Futbollisti me ngjyrë: Familjet shqiptare s'na pranojnë për dhëndurë

Moohaomed Abdurahman, jeton prej 3 vitesh në Shqipëri. Rrëfimi i sinqertë për raportet me bashkëmoshatarët e tij shqiptarë dhe të dashurat e tyre tiranase. "Ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë të hyjmë në pub-e".

Emri i tij është Moohaomed Abdurahman. Na tregon që ka mbaruar shkollën e mesme dhe pastaj "menaxheri im (Muhamedi është futbollist në një nga klubet shqiptare të futbollit), më shkëputi nga shkolla, sepse donte që unë të luaja".
Ai ka ardhur nga Kameruni dhe ndodhet në Shqipëri prej 3 vjetësh. Luan me një skuadër jashtë Tiranës, ndërsa në fundjavë rri në Tiranë, ku ka një shtëpi me qira, bashkë me disa shokë të tjerë kolegë.
Muhamedin nuk e takuam për ta pyetur rreth futbollit, por rreth marrëdhënies që ai ka ndërtuar këto tre vite me shoqërinë shqiptare, në veçanti me vajzat shqiptare. Intervista me të, në fakt, mund të hedhë dritë mbi disa pyetje, që ndoshta të gjithëve na vijnë në mend, kur i shohim këta djem me ngjyrë që ecin rrugëve të Tiranës. Si jetojnë? Çfarë ndodh kur "përplasen" me shoqërinë shqiptare? A jemi ne racistë? Si sillen vajzat tona me to? Po pjesa tjetër e rinisë së Tiranës, si i pret dhe si i ka raportet me këta të rinj, që vijnë këtu nga "fundi i botës"?
Muhamedin e takojmë në një nga baret e Tiranës. Sa për fillim, po ju themi që, gjatë gjithë kohës që ishim me të, nuk na ndaheshin vështrimet kurioze dhe shpesh tallëse të atyre që rrinin në tavolinat ngjitur. Një djalosh i zi dhe një vajzë e bardhë tiranase, duket që bënte goxha përshtypje.
Muhamed ende nuk flet qartë shqip, megjithëse kupton mirë. Bisedën me të e zhvilluam në anglisht.

Muhamed, si të duken vajzat shqiptare?
Të bukura, por nervoze me djemtë shqiptarë, me sa kam parë.

Edhe me ju të huajt me ngjyrë janë kështu, nervoze?
Me ne nuk janë kështu, janë shumë xhentile.

Si sillen ato kur ju shohin?
Disa nuk duan të flasin, ndërsa disa të tjera duan me të vërtetë të flasin, por ato kanë frikë për shkak të mentalitetit

Mentalitetit?! D.m.th., ti ndjehesh keq?
Ndonjëherë. Kur sapo kisha ardhur, e kisha shumë të vështirë, por tani është shumë e thjeshtë. Nëse ata nuk më flasin mua, nuk më bëhet vonë, as unë nuk ju flas.

Keni pasur ndonjë të dashur shqiptare?
Nuk mund të them që kam pasur të dashur, por vajza, po.

Çfarë do të thotë kjo?
Në një lidhje unë dua të jem i lirë, d.m.th., të dal me të dashurën sa herë që unë dua, familja e saj të jetë në dijeni dhe të rri sa më rehat, d.m.th., mos ndihem i paragjykuar, pra, të mos më duhet të dal fshehur.

Më qartë, kanë fjetur këto vajza me ju?
Vajzat që kanë qenë me mua, kanë ndenjur me mua dhe kanë fjetur, vetëm për të provuar se si janë të huajt, apo ne, "njerëzit me ngjyrë". Pra, për mua nuk ka qenë një lidhje, ka qenë thjesht miqësi.

Për çfarë vajzash bëhet fjalë? D.m.th., si jeni njohur me to?
Sa për mënyrën se si jam njohur, ka ndodhur që ato të më dërgojnë numrin e celularit nëpërmjet ndonjë kamerieri dhe kam komunikuar më pas nëpërmjet mesazheve, apo dhe telefonatave.

A ke provuar të mbash lidhje më vonë me to?
Me disa po. Por pasi kemi kaluar disa çaste, apo një natë, ato nuk kanë dashur të vinin më me mua.

Pse?
Kjo për shkak të njerëzve. Kjo është dhe arsyeja që unë ju thashë që nuk mund ta quaj lidhje dashurie. Sepse, nëse takohesh me ato më vonë, në kafe, apo qoftë dhe në rrugë, njerëzit përreth të shohin në një mënyrë të çuditshme.

Të ka ndodhur të zihesh me ndonjë mashkull shqiptar, për shkak të ndonjë vajze?
Jam grindur disa herë me djem shqiptarë, sepse më thonë gjëra të çuditshme.

Çfarë gjërash të çuditshme?
Se përse unë shikoj vajzat, me të cilat ata rrinë, p.sh. Dua të theksoj që, disa nga meshkujt shqiptarë, janë shumë arrogantë dhe agresivë.

Kur shkoni nëpër pub-e apo lokale nate në Tiranë, kërceni me vajza shqiptare?
Unë kërcej nëpër pub-e, por vajzat kanë frikë të më afrohen. Mendoj që kjo ndodh pikërisht për shkak të frikës që kanë nga djemtë e pranishëm shqiptarë. Sepse, edhe nëse këto vajza që afrohen të kërcejnë, nuk janë të shoqëruara nga meshkuj, ato shihen "ndryshe" nga të tjerët që ndodhen në pub. Nuk e di, por më duket sikur ata e quajnë për ofendim një veprim të tillë. Kur unë nis të kërcej i vetëm, vajzave shqiptare u pëlqen mënyra se si ne kërcejmë, ne e kuptojmë këtë nga mënyra se si ato na shohin.
Dua të them edhe diçka, që ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë të hyjmë në pub-e.

Edhe në rastet kur jeni të shoqëruar nga femra?
Po, ka shumë raste, kur unë shkoj vetëm me shokët e mi, të cilët janë edhe ata njerëz me ngjyrë. Ngaqë ata që rrinë tek dera nuk kanë guximin të na e thonë hapur, që ju nuk mund të hyni për shkak të lëkurës, gjejnë lloj-lloj justifikimesh të tipit: s'ka vend, ka prenotime. Na ka ndodhur që të mos na futin edhe në rastet kur kemi qenë me vajza shqiptare, pra të bardha, por kjo ndodh më rrallë.

Muhamed, ke menduar ndonjëherë që të martohesh me ndonjë vajzë shqiptare?
Jo, dhe kjo vetëm për shkak të mentalitetit këtu. Unë nuk mund jem i lumtur asnjëherë, por, edhe nëse ajo vajzë që mund të martohej me mua do të ishte e lumtur, ajo nuk do të mund të jetonte në Shqipëri. Familja e saj nuk do ta lejonte këtë fakt, dhe nuk do të pranonte asnjëherë. Unë e di shumë mirë që ajo nuk do të ndjehet asnjëherë "e lirë" për shkak të mentalitetit.

Ka ndodhur ndonjëherë që ia ke thënë një vajze shqiptare dëshirën për martesë?
Një herë më ka ndodhur që, një vajzë të më thotë që, nëse do martohem me ty, mund të jetoj vetëm jashtë, këtu nuk mundem.
Edhe një shoku im ka qenë i lidhur vetëm për dy javë dhe janë ndarë, sapo e ka marrë vesh familja e saj.

