Fushatë kondrapedale elektorale

Shqipëria është aq larg krizës ekonomike botërore, saqë qeveria shqiptare po negocion me bankat e vendit për të liberalizuar kreditë e shtëpive. Kështu thotë Koha Jonë në shkrimin me titull "Kredi për shtëpi, tani pa hipotekë", duke shpjeguar se pritet të firmoset një marrëveshje së shpejti mes qeverisë e bankave të vendit sipas të cilës "nuk do te jete me aspak e nevojshme qe ne kembim te kredise secili prej nesh te lere "peng" pronen, token, apo shtepine".

 

Kuptohet që Koha Jonë, që është kthyer pak a shumë në një gazetë të dorës së tretë, po bën fushatë elektorale. Ama, premtimi i zgjedhur për kredi pa hipotekë është i habitshëm përsa i përket nivelit të injorancës në drejtim të situatës ekonomike botërore sot. E autorja e shkrimit edhe e përmend krizën, duke thënë

...pikerisht tani, ne kete kohe krize globale ekonomike, perfaqesues zyrtare te Ministrise se Transporteve theksojne per gazeten "Koha Jone", se, MPPTT eshte duke bashkebiseduar me bankat ne menyre qe te bien dakord mbi lehtesirat per te marre kredi per strehim. Sipas zyrtareve te ministrise, per bankat deri me pare, problemi kryesor ka qene mosgarancia nga ana e personit per te paguar rregullisht kredine. Deri tani, bankat punojne ne baze te besueshmerise se klientit. Sipas eksperteve, nese marreveshja nenshkruhet, shteti do te dale garant per pagesen e kredise se qytetarit dhe kjo u jep dore bankave te heqin barrierat qe detyrohen t'i krijojne klienteve. [theksimet të miat]

"Pikërisht tani", një lëvizje e tillë e bankave do ishte çmenduri. Sepse një nga arsyet kryesore përse jemi në këtë krizë ekonomike botërore janë kreditë e dhëna pa shumë garanci (subprime mortgages) në SHBA. Këto kredi u dhanë në masë njerëzve që nuk i plotësonin kriteret standarte bankare.

Do ishte çudi e madhe sikur bankat e huaja që dominojnë tregun shqiptar të binin dakord me një marrëveshje të tillë, sidomos tani kur efektet e kredive pa kolateral në SHBA po ndihen nga të katra anët e botës, dhe sidomos në Shqipëri, ku tregu i mirëfilltë bankar është në fillimet e veta.

Dhe më tej, çfarë do të thotë që shteti do të dalë garant për qytetarin? E zëmë se një qytetar nuk arrin dot më të paguajë kredinë e vet. Çfarë do bëjë shteti? Do paguajë kredinë e qytetarit? Apo do e nxjerrë nga apartamenti, e pastaj do e japë atë me qera që të paguajë kredinë e bankës? Apo, apo, do e lërë qytetarin mospagues të jetojë në apartamentin e ri dhe do i paguajë atij edhe kredinë me lekët e taksapaguesve të tjerë? Si "reformë ekonomike" një teori e tillë i afrohet shumë skemave të para 97-ës për të bërë para pa bërë asgjë.

Lexoni artikullin e plotë më poshtë.


Kredi për shtëpi, tani pa hipotekë

Denisa Xhoga

Bankat do te liberalizojne dhenien e kredise per te blere nje shtepi dhe kjo e fundit ne saje te nje marreveshjeje qe qeveria shqiptare pritet te nenshkruaje me keto banka. Sipas marreveshjes ne fjale, nuk do te jete me aspak e nevojshme qe ne kembim te kredise secili prej nesh te lere "peng" pronen, token, apo shtepine. Gjithashtu nuk do te jete e nevojshme as qe te paguash 30 per qind te vleres se shtepise ne dore, apo ta kesh kete shume ne llogari bankare. Mjafton qe te kesh te ardhura familjare mbi 60 mije leke te reja, ndersa pjesa tjeter i mbetet shtetit, ku ky i fundit del garant per bankat. Marreveshja ne fjale me bankat konsiston ne dhenien e kredive me kushte lehtesuese, qe qytetaret e pastrehe dhe familjet e reja te blejne shtepi.

