Gërdeci, ja krimet e Fatmir Mediut

"Shekulli" disponon dosjen e plotë të prokurorisë dhe paraqet sot pjesë nga skandali i Gërdecit, roli i ish- ministrit Mediu dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, përgjegjësitë konkrete të tyre në tragjedi, shkaku i vërtetë i shpërthimit të 15 marsit 2008, favorizimet që i janë bërë Mihal Delijorgjit dhe abuzimet në emër të shtetit shqiptar.

Tragjedia e Gërdecit që i mori jetën 26 personave dhe plagosi pothuajse 300 të tjerë ka mbërritur në epilogun e saj. Prokuroria ka ngritur akuzën zyrtare për 29 persona, të cilët konsiderohen përgjegjës për atë që ndodhi më 15 mars të vitit të kaluar. Kërkesa e plotë për gjykim është dorëzuar në gjykatë dhe "Shekulli" disponon një prej kopjeve të saj, e cila do të paraqitet në disa pjesë për lexuesin duke nisur që sot e në ditët në vijim. Më poshtë "Shekulli" publikon pjesë nga dosja hetimore duke i lënë bruto, siç i kanë shkruar hetuesit, pa bërë asnjë ndryshim ose koment. Në to shpjegohet qartë roli i Fatmir Mediut në këtë tragjedi, kush ishte njeriu që përgatiti të gjitha ligjet që të krijohej Gërdeci dhe si u abuzua me fondet shtetërore.

Ngjarja
Ngjarja e ndodhur me datë 15 mars 2008, në ambientet e "Ish Brigadës së Tankeve" në Gërdec-Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve shoqëria "ALBADEMIL" sh.p.k, për nga përmasat dhe shtrirja e saj; për nga pasojat tejet të rënda njerëzore, materiale, sociale dhe psikologjike; për nga dëmtimi i interesave materiale dhe jo materiale të shtetit, si dhe për nga cenimi i një sërë marrëdhëniesh të tjera shoqërore të mbrojtura posaçërisht me ligj, konsiderohet një nga ngjarjet më tragjike të viteve të fundit, e cila krijoi një situatë tejet të rëndë humane, sociale, ekonomike, psikologjike, ekologjike, si dhe cenoi rëndë sigurinë në gjithë rajonin dhe më gjerë. Shpërthimet masive, në këtë ngjarje, të lëndëve plasëse dhe djegëse: barut 1067,855 ton; djegore të tipave të ndryshme 286 476 copë dhe predha municionesh/shtimjesh 4365,335 ton, me mbushje tritol (TNT) 795,609 ton, të depozituar në këtë ambient - rajon, afër qendrave të banuara, objekteve sociale, bizneseve, rrugëve nacionale, stacionit hekurudhor Vorë, aeroportit "Nënë Tereza" Rinas, etj, ka shkaktuar: vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 27 personave, plagosjen e lehtë të 109 personave, dëmtime të parëndësishme të 67 personave dhe dëmtime të tjera të pa klasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qendra mjekësore. Gjithashtu, ka shkatërruar dhe dëmtuar pasuritë në vlerë 2 243 843 616 lekë, që përfaqëson pasuri të shtetasve në vlerë 2 141 343 616 lekë, si: banesa, orendi të tyre, ferma bujqësore e blegtorale; si dhe pasuri shtetërore/publike në vlerë 102 500 000 lekë, si: objekte sociale dhe orendi të tyre.

Shpërthimi
Më datë 15 mars 2008, rreth orës 12:00, sapo kishte filluar pushimi i drekës, disa punëtorë kanë filluar me nxitim transportimin e baruti, i cili ishte i paketuar në thasë plastikë i ndodhur në natyrë, në një sasi të madhe në sheshin e kapanonit. Ndërkohë, në këtë ambiente janë shfaqur flakët e para, pranë një karroce, e cila ka qenë e ngarkuar me disa thasë me barut, pranë një grumbulli thasësh baruti. Kjo karrocë përdorej nga grupi i punës i të ndjerit Qemal DELIUT. Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se kjo karrocë është salduar nga i ndjeri Qemal DELIU në banesën e tij, disa minuta para se të shfaqej zjarri. Zjarri ka filluar të përhapej me shpejtësi në drejtim të kapanonit. Punëtorët duke shikuar se ishte e pamundur qe të shuhej kjo vatër zjarri kanë filluar te largohen nga dy drejtime kryesore qe ishin porta e hyrjes në ndërmarrje dhe nga një porte anësore e kapanonit. Në këto momente ka ndodhur shpërthimi i parë në sheshin para kapanonit, i cili është pasuar nga shumë shpërthime të tjera të një pas njëshme, për shkak të sasive të mëdha të barutit të depozituar, si në ambientet para dhe brenda kapanonit, ashtu dhe në të gjithë territorin e "Ish Brigadës së Tankeve" ku ushtronte aktivitetin shoqëria ALBADEMIL shpk.