Po në Kamerun, si shihet martesa mes një njeriu me ngjyrë dhe një njeriu të bardhë?
Shumë martesa bëhen, qoftë raste kur vajza me ngjyrë martohen me meshkuj të bardhë dhe qoftë meshkuj me ngjyrë që martohen me femra me ngjyrë. Është një vend i lirë nga mentalitetet dhe paragjykimet.

Si janë vajzat shqiptare në një lidhje, krahasuar me vajzat e vendeve të tjera?
Vajzave shqiptare u mungon liria.

Po në qytetin ku luan futboll, (Ballsh) a ke shoqe shqiptare?
Jo, as që bëhet fjalë.

Flasim për vajza, të cilat i ke vetëm shoqe, asgjë më tepër...
Jo, jo. Ai është qytet i vogël dhe dihet që mentaliteti është më i egër. Shoqet e mia të vetme janë vetëm në Tiranë. Në Ballsh kam miqtë e skuadrës. Atje shkoj vetëm për punën, por miq nuk kam.

A ju ndodh që të ecni në rrugë dhe të dëgjoni ofendime, sepse ti kupton shqip, me sa shoh...
Gjithmonë. Dëgjoj shumë gjëra.

Çfarë mendon kur dëgjon ofendime në rrugë?
Mendoj që janë njerëz që nuk e pranojnë dot faktin që ne jemi të "ndryshëm", dhe pse ky ndryshim është vetëm në lëkurë. Në fund të fundit, ne jemi njerëz si gjithë të tjerët, me të mira dhe të këqija.

Në tre vjet, nuk ka ndryshuar fare kjo sjellje?
Unë mendoj që kjo gjë nuk ka për të ndryshuar kurrë. Rastis që ka prindër me fëmijë në duar dhe i tregojnë fëmijës së tyre me gisht nga ne. Atëherë, më thuaj, si mund të ndryshojë ky mentalitet, kur ata fëmijë nisin të na shohin ndryshe që në moshë fare të vogël? Ata rriten me këtë paragjykim ndaj nesh.

Keni luajtur në vende të tjera futboll?
Unë kam qenë në Turqi, Mal të Zi, Maqedoni.

Njësoj është sjella ndaj jush, edhe atje?
Jo, jo. Andej kam edhe shumë miq të mitë, që janë martuar me vajza të bardha, diçka që në Shqipëri nuk ndodh kurrë. Ndaj them me plot gojë, që mentaliteti i këtushëm ndaj njerëzve me ngjyrë, është më i fortë se në çdo vend tjetër.

64 Komente

sidoqoft Turp !

o Nexh, e ka kodin lepurushi ky ?  smiley

ho mer se nuk ngel xaxi pa gjo.

Jane kurioze te medha femrat me Zanf. Ju ka dale nami ktyne te zinjve qe cte te them. Une se kuptoj pse ankohet ky. Dashka me dale me lejen e familjes pale smiley

Dhe ku, ne shqiperi paleee smiley 

Ky ka hall me gjet nuse apo me gjet ashtushe ??? smiley 

Se mor vesh per zotin.

Por nejse, turp sidoqofte smiley

 

Shkrim kot ...qe mund te shkruhet vetem prej ndonje rracisti ose nga ndonje qe i ka qejf zezaket (nga mesi i shkrimit e pashe qe ishte femer gazetarja). Pyetje pa vend ...fjetur/shkuar/shoqe/djem shqiptare/si duken shqiptaret ne ....etj etj

Ne Kamerun jane me rracista se ne Shqiperi nqs te shikojne me femer te zeze!!! kjo ndodh edhe ne Angli, i shajne, peshtyjne, u bien me sende te forta vajzave te zeza kur ata shkojne me te bardhet ..mos pyet per lesbiket e gays ....e keto behen pikerisht prej njerezve me ngjyre

Vajzat shqiptare qe nuk i pelqejne zezaket jane NORMALE se psikollogjia shpjegon se njerezit terhiqen nga gjaku dhe lekura apo pamja e prindeve te tij/saj. Dhe ku i dihet disa mund te frikeson nga shanci i madh qe mund te marrin HIV prej zezakve

Dhe ku kan plan martese zezaket se shumica jane te pamartuar dhe kane nje numer femijesh me nje seri femrash te ndryshme ..nje zezak pune kishte 9 vellezer e motra me nena te ndryshme ...neper bote, se babai i punonte me UN

 

 

Ne Kamerun jane me rracista se ne Shqiperi nqs te shikojne me femer te zeze!!!

Eh mire o mire, ca imagjinate ka shqiptari.

Injoranca s'ka brire, ne forma te tilla do shfaqet. Une kam miq te zinj dhe mund te them qe jane njerez me te mire, me familjare, me te perkushtuar ndaj bashkeshorteve e tyre, sa shume kater-kembesha shqipo qe arrijne dhe ti keqtrajtojne fizikisht jo rralle.

Someone, ne ca vendi ne UK ke qene ti? Se une s'kam pare veprime te tilla, perkundrazi.

'jane me te mire' (besoj se nenkupton me te mire se Shqiptaret)....kjo mvaret se si vleresohet 'me mire', nga kush, dhe pse e ben krahasimin ....Une them me bindje se nuk jane me te 'mire'. Keqtrajtime behen nga te gjithe rracat dhe gjinite, puna me ben ti shoh nga te gjitha rracat, gje shume e keqe kjo. Nje shok (anglez) me ka treguar per perbuzjet dhe sharjet qe kishte marre neper afrike me qe kishte qene me vajze te zeze. Lajmet, pogramet, gjerat e perditshme e tregojne lloj lloj veprimesh. Nje zezak i kishte thy nofllen te dashures se vet (te bardhe) vetem se i kishte thene 'sorry' nje te bardhi ne klub, se kjo i kishte shkelur kepucen atij (ne TV e kam pare). Dhe vajzat zezake thone vete, sic dhe djemte e zi per vajzat zezake qe shkojne me te bardhe

Nga statistikat, librat dhe nga realiteti qe une shoh perdite (dhe besoj qe ketu ka me shume zezake se atje ku je ti apo ai tjetri) dalin se jane me te keqijte per lidhje martese, se shumica e femijve qe kane baballare zezaket jetojne me nje prind (per ketu e kam fjalen), shif Charles Murray me disa nga librat e tij ...une nuk pajtohem me te gjitha ato qe thote ai, por ka statistika qe i kam perdorur vete.

Me kater-kembesha nuk e di se ku do te dalesh ...dhe per disa arsye nuk po te pergjigjem, apo te sygjeroj emra apo kafshe

Miq te atille nuk kam, por kam shoke pune dhe shkolle. Une, meqe me pyete jetoj ne Londer (Highgate)

Smo, te gjykosh dike ne baze te lekures eshte grada me e larte e injorances(te pakten per mua); madje dhe me keq se psh. anglezet te te thone ty ik mer barkthate Shqiperie, deri dje haje buke misri dhe vishje pantallona teritali, na erdhe ketu te ngresh koken. Pra ne nuk duhet te biem pre e gabimeve te cileve s'do donim te ishim as vete.

Jo te gjithe te zinjte kane te njejten kulture; sipas vendndodhjes. E kush foli mesiper per SIDA, te mos harrojme qe SIDA eshte shperndare aq gjeresisht ne Afrika nga mungesa e informacionit dhe e prezervativeve.(ashtu siç po ndodh ne Shqiperi sapo z. Alia hapi gardhin e dhive). E jo vetem kaq por ato njerez aq besimtare, sa naive sa dikur nderronin arin me pasqyra, po behen pre dhe e kishes te Romes qe ndalon mbrojtje seksuale.

