Faji individual dhe faji kolektiv

Kur kam përmendur ndonjëherë kohët e fundit Ylli Pangon në shkrimet e mia shënoja se është Ministër i Kulturës (së tij).

Kultura që ai njeri rrezatonte ishte vetëm e tij, ajo nuk mund të ishte jona, nuk mund të ishte e një populli dhe e një vendi, që sado i capërluar nën perandori, sfera të ndryshme influence, diktatura, prapë e ka krijuar një kulturë të vetën të papërsëritshme, për të cilën krenohemi.

Ndërsa nga ministri Pango turpëroheshim shumë kohë përpara se të bënte turpet të cilat pardje i pa gjithë Republika dhe më tej.

E di, problemi është edhe i gjuhës shqipe. Në pikëpamje semantike është shumë gabim të thuash Ylli Pango, Ministër i Kulturës, Lufter Xhuveli, Ministër i Mjedisit etj., sepse kështu të duket sikur ata mbulojnë ose duhet të mbulojnë fushat përkatëse, (kur jo vetëm nuk i mbulojnë, por i zbulojnë dhe zhveshin me sa munden).

Më e mira do të ishte të emërtoheshin: Ministër për Kulturën, ose për Çështje të Mjedisit, sepse kështu s'do të kishin të paktën pretendimin qesharak se përfaqësojnë gjëra kaq të mëdha saç janë kultura ose mjedisi i një vendi.

Lajthitja semantike shoqërohet me lajthitje financiare, administrative etj. etj. Në të vërtetë një ministër „Kulture" në Shqipëri nuk mund të ministrojë asgjë, jo sepse tradicionalisht është njeri që nuk ka të bëjë me kulturën, por edhe pse disponon një buxhet qesharak, i cili nuk mund të mbulojë as një të njëmijtën e gjithë atyre gollave që ka jeta kulturore e Shqipërisë, as një të njëqindmijtën e atyre shumave që nevojiten për të shpëtuar atë çka ende ekziston në trashëgiminë e këtij vendi me kujtesë prehistorike, antike, mesjetare e ballkanike-orientale.

Kështu në mjerimin e ministrave tanë të kulturës, që ashtu siç zgjidhen i shkojnë fare mirë malit të pazgjidhshëm të problemeve, i vetmi lehtësim është që gjejmë një target, një ministër gati-gati një fajtor për brengën tonë, që në këtë vend kultura nuk po zhvillohet. Atëherë bëjmë shkrime të hidhura kundër ministrive.

Por lehtëson kjo vërtet?

Për t'u kthyer te ministri konkret Pango: ai ishte aq vulgar si ministër i Kulturës (së tij), saç ishte edhe në mënyrën se si ua lypte dy vajzave nevojtare në transmetimin e parmbrëmshëm, aq i parealizuar në projektet gjoja madhështore që „lançonte" sa dhe në përpjekjen për të zbërthyer këmishat e kandidateve për punë në ministri.

Para një jave më sulmoi në shtyp në mënyrën më vulgare që kam njohur në gjithë këta 18 vjet tranzicion, duke renditur një listë shpifjesh për personin tim, por fyl dhe gjysmagjel siç ishte harroi që asnjë gjyq nuk mund t'i kalonte ato shpifje pa i ndëshkuar me gjoba të rënda.

Pikërisht një dosje të tillë po përgatisja për gjykatën, kur ndoqa live në televizion vetëfundosjen e një ministri.

Atëherë nuk mund të më shijonte më ndjekja e një procesi penal, sepse nuk ka kuptim ta shkelësh edhe më një njeri që ka bërë autodafé.
Vërej që shumë pak vetë, pas lehtësimit që ndjenë me shkarkimin e Pangos nga Berisha, pyetën: po mirë, po si e kishte emëruar?

Si mund të emërohet deputet e Ministër Kulture një njeri aq i fryrë e vulgar, një manjak seksual i njohur si i tillë nga gjithë vajzat e shkreta që kërkonin të jepnin provime e diplomoheshin në Sociologji?

Nuk i dinte Berisha këto? vërtet ishte pardje aq i revoltuar kur e shkarkoi sa dhe kryetarja e Kuvendit, që nuk vë asgjë mbi familjen e shenjtë?

Të gjitha i dinin e të gjitha i di, sidomos ai, kryeministri i këtij vendi. Me vetëdije dhe planifikim të plotë ai merr në qeverinë e tij një ministër që dikur ka dashur ta futë vetë në burg pse preu arrat qindravjeçare të Shqipërisë, një tjetër ministër që ka biznesin e gomave më fëlliqëse të kontinentit, një ministër Transporti që akuzohet për 200 e sa milionë euro shpërdorim e bën ministër të Jashtëm, një ministër të tretë që është dënuar me tre vjet burg në shkurt të vitit 2003 për pajisje me pasaportë diplomatike një njeriu të shumëkërkuar nga drejtësia italian e shpëton nga burgu dhe e merr me vete në Shtëpinë e Bardhë etj. etj.

