Gënjeshtrat statistikore

Disa javë më parë, duke bredhur nëpër faqet e gazetës së përditshme britanike "Financial Times", zbulova se ne shqiptarët, kishim një lidhje gjaku me gënjeshtrat statistikore. Një artikull te FT bënte të ditur se kishte zbuluar "gënjeshtrën më të madhe statistikore të shekullit të njëzetë". Dhe për fatin tonë të keq, qe Enver Hoxha autori i kësaj gënjeshtre: "Mos harroni se Shqipëria dhe Kina bëjnë së bashku një të gjashtën e popullatës së botës", shkruante gazetari Brian Groom, duke cituar një fjalim të vjetër të diktatorit shqiptar.

Kjo deklaratë, si shifër është tërësisht e saktë, por nuk do të thotë se mbart ndonjë të vërtetë brenda, pavarësisht se thuhet që shifrat nuk gënjejnë kurrë.

Ndonëse gënjeshtra është një metodë e parapëlqyer e të bërit politikë në të katër anët e botës, Shqipëria bën përjashtim edhe këtu: për arsye shumë të çuditshme dhe ende të paeksploruara nga sociologët, politikani shqiptar ka një dashuri të veçantë për gënjeshtrat statistikore.

Gjatë njëzetë viteve të fundit, politikanët shqiptarë kanë dëshmuar se besojnë aq shumë te rëndësia e shifrave në fjalimet e tyre elektorale, sa kanë ngritur sisteme të shumëfishta të manipulimit të shifrave. Në një vend ku statistikat kombëtare janë në një gjendje të mjerë, duket se ka më shumë angazhim për të prodhuar shifra të rreme sesa për të përmirësuar të dhënat kombëtare. Por kjo është një çështje tjetër.

Shqipëria është në prag zgjedhjesh. Një vend me kaq probleme sa Shqipëria, është një parajsë e vërtetë për tema debati. Aq sa shumë gazetarë perëndimorë e kanë kthyer në një vend pelegrinazhi në kërkim të lajmit interesant. Nga ëndrrat bërthamore te martesat mes feve të ndryshme, apo të drejtat e minorancave seksuale. Çdokush është në gjendje të gjejë tema të debatueshme dhe që tërheqin vëmendjen e publikut, me përjashtim të politikanëve.

Të dyja partitë kryesore duket se po bazojnë fushatat e tyre elektorale mbi shifra boshe dhe të pakuptimta. Sot ngjan se përdorimi i shifrave në fushatë është i vetmi tregues statistikor me rritje me të vërtetë mbresëlënëse. Nga numri i pemëve të mbjella te kilovatët e eksportuar të energjisë elektrike, shifrat vihen në funksion të konkluzioneve dhe jo konkluzionet në funksion të shifrave. Ajo çka mund të jetë një debat i mërzitshëm teoricienësh të ekonomisë, është baza e politikëbërjes në Shqipëri. Atë lloj debati që votuesi evropian nuk e honeps dot, i ushqehet me dhunë votuesit shqiptar.

Në fakt, më shumë sesa dëshirë për të gënjyer shqiptarët e paditur me shifra të pakuptueshme, fenomeni i përdorimit ekstensiv të statistikave në retorikën politike fsheh një të vërtetë edhe më të hidhur: politikanët shqiptarë arrijnë në këtë mënyrë të arratisen nga realiteti. Në vend që të diskutohet se si mund të zgjidhen problemet tokësore të shqiptarëve, për të cilat politikanët duket se nuk ia kanë idenë dhe as që duan ta vrasin mendjen, popullit i ofrohen statistika qiellore, të cilat nuk hahen, nuk piqen në sobë në vend të mishit dhe nuk vishen.

