Filloi Shiu

Filloi shiu

Mi casa, como el desierto, no tiene techo ni puerta, sólo boca. (F.G.Quintero)

Dielli nuk është
veç ornamenti
Hijeshon intervalin prej shiut
Në shi
Janë njëmijë e ca njerëz, ecin tash nën shi
Rrugët e përbaltura
I ke parë?
Mos harro, në shi
askush s'do të të shohë
duke qarë

Pos aktit politik shiu
Mohim i traditës verbale të poezisë
I individualizmit idiot
Miliarda pikëza të vogla
Me të fortë të vet ndërhyjnë
rrugët e qytetërimit
Sisteme koordinativë ndjesoro-hapësinorë, lagen
Flokë të mëndafshtë pesëdhjetëvjeçaresh sharmante
(Poezitë për to janë të rralla
gjithnjë e më të rralla)
Flokë të palarë lypsarësh të vegjël
Lag kokat e rruara të djemve të rinj
Të turpëruar nga rënia e flokëve mbulojnë sytë me syze të errëta
Lag ondet e jevgës sykaltër, zhduket me vrap tej cepit të pallatit
Lag flokët e ngrira e bie në qafën e kollarisur të nëpunësit civil
Nxiton hapin e këpucët i bëhen për ibret.
Hyn në kanotierat e fëmijëve
Lag gjoksoret VS
Rrjedh pambarimisht drejt fundit
Ngjëron aroma lëkurash tashmë të ndaluara
Me ligj

Shiu, kontakti i fundit i njeriut me vetveten
Shiu bie prej qiejsh tashmë dekadentë
Qiejsh të ëndërruar por të paprekur kurrë, qiejsh të virgjër
Qiej t’përdheshëm, veç pamjen kanë prej qielli
Asgjë të mirë nuk ka
Veç shiut

Kullon nëpër shpatullat e njerëzve, e dikujt i hyn në qafë, dikujt në gjoks.
Dikujt më thellë.

Gjeje shiun pse është
I padukshëm
Nuk shihet shiu prej anës tjetër të dritares
Shiu preket, ndjehet, brendësohet, pihet, djersitet, avullohet
Nxitohet, vrapohet, ulëritet dhe qëllohet me grushta
Puthet, përqafohet, kafshohet
Kapërdihet
Më së fundi jetohet i papërbuzshëm
Krenar që para se të vdesësh
Mbërrin ta flakësh tej komoditetin
E t’i thuash vetes
njeri

az

22 Komente

sol, mgjthse diskutimi letrar ne ket nahijen ketu ka mberdhif tashme (nji nga arsyet edhe mbipopullimi, dmth u bo kallaballiku i modh si te ai klubi El Farol ne Canyon Road te Santa Fese), pra megjithate, po e boj nji perjashtim dhe po te pys nuk di a e ke pa nje poezi (gazal) prej Aga Shahid Ali-ut te quajtur "Even the rain".

 I nderuar koleg,

kam degjuar shpesh dhe jo vetem prej jush ankime te vazhdueshme mbi diskutimet qe ndodhin neper nahije letrare si kjo ketu, diskutime te ndryshme qe fillojne me "megjithese Peshku ka mberdhif..... po vazhdoj po e them mendimin tim". Ju kerkoj ndjese qe po merrem kryesisht me ju, porse ju duhet ta kuptoni qe me dike do merresha.

Macja ime i nderuar koleg, gjej rastin t'ju njoftoj, ka nje aftesi te cuditshme per mua, por jo per macet. Ka mesuar vendin ku duhet te shkoje ne banjo (nje kuti me rere supermarketi), dhe kur del jashte, merr rere nga njera ane dhe e hedh nga ana tjeter per te mbuluar bemat. Sa del macja, dikush prej nesh angazhohet t'i heqe gjurmet e metabolizmit te saj nga rera.

Natyrisht, maces i duket sikur cdo here qe shkon eshte nje kuti e re, porse ne te tjeret e dime qe behet fjale per te njejten kuti, per te njejten rere. 

Sjellja juaj ngjan disi me nje mace te ndergjegjesuar per cilesine e reres, se ciles ama i duket sikur nuk ka kur te dale tjeter pervecse ketu.