Lidhur me kete lajm te mire per shume shqiptare, pikerisht tani, ne kete kohe krize globale ekonomike, perfaqesues zyrtare te Ministrise se Transporteve theksojne per gazeten "Koha Jone", se, MPPTT eshte duke bashkebiseduar me bankat ne menyre qe te bien dakord mbi lehtesirat per te marre kredi per strehim. Sipas zyrtareve te ministrise, per bankat deri me pare, problemi kryesor ka qene mosgarancia nga ana e personit per te paguar rregullisht kredine. Deri tani, bankat punojne ne baze te besueshmerise se klientit. Sipas eksperteve, nese marreveshja nenshkruhet, shteti do te dale garant per pagesen e kredise se qytetarit dhe kjo u jep dore bankave te heqin barrierat qe detyrohen t'i krijojne klienteve.

Aktualisht procedurat e marrjes se nje kredie, jane goxha strikte dhe te renda per t'u perballuar. Per te qene te besueshem, nje pjese e mire e njerezve lene "peng", nje shtepi tjeter, toke ne vendin ku banojne dhe ku banka ka nje filial etj. Kjo ben qe ky aset te bllokohet ne Hipoteke, deri ne shlyerjen e kredise. Ndersa, disa banka te tjera japin kredi, nese personi qe e kerkon ate eshte klient i rregullt i bankes, ka nje numer llogarie bankare te hapur, si dhe nje shume te konsiderueshme ne te, e cila duhet te jete te pakten sa 30 per qind e vleres se kredise qe do te marresh por lenia e nje objekti ne Hipoteke, te bllokuar per llogari te bankes kredituese, eshte deri tani, pa nenshkrimin e marreveshjes qeveri-banka, e pashmangshme. Per me teper, hipoteka qe kerkohet, duhet te jete per objekte me vlere me te larte se shuma e kredituar ose me se paku ne vleren e njejte me shumen e blerjes se shtepise. Deri tani, disa banka kane lejuar kreditimin edhe kur peng lihet shtepia qe blihet, nese ajo eshte ose jo ne ndertim, por kur ajo nuk ka hipoteke, mundesia e dhenies se kredise rrezohet.

Disa banka te tjera veprojne, duke dhene 70 per qind te vleres se shtepise ne forme kredie dhe 30 per qind e paguan vete klienti. Ne keto raste, kredi mund te marresh ne ate banke qe ka si klient firmen e ndertimit, ku ke prenotuar shtepine. Pra, kur paguan 30 per qind te vleres se shtepise, ajo derdhet menjehere ne llogarine bankare te firmes, po ne banken qe te jep kredine. Ne te gjitha rastet per te fituar minimalisht nje dhome e kuzhine, te ardhurat familjare duhet te jene deri aktualisht, jo me pak se 100 mije leke ose afersisht njemije euro. Sipas bankave interesat jane te larta, 10 deri 12 per qind, por ka edhe me te larta. Pra, aktualisht qe te marresh kredi duhet te jesh mbi nivelin mesatar te jeteses. Keshtu, per ato kategori qe sapo krijojne familje, ciftet e reja, qe nuk kane as prona dhe as llogari bankare, tashme per ta garant do te dale shteti.

Kushtet e pritshme per dhenie kredish

Ministria e Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit ka vendosur qe kushtet e dhenies se kredive te jene keto: te ardhurat familjare mbi 60 mije leke, personat e punesuar ne familje te kene kontrate pune, dhe t'u jene paguar siguracionet rregullisht. Afati i shlyerjes se kredise eshte mbi 10 vjet deri ne 20 vite. Per nje shtepi nje dhome e kuzhine, me 60 mije leke te ardhura, nje familje i bie te paguaje mbi 20 mije leke ne muaj. Po kaq eshte dhe vlera e qerase. Pra, ne vend qe te japesh leke muaj per muaj per shtepine e tjetrit, paguan shtepine tende. Sipas specialisteve, te interesuarit jane te shumte dhe ata kane mundesi qe t'i paguaje keto para, pasi po kaq dhe mos me shume ju shkon jetesa ne banesa me qira. Pasi nje shtepi me qera eshte e perkohshme dhe eshte bere rregull, qe kur shkon ne shtepine tjeter me qera, e paguan 6 muaj paradhenie.