Shqiptarët shqetësohen për papunësinë, - thotë sondazhi i ZOGBY-t. Por në vend që të japin ndonjë ide se si do të hapen vende të reja pune, politika përgjigjet me statistika. "Papunësia në Shqipëri është më e ulët se në Itali e Gjermani", - i kundërpërgjigjet qeveria e sotme këtij shqetësimi të popullit. Edhe qeveria e mëparshme i ka dhënë të njëjtën përgjigje shqetësimit mbi papunësinë. Shqetësimi i shqiptarëve për korrupsionin zgjidhet gjithashtu me shifra të pakuptimta. Në rritje apo në rënie qofshin, sipas interesit të palës përkatëse politike, në total, këto shifra nuk i drejtohen askujt. Statistikisht të dyja qeveritë, kishin të drejtë. Praktikisht, këto janë thjesht gënjeshtra, por më shumë se gënjeshtra, janë një arratisje nga realiteti. Politikani shqiptar nuk ka faj për këtë. Është shumë i zënë me punë të tjera për t‘u marrë me problemet tokësore të vendit dhe për më tepër, nuk ia ka shumë idenë se çfarë mund të bëjë për të zgjidhur këto probleme. Përdorimi i statistikave për fushatë vë në pah defektet e rënda të sistemit të politikëbërjes në Shqipëri. Askush nuk ka dalë të pyesë se çfarë i shqetëson shqiptarët (me përjashtim të sondazheve) dhe askush nuk përpiqet, qoftë edhe duke sajuar platforma të gënjeshtërta, të ofrojë zgjidhje për këto probleme.

Në këtë pikëpamje, fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme, duket se do të jetë më e neveritshmja mes fushatave të zhvilluara në dy dekadat e fundit, për sa i përket përdorimit të shifrave si zgjidhje e shqetësimeve tokësore të shqiptarëve. Në vend të punës dhe mirëqenies, njerëzve po u ofrohen statistika.

10 Komente

më shumë sesa dëshirë për të gënjyer shqiptarët e paditur me shifra të pakuptueshme, fenomeni i përdorimit ekstensiv të statistikave në retorikën politike fsheh një të vërtetë edhe më të hidhur: politikanët shqiptarë arrijnë në këtë mënyrë të arratisen nga realiteti.

Ku ke qene deri tani o Gjergj se ka 20 vjet qe botohen shifra e s'thote gje njeri!!

Ironikisht, edhe ketej behen manipulime te medha me shifrat..aq sa rob si puna ime thartojne trute per te c'tjerre leshin e tjerrur nga manaxheret qe botojne pasqyrat financiare. Te mos flasim pastaj per vete qeveriun qe boton shifrat e papunesise duke mos perfshire nje sasi te madhe njerezish te cilet ndonese pa pune konsiderohen si te 'dekurajuar' dmth nuk jane me pjese e tregut. Perndryshe papunesia ne Amerike do ish shume me e madhe se 8.1%

E kendeshme ne kuptimin e propogandes moderne...qe si bie drejtpersedrejti si qemoti . Dmth "te rren me embel", biles , edhe ne menyre ballafaquese kunder propogandes se vjeter !!!! smiley

Jo me mbrojt profesionin, por statistika rren po aq sa nje aparat fotografik qe e nxjerr nje objekt nga dy pozicione te ndryshme. Nji objekt, dy foto, nji e vertete(?... ketu fillo dhe prishet muhabeti ne fakt, te ky njishi ktu, i se vertetes).... it does not compute...

 Statistika eshte si bikinite, thoshte dikushi, zbulon te rendesishmen dhe mbulon ate qe eshte vertet jetike. Statistika eshte vetem nje mjet. Varet se si e per çfare perdoret.

Ne vendet e EU genjehet shume, por shume me teper se ne Shqiperi. Nje kohe te gjitha krimet, pa perjashtim, i benin Shqiptaret ne Itali. Pastaj filluan ti bejne vetem rumunet dhe shqiptaret hiç fare. Pastaj doli qe ishin te gjitha sajesa.

 Politikanet shqiptare i perdorin ne me te miren qe dine (dhe dijne pak-jane pak childish) por edhe votuesi shqiptar i han me aq sa din se edhe ky eshte pak si childish se perndryshe nuku do te kesh politikane kaq qesharake (si ata qe rrojne me dietat e sherbimeve jashte shtetit dhe kur jane jashte shtetit bejne lypesin tek stazioni i trenit ose marrin panine ne valixhe).

Me statistika ne dore del se ne vendet e perparuara (Skandinave ne krye) votuesi bie me pak brenda dhe politikani i perdor me pak "mashtrimet statistikore", thjesht se nuk i han njeri.

Ne vendet si Shqiperia dhe Italia, ku populli trim dhe i lavdishem i han petullat i japin petulla dhe te dy palet e kalojne me shpresen e qofteve...

Thjesht per kete aresye, ne renditjen e vendeve te zhvilluara dhe me mireqenie ne bote Sedia, Norvegjia, Danimarka etj jane ne krye, Italia ne mes dhe Shqiperia andej nga fundi...