Natyrisht me duket e tepert t'ju kujtoj se meqenese ju e keni provuar shpesh, qe kjo rere nuk eshte e re, qe kjo rere eshte e njejta rere, do qe me mire te dilni ne qiell te hapur dhe si te thuash, te shpetoni.

E duke qene se i njoh ata qe e kane bere  kete kuti rere, ata qe e mirembajne si dhe ata qe shkruajne ketu (Afrimi nga Belgjika pershendet.. etjetj) ndiej nje fare lloj acarimi te lehte porse domethenes qe me shtyu t'ju shkruaja sa me siper.

I nderuar kolegu im Jeruzalem (shalom! paqja qofte mbi ty!)

Macja jote eshte tejet budallaqe. Me vjen keq por nuk mund te mendoj gje tjeter per nje mace e cila nuk di te dalloje eren e hales se vet.

Po mendohem pak cfare te shkruaj tjeter. Thjesht me vijne ne mendje fjalet lapidare te Nices (atij burrit me mustaqe, you know):

"Shkretetira rritet. Mallkuar ai qe mbron shkretetiren!"

Ne keto kushte, po me behet gati te te bej pyetjen fatale qe ndan shapin nga sheqeri, dmth trimin nga frikacaku :

"Gjin, a don ti me i luftu Turqit?"

Ne varesi te pergjigjes qe do te mund te japesh, ahera shkretetira ose rritet ende dhe merr dhene (ne mos e paste bere deri tani) ose fillon te tkurret pak dhe t'ia lere vendin gjelberimit (ndonese te brishte ne fillim).

Me respekt te thelle,
Sadiku & Sadia nga Suedia

Vale o suedezë sabahu,

do isha më i/e/të/së kënaqur në rast se respektin për ne do ta kishit më të ceket, jo se unë veten time nuk e respektoj ose nuk kërkoj respekt për të, por më është mbushur mendja që një njeri mediokër si unë, apo fjala vjen, si ju nuk mund të më ndihmojë kushedi çë. Por kjo nuk më pengon të mos anashkaloj që sapo arrita në përfundimin se respekti juaj, sidoqë i pashpjegueshëm, eteror dhe suedez, nuk mund të them se më la pa më shkaktuar një reagim të cilin po të mundohesha ta shpjegoja me llafe, i nderuari çift, me siguri do të bëja figurën e njeriut që nuk ia nxjerr dot barku as bardhaku çfarëdogjëje të jemi duke implikuar, në rast se ju edhe vetë mund ta kuptoni çfarë jam duke folur (pa qenë nevoja ta shpjegoj, mbyllim kllapën.

Vetë unë dola në këtë përfundim, qëkurse konkludova se tërheqja horizontale drejt kutisë së rërës maces i vjen prej hundëve. (Shpresoj që këtë punë ta ketë kuptuar edhe vetë macja, ndryshe kjo mund të ishte shkak për ndonjë krizë në familjen tonë, ku përveç sëmundjeve, mërzitisë kronike dhe varfërisë, një krizë maceje nuk do të qe tamam gjëja për të cilën kemi ëndërruar.) Duke qënë punët kështu, më vjen pas midesë të dal në përfundimin e mëposhtëm: Edhe pse nuk i sheh gjurmët, shif se ujku mund të ketë bërë 2(çi)n tek kutia e rërës. Prej nga edhe erdhi këshilla për kolegun, jo ty, atë përtej teje.

E lexova edhe vetë atë që kam shkruar, me thënë të drejtën nuk kuptova gjë, kjo nuk do të thotë që nuk keni kuptuar as ju si çift, ju shihni punën tuaj.

Kështu. Më duhet një tank, t'i hap kapakun, t'i shtie bombën brenda, duke ulëritur fillimisht (në do diezis): Besojini hundëve tuaja!

Macja ime, të nderuar suedezë, nuk është aspak budallaqe. Por edhe po qe, ne nuk jemi mbledhur këtu për të diskutuar për macen time.