44 Komente

Ka nje plan te qeverise per te subvencionuar pjesen e interesit ne kestet mujore per familjet me te ardhura te pakta dhe ABSOLUTISHT nuk eshte per te gjthe. Gazetarja qe ka bere kete shkrim e ka ose nga injoranca e plote mbi kete fushe, ose nga ethet e fushates por ma merr mendja se eshte me teper injoranca smiley

Ll, nuk po te marr vesht, per ty eshte lajm i keq ky i kredive pa kolateral apo lajm i mire, se je tek diskutimet dhe jo tek postimet.

E pamundur qe shteti te zevendesojne privatin ne garancine e prones kundrejt bankes.

Aero,

Lajmi eshte i mire por jo aq i mire sa mund te ishte. Qeveria ka pasur ne dore disa mundesi dhe ka zgjedhur kete qe i leverdiste me teper per te rritur numrin per fushate zgjedhore. Artikulli eshte muhabet tjeter per tjeter.

Ll.

Faleminderit Ll per sqarimin, ishte pjesa me e qarte e gjithe ketij postimi...Ka disa gjera qe nuk i kane kuptuar (ose bejne sikur nuk i kane kuptuar) mire keta qe kane shkruar te gazeta, dhe po ashtu mbase ka paqartesira per ne qe jemi larg dhe meqe n'a mungojne copeza informacioni nuk arrijme te bejme lidhjet.

Se pari,

'Shqipëria është aq larg krizës ekonomike botërore, saqë qeveria shqiptare po negocion me bankat e vendit për të liberalizuar kreditë e shtëpive'

Mjaft me spekulime! Ne gjithe vendet perendimore, pikerisht ngaqe ka krize, cdo qeveri mundohet t'i lehtesoje marrjen e kredive individeve qe keta individe te vazhdojne te angazhohen ne ekonomi - ne kete rast te vazhdojne te blejne pasuri te patundshme dhe te stimulojne keshtu industrine ndertimore. Nuk duhet harruar se pjesa me e madhe e produktit te brendshem bruto, ose GDP, perfaqesohet nga konsumi i brendshem, (ne USA, meqenese diku permendet ky vend si reference, 70% e GDP eshte konsum i brendshem)

 

Se dyti,

'"Pikërisht tani", një lëvizje e tillë e bankave do ishte çmenduri. Sepse një nga arsyet kryesore përse jemi në këtë krizë ekonomike botërore janë kreditë e dhëna pa shumë garanci (subprime mortgages) në SHBA. Këto kredi u dhanë në masë njerëzve që nuk i plotësonin kriteret standarte bankare.'

Me se e vertete per USA, por kyci ketu jane frazat 'ne USA' dhe 'kriteret standarte bankare'. Ne Shqiperi, nga sa thuhet ne artikullin me siper, aktualisht kerkohet ne shumicen e rasteve garanci nepermjet nje objekti/prone tjeter ose shume ekuivalente parash ne menyre qe te merret kredi, dhe edhe kur kjo merret, normat e interesit jane 10-12%. Ne USA mund te merret kredi per shtepi pa vene absolutisht asnje lloj 'pengu' pervec, patjeter, pronen qe po blihet, dhe ne shume raste ka oferta me 'zero down' pra asnje lek ne dore, ku individi mund te marre hua nga banka deri 4-5 here rrogen e tij vjetore me interes qesharak, interes ky, qe kur behen taksat ne fund te vitit, nuk taksohet, pra taksat e ketej interesi i kthehen pronarit/huamarresit. Dhe keto jane normat strikte, se kriza u krijua duke zbatuar kritere shume me pak rigoroze nga keto. Nuk kam ndermend te futem ne si dhe pse u krijua problemi ne USA, dhe as se si lidhet kjo me likuiditetin e tregjeve financiare (mund ta diskutojme ne nje forum tjeter po qe se ka interes) po gjendjet nuk jane fare te krahasueshme.

Se treti,

'Dhe më tej, çfarë do të thotë që shteti do të dalë garant për qytetarin? E zëmë se një qytetar nuk arrin dot më të paguajë kredinë e vet. Çfarë do bëjë shteti? Do paguajë kredinë e qytetarit? Apo do e nxjerrë nga apartamenti, e pastaj do e japë atë me qera që të paguajë kredinë e bankës? Apo, apo, do e lërë qytetarin mospagues të jetojë në apartamentin e ri dhe do i paguajë atij edhe kredinë me lekët e taksapaguesve të tjerë? Si "reformë ekonomike" një teori e tillë i afrohet shumë skemave të para 97-ës për të bërë para pa bërë asgjë'