Me ndërgjegje të qetë ai vë ministër Kulture një ish-drejtor doganash në provincë, ministër Shëndetësie një mekanik, kryetar komisioni ligjesh një ministër frëngjishteje etj. etj. Qeveria e tij është e përbërë ose nga ministra penalë ose nga ministra aksidentalë.
Është kjo në njërën anë mënyra e qeverimit me rikatim: dmth. mbylle gojën, se unë të di me mijëra të zeza, nga ana tjetër mënyra e qeverimit me komandim: mbylle gojën, se ti s'merr vesh.

Niveli i bisedës së Pangos kur jargavitej për të parë pak sisë, po ai nivel me të cilin iu vërsul Kujtim Çashkut, Ardian Klosit, ndoshta edhe të tjerëve që merren me kulturë, është niveli i Berishës, që rrezaton dhe ushqen ai prej vitit 1991 e këtej.

Është niveli i gazetës RD, qyshse u larguan njerëzit e pavarur prej saj, është niveli i „Albanias" të viteve '90, niveli i „Temës" para se të kthente Mero Baze, niveli i „55-ës" sot e gjithë ditën, shkurt llava e vulgaritetit që e mbajti ndrydhur gati 50 vjet regjimi i Enver Hoxhës, e që del sot pikërisht nëpër ventila të tillë, të cilët për fatin tonë të keq arrijnë të bëhen administratorët kryesorë të pasurisë publike të Shqipërisë.

Edhe diçka më ra në sy në shkarkimin e rrufeshëm të Pangos prej Berishës. Kur është fjala për fajin individual të një bashkëqeverisësi është me sa duket i pamëshirshëm.

Bie fjala, në qoftë se ministri i tij i privatizimit, do të vidhte i maskuar Bankën e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank) e do të zbulohej, ai do të pushohej në vend. Kurse në rast se, supozojmë, ai vjedh në mënyrë kolegjiale me rastin e një privatizimi të fuqishëm, kjo vetëm sa forcon pushtetin.

Po t'i kishte ndarë vetëm me Delijorgjin predhat e ushtrisë ish-ministri i tij i mbrojtjes, tani do të kishte marrë fund, ndërsa kështu siç i ndau mund të thuhet se sot është rehabilituar plotësisht.

Na mbetet në fund pyetja: mund të kishte qenë në këtë qeveri kolektiv shfrytëzimi seksual, që kështu si ndodhi iu faturua vetëm Ylli Pangos? Zot na i largo këto përfytyrime.

41 Komente

Klos,

kur kam parasysh ato te zgerdhimet dje ne emisionin e Fevziut dhe lexoj kete shkrimin ketu me vjen me te thy dhamet.

Me cer ngopeshe mer burre se nuk ishte fare per te qesh, po fare , fare, fare. Si mer u deka njeriu me ate lloj ngjarje?

Une nuk e di ne je dehur ndonje here ne jeten tende po ja ku po ta them qe kishe pije te keqe plak, pije te keqe.

 

Z. Klosi,

Eshte tjeter pune qe z. Pango eshte ai qe eshte, dhe eshte nje fat per ju te keni perpara nje kundershtar aq te pazotin, sa ve ne listat e bemave tuaja psh martesen tuaj. Ama shkrimi i z.Pango per ju vetem kohen e botimit kishte te perbashket me shkrimin idiot te Ypit. Dhe paaftesine sintetike. Se duket aq ua pret shumices se prEfesorave dhe dAktoRRerave ne Shqiperi. Perndryshe z. Pango, pavaresisht insinuates dhe qellimeve, pavaresisht mungeses uluritese proverbiale tashme te menyres se komunikimit, qe eshte semundje kombetare, nuk mu duk se shkrimi i z. Pango per ju po genjente. Fare.

Po te jeni burre (moralisht), merrini ato c'ka te thoshte z. Pango per ju nje e nga nje dhe pergenjeshtroini. Por nuk e beni dot. Se nuk pergenjeshtroni dot gje. Mos u fshihni pas faktit qe gjerat ju thane nga nje zarbo, si z. Pango.

Sa per fillim ju jeni nje pervetesues ordiner, z. Klosi.

Neverine qe ju lexojme ne kete rrethine te tille, ia detyrojme admineshes sone qe s'lodhet kurre se sjelli ju dhe skoten tuaj ketu, pothuaj me perdellim. Por per kete shkrim beri mire, sepse kjo nxjerr ne pah paburrerine tuaj, te atij qe bertet fort sidomos kur tjetrit "i shket kemba". Dhe pas faktit te "shkarjes" kerkon te zhbeje gjithe c'i thuhet.