Dhe populli shqipetar jo vetem qe eshte ngjizur ne racizem por dhe ne maskilizem, dhune familjare, tolerance te varfer, kulture qytetare gati inegzistente. Sikur ne te ishim vertete aq superiore, nuk vepronim ne ate forme.

Po te tregoj nje ngjarje: isha me nje mik nga Ghana,partneren e tije dhe nje shqiptar qe gjendej ngaqe kishte nevoje per ndihme. Ne ate moment hyn nje njeri i imi brenda dhe ky djali nga Ghana ngrihet direkt, i jep doren, e pyet si eshte, si ja kalon, e fton te ulet(pra reagim normal). C'beri shqipetari thua? Ndenji ku ishte, tha nje mirembrema dhe aq.

ti vajze me plase ...ti ose ke urrejtje te madhe per djemte/burrat shqiptare (dhe nga qe perdor fjale fyese ne pergjithesi ti fyen dhe meshkujt e familjes tende ...qe po mendoj se jane shqiptare), ose je e mallzuar ne zezake, ose ke marre noj 'drug coctail' qe te ka bere dem kete mbremje.

E ke perdorur fjalen 'injorance' disa here si pula gjylasken ...e di ti kuptimin e fjales 'injorance'? I fyeri te fyen ...injoranti e perdor fjalen injorant vend e pa vend, kur nuk ka municione per te advancuar argumentin

Une ne fillim thashe: Shkrim kot ...qe mund te shkruhet vetem prej ndonje rracisti ose nga ndonje qe i ka qejf zezaket (nga mesi i shkrimit e pashe qe ishte femer gazetarja). Pyetje pa vend ...fjetur/shkuar/shoqe/djem shqiptare/si duken shqiptaret ne ....etj etj. Ketu nuk ka rracisen!!!!

Fyen shqiptaret (me ato qe thua si kater-kembesh dhe me bark-thate, edhe ne shkrimet e tua me poshte)  edhe pse askush nuk ka fyer zezaket, tani ti nuk ke tolerance qe te bisedojme dhe qe te te japim fakte, apo mendimin qe kemi si shqiptare ne forum shqiptare.

Personalisht per mua eshte me mire nje shqiptar i keq se sa nje zezak i keq. Ta provoje te luaje ne disa skuadra anglese, kroate, serbe, ruse, spanjolle etj etj ky Zezaku dhe ta shofe qe ne shqiperi 'kishte' me pak rracizem

Anglezet nuk i lene shqiptaret te futen ne klube/disco etc nqs e dallojne qe je shqiptar, ti si shqiptare pse se ngre zerin per ata? Por flet pa lidhje per zezakun qe nga shkrimi i siperm nuk ka ndonje rracisem te theksuar. Familjet shqiptare nuk i lene vajzat te dalin ose te martohen me shume Shqiptare, pse rast i vecante zezaku???. Policia dhe gjyqet u bojne zborr shqiptareve, 0.2% me shume se zezakeve. Zezakut nuk i thane 'se kishte pantoll teritali apo ishte bark-thate' dhe ne Angli nuk i thote kush shqiptareve ..se ketu nuk jane nivel i ulet Shqiptaret

Me maskimilizem dhe me dhune ta thashe nje pergjigje me lart (zezaket dhunojne femije dhe gra me shume se cdo rrace tjeter, eshte shume GABIM edhe per ato shqiptare qe bejne ate veprim) ...mos te bisedojme si te dehur tani! Me HIV'ne shumica e ketyre me HIV/AIDS ne Londer jane ZEZAKE, te pelqen apo jo ty ajo eshte statistike mjekesore! Dhe qe te mos te bej mesim condomi ty, condomat jane 99% te sigurt (lexo ne pako), me sa kam degjuar ketu ne Londer +/- 25% e zezakeve te rinj kane HIV, tani ber perpjestimin me 1/4 shance me 1/99 te condomit.

Kjo historia qe thua ne fund eshte BOSHE ..partnerja e tij ...shqiptari ne nevoj ...lidhja e zezakut me rracen e partneres  ...nevojes se tij me 'mikun' ....pa lidhje

Ke kuptuar 0.0% te asaj qe kam shprehur mesiper. Do doja te vazhdoja kete bisede nen rrethana te tjera me ty por...ky niveli i mesiperm nuk eshte ai qe synoj ne nje bisede; bisedat me njerez qe s'kane forcen e mendjes por te gjuhes fyese s'me terheqin.

Bashkebisedim te kendshem me tutje! smiley

PS. ...dhe kujdes nga plasja! smiley

 

 

 Ne fakt, zezaket jane njesoj si raca jone, kane temperament, bejne shaka me njeri-tjetrin, kane nje fare distance me racen e bardhe, por jo te gjithe dhe jo aq shume sa shqiptaret e Shqiperise ndaj tyre. Natyrisht qe e kane per nder kur martohen me racen e bardhe, e permendin kur kane lidhje te tilla. Ne shqiptaret e emigracionit, nuk jemi dhe aq racista saç jane ne Shqiperi, ngaqe jemi mesuar me zezaket ketu dhe i njohim me mire, mirpo per martesa eshte e vertete qe thuajse ter shqiptaret e kane te veshtire te martohen me zezaket, jo dhe aq shume nga mentaliteti se sa nga ruajtja e gjakut , lekures, races. Persa i perket mos hyrjes nganjehere neper pube aty ne Shqiperi, mendoj se organet e shtetit duhet ti denojne me gjoba ata portieret apo pronaret e atyre pubeve, si mase disiplinore ndaj diskriminimit qe ata bejne ndaj ketyre zezakeve.

Ne fakt, zezaket jane njesoj si raca jone, kane temperament, bejne shaka me njeri-tjetrin, kane nje fare distance me racen e bardhe,

Si ishte kjo? smiley

A po don me elaboru ni fije, sindomos per kyt punen e distances qe zezaket dhe raca jone ka me racen e bardhe??!!!

P.S.

Ka qene nje kenge po nuk me kujtohet mire

Raca jone race e forte

Race arixhiu...

Vargjet e tjera nuk i mbaj mend!

Help nanjoni?

Ky kamerunsi nuk do rrinte ne Shqiperi po te mos i pelqente. Kot ankohet, ka dash qafiri me iu perkedhel e llastu icik asaj gazetarkes, bo vaki.  smiley 

Komenti i peshkut "someone" me duket shume normal. Dhe jam shume dakord me te. Preferencat vetjake nuk gjykohen. Nqse qeka edhe me psikologji qe "sejcili me te vetet", ky esht' nje shkak me shume per kamerunsin per te mor vesh "sa eshte ora". Tashti kurioziteti ka vra ene macen per at pune. Ene ato qafthymet tona qe kon shku me kamerunsin, e kon i pervoje jetsore me shum.

Kam pas njof ne pune ktu nje nga Gana mos gaboj, musliman. Shume qejf i kishte femnat. E pyta, si te duket seksi me te bardhat. Me tha s'ka me keq ne mbarim, kur shef diferencen e ngjyrave. Pendohem gjithnji tha. Pse s'pendohesh para, e pyta. Qeshi... qerratai. Po grune e mori nga veni i vet ama.

