Informimi, Topi: Nuk ka transparencë. Alibeaj kundërshton

Qeveria dhe presidenti perplasen për të drejten e informimit. Presidenti shqiptar Bamir Topi deklaron se qytetaret nuk kane akses per informacion ne zyrat e shtetit duke iu referuar edhe situates kaotike ne zyrat e pronave. Deklaratat e Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë u bene gjatë një seminari të zhvilluar sot për të drejtat e informimit. Kreu i shtetit Bamir Topi në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast është shprehur se qytetarët sorollaten nëpër zyra dhe nuk zgjidhin asgjë për pronat e tyre. “Nuk bëhet transparencë e të dhënave” tha Topi duke shtuar se nëpër zyrat ka zyrtarë të rëndomtë që nuk informojnë qytetarët për pronat. Presidenti foli dhe për të drejtën e informimit, duke sugjeruar që situata duhet të ndryshojë. Topi tha se media ka akses në institucionet publike, kurse qytetari jo. Madje Presidenti deklaron se ne kete aspekt trashegohen akoma simptomat e komunizmit.

I menjëhershmë ka qënë reagimi nga Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Ministri kundërshtoi deklaratën e Topit duke theksuar se “s’ka pengesa për të dhënat institucionale, porse duhen kërkesa ligjore për të dhënat”.

Cështja e pronave është kritikuar pak ditë më parë nga një raport i Transparency International Albania. TIA vlerësoi se një legjislacion i pa plotësuar dhe konfuz, si dhe mungesa e regjistrimit fillestar të pronës janë disa nga elementët që kanë favorizuar korrupsionin me pronat.

7 Komente

Natyrisht qe ka pengesa ne marrjen e informacionit; qe nga afati maksimal prej 40 ditesh e deri tek "humbjet e pashpjegueshme dhe te rastesishme" te kerkesave per informacion.

Ll.

Une nuk e kuptoj fare pergjigjen e ministrit ketu. Si veshtire qe te jete pergjigj vetem me kete gjys-fjali. A ka nai burim tjeter me te qarte per kete debat. Shabe, hap syte neper gazeta se mos na gje naigjo mo sqaruese.

Presidenti Topi ka folur drejte dhe sakte ,se nuk ka informacion te bollshem,ne zyrat e shtetit ku njerzit te informohen si duhet,dhe me te drejte tha se njerzit me shume informohen nga media se sa nga organet e specializuar te shtetit,ose nga zyrtaret e administrates shteterore,ka mangesi,kurse ky Ministri i Drejetesise,.....mmmmm...cte them...mmmmm..nuk e di....mmmmmmm...por....mmmmmm... ky minister fare.........nuk kuptohet.....mmmmmm....por ...fare fare. ka ..edhe nje m****ut...tongorlliku ky,...qe nuk e merr vesh njeri pse!

 

Nuk e di po ky Alibeaj se si me duket..sikur eshte nga Irani..,,tjetri thote ja mer ky eshte problemi ,ky thote..se cthote por as gje nuk thote ose te pranoje se ashtu eshte gjendja,nuk ka informim nga institucionet shteterore te bollshme per qytetaret,dhe ashtu eshte ,pastaj Presidenti nuk eshte i painformuar per ate qe deklaron! Eshte ne vete ky Ministri?

Pa diskutim qe ajo qe thote Presidenti eshte e drejte por une me kaq sa pashe ne linkun qe postoi Nejse, nuk shof kundershtim te hapur ne ate qe deklaron Ministri Alibeaj. Mua me duket sikur ky i fundit me shume, perpiqet te mbroje (reklamoje) punen e vet. Dmth nuk merret me gjendjen konkrete po me çfare ka bere per zgjidhjen e problemit.

Shkurt me kaq sa pashe me duket me teper interes i mediave anti-qeveritare per te perdorur popullaritetin e Presidentit (77% e te investiguarve shprehen te kenaqur me punen e tij) per te sulmuar qeverine duke shpikur konflikte edhe aty ku nuk ka.

Sigurisht, qe te dy nuk jane ne nje linje, po une them shyqyr qe me ne fund kemi nje President qe ruan pozicionin e tij dhe nuk "kujdeset" ne se eshte ne linje apo jo me qeverine.

Lizander,

Meqe opozita e tanishme nuk ben dot me 97-n se i doli boja nje here, ka nderruar strategji dhe ka blere mediat ose mediat mafioze kane blere opoziten dhe e vetjma strategji eshte te vjellin vrer dhe te shpifin edhe aty ku nuk kane cfare te thone. Isha nje jave ne Shqiperi, dhe kaq gje e kupton me dy njerez me mend po te takosh atje. Dhe ankohen pastaj keta te medias qe jo nuk na shiten gazetat, jo nuk na shikohen emisionet. Populli ka ngrene bar dikur, nuk ha me tani. Prandaj qiveriu i le te grijne sallate. Qe per mu e ka shume gabim... se ky lloj vreri ka vajtur deri ne neveri.....

Kjo eshte strategjia e opozites qe te fitoje zgjedhjet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).