Abuzimi me firmën amerikane
Në hyrje të parashtrimit të fakteve kriminale në këtë kërkesë për gjykim, po paraqesim faktet që provojnë veprimtarinë e kundërligjshme, personat e pandehur të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, dashjen e tyre në realizimin e saj dhe qëllimin e posaçëm kriminal të tyre, në realizimin e përfitimeve të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe ALBADEMIL shpk nëpërmjet shitjes së municioneve me gëzhojë tunxhi, për çmontimin dhe çmilitarizimin. Kjo, sepse: Përzgjedhja e kompanisë amerikane SAC inc, nga i pandehuri Fatmir MEDIU dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari kriminale, ka qenë e paracaktuar për tu përdorur si fasadë për publikun dhe për institucionet e tjera, me qëllim krijimin e perceptimit të rremë se do të realizohej një proces transparent, ligjor dhe që do të garantonte çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve brenda standardeve për sigurinë publike, që zakonisht e ofrojnë shoqëritë e huaja në këtë fushë, ndërkohë që provohet se në fakt është konsideruar domosdoshmëri dhe janë marrë të gjithë masat që ky proces të realizohej nga person juridik i pandehur, shoqëria ALBADEMIL shpk, e përfaqësuar nga i pandehuri Mihal DELIJORGJI.
Iniciimi dhe miratimi i procesit administrativ përfshi dhe projekt vendimin e Këshillit të Ministrave, për të normuar shitjen e municioneve për çmontim dhe çmilitarizim shoqërisë SAC inc, por që në fakt ky projekt do të realizohej nga shoqëria ALBADEMIL shpk., në relacionin dërguar Këshillit të Ministrave (KM) bashkëlidhur projekt vendimit të KM të iniciuar dhe firmosur nga i pandehuri Fatmir MEDIU dhe të përgatitur nga bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari kriminale, është argumentuar se ky proces nuk do të kishte faturë financiare për buxhetin e shtetit, por do të sillte vetëm të ardhura ekonomike për shtetin, ndërkohë që hetimet kanë provuar se ky proces është planifikuar, urdhëruar dhe realizuar në interes të përfitimeve të padrejta materiale për shoqëritë SAC inc dhe ALBADEMIL shpk., proces i cili në fakt i ka shkaktuar shtetit dëmtime materiale të rëndësishme në vlerë 1 323 600 354 lekë.

Roli i Mediut
I pandehuri Fatmir MEDIU, për të realizuar synimet e tij kriminale në interes të përfitimeve të padrejta të shoqërisë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë amerikane SAC inc, ka iniciuar hartimin dhe ka miratuar disa akte nënligjore. Ai ka iniciuar një projekt vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka miratuar projekt urdhra, të cilët kanë orientuar dhe urdhëruar realizimin e procesit të shitjes së municioneve për çmontim dhe çmilitarizim në përmbushje të kërkesës/ofertës të përmendur më sipër, kërkesë/ofertë e cila është përgatitur nga i pandehuri Ylli PINARI, bashkëpunëtor i ngushtë dhe i afërt i tij. Në përgatitjen e projekt vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe projekturdhrave të tij, i pandehuri Fatmir MEDIU ka bashkëpunuar me një pjesë të stafit të ngushtë/afërt të tij, të pandehurin Ardian MULLAHI, ish Sekretar i Përgjithshëm i MM, Shkëlzen MADANI ish drejtor i DMIBM-së, Ylli PINARI, ish drejtor i MEICO-s, Dashnor ÇAUSHI, ish drejtor i Drejtorisë së Llogjistikës në SHPFA, Armand TARTARI drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Programimit, Buxhetimit në MM, si dhe në bashkëfajësi me të pandehurit Ndue MARKU, ish drejtor i DHLMK, Luan HOXHA ish shef i SHPFA, Agim LALA, ish zv/shef i SHPFA, Hilmi LACAJ, ish shef i Armatim-Municioneve në Drejtorinë e Logjistikës në SHPFA. Në këtë proces administrativ i pandehuri Fatmir MEDIU ka miratuar disa projekt urdhra, duke shmangur përfshirjen e strukturave dhe hallkave të domosdoshme që duhet të ishin pjesë e hartimit të tyre.
Në vijim të synimit kriminal në interes të përfitimeve të padrejta të shoqërisë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë SAC inc, i pandehuri Fatmir MEDIU, në janar-shkurt 2007 ka iniciuar dhe organizuar përgatitjen e një projekt-vendimi të Këshillit të Ministrave dhe praktikën shoqëruese, duke bashkëpunuar me të pandehurit Ardian MULLAHI, ish-Sekretar i Përgjithshëm i MM, Shkëlzen MADANI ish-drejtor i DMIBM-së dhe Ylli PINARI, ish-drejtor i MEICO-s. Për të realizuar këtë synim, të pandehurit e përmendur më sipër, kanë vënë në lëvizje strukturat e MM dhe FA.