Me tha s'ka me keq ne mbarim, kur shef diferencen e ngjyrave.

shkote me dy për nji herë ?

nuk kuptoj diferencën e ngjyrave.

kishte nji të bardh e nji të zezë në të njëjtin moment ?

Jo, kishte nje te bardhe vetem. Diferenca e ngjyrave ishte kontrasti midis trupit te tij dhe te bardhes. Madje u shpreh qe ta shikoje kete ne pasqyre tavani ishte torture e vertete per te.

i vinte zor prej vetes t'ziut ... gjyna

Po perpara se t'marote, ishte me "loaded gun" vllaji, nuk e kishte mendjen me bo filozofina!

Kur e shkrepte alltine, fillote me i pa gjanat ma qarte! smiley

Thank you for the image Emigranto, si na le m'koke! Tesh per "lunch time"! smiley

Ku eshte lajmi?!

Dihet qe "jemi" rraciste! Thjesht nuk kemi patur rastin ta aplikojme ne mase.

Ja, rasti erdhi!

Dhe ju lutem... dikush mund te hedhi pak spraj anti-kinez andej nga Medreseja?! smiley

grune te gjithe nga vendi vet e marrin. mundesisht nga fshati ngjitur, sado e bardhe te jete kineska ose dominikania. thjesht deshmon per mendjengushtesine e meshkujve, qe nuk kane qejf te dalin kurre nga xhepi i perpareses se mamit. smiley

vajzat nga ana tjeter, edukohen heret me mendimin se jane mall per eksport, prandaj nuk e kane aq te veshtire te shohin pertej 'tunelit' dhe me ngjyra.

me sa shoh une, futbollisti ngaterron qendrimin tipik te familjeve shqiptareve ndaj dashnoreve te vajzave te cdo ngjyre qofshin, me rracizmin. jo se ne shqiperi nuk ka rracizem, por nuk mendoj se eshte aq i theksuar sa ne vendet e tjera. eshte e vertete qe injoranca eshte e madhe, por edhe toleranca nuk eshte e pakte. vete kam qene deshmitare e disa bebeve ngjyre cokollate qe shetiteshin gjithe qejf nga gjyshet e tyre neper rruget e kryeqytetit. megjithate nuk kam pare qe vajzat me te dashur te huaj te rrihen e te damkosen kurva si ne vendet fqinje. ndoshta e mendojne, por nuk e thone.

ne shqiptaret e kemi gjuhen teper therese, por shpirtin jo dhe aq te keq. sa here na ka qelluar te themi psh. kosovar, por djale i mire; jevge, por e paster si drita; e zeze por e kam shoqe? kjo tregon tolerance, sidomos per nje popull qe eshte teper homogjen si ne.

megjithate artikulli me pelqen dhe eshte i ndershem sepse pasqyron kendveshtrimin e nje njeriu te vetem, qe e ka provuar mbi kurriz ate qe ne e kemi pak a shume teorike. plus qe nuk pashe shume gabime drejtshkrimore.

 

 Une sa do pysja, mire ky kamerunsi qe ve re ngjyren ndaj e mori gruan nga vendi i vete, po shqiptaret çfare vene re qe e dun nga vendi tyre smiley

gjuhën

Eshte koha per icik kombetarizem seksor  ose seks kombetarist primitiv  smiley  (se ai i luftrave dhe Skenerit u bo pak si bajat hesapi): pra doja me thon, te zinjve ju ka dal nomi, dakorT, po Madona ama shqiptarin vuni n'ven t'par.

Rri e Emo vllai, mos ia thuj njiriu kët, se vete Lubonja e bën artikëll me temë çmitizimi. Edhe kjo na duhet... vesh më vesh, jo në shesh kto gjona. smiley

Madonna? Si eshte ky muhabet emo? 

Emo, ne pranojme referenca vetem nga peer-reviewed websites or journals, jo nga blogje shqiposh qe s'dihen ne se i sajojne apo i marrin lajmet nga tabloidet...  smiley

Tashi pothuajse te gjitha pyetjet e kesaj gazetares deficiente perqendrohen tek marredheniet me vajzat shqiptare. E une s'e mar vesh..ku eshte racizmi ketu perderisa femrat shqiptare flene me te?  Duhet patjeter me bo kalamaj kshu, a si?

Persa  i perket ofendimeve ne rruge apo moslejimit ne ndonje pub, kjo debilja te mos e bej kaq te zmadhuar sepse ne bote ka injorante me shumice, nuk eshte se gjenden vetem ne Shqiperi.

Vaj me det ca na duhet te lexojme me ksoj gazetaresh idiote!

 

 

Persa  i perket ofendimeve ne rruge apo moslejimit ne ndonje pub, kjo debilja te mos e bej kaq te zmadhuar sepse ne bote ka injorante me shumice,

... dhe njeri nga keta te shumtit, je ti... apo jo?!

Ky shkrim eshte sa i pavlere dhe aq tendecioz. Eshte nje shkrim si gjithe te tjerat ne Shqiperi, te bere nga keta te ashtuquajturit "gazetare", qe nuk e kane idene fare te gazetarise. Ata dine vetem nje gje shkruaj e shkruaj kot se njerezit material per muhabet duan. Eshte si gati te gjithe shkrimet e nxjerra ne gazetat shqiptare, qe nuk ia vlen tu hedhes syte dhe jo me ti lexosh permbajtjen.

Kjo "gazetarja" ka dashur te nxjerri rracizmin qe gjoja eksiston ne Shqiperi, por nuk ia ka arritur dot qellimit. Nga e gjithe intervista, nuk del ne pah ky rracizem i tejperfolur. Na u ankoka ky zezaku se ne Shqiperi nuk mund te dali dot me nje shqiptare sepse i denoka opinioni shqiptar.(?!) Ai vete e verteton se ka patur disa marredhenie me shqiptare. Po te ishte keshtu ai nuk do te gjente asnje. Dhe shoket e tij zezake na paskan patur te benin me vajza shqiptare, ku qenka rracizmi ketu? Ai do ate "liri" qe te beje cfare te doje me vajzat shqiptare dhe kur ti teket atij, tu thote "tani mjaft, une dua nje tjeter". Kjo eshte tipike zezake. Keshtu veprojne kudo qe jane. Nje anetar i Peshkut pak me lart e tha mire qe ata duan te rrine vetem dhe te kene femije me gra te ndryshme. Ku eshte sensi i zezakeve per familje ketu? Qe nje zezak te mos pranohet nga familja e nje vajze shqiptare eshte mese normale. Njeriu krijon nje familje ne baze te vazhdimit dhe te jetes se rrethit dhe rraces qe ai i perket. Eshte normale qe te kerkohet nje njeri i te njejtit prejardhje per te lidhur jeten.

Perse ne kete shkrim injorant mundohet te ulen shqiptaret ne ate pike, sa te quhen si te prapambetur? Shume shqiptare qe jetojne jashte mund ta vertetojne shume me mire sesa e veshtire eshte te behet nje lidhje familjare me vajza te vendeve ku ata jane. Sa here jane berbuzur shqiptaret, vetem se jane te tille. Neve na vika keq per nje zezak qe do vetem te kaloje kohen me disa shqiptare dhe na u merzitka perse nuk pranohet. Sa per ate pengesen ne hyrje te discove, eshte mese normale nese nuk te lene brenda. Ne fund te fundit e percakton vete pronari se ke do per kliente dhe aty nuk mund te ankohesh.

Shqiptare nje gje mos e harroni: zezaket jane me rracista se te bardhet.