Nqs ka gazetare qe nuk e kuptojne se c'do te thote te dalit garant, ose nuk kuptojne cfaredo aspekt te ketij propozimi ju lutemi te shkojne te informohen para se te prezantojne para publikut qe nuk ka nevoje per terapi kolektive te tipit 'kur jam une kaq konfuz, po ju o te shkrete qe nuk merrni ere nga keto pune'. Ne pergjithesi ne USA - meqe patjeter vetem me ta dime te krahasohemi edhe kur teshtijme - nqs huaja e shtepise nuk ka mundesi te paguhet nga huamarresi, pronesia e kesaj shtepie i kalon bankes qe ka dhene hua, dhe huamarresi humbet ato para qe ka paguar deri atehere. Pra, pronesia e objektit qe po blihet, i kalon atij qe paguan per te, dhe ky objekt rishitet tek dikush tjeter, pra nuk eshte e vertete qe 'behen para pa bere asgje'.

....Dhe mjaft me 97' se na e keni bere si gogoli, ishim te gjithe aty, te gjitheve n'a kujtohet, asnje nuk do te perseritet dhe nuk ka pse te mendohet qe shqiptaret do t'i vene flaken prape vendit, mbase kemi mesuar t'i bejme punet me vote dhe jo me tank...  

kjo eshte nje krize teresisht artificiale dhe nje dopio vjedhje ndaj qytetarit, qe jo vetem humbi shume me kete krize te bankave, por tani duhet dhe ti paguaj keto banka qe te rimekemben. 

ca po behet kshu me?? Ej mu me duket e tmerrshme kjo iniciativa e shtetit

jerusalem, nuk e kuptoj ku qendron tmerri ketu.

po ta shpjegoj shume thjesht,banka jep kredi,nqs personi qe merr kredi (po ta sqaroj keshtu trash trash se na trashet)  nuk eshte ne gjendje te shlyeje kredine atehere nderyn shteti qe likuidon banken,

ps; para zgjedhjeve nuk te ben gje shteti por pas zgjedhjeve vjen dhe te merr shtepine dhe ti del prape ne fis.

a e kuptove tani o judeeeee? smiley

E verifikoi ndonje kete lajmin apo hodhi nje budalla nje gure ne lume dhe ne te tjeret po grijme sallate kot.

Kur tregu boteror i bankave ka pesuar nje dem kaq te madhe pikerishte per  kete arsye per kreditimin  vend e pa vend dhe te pa kontrolluar  kundrejte konsumatoreve ne mas pa llogaritur e mare parasyshe nje deshtim te kesaj tentative qorre pasi rezultatet po i shohim dhe po i ndjejme sot. Me c'llogari dhe ku bazohet qeveria per per tu garantuar bankave kredit qe do japin? Apo kur te vij momemti kane per ti nxierr njerzit jashte prej ZHELE..... smiley    

Ore dini te lexoni ju apo jo? Nuk ka thene fare qeveria qe do siguroje huate, po hic fare. Qeveria merr persiper vetem barren e interesit, ndersa per garanci hipotekore sherben vete banesa e blere.

Gazetare budallenj, lexues driteshkurter.

Lexuesit pa drita lexojne ate qe shkruajne gazetaret:

ndersa pjesa tjeter i mbetet shtetit, ku ky i fundit del garant per bankat."

 

"qeveria merr persiper vetem barren e interesit"

po ti ku e lexove kete,meqe ne qenkemi dritshkurter.

Vallaj eshte e veshtire te diskutosh me analfabete smiley

...i kemi gjyshet nderin e kombit do thoshe ti Aero apo jo, prandaj kemi dale edhe ne me medalje diamanti - se ari eshte pak  - ketej neper shkollat jashte shtetit  smiley...

Po une kete radhe jam me Ll pasi te ky artikulli e bejne qimen tra, mbase e kane shkruar pasi kane pire nja tre vodka dhe red bull te blloku.

Kristida,

Shkrimin ketu tek peshku, ate perpara asaj vizes ndarese dhe ndaj te cilit u pergjigje me siper, e kam shkruar une. Dhe si ç'mund ta shofesh nga flamuri permbri nickname-it tim, une s'jam te blloku, po jam po aty ku je dhe ti.

Dhe meqe ra fjala per vendin ku je ti (e ku jam une), a ke provuar te marresh kredi ti? A ka thene gje banka, mos u bej merak, se kete kredine qe po te jap ty ma garanton shteti kanadez?

