm pak persona të rrethit të ngushtë të Hajdarit dhe familja, madje as shoferi i tij personal nuk e dispononte atë numër (deponuar nga shoferi i tij në proces gjyqësor). Aq më pak mund ta kishte im vëlla, i cili që prej zgjedhjeve të 1997 rreth dhjetë muaj më parë ai nuk hynte në ambientet e PD-së, pasi për shkak të një qejfmbetjeje pas heqjes nga puna kur ai nuk ndodhej në Shqipëri, i kishte ftohur thuajse fare marrëdhëniet me lidershipin e kësaj partie. Ne nuk mund t’i bënim Azem Hajdarit një “tradhti” të tillë, ndërkohë që jo rrallëherë vëllezërit e mi i ishin ndodhur në krah atij në ditët më të vështira që kishte kaluar (si rasti i atentatit në Milot shkurt 1998 dhe në shoqërimin në Tropojë, në fushatën e qershorit 1997, ku jeta e tij ishte e rrezikuar prej atyre që i bënë atentat një vit më vonë në Bajram Curri, në qershor 1998).
Çfarë raportesh keni me Sali Berishën, duke pasur parasysh se keni qenë shumë pranë tij?
Raportet me Sali Berishën janë të ftohta që pas zgjedhjeve të 1997-ës, siç e cilësova më lart, dhe pikërisht të ngrira që pas vrasjes së Azem Hajdarit, pasi spiunët militantë të PD-së arritën të përcillnin tek ai shpifjet e SHIK-ut, dhe për fat të keq e bindën atë se ne vëllezërit kishim marrë pjesë në vrasjen e Azem Hajdarit. Besoj se deri në zbardhjen e së vërtetës së këtij krimi të shëmtuar, asnjë nuk mund dhe nuk ka për të ndryshuar. Megjithatë, shpresoj dhe uroj që një ditë të ndodhë, një ditë të afërt.
Sipas jush, a rrezikohet jeta e Izet Haxhisë nëse rikthehet në Shqipëri?
Nga të dhënat që kam, ai në burgjet turke ruhet nën masa të rrepta sigurie, “me porosi të shtetit shqiptar” - siç i kanë thënë, çka më bën të mendoj se këta që janë sot në pushtet, nuk kanë përse të marrin ndonjë iniciativë kundër jetës së tij. Ata që kanë pasur interes për likuidimin e tij dhe madje që urdhëruan vrasjen e Izetit (të dhëna të sakta), janë segmente të politikës që janë sot në opozitë dhe që edhe sot përpiqen të bindin shqiptarët se Berisha na paska arrestuar Izetin për ta likuiduar, me qëllim fshehjen gjoja të krimeve të tij. Rreth këtij absurdi vërtitej dhe kalamxhiu i mbeturinave të Sigurimit famëkeq të Shtetit, Neshat Tozaj, në një shkrim pak ditë pas arrestimit të Izetit në fletushkën partiake “Zëri i Popullit”, ky pseudodemokrat që vazhdon të njomë ende punën e tij me “bojën” e kuqe të krimeve të tij e bashkëpunëtorëve të idealit që atëherë, kur kërcënonte nënën e një adoleshenti të dashuruar me vajzën e mikut të tij nga skutat e errëta të Sigurimit kriminal të Shtetit, për të zhdukur nga faqja e dheut e që për fat të keq, më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij zhdukën nga shpirti i adoleshentit dashurinë dhe të drejtën për të jetuar si njeri normal e si artist, dhunti që ia kishte falur natyra. Ai dhe ata të cilëve u shërben, besojnë në vete sa edhe të tjerët bëjnë njëlloj si ata, duke i kthyer burgjet në vende ekzekutimi dhe spitalet psikiatrike në vende të tjetërsimit shpirtëror e mendor, vetëm se guxon të dashurosh vajzën e oborrtarit të nomenklaturës së kuqe. Parë në këtë kontekst, pra atyre që kanë urdhëruar likuidimin e tij, më bën të mendoj dhe krijoj bindjen se ai është seriozisht i rrezikuar prej këtyre të fundit e më pas sigurisht t’ia faturojnë Berishës, ashtu si e ndjellin të ndodhë, duke aluduar që më përpara se të mund ta bëjnë realitet.
Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me familjen Haklaj?
Marrëdhëniet tona me familjen Haklaj kanë qenë normale, njëlloj si me të gjithë bashkëfshatarët, pa asnjë interes në mes dhe aspak të lidhura me krimin. A mund mes nesh të mos ishin përfshirë në ndonjë nga ajo mori krimesh, për të cilat ata akuzohen? Apo si mund të besohet që ne, tre vëllezër të arsimuar me nga dy fakultete të larta secili, të merrnim pjesë në një krim të tillë kaq të rëndë, pa pasur asnjë motiv në mes, duke e pasur logjikën e mjaftueshme për të konsideruar pasojat e rënda që pasojnë akte të tilla.
Çfarë raportesh keni me Jaho (Salihin) Mulosmanin?