Ne te bardheve na ka ngelur vetem nami.

Desha dhe dicka te shtoja:

Nese kesaj gazetares i paska ardhur keq per ate zezakun, perse nuk shkoi me te dhe ta ngushellonte?!

Kush e di?!

Mbase ta ka lene vendin ty?!

racizmin nè shqipèri,nuk e solli gazetarja qè ka bèrè intervistèn.....nuk kuptoj çfarè ka kjo intervista qè nuk shkon??mos po gènjen gjè njeri aty??mos shkoni deri nè kamerun...pyesni jevgèt qè kanè shekuj qè jetojnè nè shqipèri...ka apo jo racizèn nè shqipèri??

Jam habitur nga ky artikull feminor, tendencioz dhe anti-shqiptar.Plotesisht pajtohem me komentet e Someone dhe Detari.

Bleta thote...grune te gjithe nga vendi vet e marrin. mundesisht nga fshati ngjitur, sado e bardhe te jete kineska ose dominikania. thjesht deshmon per mendjengushtesine e meshkujve, qe nuk kane qejf te dalin kurre nga xhepi i perpareses se mamit...

Une mendoj se meshkujt nuk jane mendjengushte por eshte me e lehte te merresh vesh me nje nga fshati ngjitur se me nje nga ana tjeter e botes.Edhe gjuha ndikon ne kete zgjidhje.Kur ben nje shaka ne gjuhen tende dhe shfryn ne gjuhen tende eshte me e lehte.

Kam pasur maredhenie( si shumica e shqiptareve ketu) me vajza amerikane dhe te them te drejten shume te mira jane.Por per martese duhet te mendohesh se eshte me shume se seks dhe shkuarje ne kinema.Martesa ka shume detyrime dhe do PUNE  dhe per kete duhet te punojne te dy si burri si gruaja dhe qenia nga fshati ngjitur o blete e ben me te lehte kete gje.

Sa per zezaket dhe tolerancen ne Kamerun jam shkrire se qeshuri kur e lexova.Ne nje vend fetar dhe diktatorial si Kameruni, racizmi ndaj te bardheve eshte ulur kembekryq keshtu qe ato qe ai thote per "tolerancen " ne Kamerun jane thjesht genjeshtra me bisht.

La_rosée thote:

Injoranca s'ka brire, ne forma te tilla do shfaqet. Une kam miq te zinj dhe mund te them qe jane njerez me te mire, me familjare, me te perkushtuar ndaj bashkeshorteve e tyre, sa shume kater-kembesha shqipo qe arrijne dhe ti keqtrajtojne fizikisht jo rralle...

 Ne SHBA te pakten  dihet qe 75% e familjeve zezake jane me 1 prind dhe rreth 25% e femijevve nuk e njohin kush eshte babai.Natyrisht qe ti ndoshta ke pasur te besh me 25% qe jane familje te rregullta se dhe une kam takuar njerez te tille.Por statistikat nuk genjejne.Sa per ate qe thua per shqiptaret dhuna ne familje eshte me e madhe ne ato jo-shqiptare por nuk reklamohet apo thuhet ne shtyp,ndersa njerez si ti qe sic duket jeni bere me katolike se Papa sa dolet nga Shqiperia dhe hapet syte ,vetem shfryni kunder shqiptareve dhe cdo gjeje shqiptare.

Sa per racizmin apo intolerancen e shqiptareve po qesh me te madhe se racizem dhe intolerance ka me shume ne vendet e BE se ne Shqiperi.Por ska problem  Larosee se ne jemi me te kqinjte ne bote,vetem ty dhe kesaj gazetaruces te te behet qefi.

Cfare po thonim per racizicmin?Maskilizmin?Mungesen e aftesise per te diskutuar normalisht pa kaluar ne defensive agresive? Solidarno...po i deshmon te gjitha. Ndrysho ton bisedimi, ndoshta atehere mund te diskutojme ne forme konstruktive, te ndajme mendime dhe pse jo? Ndoshta dhe te mesojme nga nj-tj. smiley

 natyrisht qe qenia nga i njejti vend duket sikur ta lehteson punen e rende martesore, por nganjehere rruget e shkurtra te nxjerrin me gjate thone. megjithate te gjithe per mire perpiqemi e te gjithe kemi ate bashkeshort/e qe meritojme.

fjala nuk ishte aty, por tek intoleranca e shqiptareve ndaj racave te tjera qe edhe mua me duket paksa e fryre ne mendjen e te intervistuarit. nuk jemi as me te mire, e as me te keqinj se te tjeret (p.sh. dy muaj me pare beri buje rasti i nje gruaje te re shqiptare therur nga bashkeshorti prej te njejtit fshat ne sy te femijeve ketu ne NY. Si krahasohet me nje te zi qe "supozohet" se do beje qejf me vajzat tona te bardha, do t'ua mbushe barkun me muleter dhe do t'i lere te shnderuara?)

Ku qendron burreria e atij qe e shqep te motren ne dru pse i buzeqeshi nje spanjolli ne tren? Si t'ia shpjegoj une tolerancen e shqiptareve asaj femre qe e ka flakur familja perjashta vetem se eshte teper katolike dhe nuk beson ne deshtimin e femijes me baba mysliman? Dhe babai e sheh femijen njehere ne vit, se familja e ka fejuar me vajzen e komshiut dhe nuk e le te martohet me "kucken" katolike.

prandaj them qe statistikat, ashtu si edhe bindjet e patundshme ne gjakun tone arian dhe te "drejten" per te qene raciste, te mashtrojne. po ashtu edhe tendenca per te pare tendenca dhe anti-shqiptarizem kudo ku "cenohet" ndera e shqiptareve.

si perfundim, ky Muhua persiper ka shprehur pikepamjet e tij personale per nje teme me rendesi per te dhe mire ka bere. edhe ne te njejten gje po bejme ketu.

mjeti me i mire i mbrojtjes do te ishte nderrimi i opinionit te tij.

Pyetja del: a vlen ky opinion aq shume?

A) Po dhe une do te ve ne gadishmeri veten dhe/ose tere te rejat e familjes sime dhe do te punoj sa t'ia ndryshoj mendimin

B) Po dhe do t'i fus nje dru te mire per guximin qe shprehu opinionin

C) Jo se opinionet e zezakeve nuk vlejne hic. Shqiptaret duan respect yo!.

D) Jo, por une prape do ta kundershtoj se ai ka share tolerancen tone kombetare dhe se nuk me le nervi i qenit.

E) all of the above

 

 

Ky Aburrahamani ka ardhe me luajt futboll, o me ba femij?

Ben gola ky, o i ka truri?

 

ahahhahaaaaa.... or ti shoq, i tha, a ke ardh me ba gol a me ble lesh... smiley  smiley 

PS Ball-shi, dona gol!

Nje pyetje per ty "La_rosée": Ku do te dalesh me komentet e tua? Cili eshte mendimi yt i vertete, se me te thene te verteten, nuk kuptohesh fare. Ke nje ngaterrese mendimesh sa nuk mund ta kap filin. Te lutem shkruaj me qarte.

Te faleminderit

... smiley

Po Trandofillja ushtron shqipen mer, jo mendimin. smiley

Ky çuni paska ardhur nga Kameruni ne Ballsh.... si me thënë nga shiu në fërtunë... 