Dhe komenti im per 97-en nuk ishte per luften, po ishte per keqmenaxhimin e financave te vendit para saj.

Ll, une s'do kisha shkruajtur gje po te mos kishte qene artikulli mu ne faqe te pare, titull kryesor. Duket qarte qe s'eshte vetem gazetarja qe ka lajthit...

"dhe si mund ta shohesh nga flamuri permbri nickname-it tim une nuk jam t

ek blloku po jam aty ku je dhe ti"

penar,po ta shohesh nga flamuri perbri nick-nammes tim tani sipas teje une jam ne bosnje herzegovine tani? jo mor vlla une jam ne gjermani.

Ndricona Ll.

Shteti shqiptare thjeshte kopjon te pa nevojshmen ate qe veprojne shtetet e prekura nga kriza keshtu qe nuk ka perse shteti te marre persiper interesat sic thua ti. Kur dihet boterishte qe kurr ky shtet nuk e ka futur ndonjeher doren ne xhep per ket popull.

Se troc po ti shkoj dikush ketij shteti qe ti thua dhe ti trokas ne der per kredi do ta peshojne njeher  mire e mire  , se sa kile vjen, a shkel ne tok, pastaj do garantoje  e do mare persiper interesin  e huas...

Se pari kjo iniciative e qeverise eshte per te pastrehet dhe ciftet e reja (me sa kuptohet nga lajmi), por edhe nese shtrihet me gjere per te gjithe qytetaret, ku eshte e keqja ketu? 

Ne vendet qe u preken nga kriza, shumica e problemeve ishin me kredite per shtepi qe kishin marre njerezit qe nuk mund t'i paguanin me te ardhurat qe kishin dhe me ata qe ishin te papune apo shumicen e kohes te papune.

Nderkohe qe me siper jepen kushtet qe duhet te plotesojne ata qe jane te interesuar.  Punesimi, te ardhurat ne raport me madhesine e baneses etj.

Kreditimi i ekonomise eshte i nevojshem per zhvillimin ekonomik.  Nese bankat shtrengojne dhe ulin kredite, demtojne ekonomine e vendit.

Gjithashtu duhet theksuar qe eshte pikerisht kjo qeveri qe e ka marre seriozisht strehimin e shqiptareve. 

Problemi i strehimit eshte mjaft shqetesues ne Shqiperi, i trasheguar ne fakt qe nga komunizmi i cili deshtoi plotesisht per te strehuar qytetaret.  Periudha post-komuniste ka qene shume shume dobet ne strehimin e qytetareve me ndihmen e shtetit.  Rrofte emigracioni qe ka mundesuar qe shume njerez te bejne te veten nje apo me shume shtepi, nderkohe qe kredite kane rregulla shume te forta.

Kjo qeveri e suksesshme po zgjidh problemin e 6000 familjeve te pastreha dhe cifteve te reja qe perballen me kete tmerr, gjithashtu po mendon edhe per te tjeret qe do te thote futje ne rrugen e zgjidhjes te problemit te strehimit ne Shqiperi.

 

 

 

Ti merni te ligat gazetes 55 se ka edhe me keq. Artikulli eshte nje pacavure dhe e shkruar nga nje person qe nuk ja ka haberin nga huadheja ne rastin me te mire, pasi nuk dua te besoj se eshte shkruar per arsye fushate elektorale. Keto lloj shkrimesh vetem sa njollosin me teper emrin e gazetes qe i boton dhe sigurisht bejne qesharake dhe autoren, e cila nuk ka as minimumin e nevojshem te kultures ekonomiko-financiare. Qe qeveria mund te hyje ne marrveshje me bankat e nivelit te dyte per te subvencionuar apo stimuluar produkte bankare te caktuara ne funksion te zgjidhjes se problemeve sociale etj., kjo eshte mese normale. Por vetem kaq. Qeveria mund te garantoje apo te financoje pjese te interesit, apo komplet interesin, bile edhe pjese te principalit nese e sheh te nevojshme, por kjo nuk do te thote se huamarresi nuk duhet te le ne hipoteke pasurine e patundeshme, qofte ky apartamenti qe do te blihet, apo dicka tjeter.

