Fundi i bazës së Pashalimanit, nëndetëset dërgohen për skrap

VLORË- Nëndetëset e Pashalimanit dhe të gjitha mjetet e tjera detare të kohës së komunizmit do të shiten për skrap. Edhe pse u fol shumë për shitjen e tyre ose kthimin në muze, 44 mjetet detare do të kthehen në hekur.

Deklarata është bërë dje nga kreu i flotës detare shqiptare, Kristaq Gerveni, në bazën e Pashalimanit gjatë një takimi në përkujtim të 50 -vjetorit të krijimit të brigadës mbrojtëse në Sazan. Gerveni ka pohuar se nuk mund të mbahen më mjete të tilla detare, të cilat prej 15 vjetësh janë tërësisht jashtë përdorimit.

E vetmja që do të mbahet është një nga nëndetëset, mostër kjo që do të dëshmojë për historinë e tyre të dikurshme, si edhe një nga anijet e luftës. Pasi është bërë gjithë spastrimi i silurëve, dhe armatimeve të rënda, një vit më parë, tashmë do të hiqen edhe disa nga mjetet e lundrimit.

"Ka prej tyre që kanë rrezikuar mbytjen, duke u bërë kështu pengesë për bankinat, madje një prej tyre është mbytur. Ne kemi evidentuar tashmë 44 anije, pjesë të së cilave do të priten, e më pas do të shkojnë për skrap.

Kjo është në varësi të ndryshimit të kushteve atmosferike pasi presim që moti të ngrohet, për tu krijuar kushte pune palombarëve, të cilët do të merren me këto mjete",- tha Gerveni.

E zhvendosur nga bankina ku prej vitesh gjendeshin katër nëndetëset, sot është një prej tyre, duke evituar mbytjen e saj. Në bazën e Pashalimanit janë gjithsej tetë anije dhe nëndetëse, të cilat do të shkojnë për skrap.

Eliminimi i këtyre anijeve bëhet edhe për t'i hapur rrugë punës së kantierit për ndërtimin e anijeve patrulluese, kantier i cili ka nisur nga puna.

50- vjetori i krijimit të brigadës mbrojtëse të Sazanit, ka mbledhur dje në ambientet e bazës së Pashalimanit dhjetëra ish-kuadro të flotës detare, ish-ushtarakë si dhe efektivë të kësaj flote. Veteranë të kësaj arme janë ndalur në zhvillimet e atëhershme, nivelin e mjeteve, në atë kohë i krahasueshëm edhe me vende të tjera në botë, si dhe përkushtimin për ecurinë e flotës.

Me këtë rast, veteranëve të flotës, që kanë spikatur në kontributin e tyre u janë shpërndarë medalje mirënjohjeje, si nga shoqata e detarisë në Vlorë, ashtu edhe në emër të forcave të armatosura shqiptare.

Komandanti i flotës detare shqiptare, Kristaq Gerveni, ndër të tjera është njohur edhe me rolin e tanishëm të flotës shqiptare. Sipas tij, tashmë misioni i kësaj flote është pak më ndryshe, pasi lidhet edhe me atë të rojës bregdetare.

Ai ka njohur gjithashtu me dy projekte të rëndësishme, projekti i vëzhgimit të hapësirës bregdetare, si dhe i dyti i rëndësishëm sipas tij është ai i ndërtimit të katër anijeve patrulluese, puna për të cilat ka nisur.

6 Komente

Pas shrirjes se flotes ajrore, tani po shkrihet edhe ajo detare. Plus tanket  (qe i "shkriu" Delijorgji). Une them t'a heqin fare edhe kembesorine e t'i shesin per skrap edhe pushket model 56 dhe AK-47. Me mire te fillojne te bejne harqe me llastik brekesh dhe shigjeta me thupra shelgu. Jo per gje po jane edhe me "environmentally friendly".

Gjembi, ta ha mendja se mund të përdoreshin për luftë këto nëndetëset? Mua do më vinte gjynah për ata marinarë që do varroseshin me to po të viheshin në punë. Edhe po të ishin në gjendje pune me siguri do kishin gjetur ndonjë mënyrë për t'i shitur (se do merrshin dhe zyrtarët më shumë se ç'do marrin me skrap).

Mund t'i përdornin për turizëm...

 

P.sh: mund të hypnin Qeveria (edhe Bashkia e Tiranës, për të mos lënë ndonjë të paknaq smiley ) dhe t'i nisnin nga Vlora për në Shëngjin... e garantuar nga Kompania e Lundrimit vetëm nisja smiley

Te them te drejten s'e di se s'jam ushtarak, etj. etj. Ka shume mundesi te kesh te drejte smiley  Nuk jam kundra qe te riciklohen, po kto vetem po heqin e s'po i zevendesojne me te reja. Si puna e flotes ajrore qe s'ekziston me.

Me çfarë t'i zëvëndësojnë kur s'kanë pare? E kanë menderosur tërë buxhetin me rrugën Durrës-Kukës sa që po vazhdojnë të marrin borxhe. Plus tani i duhet të nxjerrin atë rritjen 10%.

Me ushtrinë s'e vrasin shumë mendjen. Dhe në fakt unë them mirë e bëjnë. Sidomos pasi të hyjmë në NATO.



Veteranë të kësaj arme janë ndalur në zhvillimet e atëhershme, nivelin e mjeteve, në atë kohë i krahasueshëm edhe me vende të tjera në botë, si dhe përkushtimin për ecurinë e flotës.

 

Per ate koh ishim ne rregull, ndersa tani kemi aleatet plus medaljet e dhena veteraneve qe me te vertet i meritojne keto medalje dhe jo vetem kaq, veteranet meritojne dhe nje perkushtim me te mire persa i perket anes ekonomike.

Neve si popull nuk kuptoje c'fare na meriton?

Ky c'armatim i pa kuptimet apo kjo xhveshje materjale dhe ideologjike?!  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).