Pse mer n'Ballsh lozka top ky "djegsi"! smiley

A te kishte qene Mehmeti gjalle, ta kishte pa Ballshin e vet si kishte m'su! smiley

Vje paci, ne Mallakaster, smiley,  t'ashu gocat, t'sha edhe n'gazete per racist, edhe asigjo s'i bo vaki!

Cojeni mer te luaj me Terbunin kete, apo edhe me Memaliajn!

Atje ku kercen qeni i kallajxhiut! smiley

he mer dak s'ke faj ti, po ca ti quaj une keta zezaket ketu kur nuk i lene shqiptaret te hyjne ne pub'e? mungesa e vertete e tolerances vjen nga ky lojtar qe i atribuon racizmin nje populli qe e ka vuajtur dhe e vuan cdo dite diskriminim ne Europe e gjetke. 

Detari, ok, le ta permbledhim per kalamajte: cdo njeri ka te drejten per t'u trajtuar si i barbarte. Ngjyra e lekures eshte eshte nje konstante qe nuk eshte zgjedhur nga individi ndaj eshte e padrejte qe qeniet humane te gjykohen ne baze te saje. Ashtu siç do ishte e padrejte qe une psh. te te gjykoja ty per ngjyren brune te lekures, syve, flokeve,...E kjo vetem ngaqe une kam patur fatin e mire gjenetik te mos i kem ato karakteristika.

Ne jemi popull i varfer qe i kemi shtrire doren shume shteteve fqinje, popull i cili ka provuar vete ne shpine racizmin. Nuk duhet te rrezatojme pikerisht ate fenomen qe ne kemi urryer/vuajtur aq shume por duhet te rrezatojme pozitivizem.

Koth, ndonje luge kos...? Eshte i bardhe. Edhepse nje luge frengjisht do kishte qene me e dobishme, hahaha! smiley

i adhuroj pyetjet e gazetares

Faleminderit La_rosée per pergjigjen.

Ashtu eshte sic thua ti qe asnje nuk duhet paragjykuar nga ajo qe eshte. Por ka disa rregulla natyrore qe me mire ti respektojme.

Une nuk po e paragjykoj ate sepse eshte me ngjyre, por nga ana e te sjellurit e tij ne Shqiperi. Ai ankohet per ate anen rreptesore te opinionit shqiptar. Kjo vjen se ai nuk eshte aq i lire sa te beje ate qe do me femrat shqiptare, ti perdori dhe ti lere. Ai vete nuk e ka ndermend te marre nje femer shqiptare seriozisht dhe te beje jete me te, por vetem me teper per tu defruar. Sepse keto qefe te tijat nuk plotesohen ashtu sic i do ai, ne shqiptaret na dalim me faj? Ne si shqiptare jemi me te vertete nga popujt me te perzemert me te huajt dhe kete e kemi prezantuar gjithnje. Kjo perzemersi e jona nuk ka ndonje shembull te ngjashem ne te gjithe rajonin perqark nesh. Ne si shqiptare jemi te fundit qe mund te trajtohemi si rracista. Mjafton te shikohet se cfare bejne vendet perqark nesh me te huajt, sidomos me ata me ngjyre te ndryshme nga ato vete.

Une vete kam patur ne shkolle nje zezak, i lindur ne New York, me baba zezak dhe nene nga India. Kisha marredhenie te mira me te gjithe kohen dhe e ndihmoja shume per lendet e shkolles, se nuk ia thoshte shume. Ai vete me tregonte shume perreth rraces se tij. Ai kishte neveri per babain e tij se ai kishte shume femije me gra te ndryshme. Ai vete e deklaronte se ishte normale ne boten e zezakeve, qe meshkujt te shkojne me shume gra te tjera dhe te kishin shume femije. Po kjo nuk mund te thuhet per grate zezake. Ato jane ndryshe nga burrat dhe kane sensin familjar, gje qe nuk mund te pretendohet per burrat.

Dhe nje here, ne shqiptaret nuk jemi rracista dhe nuk duhet te damkosemi si te tille. Por dhe nuk duhet te lejojme qe te tallet gjithkush me ne!

Detari,dmth ti beson qe ajo qe nje njeri eshte nuk influencohet nga qendrimi i nje popullate ndaj tije/saje? Nuk te duket racizem ta tregojne me gisht rruges? Ta ndalojne te hyjne ne pub-e? Si do ndiheshe sikur femrat e vendit ku banon te mos pranonin te te frekuentonin ne baze te prejardhjes tende? Une do ndihesha goxha e thartuar, biles e influencuar negativisht ne qendrimin tim ndaj tyre ngaqe po vleresohesh ne baze te nje konstanteje qe nuk ka qene zgjedhje e jotja.

Une s'thashe martohuni me te zinj, une thashe respektojini si njerez te barabarte. Se ke fut ne krevat X-apo Ypsiloni pak me intereson. Une besoj qe guri mund te thyhet me pozitivizem, mjafton te kete njerez te mire qe fokusohen ne anet pozitive dhe jo ne ato negative. Sikur mos te kishte pasur autoktone ne vendin ku banon qe te thone ulu prane meje dhe tregome per bukurite e vendit nga vjen( ne vend qe te te thone vjen nga vendi me barkthate i EU-se) atehere ku do ishe tani?! Mua pikerisht kjo eksperience me ka bere ne profesionin tim goxha sensibel ne kete prizem; gjej veten duke mbrojtur ato pak te huaj te cilet kane depertuar ne ato institucione, shume me teper se vendalinjte dhe kjo ngaqe njoh veshtiresite. 'Njerezit e medhenj perkrahin te dobetin, te dobetit luftojne tek tjetri ate qe urrejne tek vetja!'-thote shpesh nje mik i imi.

Jo me larg se sot kam ndjere lotet te me vinin ne sy kur nje student i imi vjen e me dorezon essay-ne vete ne dore ne vend qe te ja dorezonte punonjesit te administrates. I them ne shaka'tere ate rruge per te me pare mua?!' Qesh dhe ik ne heshtje. Kur hapa filet...foto te vendit te tije qe me kujtonin ato fotot varfanjake shqipetare dhe ky s'donte te shiheshin nga dikush tjeter nga mungesa e deshires per te treguar inferioritet.

'Njerezit e medhenj perkrahin te dobetin, te dobetit luftojne tek tjetri ate qe urrejne tek vetja!'-thote shpesh nje mik i imi.

Pac i mencem ene i shendetshem paska qene o Drandefille ! smiley

La_rosée, eshte e vertete qe njeriu influnensohet nga ai vend dhe ai mentalitet, ku ai ne kete kohe ndodhet. Duhet ditur dhe nje gje, nje mysafir duhet te respektohet, per sa kohe ai respekton dhe dhe ate qe e ka ftuar. Persa asaj qe ai tregohet me gisht, kur kalon ne rruge, ndoshta nuk eshte dhe ashtu sic ai e mendon. Ndoshta ai/ajo burre/grua qe e ka treguar me gisht, ka dashur te tregoje tregoje nje shembull te gjalle, femijes qe ka patur prane, sesi duken afrikanet. Kjo nuk ka te beje fare me nje traitim rracial. Kjo hyn tek mesimi i femijeve qe u behet me realitetin. Dhe ne kopesht zoologjik u tregohen kafshet me gisht femijeve, por kjo nuk do te thote qe behet per te poshteruar kafshet. Ne nuk mund te spekullojme se ndoshta ai person qe e ka treguar me gisht, e ka patur me qellim te keq. Shume shpesh njerezit i kuptojne gjerat gabim dhe jo ashtu sic jane. Ne nuk mund ti marrim per baze te gjitha ato qe thote ky zezaku dhe te fillojme ta mbrojme ate dhe te ulim shqiptaret. Nese eshte ashtu sic tregon ai se ne Shqiperi ka rracizem, atehere ai te pakten nje here do ta kishte pesuar ne lekuren e vet se cfare do te thote dhune rraciale. Vete fakti qe ai luan ne Ballsh dhe nuk ka patur ndonje problem deri tani, tregon sesa popull tolerant jemi.