Ndërsa për figurat letrare që përmend në komentin tuaj jo shkretëtirë jo gjelbërim, do duhet t'i thuash gjëkundi tjetër, pasi unë vuaj nga një trashësi e lehtë por permanente... dhe plus se harrova, ato shakatë, bajate nëse më lejoni, jo shalom a ku di unë, vijnë era rërë..

 

nuk e kam pare, na hudh naj link. une mendoj qe me mire qe dalin muhabete si puna e pangos, se largojne nga tema diskutimi si satira, letersia, apo arti, apo politika apo ekonomia bjerrakohet qe s'mendojne gje por kane dicka per te shkruar. te pershendes me preludin opus 23 numer 5 te rrahmaninovit, qe po e degjoja kur shkrova vjershen - nderkohe qe binte shi.

smiley

e gjeta. s'e kisha pa as vet ket link qe po te nis. very cool indeed.

http://kimtelaswelcome.wordpress.com/200...

Nga poezia jote citoj:

Mos harro, në shi
askush s'do të të shohë
duke qarë

thjesht per te tregu ku goditet nervi i nje lexuesi (une ne ket rast).

Em me duket se po lundrojme ne bote paralele. Soli e di mire sa perzemer e kam kete poezine e Aghait, sidomos vargun e fundit...

 

xhan qe te dyve smiley

Sol!  Ketij "shiu"  i ke dhene nga your nick-name.   YJE

(koment nga nje peshk qe ka sjell mbipopullimin - peshk i ri)

meco, kallaballekun nuk e ben numuri. kallaballeku eshte cilesi.

kerkoj ndjese per cdo kuptim te gabuar qe mund te merret nga c'kam thene ne komentin e pare. ne fakt e marr mbrapsht fare ate gje, pikerisht nga kjo gje. faji im!

Nje poezi shume e bukur!

Pershendetje Emigrant!  Mirkuptimin e kam te lindur, ironine e kam te fituar.

Sol,

me maksimumin e dashamirese qe mundem :

Lexo kete librin :

TEORIA E VEPRËS LETRARE POETIKA

Synimi i këtij botimi është që të njihen disa çështje që kanë të bëjnë me poetikën e veprës letrare, me variantet që janë krijuar nga teoricienë të letërsisë, të pranohen disa nga mundësitë se si mund t'i afrohesh asaj. Trajtesat teorike mbi thelbin dhe detyrat e Teorisë së letërsisë, mbi konceptet e ndryshme për Poetikën letrare, mbi llojet e saj dhe një varg problemesh të tjera, u bënë për të zgjeruar përfytyrimin e studentëve dhe kritikëve të rinj në fushën teorike dhe praktike të analizës së veprës.

-----

6000 leke te vjetra ben, nuk te rendon. smiley

Nje tjeter keshille nese mundem :

Mblidhi poezite dhe jepja per t`i lexuar ndonje pene te vertete qe te te analizoje statusin tend. Peshku  eshte vetem vend inkurajimi, por besoj se nuk ke nevoje vetem per kete.

Mos bjer ne kurthin e vleresimit ne ekstrem, dmth shume e mire apo shume e keq  nga disa postues ne peshk.. Nese ke nevoje per kete ( vleresime pozitive ) me thuaj qe te postoj une me shume nickname dhe ta zgjidh ne sekonde. Ajo qe te duhet nuk eshte harxhimi i kohes duke lexuar komente per prurjet e tua , as dhe gjetja e ndonje termi teorik neper to,  lexuar neper Wiki. Pune anonimesh ndaj kurseji energjite.

Mos kujto se fjala anonim lidhet me faktin e te postuarit si anonim ne peshk. Jo. Nje anonim eshte nje askush ne nje fushe te caktuar dhe diten qe ti mendon se peshku eshte vendi per te care ( hapur rruge ) je duke humbur kohe kot.

Mos u merr me mendje qe jane si bajame te fishkura.

Kaq ishte vetem per ty .

-----------------------

Tjeter...