Raportet me Jaho Mulosmanin ngjasojnë me atë thyesën, ku në numëruesin e saj është vendosur vlerësimi shpifarak i medias dhe strukturave që ajo u shërben në kohën e gjykimit të çështjes “Hajdari”, dhe realisht që është një zero e vendosur në emëruesin e saj me një rezultat të barabartë me zero. E them këtë, duke pasur parasysh shkrimet që shkruheshin në zyrat e SHIK-ut dhe botoheshin në emrat e gazetarëve, shërbëtorë të bindur të tyre, se gjoja Izet Haxhia është parë me Hano Mulosmanin në zonën e Kukësit, e duke shkuar në shtëpinë e prindërve tanë, që gjë nuk kishte ndodhur kurrë. Kjo bëhej në prag të zgjedhjeve të vitit 2000 për pushtetin vendor, me qëllim që të trembnin Berishën për të mos shkuar në atë zonë pas informacioneve të rrema se Haxhiat do ta vrisnin atë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në majin e vitit 2000, kur Berisha këmbëngulte të shkonte në Vlorë, duke u përballur me kërcënimet për jetën e tij nga pushteti i atëhershëm, pasi kishin përhapur thashethemnajën e turpshme dhe absurde se Izet Haxhia ndodhej atje për ta likuiduar atë që për tetë vjet e kishte mbrojtur, kohë kur ishte lakmuar jo pak për likuidimin e tij fizik. Duke përfunduar përgjigjen për këtë pyetje, të jeni të sigurt se Jaho Mulosmanin e kam njohur vetëm atëherë kur ai u emërua shef policie në Tropojë dhe mesin e verës së 1998-ë, pas vetëm një kontakti me të të nesërmen e atentatit ndaj Azem Hajdarit, teksa po i përcillja drejt tragetit të linjës Fierzë-Koman. Më përpara nuk kam pasur rast, por as interes për ta njohur. Edhe pse njohjes me të, marrëdhëniet kanë qenë të ftohta, për shkak të veprimtarisë së kundraligjshme që cenonte reputacionin e funksionit që unë mbaja në policinë e Tropojës.
Dosja “Hajdari” ndodhet në Strasburg. Çfarë prisni nga kjo gjykatë?
Dosja ankimore imja dhe e vëllait tim ndodhen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, që nga korriku 2003, dhe e vëllait rreth tre vjet më pas. Nga kjo gjykatë pres shpalljen si joligjore e me shkelje të shumta të konventës, shkelje këto të qëllimshme e të urdhëruara nga politika e kohës. Unë prej nga kjo gjykatë të urdhërojë rigjykimin e çështjes, për ta çliruar nga shkeljet e shumta që e kanë deformuar duke e kthyer në një proces tërësisht joligjor. Mendoj se kjo mjafton për të vërtetuar falsitetin e akuzave të ngritura kundër ne vëllezërve dhe ndoshta pas një hetimi profesional të mundshëm, edhe zbardhja e së vërtetës së mistershme.
Sa ka ndikuar politika në hetimin e kësaj çështjeje?
Politika, ose më saktë një klan kriminal me pushtet në atë kohë dhe me rrënjë të thella në politikë, ka dirigjuar me mjeshtri kriminale gjithë procesin e hetimit e më pas gjykimin e vrasjes së cilësuar si më e rënda e shekullit që kemi lënë pas. Gjatë trembëdhjetë muajve gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, të drejtuar nga një ish-kartelist i asaj gjykate, një servil i bindur i atij klani dhe i zgjedhur prej tij dhe vegël e prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, nuk kanë bërë qoftë dhe një pyetje të vetme palëve, edhe pse çështja ishte aq e rëndësishme e hetuar aq keq, vetëm duke dhënë vendime të ndërmjetme mohuese për palën mbrojtëse dhe vendime të tjera që hapnin dritën jeshile për efektet e rënda që dhanë në këtë proces, cilësia e dobët e hetimit dhe shkeljet e rënda proceduriale e kushtetuese që e kishin shoqëruar atë.
Sa profesioniste ka qenë prokuroria? Cilat janë të pathënat e vrasjes së shekullit?
Për dosjen “Hajdari”, ajo që është thënë është një hiç në raport me atë që drejtësia duhej të kishte thënë apo dhe duhet të thotë. E theksova më lart se në librin që kam shkruar, kjo pyetje merr përgjigje të zgjeruar, duke sqaruar mjaft fakte e rrethana që çuan vrasësit në realizimin e këtij krimi dhe që nëpërmjet një pyetjeje natyrisht që nuk mund të përmbushet ajo që duhet thënë e zbuluar për publikun. Shkurt, kjo është një vrasje politike prej atyre që Hajdari u rrezikonte pushtetin e duke përdorur si precedent largimin nga politika të protagonistëve të saj Nano-Berisha. Mendoni arrestimin e të Gjashtëve, reagimin e Nanos pas këtij akti se ai nuk kishte pasur dijeni, si dhe deklaratën e këtij të fundit se një grua më paralajmëroi për vrasje më 12 shtator. Por edhe lutjet që u janë bërë të mëdhenjve të politikës botërore “... për t’u hequr qafe binomin politik Nano-Berisha pas dështimit të skenave të përmendura më lart. Për fat të keq mundet që ky klan kriminal të ketë bindur ndonjë strukturë të huaj për vrasjen e të ndjerit Azem Hajdari, si rrezik potencial për vendin tonë të brishtë dhe shumë të lodhur pas trazirave tronditëse të 1997-ës. Kam bindjen se veç interesave kriminale të trafikantëve të armëve, vrasja e Hajdarit u ka interesuar dhe strukturave të ish-Jugosllavisë, me qëllim destabilizimin e vendit tonë në kohën kur përgatiste masakrën ndaj Kosovës, me qëllim që të vepronin me dorë të fortë jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve, praktika këto që kanë ndodhur dhe më parë. Por duhet theksuar se urdhëruesit dhe organizatorët e këtij krimi të cilët bënin informacione se gjoja në fillim të shtatorit 1998 Azem Hajdari do të fillonte kryengritjen e armatosur e që pikërisht në këtë moment u larguan nga vendi i krimit i përgatitur prej tyre, janë pikërisht përgjegjësit për vrasjen e Azem Hajdarit.
(vijon në numrin e nesërm)