Diku ne nje shtet te Europes ai do ta kishte shume me pisk punen.

Ne jemi me te vertete nje popull i vuajtur shume dhe akoma vazhdojme te vuajme por intolerancen nuk e kemi per shtat. Pastaj perse nuk mendojme dhe e gjykojme kete zezak nga ana intelektuale? Po te ishte dhe aq i ngritur, ai nuk do te zgjidhte Shqiperine, per te jetuar dhe luajtur futboll. Keshtu qe fjalet e tij nuk duhen marre dhe aq seriozisht.

ndoshta ka edhe nje element frike ne kete mes.. shqiptaret mase kane frike nga ky "shpendi"... ku i dihet...

 

http://amien.net/pics/mybigblackcock.jpg

Car trapi, familjet shqiptare s'pranojne per dhendure as gabelet qe kane pas 40 vjet komshi do pranokan kete toc futbollist

La_rosée, une nuk jam ai qe nuk kupton.

Duhet mbyllur kjo fushate antishqiptare qe per fat te keq behet me teper nga vete shqiptaret. Eshte per te vene ne dukje se shume "gazetare" duke mos e patur ate nivel inteligjence te pakten per tu rradhitur ne njerezit normale, bejne pa e kuptuar dhe vete nje fushate antishqiptare. Cdo gje shqiptare behet e zeze dhe nese nuk ka shenja te tilla. Ne televizion dhe ne gazeta flitet dhe shkruhet shume kundra shqiptareve dhe ngrihen te huajt ne qiell. Cdo gje qe thone te huajt per shqiptaret merret si e vertete. Nje rast i tille eshte dhe kjo intervista e ketushme. Kjo gazetarja ne vend te hiqte vetllat nxorri syte!

Se nuk eshte lejuar te huje ne pub qenka bere buje e madhe ketu. Kujt i intereson kjo? Pse nuk na paska bere qef ky zezak, na duhet neve te gjykojme veten tone? Pse nuk u lidhka nje vajze shqiptare dhe familja e saj nuk do, na u beka gjema e madhe ketu?

Po ty do te vinte mire te kishe niper e mbesa me ngjyre ne familjen tende? Te krijosh familje duhen te perputhen shume gjera dhe ato duhet te funksionojne. Nuk fluturon njeriu me pras mbrapa. Nje bashkeshort ose bashkeshorte nuk zgjidhet sepse ka kaluar njeriu nje nate me te.

Pastaj ato femra qe paskan shkuar me te jane nga ato te rrugeve, qe per fat te keq Tirana eshte mbushur plot me to. Asnje shqiptare me mend ne koke nuk do te bashkohej me nje te tille. Ky eshte realiteti, jo se jemi rraciste, por se duam te ruajme vlerat tona, gjakun dhe traditen tone.

Perpara se te na vije keq per keta te huaj qe duan vetem te bejne qef, ne rradhe te pare duhet te shqetesohemi per veten tone qe punet nuk po na shkojne ashtu sic duhet. Shqiperia po varferohet cdo dite e me shume dhe kjo eshte tema kryesore qe duhet te na perkushtoje te gjitheve dhe jo ajo qe na qenka merzitur nje zezak se nuk lidhet dot me nje shqiptare.

Detari, ne postimin e mungeses te kuptimit po i drejtohesha Someone. smiley Une jam e sigurte qe bashke jemi kuptuar, pavaresisht se kemi pikepamje te ndryshme; gje qe mua s'me shqeteson aspak, pikepamjet e ndryshme i respektoj edhepse mund te mos i ndaj.

Sdq, nja dy fjale me tutje frymezuar nga postimi yt i fundit:

  • as qe e ve ne dyshim qe gazetarja mund te jete e pagdhendur, ashtu siç mund te jete dhe i intervistuari. Ajo qe mua me bezdis eshte racizmi.
  • gjema nuk behet sepse nje mashkull apo femer s'lidhet me te nje race tjeter, gjeme behet atehere kur familjet patriarkale ne Shqiperi ecen akoma me idera pronesie te femres. Femra s'eshte plaçke, eshte qenie me nje organ mendor. Ajo ka te drejten e zgjedhjes per te bardhe, te zi, te verdhe, te kuq,...
  • une nuk shqetesohem se nje individ u ndalua ne nje pub sepse kishte veshur rrobat e gabuara, une shqetesohem per nje shoqeri aq te ndrydhur sa te mos jesh as i lire te jesh i zi. Une s'do doja, nese nje dite do kisha femije, qe ato te rriten ne nje ambient intolerance te tille.
  • niperit/mbesat e mi dhe te ishin me brire, serish do kishin mbeshtetjen dhe dashurine time te pakushtezuar. Ngrohtesia ime ndaj tyre nuk do kushtezohej nga faktore te tille.
  • po le te jene rrugesh, c'na intereson?! Ishte transaksion bilateral?Po! Kujt i plasi?!

E verteta eshte qe Shqipetaret jane nje nga popujt me pak raciste ne bote,biles jane aq pak raciste saqe mund te klasifikohen edhe si popull naiv.

Kur emigrantet aziatike dhe afrikane kane prekur per here te pare brigjet e bardha te europes,historia na tregon se jane pritur nga keto shoqeri me racizem te papare qe ka pas brenda edhe vrasje dhe tortura barbare,pa provokime pervec ngjyres te lekures.Jane pritur me tabela ku shkruhej lejohen qente por jo negrot,etj etj,shembuj mund te jap plot.

Ne Shqiperi jo vetem qe nuk eshte shenuar asnje rast dhune me baze ngjyren e lekures,cka mund te jete unike ndoshta ne europe,por nuk egzistojne as grupime te nje natyre raciste,megjithese kemi ne mesin tone nje popullsi te konsiderueshme Evgjite dhe Rome,qe jetojne ne Shqiperi me shekuj tashme.

Le te dale kush te doje e te na jap nje shembull te vetem,vetem nje shembull te vetem,ne Europen e perparuar,te nje martese nder'racore  ne shtresen e pasur apo te mesme  te shoqerise.

E verteta e hidhur,sepse racizmi eshte nje e vertete e hidhur,eshte qe martesat nderracore nuk jane te shpeshta dhe as moralisht te lejueshme ne asnje vend dhe shoqeri te botes,dhe kete e them me keqardhje.

Eshte nje idiotesi te akuzosh Shqipetaret per racizem ne kete mes,sidomos duke na shitur mend me vlerat e vendeve perendimore apo vendeve si Kameroni.

Fakti qe ky paska qene me Shqipetare tregon se Shqipetaret jane shoqeri e hapur,dhe shume biles,ky tipi po te kishte jetuar ne nje vend tjeter te europes dhe te ishte nder zezaket e pare ne ate vend do ishte me fat te siguronte buken e gojes,dhe te shpetonte pa nje dru te mire gjate dites.As qe nuk behej llaf marredhenia midis sekseve.

