Gjykata Britanike vendos për ekstradim të ish-zyrtarit të SHIK-ut

Një Gjykatë në Londër ka vendosur që të ekstradojë një ish-zyrtar të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë i cili akuzohet për rrëmbim dhe torturë me pasoja të rënda të një biznesmeni në Shqipëri.

Gjykata ka pranuar se personi i cili kishte kërkuar strehim në Britani me emrin e rremë Shaqë Shatri në fakt është Ilir Kumbaro dhe se kthimi i tij në Shqipëri nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Vendimin përfundimtar për ekstradimin e tij duhet ta marrë sekretarja e Brendshme britanike. Zoti Kumbaro ka të drejtë ankese pas vendimit të sekretares së Brendshme.

Ilir Kumbaro së bashku me 3 ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut akuzohet për rrëmbimin dhe vdekjen e biznesmenit shqiptar me origjinë kosovare, Remzi Hoxha.

Rrëmbimi i biznesmenit ka ndodhur në Tiranë në vitin 1995. Disa procese gjyqësore janë zhvilluar që nga ajo kohë por ende nuk është gjetur se ku ka përfunduar biznesmeni dhe as nuk janë përcaktuar fajtorët.

Në Tiranë procesi është rihapur në prill të vitit 2008 dhe Ilir Kumbaro konsiderohet prej akuzës si njeriu që ka ekzekutuar rrëmbimin e Remzi Hoxhës.

6 Komente

 

Ilir Kumbaro së bashku me 3 ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut akuzohet për rrëmbimin dhe vdekjen e biznesmenit shqiptar me origjinë kosovare, Remzi Hoxha

Eshte nje clirim shpirteror per familjen e Remzi Hoxhes qe per 14 vjet perpjekje,te mundimshme,te lodhshme ne kerkim te njeriut te tyre te dashur te marin vesh kete lajm te tille ,qe nje eksponent kryesor i shikut fame-keq,i cili ka dore ne rrembimin e Remzi Hoxhes, te extradohet ne shqiperi!

 

someone,

..eshte shume e ekzagjeruar,ajo qe ti ke lexuar, per "famen e keqe" te kriminelve shqiptare ne Londer a gjetke ,

..qe te vrasin per 5 mije paound!

Eshte komplet e zmadhuar me lente pikerisht per te denigruar shqiperine dhe shqiptaret,..

...kush nuk te vret per 5000 pound?

Ka rus,polak,kinez,indian,turq,kurd,pakistanes,somalez,afrikan,jamajkian,rumuan,italian,anglez,irlandez,skotlandez,serb,grek,bullgar,,mos te numuroj me shume ketu ne Londer qe te vrasin edhe per 5 pound dhe jo  me per 5000 pound!!

Eshte nje shkrim denigrues,qe i intereson me shume serbeve ,grekeve per te perligjur teorite e tyre ,se shqiptaret ,te gjithe jane kriminela!

Ai artikull, o someone, eshte nje  bullshit i madh!

Me ne fund Z. Kumbaro do te kete fatin te refehet duke lehtesuar shpirtin qe e ka munduar per vite me radhe. Eshte nje akt moral i domosdoshem per te mbyllur kete histori tragjike si dhe venjen e drejtesise ne vendin e duhur, megjithse kete gje pjeserisht e ka bere dhe zoti.

@ SOMEONE,

Me e forta eshte se kjo gazeta eshte nje nga gazetat me te humbura ne Londer. E kush e lexon kte gazete......dikur e perdorinin ne Fast Food Shops per te mbledhur "fish & chips" kur nuk kishte letra "blank"....lol

Kjo gazeta as qe nuk e shef driten e diellit.....lene mo me botu lajme "rrenqethes" si puna ktij. Kjo gazete as statusin e "freebies" nuk e ka si psh; "Metro", "LondonLite" apo "thelondonpaper".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).