Procesi i paplotë
Procesi administrativ për përgatitjen e projekt-vendimit në Ministrinë e Mbrojtjes, megjithëse i hapte rrugë blerjes së municioneve për çmontim dhe çmilitarizim nga persona juridikë privatë, ka qenë një proces i kryer me nxitim të pamotivuar dhe nuk ka përfshirë të gjithë specialistët e fushës, për të mundësuar një projekt-vendim në përqasje të plotë me ligjin, sa më përfshirës dhe të qartë për të mundësuar zbatimin e tij. I pandehuri Fatmir MEDIU, ish-Ministri i Mbrojtjes dhe bashkëpunëtorët e tij të pandehur, me synim realizimin e përfitimeve të padrejta për shoqërinë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë amerikane SAC inc, kanë ndërmarrë procesin administrativ të nxjerrjes së akteve nënligjore pa marrë në konsideratë zbatimin e këtij ligji dhe të standardeve të parashikuara në këtë ligj. Pas krijimit të këtij shtrati, me aktet nënligjore (normativeve) të përmendura më sipër, në bashkëpunim dhe në bashkëfajësi me të pandehur të tjerë në këtë procedim penal, kanë realizuar veprimtarinë kriminale, në të gjitha fazat e saj, duke filluar me procesin administrativ të përgatitjes dhe miratimit të urdhrave/akteve me karakter individual, të cilët i kanë hapur rrugë hyrjes në marrëdhënie kontraktuale dhe realizimit të shitjes së municioneve me gëzhojë tunxhi dhe zhvillimit të procesit të montimit dhe çmilitarizimit nga shoqëria ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë amerikane SAC inc, veprimtari kriminale e cila ka sjellë përfitime të padrejta materiale dhe jo materiale këtyre shoqërive, ka shkaktuar shtetit dëme të rëndësishme materiale dhe jo materiale, si dhe nuk ka garantuar të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve nga ky proces me burim rreziku të shtuar.