6 Komente

Eh thuj smiley

Rreth këtij absurdi vërtitej dhe kalamxhiu i mbeturinave të Sigurimit famëkeq të Shtetit, Neshat Tozaj, në një shkrim pak ditë pas arrestimit të Izetit në fletushkën partiake “Zëri i Popullit”, ky pseudodemokrat që vazhdon të njomë ende punën e tij me “bojën” e kuqe të krimeve të tij e bashkëpunëtorëve të idealit që atëherë, kur kërcënonte nënën e një adoleshenti të dashuruar me vajzën e mikut të tij nga skutat e errëta të Sigurimit kriminal të Shtetit, për të zhdukur nga faqja e dheut e që për fat të keq, më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij zhdukën nga shpirti i adoleshentit dashurinë dhe të drejtën për të jetuar si njeri normal e si artist, dhunti që ia kishte falur natyra. Ai dhe ata të cilëve u shërben, besojnë në vete sa edhe të tjerët bëjnë njëlloj si ata, duke i kthyer burgjet në vende ekzekutimi dhe spitalet psikiatrike në vende të tjetërsimit shpirtëror e mendor, vetëm se guxon të dashurosh vajzën e oborrtarit të nomenklaturës së kuqe

Nje ne dore. ( Skandaloze ! smiley Sa te fella paskan qene  )

Admin,

do kete dhe nje pjese te dyte  patjeter, sic do kete dhe nje pjese tjeter pakez me vone nga ato qe pret dikush ketu per te pare qurra te varme.

reagimin e Nanos pas këtij akti se ai nuk kishte pasur dijeni, si dhe deklaratën e këtij të fundit se një grua më paralajmëroi për vrasje më 12 shtator.

..smiley E dinte gjithe Tirana dhe gjithe Shkodra. ( e kam fjalen per ata qe banonin atehere ne Shkoder ) Ne fakt keta te dytet dinin punen e revolucionit smiley  Ka dy fakte qe nje zot e mer vesh qe nuk i ze njeri me goje.

Ja u hodhi Mit-hat Havari dhe iku para se ti sulmonin komisariatin smiley

 

Me plase o Koth! smiley

Me hengre si ndryshku hekurin!