Pra behet fjale per nje rast specifik dhe qe lidhet me te pastrehet qe deri tani jane strehuar ne banesat e ish pronareve, te cilet me te drejte kerkojne lirimin e tyre. Por nje politike sociale duke subvencionuar pjese te interesave te kredise mund te behet edhe per ciftet e reja, mjafton qe ata te plotesojne kriteret qe do te vendos qeveria. 

Është thjesht PROPOGANDË ELEKTORALE!

Në Itali, qeveria Berluskoni ka dhënë (përveç të tjerave) 1200milionë Euro si garanci për kreditë që bankat ju japin ndërmarrjeve prodhuese.... me gjithë këto garanci: Bankat NUK RREZIKOJNË!
Dhe kur nuk rrezikojnë në ndërmarrje prodhuese (që në fund të fundit ai prodhim do të shitet një dit&eumlsmiley nuk shikoj asnjë arsye që ato të guxojnë që të falin kredi vetëm sepse shteti garanton interesin.

Edhe ne greqi shteti hellen u ka dhen bankave nje shume marramendese prej rreth 28 miljarde EUROSH te cilen si shume tashme bankat po e mbajne peng. Pra e kane depozituar dhe nuk japin kredi jo vetem popullit ne mas por as edhe bizneseve qe me c'do te drejte e fitojne kete ndihme, nje mga kushtet kryesore eshte qe biznesi i cili ka aplikuar per te marre nje hua ndihme pa interes te larte per te perballuar krizen dhe per te mos pushuar puntor nga puna duhet  te pakten trevjecarin e fundit te vertetoje qe biznesi i tije eshte  fitimprures.  Dhe pse thuajse pjesa me e madhe e bisneseve i poltesojne keto kritere nuk kane arritur akoma ta marrin kete ndihme valutore te dhene nga shteti pikerishte se pika kyce ne kete c'eshtje jane BANGAT te cilat tashme kane bere arketimin e parave dhe bejne manaxhimin sipas interesiot te tyre ndersa shteti eshte kthyer ne rolin e nje personi qe ben sikur nuk degjon dhe nuk she nderkoh qe ai eshte teper normal....   smiley

shume ide e keqe, po nuk kam ca them se i ka then Kristida te gjitha

Ide e keqe me strehu njerezit o Gre a? 

ka menyra te tjera per te stehuar njerezit TP. Kjo mase nuk ndihmon te pastrehet, kjo vetem ndihmon ne marxhin ata qe do merrnin kredi sidoqofte. Nga ana tjeter mbart shume rrezik per dhenie kredish te keqija, duke rritur ne menyre fiktive asetet e bankave derisa te plasi

Si nuk i ndihmoka o Gre?  Te pastrehet jane te paret qe do te perfitojne nga kjo gje.  Pa folur per ciftet e sapomartuara.

Nderkohe qe te gjitha kredite do te jepen sipas rregullave te percaktuara, por sigurisht tashme jo rregulla burgu. 

Ekonomia do kreditim.  Tani nga frika mos duhet te fusim leket nen jastek dhe te mos marrim dhe japim kredi fare?!  Kjo e sjell krizen.

 

Te pastrehet jane te paret qe do perfitojne? Nese te pastrehet nuk kane mundesite financiare te marrin apartement me qera, si do kene mundesite financiare te blejne shtepi/apartament? M'a shpjego i cik ket te lutem se po na nxirrni budallenj fare ju idhulltaret.

Kredia e cila ju jepet me periudhe afatgjate dhe interesat i merr shteti persiper.  Nese nuk kane mundesi te paguajne 20 mije leke ne muaj, atehere rriten vitet e kredise dhe paguan 10 mije leke ne muaj.

Kush tha pastaj qe te pastrehet nuk kane mundesi per te marre nje shtepi me qera?  Ka disa lloje te pastrehesh qe i spjegon edhe lajmi me siper.  I pastrehe nuk eshte vetem ai qe nuk ka cati mbi koke.  Jane kategori te percaktuara.

Shtepi komplet falas nuk ka.  Shteti te paguan qerane, por jo te te beje pronar te nje shtepie nese ti nuk merr persiper kredine favorizuese. 

Qeveri e punes dhe e suksesshme.  Ne sherbim te qytetareve.

Po mire, meqe ju pasket ndryshuar fjalorin e gjuhes Shqipe, na e shpjego ti cfare eshte kuptimi i ri i "i pastrehe". Se ne kete artikull qe u dha ktu, nuk e shoh te permendet asnjehere kjo "i pastrehe" dhe "cifte te reja".