Trafiku i fishekëve
I pandehuri Shkëlzen MADANI, ish drejtor i DMIBM në MM, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, në bashkëpunim me të pandehurit Ardian MULLAHI ish Sekretar i Përgjithshëm i MM dhe Ylli PINARI ish-drejtor i MEICO-s, si dhe në bashkëpunim me të pandehurit Rezart TËRSHANA, ish shef i sektorit të ligjeve në DHLMK në MM, Agim Babameto, ish shef i Sektorit të Marketingut në DMIBM në MM dhe Besnik Dauti, oficer me gradën major, me detyrë shef i teknikës speciale të municionit në Brigadën Ajrore, të gjithë në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, kanë caktuar si çmime të shitjes së municioneve, çmimet e ofertës së shoqërisë amerikane SAC inc, të përcjella këtij komisioni nga ish Sekretari i Përgjithshëm, i pandehuri Ardian MULLAHI, me shkresën e tij nr. 772, datë 20. 03. 2007, me synim realizimin e përfitimeve të padrejta materiale të shoqërisë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet kësaj shoqërie të huaj. Të pandehurit kanë marrë vendimin nr.1, datë 10. 04. 2007 të këtij komisioni, me të cilin kanë përcaktuar çmimet e municioneve me gëzhojë tunxhi sipas kalibrave: 7.62 mm - 0,00448 $USA/copa, 12.7 mm 0,02571 $USA/copa dhe 14.5 mm 0,03245 $USA/copa. Për të realizuar këtë qëllim kriminal, të pandehurit kanë vepruar në shkelje të ligjeve duke mos analizuar elementët dhe kriteret e veçantë të përbërjes së çmimit që janë normuar në akte nënligjore siç janë: investimin, kostoja faktike e punës së bërë, ndikimin në mjedis dhe vlerën e nënprodukteve të përfituara nga çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve. Gjithashtu, të pandehurit nuk kanë përfshirë në çmimin e shitjes së municioneve të këtyre kalibrave shpenzimet e transportit, duke përmbushur ofertën/kërkesën e shoqërisë amerikane SAC inc, me qëllim realizimin e përfitimeve të padrejta materiale të shoqërisë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet kësaj shoqërie të huaj. Këto veprime dhe mosveprime, të kryera nga të pandehurit në bashkëpunim, njërin prej të cilëve është kuadër komandues ushtarak, në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre, me qëllim përfitimin material të padrejtë nga shoqëria ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë SAC inc, ka sjellë pasojë të rëndë, dëmtimin e interesave të ligjshme të shtetit, pasurisë ushtarake në administrim të FA, në vlerë 868.680.473,44 lekë, e cila përbëhet nga: vlera 833 291 227,44 leke, që përfaqëson dëmin ekonomik të pasurisë ushtarake, të shkaktuar nga mosllogaritja e çmimit të shitjes së municioneve për çmontimin dhe çmilitarizimin, sipas metodikës të përcaktuar në aktet nënligjore të mësipërme; si dhe nga vlera 35 389 246 lekë që përfaqëson shpenzimet e transportit ushtarak të pa llogaritura në çmimin e shitjes së këtyre municioneve.

26 viktimat e tragjedisë
• Shefki Ahmet CANI
• Zelije Bajram PRINI
• Arben Selajdin ASE
• Hysen Abaz CANI
• Qemal Can DELIU
• Korre Ali DELIU
• Jetmir Qemal DELIU
• Liljana Ramiz DELIU
• Flavio Uran DELIU
• Jetmir Sali BALLAZHI
• Homet Laze HAZIZAJ
• Zelie Shyqyri KACA
• Bukurije Bektash CANI
• Resmije Kujtim KRANJA
• Shqipe Dilaver ALHASA
• Roland Gëzim ALLA
• Reshit Haxhi KRUJA
• Endri Mustafa DVORANI
• Muhamet Ramiz HOXHA
• Besim Fadil ÇANGA
• Rajmonda Medi DURDA
• Erison Feruzan DURDAJ
• Nafije Selman LAÇI
• Zelfi Sali AHMETI
• Azem Kadri HAMOLLI
• Ilirjan Ndue MALÇI

Dëmet
27 persona të plagosur rëndë
109 personave të plagosur lehtë
67 persona me dëmtime të tjera të lehta
61 persona të tjerë të trajtuar në spitale
5829 personave u është shkaktuar dëm material në vlerë 2 141 343 616 lekë
Shtetit i është shkaktuar dëm material në vlerë 102 500 000 lekë
Shtetit i është shkaktuar dëm material në vlerë 1 323 600 354 lekë nga veprat penale të shpërdorimit të detyrës

...vijon neser

12 Komente

Që Mehdiu ështëi përzier kokë e këmbë në këtë mersele nuk ka nevojë që të lexojmë artikullin e Shekullit, por janë dy gjëra që më bëjnë përshtypje:

1- Si është e mundur që një dosje (apo kopje e saj) të gjëndet në duar të dikujt që nuk ka të bëjë me hetimin apo gjykimin?

2- Si është e mundur që të shprehë gjykim hetuesi (që duhet të kërkojë dhe të gjejë shkaqet dhe arsyet që çuan deri në kryerjen e faktit si dhe të gjejë shkaktarët apo ata që kanë përgjegjësi në këto shkaqe)dhe të shprehet:për të realizuar synimet e tij kriminale

E bukura do jete kur gjate gjyqit, kete Sali Berishen ta therrasin si deshmitar! smiley

Kush do no' i' bast k'tu qe ky Sali Berisha nuk do paraqitet fare ne gjykate? smiley

Do thote; kam nje takim ne NATO! smiley

sikur ka dicka qe nuk shkon!