Dhe pastaj na vjen Saliu Qeveriu me fjalimin e patates...e se patatja...

 

lace wsmileyt="on">Polace> nuk pate statistika si referencë i le më tepër terren subjektivitetit në gjykim. Çdo qeveri që vjen do të duhet të krahasohet me statistikat e qeverisë parardhëse nëse do pretendoje se po bën më mirë, e kështu me rradhë për qeveritë në vazhdim. Është më mirë me statistika sesa të gjykosh se debatin e “fiton” kush e trash zërin më tepër apo flet më gjatë pa marrë frymë.>>

statistikat, edhe ato pershkrueset, si rregull nuk jane me shume se sa nje model qe behet ne koken e aplikuesit, model i cili detyrimisht do e pershkruaje realitetin nga kornizat e veta.

sado e cuditshme te duket, ne statistike gjen shprehjen me te plote aforizma "perceptimi eshte realiteti". Statisitika nuk eshte thjesht matematike; eshte matematike e aplikuar mbi supozime te ngitura mbi gabimin. Qe ketu te ze fill tmerri se c'katrahura mund te beje statistika.

ps. ju flet nje i vuajtur. qe eshte me mire se me qen i mencem, po qe se ka munci zgjedhje. 

"Statisitika nuk eshte thjesht matematike; eshte matematike e aplikuar mbi supozime te ngitura mbi gabimin."

Emo, ti je ne rregull, dhe po ashtu edhe statistika, pasi si une, si ti, si cdo fushe e dijes, eshte me te drejten dhe te verteten sa here qe presupozon falibilitetin. Problemi eshte tek te mandatuarit, qe mendojne se statisitika eshte thjesht matematike; eshte matematike e aplikuar mbi supozime te ngitura mbi te verteten.

Lul, e verteta eshte matematikore. Gabimi eshte statistik. Dhe gabimi eshte ne fakt mosnjohja jone. Po te jesh i interesuar, do te coj (nje here tjeter, jo tani) ndonje link mbi si e mendoj ket pune.

In a nutshell, respekti dhe nderimi ndaj gabimit si dhe pranimi i tij si nje pjese e natyrshme e botes sone ka perbere nje nga thelbet e atij qe ne e quajme zhvillim shoqeror.

 

 

 

Çdo fushë ka statistika përshkruese dhe modelet e veta statistikore për të cilat komuniteti i asaj fushe pasi i ka testuar dhe pranuar, ka rënë, në përgjithësi, dakort t’i përdori. Statistika të tilla ka edhe, për shembull, fusha e ekonomisë që përdoren për të gjykuar nivelin e ekonomisë së një vendi dhe nuk ka pse të mos përdoren. Bile duhet të përdoren më tepër që t’i japin një reference debatit përndryshe secili do ta bëjë muhabetin si t’i vijë.

Kush ka interes ne te dhena e tregues per US:

Raportime

· US economic releases:

http://money.cnn.com/markets/IRC/economi...

www.nber.org/releases/

http://fidweek.econoday.com/

Lajme ekonomike

· Te fundit ne ekonomi

www.bloomberg.com/news/

http://money.cnn.com/news/economy/

http://cbs.marketwatch.com/news/

Ekonomia e SHBA

· Raporti me i fundit i GDP:

www.bea.doc.gov/bea/rels.htm

· Historical data on the GDP and its components:

http://research.stlousfed.org/fred2/cate...

· Industrial Production and Capacity Utilization:

www.fedralreserve.gov/releases/g17/current

· Factory Orders:

www.census.gov/indicator/www/m3

· Advanced Report on Durable Goods Orders:

www.census.gov/indicator/www/m3/adv/

· Chicago’s Purchasing Managers Report (NAPM):

www.napm-chicago.org

· Business Inventories

www.census.gov/mtis/www/current.html

· US leading economic indicators index (as well as the coincident and lagging indicators)

www.globalindicators.org/us/latestreleases/

· Manufacturing (service) activity from the Institute for Supply Management (ISM):

www.ism.ws/ISMReport/index.cfm

· Non-manufacturing (service) activity from the Institute for Supply Management (ISM):

www.ism.ws/SMReport/index.cfm

· Dates and lengths of past recessions and expansions (business cycle data):

www.nber.org/cycles.html/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).