Eshte e cuditshme se ju doni te beni interesantin dhe te mbrosh me zellshmeri partine tende (s'ka gje te keqe, mos me keqkupto) mirepo nga zelli i tepert, shpik ca gjera dhe pastaj s'del dot nga vrima me "jo po kuptimi i te pastrehe eshte..." e ku di une.

Po ti qenke i cuditshem!  Nuk e paske lexuar lajmin fare dhe debaton ketu!  Citoj nga artikulli i Koha Jone: "Marreveshja ne fjale me bankat konsiston ne dhenien e kredive me kushte lehtesuese, qe qytetaret e pastrehe dhe familjet e reja te blejne shtepi.

 

Neni 4 i ligjit per Programet Sociale te Strehimit te Banoreve ne Zonat Urbane:

Përcaktimi i familjeve, që përfitojnë nga programet sociale të strehimit>>

> >

1. Familjet, që klasifikohen për t'u trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas kritereve të mëposhtme:>>

a) nuk kanë në pronësi një banesë;>>

b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje;>>

c) kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.>>

Përfshihen në një nga shkronjat "a", "b" dhe "c" vetëm ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme, sipas përcaktimeve të nenit 6 të këtij ligji.>>

2. Administrimi i kërkesave për programet sociale të strehimit dhe caktimi i përparësive bëhen nga organet e qeverisjes vendore.>>

3. Dokumentacioni që duhet të paraqesë familja për t'u strehuar në banesa sociale me qira dhe afatet e procedurat përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.>>

4. Normat e strehimit, sipas shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

>>

 

Futja vrapit tani se te kerkon Edvini!

 

>>

>   >

 

 

TP,

nese qellimi eshte te strehosh te pastrehet (duhet te shkruajme perkufizimin e ketyre qe te diskutojme per te njejten gje pastaj), ka menyra te tjera.

nese qellimi eshte te rritet kreditimi i ekonomise, perseri ka menyra te tjera.

nuk po me pelqen fare ky lobimi qe po behet nga industria e ndertimit ne Shqiperi (qe e mbeshtet dhe Koth'i). me duket se kjo eshte nje menyre per te mbajtur cmimet e apartamenteve sa me te larte per nje kohe sa me te gjate nepermjet kerkeses pa marre fare parasysh se cfare efekti do kete ne ekonomi.

Jo nuk eshte vetem per te pastrehet, por edhe per ciftet e reja e keshtu me rradhe. 

Nje nga menyrat e kreditimit te ekonomise eshte edhe kjo, pasi i jep zhvillim industrise se ndertimit. 

Tani per cmimet ti ke te drejte, po problemi ne Shqiperi eshte se edhe kur ka renie te shitjeve te apartamenteve, cmimet nuk bien.

Kjo eshte nje nga menyrat e keqija te kreditimit se mbart ne te shume rrezik dhe perfitimet jane te pakta.

Per strehimin: Ata persona qe jane ne gjendje te perballojne ate leke por ngecin tek interesat mund ta zgjidhin problemin e strehimit duke zgjedhur banesa me te vogla, me larg qendres, etj. Ndersa ata qe me te vertete jane te pastrehe se nuk kane fare mundesi nuk perfitojne. Keshtu qe ate lek mund ta harxhosh ne menyre me eficiente per kete kategorine e dyte.

kategoria e pare gjithashtu mund te perfitoje nese bien cmimet e shtepive. Nuk e di situaten, po si eshte gjendja, a ka apartamente qe nuk po shiten apo vetem ka rene ndertimi?

hahahahaha sa kum qesh! smiley

Ky ishte shkrimi me i manget qe kam lexuar keto dite. A e dini ju se shteti shqiptar dogji 20'000'000 ALL te reja fond per te garantuar kredite e bizneseve eksportuese per 2008? Nuk keni si ta dini, sepse une e di c'kane hequr bizneset duke u bere "lolo" e burokracive dhe njerezve te paafte qe nuk diten ta shfrytezojne kete mundesi ne dobi te biznesit? E dini se sa njerez moren paga te majme, bene trajnime e paraqiten ekspozete e tyre te shemtuara neper takime me biznese e me te gjitha bankat ne Shqiperi per te garantuar keto kredi nga shteti yne??? Nuk keni si ta dini dhe sesi te gjitha bankat i mbyllen dyert sepse kushtet qe i ofroheshin Bankes (e cila do te maksimizoje fitimin e saj) ishin "jo ne perputhje me politikat kredidhenese te saj"...dhe e dini cfare??? Ketyre Bankave, shumica private e me kapital te huaj, as qe u behet vone se sa cifte te reja krijohen cdo dite apo sa te pastrehe ka ne Shqiperi!