Na nji here peshku me duket si Gazeta Intervista m`vaktit . Djemte kerkojne vajza, leneshat kerkojne burra, WM-te kerkojne partnere . smiley

P.S. Nuk ka ardh hala dita qe kush shkrun nje gje ne peshk te quhet poet  apo shkronjetar  i madh. smiley

 

i dashur inxhinjer koth

 

po e refuzoj keshillen tende me shume dashamiresi, per keto arsye

se pari: sipas rregullave te shqipes do te duhet te quhej ose "Teoria e Vepres Letrare Poetike", ose "Teoria e Vepres Letrare, Poetika".

se dyti: sepse nuk aspiroj te jem as student as kritik i ri ne fushen teorike dhe praktike te analizes se vepres.

 

sa per te informuar keshtu kot, pa ndonje arsye, se fundmi jam duke lexuar "le conte, la poesie" nga fernand nathan.

Te peshku postoj sepse e shoh si media, pra si mjet qe te ben te mundur kontaktin e domosdoshem me lexuesin, e jo per te konfirmuar ndonje fare gjeje.

Personave qe marrin vesh ua kam kaluar poezite dhe mi kane pare e ripare.

Kam botuar poezi neper gazeta e periodike letrare.

Feedbacku qe kam marre ka qene i gjithfaresojshem (sic e prisja dhe sic e doja).

Nuk bie ne kurthin e vleresimit, dhe ne pergjithesi nuk gjuaj e as nuk peshkoj vleresime. Ne te vertete nuk mendoj se shkruaj poezi.

Nga ana tjeter mendoj se menyra me e mire per nje person qe deshiron te permiresohet ne poeme eshte qe te lexoje vargje, e jo teori mbi kritiken e kanonet.

Gjithsesi te falenderoj per keshillat, dhe shpresoj qe vertet te kesh qene dashamires.

... smiley

Une te dhashe keshille si baba djalit, po vetem keshille ama. Me ate rast bera nje rruge e dy pune. Ti kuptove cer kishe mundesi.

Titulli nuk eshte i imi edhe ajo parathenia nuk eshte imja.

Faleminderit edhe per  refuzimin dhe per falenderimet.

 

 

Kush eshte autori i ketij librit Koth?

PS: E ke te ndaluar te pergjigjesh po nuk na the te verteten: qe pjesen hyrese te komentit e ke kopjuar nga parathenia. Vijon kokrra e misrit te buzeqeshur ketu.

ueeee me gjithe mend. une ia futa kot po ti me gjithe mend e kishe copy/paste nga parathenia, a nga shpjegimi i librit, i cili madje-madje qenka i zjush Floresha Dados. Si behet ajo kokrra e misrit me syze dielli?

Nuk te mjaftonte vetem titulli ( mjaftonte per ta kuptuar qe je update ) apo edhe ti mendon se titulli eshte gabim ? smiley

Pra sic e shikon i dashur Jeruzalem perse duhet gugeleja ? smiley

Nuk eshte se do habitesha sa u habite ti ne fakt. Une kete prisja.

Jam peshk i vjeter une dhe ty si peshk i ri tu desh vetem nji vije uji . smiley

 

O kotho, leji keshillat per letersine... mos merr njerez mqaf kot, ca tka bo soli qe e deno me Lulezime Viden?... smiley 

Degjo i dashur Jeruzalem,

e gjithe nderhyrja ime kur iu drejtova Solit nuk lidhej fare , po fare , fare me emrin. Nuk jam une ai qe mund te rekomandoj dicka.

Lehtazi , po lehtazi fare e si dashamires i madh i peshkut pa uje desha te evidentoj nje nevoje te peshkut ne kete seksion per te hequr dore nga vleresime ekstreme. E kisha me shume me praktiken e analizës se prurjeve qe ketu nuk eshte se te rezulton ndryshe nga ajo qe konstatoj une.

P.S. Na e jep i here mundesine se cer di te besh ti  qe mos e lexoj me kurre pastaj Floreshen Berdellimen, ( a thu se e lexoj vertet )

P.S2. Hera e fundit qe dhe e korrigjoj postimin se do me pjelle belaje dhe me manine tende per ta matur postuesin nga menyra si shkruan shqipen . smiley

 P.S. Na e jep i here mundesine se cer di te besh ti  .....

...edhe unë si të tjerët zotni... zhaba me çizme meksikane, afrikanë të trishtuar dhe shqytarë në allçi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).