Hakërrim

 

 

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, 
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

1942

 

8 Komente

 të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

nga tu kujtu kjo Jerusalem,

long time pa e lexu.

thanks

smiley

 O tushe mu kujtu sot nga ai debati... Gerti je yll bote!!!

 

Per ti bere Asllanit pak shoqeri me te madhin Bernard Shaw

Man and Superman: A Comedy and a Philosophy

They are not beautiful: they are only decorated.
They are not clean: they are only shaved and starched.
They are not dignified: they are only fashionably dressed.
They are not educated they are only college passmen.
They are not religious: they are only pewrenters.
They are not moral: they are only conventional.
They are not virtuous: they are only cowardly.

They are not even vicious: they are only "frail."
They are not artistic: they are only lascivious.
They are not prosperous: they are only rich.
They are not loyal, they are only servile;

not dutiful, only sheepish;
not public spirited, only patriotic;
not courageous, only quarrelsome;
not determined, only obstinate;
not masterful, only domineering;
not self-controlled, only obtuse;
not self-respecting, only vain;
not kind, only sentimental;
not social, only gregarious;
not considerate, only polite;
not intelligent, only opinionated;
not progressive, only factious;
not imaginative, only superstitious;
not just, only vindictive;
not generous, only propitiatory;
not disciplined, only cowed;
and not truthful at all
—liars every one of them,
to the very backbone of their souls.

Yy sa shume kisha pa e lexu. e kam degjuar te recituar nga i madhi Reshat Arbana, nje perle e vertete. si kushtrim bubullues ngjan. rrenqethese.

Gezohem qe po e shoh kete poezi te Ali Asllanit ketu. E them kete sepse kam patur te njejten deshire disa kohe me pare, por ne ate kohe nuk u publikua sepse u konsiderua “shume e rende. shume e erret. shume e ekzagjeruar”.

E shikoj me mixed feelings tani kete krijim te sjelle ketu, pasi ne nje ane e pelqej ate, nga ana tjeter me thote shume gjera mbi mungesen e objektivitetit dhe paanshmerise ne publikime ketu.

Sdq, faleminderit qe e sollet ne kete mejdan sepse kemi nevoje edhe per poezi te cilat flasin hapur dhe me force kunder maskarenjeve dhe zarbove.



Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Shkelqyeshem........

No coment. smiley

" Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!"

Si ka mundesi qe keto vargje jane aktuale sot e kesaj dite?

Nga Ali Asllani, mbaj mend qe kur isha e vogel gjyshi me recitonte ca vargje, qe cuditerisht me kane ngelur te fiksuara:

"Dynjallek, or tunjatjeta,

behet burri qesharak,

sado i larte te jete truri,

i ka rrenjet ne stomak."

Ma thoshte gjithmone kete, se une si femije nazeli qe isha, nuk haja, por qe te isha nxenese e mire, duhet te haja dhe buke shume. Eh, c'kujtime! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).