Per momentin:

1. Normat e kredive jane rritur

2. Perqindja e mbulimit me kolateral te kredise eshte rritur ndjeshem (nga 125% ne 150% te shumes se kredise)

3. Numri i ketyre kredive eshte ulur!!!!

Kjo gazetarja qe nuk e ka idene  funksionimit te gjerave, paska bere te fluturojne "me perime" shume cifte te reja sot smiley ...

 

po une nje gje nuk marr vesht ketu ceshte ky titull"fushate kondrapedale elektorale" ku i gjithe thelbi i diskutimeve eshte perqendruar tek artikulli i koha jone "kredi per shtepi, tani pa hipoteke" dhe ai titulli i pare eshte komplet pa lidhje,apo hajt mo po shkrujm dhe ne gjasme.

keto shtepi jane per familjet qe jetojne ne shtepira te pronareve per familje te pastreha , per gra pa burra dhe qe kane femije per cifte te rinj qe nuk kane shtepi dhe e fundit mos shikoni cdo gje me shikim miop

Eshte i frikshem niveli i disinformimit te perditeshem qe qarkullon ne Shqiperi.

Ok, ok... manipulime te caktuara te opinionit mund te egzistojne edhe ne gazeta te huaja te njohura, por arqipelagu i gazetave me mini-tirazh, te televizioneve e te radiove me mini-share etj, etj... ne vendin tone eshte i pashoq.

Kjo eshte pjese e serise... Shqiperia ime psikedelike!

I can't agree with you more..... dhe shyqyr qe e vune thenie te dites....

Tani......... ose ka shku Denisa per lesh ose Saliu ( s`eshte cudi te jete dhe ky i dyti si ""PERSERITES"" qe eshte, me firmat piramidale ne zgjedhjet e 96&nbspsmiley...ne te kundert duhet cuar Denisa per "STAZH"" te Pango... se s`ka mundesi tjeter ....

 

O Polico cuditem qe nuk te ka marre Sala zedhenes ne qeveri se e beke mire detyren pa u paguar hic imagjino sikur te paguhesh ti...... Ja kalo ke edhe Gert Bogos.....

Kush tha qe Pollo nuk paguhet? Ai paguhet dhe paguhet mire per punen qe ben. Se  aty ne ambasaden e Londres ku eshte vetem kete pune ben. Ne fakt detyra e tij eshte te beje propagande pro qeveritare, pra te loboje ne qarqet e aristrokacise anglosaksonne, por meqenese atje nuk e qasin, ka perfunduar ketu tek PPU-ja. Duke qene se i kane ngelur dhe rreth 3 muaj pune ne ambasade (deri sa te vijne zgjedhjet e Qershorit), ka filluar te punoje part time si ndihmes kamarier ne nje restorant kinez ne Londer, me shprese qe kur te pushohet nga detyra e tij fisnike, te kete nje alternative per te qendruar ne Londer. Urojme qe kriza ekonomike te mos e perfshije  restorantin kinez dhe qe loloja yne polici te vazhdoje te qendroje ne Angli. Se nuk ke ce do dreqin ketu, se nuk i hyn ne pune kerkujt. 

"Se nuk ke ce do dreqin ketu, se nuk i hyn ne pune kerkujt."

jo, sipas teorise se Koth'it

KJO ESHTE MARREZIA ME E FUNDIT E BERISHES. Me fjale te tjera dhe nese e marrim te mireqene ate cfare pretendon berisha se shqiperia eshte ende jashte krizes kjo puna e kredive pa hipoteke do te perbente edhe shkelmin e fundit te financave te mjera shqiptare dhe do te trondiste thellesisht balancen e bankave te huaja qe veprojne ne shqiperi qe ende nuk e dijme sesi funksionojne dhe sesa jane te prekura nga veshtiresite qe po kalojne bankat e medha (Meme) nga te cila t varen. sic eshte shprehur dikush, nuk ka krize ne shqiperi pasi shqiperia nuk ka cfare te humb dhe kjo eshte besoj e vetmja arritje e berishes (by default).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).