Une bej te iki, te mos vij me ketu  nder Pishq... pastaj them: ja te shikoj nje cicke, c'thote miku im hermetik sot? smiley

 

 

Paska qen krim shitja e armeve dhe municionit Kosovareve? C'dreq maloku qenka ky Haxhia? Po ai 'klani brenda llojit' socialist? Per cfare behet fjale?

frika e humbjes së statusit lider në trafikun e armëve me Kosovën, trafik që organizohej e kontrollohej nga kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi dhe klani i tij kriminal, pas së cilës vjen vrasja e Ahmet Krasniqit e më pas e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht këtë krim dhe organizatorët e tij, kriminelë të veshur me pushtet.

 

 

O Ismet Haxhi, dihet qe mas vrasjes se ndjerit AZEM HAJDARI asht dora e zeze e atyne qe i kan la gjithmon me gjak (fatos nano &co),po pse nuk po na thu noj gja per rastin e Gramshit

 

Në automjetin që ata udhëtonin u kap dhe një sasi armësh që sapo e kishin blerë për ta çuar në Kosovë. Ortakëria e tyre krijoi kuriozitet të madh, pasi Halil Haklaj ndodhej sëbashku me vëllain e Izet Haxhisë, truprojës së ish-presidentit Berisha. asht fjala korrik 98

 Haklaj kërcënoi të gjithë përfaqësuesit e lartë të administratës shtetërore në Tropojë, madje policia deklaroi se ai mori peng dhe të dërguarin e qeverisë në veri të vendit Taulant Dedja. Nëse nuk lirohej i vëllai nga burgu, ai do të ndërmerrte veprime më të ashpra.

Takimi
Si rezultat i kësaj situate të acaruar, në fundgushtin e vitit 1998 në Tropojë, të vetmit zyrtarë të lartë, ishin i plotëfuqishmi i qeverisë(që më tepër qëndronte si peng sesa si përfaqësues i qeveris&eumlsmiley dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Bajram Currin, Billi Vogst(një ish-kolonel i forcave speciale britanike SAS). Për të negocuar me Haklajn autoritetet shtetërore shfrytëzuan një vizitë të një grupi deputetësh në Tropojë. Mesditën e 22 gushtit 1998 në Bajram Curri mbërritën Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi, zv/kryeministri Kastriot Islami, Nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle, kryetari i komisionit të jashtëm të Kuvendit, Sabri Godo, si dhe deputetët socialistë Ismail Togu e Bardhyl Agasi. Në orët e pasdites, përfaqësuesit më të lartë të shtetit, të cilëve u mungonte vetëm presidenti Meidani dhe Kryeministri Nano patën një takim në hotel-turizmin e qytetit me një përfaqësus të Fatmir Haklajt. Takimi u zhvillua në zyrën e OSBE-së, në katin e dytë të hotelit. Në të nuk ishte i pranishëm deputeti Godo, që preferoi të priste në hollin e hotelit.

Mesazhi
Fatmir Haklaj nuk pranoi të shkonte vet në takim pasi ndihej i fyer, jo vetëm se ia kishin arrestuar të vëllain që po u çonte armë ushtarëve të UÇK-së, por sepse nuk po e lironin nga burgu edhe pse kishte kaluar më shumë se një muaj. Ai dërgoi në takim Feriz Kërnajën, që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në burg me liderin socialist Fatos Nano, i cili në atë kohë ishte në detyrën e kryeministrit të vendit. Kërnaja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë pafajësi nga Gjykata e Tropojës për vrasjen e Isuf Halucës në tragetin e linjës Fierzë-Koman në vitin 1993. Ferizi ua bëri të qartë mesazhin e Fatmir Haklajt përfaqësuesve të lartë të shtetit. Nëse Halil Haklaj nuk lirohej nga burgu, pasojat mund të ishin të mëdha. Se çfarë premtimi i bën përfaqësuesit e shtetit Kërnajës, kjo nuk është bërë publike, por është fakt se dy javë më pas, Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia u lanë të lirë me “ndërhyrje nga lart” pasi, kishin qëndruar për 50 ditë në burgun e Gramshit.

nxitesit e krimit nuk mund te jete tjeter vetem kelyshat komuniste

or taj Trapojan: nuk ka kamunista n'Arrnautistan..hala se ke mor vesh ti er daj?

nxitesit e krimit nuk mund te jete tjeter vetem kelyshat komuniste

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).