 

kush eshte akuzuar per vdekjen e atyre personave?

20 vjet e pak i ka me keto qe ka bere ai dhe te tjere.

Ai vete nuk ka per tu paraqitur fare ndersa te tjeret do ti shpetojne denimit me dicka me te lehet... Eshte skandale mbareqeveritare.   smiley

Mroklle !

Te kam thene qe qeveriu duhet dash fort shume ? Nuk me ke nigju fare. Po hic nuk me ke nigju. smiley

Ne rrjesht per nji te gjithe, sus, sus. Te gjithe . Asnje nuk do hape goje. smiley

Tirane 21 Mars smiley

Ka nisur edhe formalisht përvijimi i koalicionit të madh të së djathtës, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me një marrëveshje paraelektorale. Pas bashkimit të PDR-së me PD-në dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje elektorale mes PD-së dhe PAD-së,  ka qenë radha e konfirmimit të aleancës me republikanët, njërit nga aleatët më të vjetër të kryeministrit Berisha.

Për kreun e qeverisë Sali Berisha, koalicioni që do të çojë drejt një mandati të dytë të djathtën, do të jetë një bashkim i gjerë, ashtu sikurse tha kreu i qeverisë, solli në fitore katër vjet më parë Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

“Koalicioni do të jetë i gjerë. Ky koalicion u hap me aleatin kryesor. Në katër vjet ky koalicion e shndërroi Shqipërine nga vendi i krimit në vendin që e votuan në 27 parlamentet e vendeve europiane, dhe 26 vendet e NATO-s”, theksoi kryeministri Berisha.

Kurse kreu i republikanëve Fatmir Mediu e vlerësoi kontributin e përbashkët të dy forcave aleate, duke u ndalur në veçanti tek përmbushja e njërit prej angazhimeve që e përafroi Shqipërinë me vendet anëtare të NATO-s dhe që pritet të formalizohet në fillim të muajit prill.

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga dy liderët e partive, kryeministri Berisha dhe republikani Fatmir Mediu synon t’i sjellë një mandat të dytë koalicionit të djathtë qeverisës si dhe vlerëson bashkëpunimin konkret të dy partive në kuadrin politik dhe institucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përafrimin e Shqipërisë në strukturat e familjes europiane...

-----

 

Te kam thene qe qeveriu duhet dash fort shume ? Nuk me ke nigju fare. Po hic nuk me ke nigju. Wink

Ne rrjesht per nji te gjithe, sus, sus.  Te gjithe . Asnje nuk do hape goje.

Ty o Koth, duhet me t'kap komentet e mjesit (me oren e Shqipnise) smiley

Se nryshe, fillo e trubllohesh m'duket, une i pari s't'mor vesh! Flet gjif "merthecka"! smiley

 

 

... smiley

Po e mer. Meno tani Fat Mediu dhe Xhuzefina fushate per PD-ne, psh ne Gerdec smiley

Une them qe mos te denohet Mediu me burg.I duhet dhene nje denim tjeter.

Duhet te shkoje cdo dite ne gerdec e tu thote "miremengjes" gjithe banoreve atje per nja njezet vjet me rradhe.

Si e ka emrin "Baxhanaku" i Sales? lol....dhe sa per Bastin, shko apo jo , Sala ne gjykate. Une i vej paret, qe AI, nuk shko. lol smiley

..Ai ka shku ne nje gjykate tjeter qe as njoni nuk e di!

@EdRus

-Është praktikë e njohur kudo në botë, që gazetarët të kenë dijeni për dosjen e të akuzuarve. Burimet vijnë kryesisht nga avokatët mbrojtës, por jo rrallë edhe nga vetë hetuesia dhe prokuroria. Është nga ato "dritaret" që nuk mund të mbyllen lehtë.

-Hetuesi del në përfundimin e tij dhe për të mbështetur akuzën ndaj dikujt (nëse akuza është për  krim të çfarëdolloji) është i detyruar të përdorë shprehjen e mësipërme. Është krejt formalitet!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).