Neverine qe ju lexojme ne kete rrethine te tille, ia detyrojme admineshes sone qe s'lodhet kurre se sjelli ju dhe skoten tuaj ketu, pothuaj me perdellim.

Si eshte ajo shprehja per peshqit, qe qelben nga koka, dhe ajo shprehja tjeter qe faji eshte jetim? smiley

Eshte per te ardhur keq qe s'ka nje blog publik shqiptar me nivel, i cili nuk eshte ose nuk kthehet pas pak kohe ne nevojtore, ne rastin e PPU nevojtore e jashteqitjeve te shtypit shqiptar.

Ndaj dukemi gjithmone e me pak Emo, meqe pyete para ca ditesh, se ka mare dhe PPU rrugen e jashteqitjes dhe s'ke shume se ca ose me ke te diskutosh, pervec ketyre jashteqitjeve dhe scoop-eve sensacionale te shtypit.

Kam pase lexuar te ppu, nje shkrim te Y. Pango qe sulmonte Ardian Klosi. Tani vjen ky artikulli i ri i Ardian Klosi vs Ylli Pango. Nje pyetje kam une:

Kush eshte Ardian Klosi?

Shkrim shume i mire, e meriton nje 5 yjesh.  Qysh ne titull, ngrihet  problemi i vertete dhe ai me i rendsishem, i kesaj ceshtjes Pango.

Faji individual ( i Pangos, me kete po merren te gjithe ) dhe faji kollektiv ( ne plan te dyte per te treguar edhe  piken ku autori do te arrije). 

Faji kolektiv, eshte ne rradhe te pare  faji i Berishes i cili i jep me dijeni te plote ministine e Kultures nje te pafytyri,  per arsye te tijat te shpjeguara shume mire ne shkrim. Ka pasur edhe ankime  te shumta drejt Pangos nga njerez te shumte per probleme te ndryshme si korrupsioni me biletat e teatrit, problemi me Bacen etj, por Pango ka vazhduar te qendroje ne ate post me gjithe pislleqet qe bente, deri para dy ditesh kur skandali plasi ne sy te te gjitheve.

Pra nje njeri i tille eshte vene ne qeveri dhe eshte toleruar per vite me rradhe, nga qeveria dhe te gjithe ne. Ceshtja qe shtrohet nqs Klosi do e kish vazhduar shkrimin besoj se eshte:  faji me i madh ai kolektiv, eshte i Berishes dhe qeverise se tij degjeneruar, apo problemi qendron tek shoqeria jone qe toleron veprime te tilla? Sic po shikohet nga disa komente ketu ne peshk, kjo shoqeri eshte akoma e shushatur nga tranzicioni i gjate, apo nga dicka tjeter qe nje zot e merr vesh

 

 

 

Sa i pafajshem duket Klosi ne kete shkrim...

Po, i pafajshem jam. Shife sa ftyre te pafajshme kam. Si engjell

http://www.dtalkuge-rs.com/foto/20060504021322_foto.jpg

Pango e meritoi shkarkimin.Por kur flasin per ndershemri plera si Klosi dhe Edi Rama qe gjithe Tirana i njeh per imorale, atehere me te vertete opozita shqiptare ka rene shume poshte.

Adrian Klosi nje anti shqiptar i perbetuar ,nje njeri qe na tall ne qe themi e kemi prelardhjen nga iliret,nje vegel e Kapllan Resulit dhe anti shqiptareve te tjere,po na tregon per faj kolektiv.Po ore Klosi kemi faj kolektiv qe ne 1991 nuk ju zhukem njehere e mire nga faqja e dheut por fatkeqesisht u treguam tolerante.Dhe po e paguajme kete tolerance qe treguam tani qe imorali me i madh na jep mesime morali.Pike e zeze!

Edi Rama qe gjithe Tirana i njeh per imorale,

 

Nqs e gjithe Tirana do te kishte kete mendim o njeri, nuk do ta kishte votuar me shumice per kryetar te Bashkise se Tiranes. Pse ti mendon se ne tironsit duam te kemi nje kryetar imoral? Po shyqyr thuaj qe njerez si ty me keto mendesi nuk i kemi me ne gjirin tone.

Une nuk e di se perse zihen keta te dy, se çfar divergjencash kane, por di se ky artikull qendronte. Edhe per mua ngrihet pyetja qe Klosi ngre, se pse Mavria merr per ministra njerez te perfolur apo te diskretituar me pare, pse. Ia rekomandojne apo i zgjedh vete.  