Ky kerkon marredhenie te hapur ne Ballsh,ku rrezik edhe burrat Shqipetar hane shendetli per here te pare mbasi martohen.

 

Më qartë, kanë fjetur këto vajza me ju?
Vajzat që kanë qenë me mua, kanë ndenjur me mua dhe kanë fjetur, vetëm për të provuar se si janë të huajt, apo ne, "njerëzit me ngjyrë". Pra, për mua nuk ka qenë një lidhje, ka qenë thjesht miqësi.

Për çfarë vajzash bëhet fjalë? D.m.th., si jeni njohur me to?
Sa për mënyrën se si jam njohur, ka ndodhur që ato të më dërgojnë numrin e celularit nëpërmjet ndonjë kamerieri dhe kam komunikuar më pas nëpërmjet mesazheve, apo dhe telefonatave.

----------------------------------------------------------------------

Ka bere ate qe ne Angli futbollistet si me ngjyre si pa ngjyre e bejne cdo jave. Perse shqiptaret i marrin kaq personale keto thenie?

Nese do te ishte i bardhe s'do te na vriste syrin hic , por edhe asnje koment s'do ishte bere..

Nderin apo  krenarine shqiptareve nuk jua ul nje futbollist i huaj afrikane!

Me shqiptaret nuk eshte pune rracizmi, pasi shumica as nuk e  kuptojne c'domethene racist njer. Eshte me teper mungese e theksuar edukate ne te shprehur. Shqiptaret si mesdhetare thojne ate qe mendojne hapur, por ne menyren e vete ekstreme. Aty ku injoranca eshte e theksuar vullgariteti triumfon!  

 

 

Nuk ka rracisem nqs vajzat shqiptare nuk kane qejf te shkojne me zezake. Eshte me se normale qe shkojne me rracen e vet, ajo eshte natyra e njeriut. Askush ketu nuk i shau ato vajza qe kishin shkuar me ate zezakun ne shqiperi, dhe as edhe ndonje ne kete forum qe shkon me zezaket!

shih cfare thote ai:

Muhamed, si të duken vajzat shqiptare?
Të bukura, por nervoze me djemtë shqiptarë, me sa kam parë.

Edhe me ju të huajt me ngjyrë janë kështu, nervoze?
Me ne nuk janë kështu, janë shumë xhentile.

Çfarë gjërash të çuditshme?
Se përse unë shikoj vajzat, me të cilat ata (meshkujt shqiptare) rrinë.

Ketij palles nuk i vjen mire kur e shikojne ate ne rruge, por do te shikoje vajzat shqiptare te shoqeruara me djem ...si ne zoo. Ky zezaku eshte trap me asnje gram tru, vetem nga keto fjali qe ka thene kuptohet, pa i analizuar te gjithe biseden me gazetaren adolishente.

Nuk quhet rracism nqs nuk i do zezaket ...disa tru shperlara/e duhet ta kuptojne mire kete gje! Shume popuj nuk duan te tjeret (ka me qindra) shume zezake i urrejne zezaket e tjere, i shajne dhe tregojne rracisem tipik ndaj tyre.

Shume veta perdorin fjalen 'injorance' ne kete mes, sic thashe edhe me lart, nga pa-aftesia (mungese kapaciteti mendor/njohurie) qe kane per te mbajtur, ose andvancuar biseden ne fjale.

Injorance do te thote: kur ke mungese informacioni per ate gje qe flisni, ose i pa-edukuar ne pergjithesi.

C'hyn injoranca ne ket shkrim? pervec se disave u djeg kur permended 'zezak/un' edhe pse nuk e kane me te keq. ose pse disa ketu shajne me te bute Shqiptaret ...si me spond, qe duhet ta analizosh mire qe ta kuptosh se ku do te dale.

 

Ku dreqin je nisur Shqiperia ime ..................... Ku shkon..........cfare do te arrish.......

Duke pare disa komente cinike, te mpleksura , te pa baza si pro edhe kunder nuk rrija dot pa shkruar dy fjale .... Dy fjale .... ose me shume se aq.

Akoma nuk e kuptojme se ceshte racismi ? Akoma ka dyshime ne Shqiperin time edhe tuajen se cfare eshte nacionalismi, Identiteti , i te qenurit kush je ndoshta i keqinterpretuar nga fashizmi. Ne Shqiperi nuk ka racizem, sepse njerzit nuk kane njohuri metropolitane per te ndjer nevojen e urrejtjes per shkake te ngjyres.

Ndoshta ata qe jane pro edhe kunder do te duhet te shkonin per pushime ne zimbabve per ca muaj qe te ndjejn se si racizmi eshte i konstructuar.

Racizmi ne Shqiperi nuk egziston, por eshte nje import i perendimit, edhe nuk ka te bej fare me ekstremizmin e majte apo te djathte. Ne Shqiperi racizmi eshte i importuar nga emigracioni , sepse njerzit kan jetuar edhe jetojne ne komuntitete nderetnike dhe fetare.

Shqiptaret si komb nuk jane raciste per shkake te nsgjyres, por Bema gjerat se cfare bejne se si behen jan me te urryer nga shqiptaret sesa lekura e njeriut. Une kam shume shoke me ngjyre, por edhe vete ata kane nje lloj urrejtje per njerzit me ngjyre, A THUA EDHE ATA JANE RACISTE  ? Aq sa na urrejne popujte e tjer  ne vetem per shkak te nacionalitet, ne nuk urrejm dike per shkak te ngjyres.  Une do te shpresoja qe Shqiperia edhe Shqipetaret te fillojne te hane me shume buke edhe jo gazeta, do te doja qe shqiperia te ishte konservatore dhe e orjentuar nga familja, te mos linte ne rruge krenarine e identitetit, sepse ajo na bene ata qe jemi, te mos biem preh te mediave. qe ushqehen ne njerez  me propaganda te sfilitura te demokracise.

 

 

 çne qe kjo teme s'ka pasur aq sukses sa ajo me gay?

opo qe jemi rracista ne jemi. un kujtoj kohen kur shifja principe di belleir (me will smith) ke italia1 dhe gjyshja ime thoshte: ca i shef keta jevgjit. Per mua ishte rrob si gjithe te tjeret pasi ne femijeri kisha pas nje shok me ngjyre cik cokollat (restua e familjes ishte e bardh cuditerisht...).Nejse mo, keto idet qe te fiksojne prindi, gjysha shoqeria te mbeten te rrenjezuara dhe veshtir ti heqesh. Ashtu si per faktin qe ne shqipet jemi shume homofobik. Burreria, nderi, turpi...

Po ju tregoi nje histori interesante. Nje familje sh ne usa nga jugu. Djali i lidhur me nje vajze spanjolle nga familje me lek shume. E ema normalisht donte nuse shqiptare. Pas nja ca muajsh ndahet ky djali dhe lidhet me nje lezhiane.

Shprehja e te jemes se djalit: rame nga shiu ne bresher. Ne jemi rracist me rracen tone jomo me te tjeret. Mos ja fusni kot. Cdo vend i ka keto gjera. Sjemi as me keq as me mire. Italia e jugut hahet me veriu, gjermania lindore me perendimin e keshtu me radhe

ps per mrrokllen: kenga Arixhiu (hit per shume vite ne vazhdim) eshte keshtu:

skena frike nga bora

skena frike nga shiu

jemi rrace e forteeee

rrace arrixhiu :-D

http://www.muzikalb.com/artist.asp?verif...

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).