Përpara se të komentohet Klosi dhe të tjerët intelektualë si Klosi që i pëlqejmë ose jo, duhet të pyesim vetn nëse ato që A. Klosi shkruan qëndrojnë. Dhe për mua ato që ai shkruan QËNDROJNË.

Mëse të drejta, mëse të sakta dhe të thëna me pak fjalë e pa mllefe personale.

Urime për këtë shkrim

Me ben pershtypje sjellja e disa "patrioteve" pak me siper, qe ne vend te merren me artikullin merren me artikullshkruesin. Nqs e mbajne vehten per patriote, une do t'ju thoja Ju dhjefsha patriotizmin tuaj, se per ne shqiptaret qe jetojme ne shqiperi ju as nuk na hyni ne pune,  dhe as nuk na i lehtesoni problemet.

Une per vehte qofte Klosin, qofte Ramen nuk i njoh per imorale dhe aq me pak joshqiptar. Te dy mbas disa vitesh ne emigrim, u kthyen per te kontribuar me intelektin e tyre per vendin qe i ka lere. Respekte per keta njerez qe vendosin interesat publike mbi ato personale.

Nje grumbuj çakajsh qe i versulen nje karkase. Patetike.

 

Respekte per keta njerez qe vendosin interesat publike mbi ato personale.

Hahahahahaha! Kulmi i patetizmit! Erdhen te kontribuonin apo te zhvatnin tani? Jo per gje por te pakten ne kete prizem, qytetaret qe banojne jashte Shqiperise s'kane shume kerkesa, nuk vijne te zhvasin por vetem zhvaten(qofte dhe gjate nje muaji qe qendrojne atje). Me tre speca te mbushur ne nje kolibe plazhi s'mbahet turizmi.

Vesa , ti ben mire te shkruash ne gjuhen frenge se keshtu behesh edhe me shume vetja jote.

Berbero,ne fakt, une pjese te mijat kam  6 gjuhet qe flas, por ne darke prinderve iu flas ne shqip. Ti nese nuk kuptove gje, te lutem, kerko qartesime.

Ke keqkuptuar perkufizimin e atdhe-dashurise, xhanem. smiley

Hahahahahaah une modern? Jo jo une e mbaj vehten per klasik. Nqs ju Pangon me ato qe ka bere e quani feminist, sigurisht qe une jam anti-feminist. Por ne qofte se ju Pangon e klasifikoni si perdhunues i moderuar, atehere une mund tju them se jam nje feminist idealist i mrekullueshem.

Une nuk te diskriminoj Vesa sepse nuk jam racist, dhe as maniak seksual si i ndjeri Pango! Ti ironizove pa baza thenjen time per interesa publike, si dhe shpife kur the se ata (pra Klosi dhe Rama) u kthyen ne atdhe per te zhvatur. Ndersa me poshte je kontradiktore kur thua se ata qe vijne nga jashte ne Shqiperi vetem zhvaten!

Duke dashur te perdor llogjiken tende (qofsha i gabuar) ju qe shkoni per te jetuar jashte shkoni per te zhvatur?

Ore, vertete je aq naiv sa te besosh sa Rama me shoke mbulojne ato pozita per interes te popullit? Po cili nga keto politikanet jeton ne te njejtat kushte si psh. Shefqetja, pjese e popullit te thjeshte? Fundja, keto e bekan per interesat publike, jo per ato personale. C'ju interesoka ketyre te bejne jete luksoze?!

Se dyti, natyrisht qe shume nga njerezit qe shkojne jashte vendit 'zhvasin' nga resursat arsimore, shendetesore,...perderisa deri ne ate moment kane paguar zero taksa ne ate shtet, te paret e tyre kane dhene zero kontribut etj.

Nese 63 % e popullsise se Tiranes ja dha votebesimin Edi Rames per te 2-ten here radhazi ne zgjedhjet lokale, s'ma merr mendja te jemi kaq shume njerez naiv. E nese mbi 60% e popullsise se Shqiperise do tia japin voten PS-se per te qeverisur ne Qershor me duket se kjo fjala naivitet duhet zevendesuar me fjalen besim.

berber,

qeke keq me arhithmetiken.

PS eshte nje parti qe mer nje numur konstant votash. Rama ne Tirane ka tjeter numur nga ai qe merr PS si subjekt . Kjo eshte matur disa here dhe keshtu ka rezultuar.

Lidhur me ata qe vijne apo ikin per patriotizem. smiley

Te paret egzistojne se kane modelin e atyre qe kane ik per patriotizem. smiley

Une jam marre shume me te dhenat qe kane pas firmat piramidale. Edhe kur u krijuan i kam vezhguar edhe kur u be likujdimi i tyre kam te dhena plot.

Shumica e atyre profesor/patrioteve qe i gjeten asetet disa dhjetra milione e qe i katandisen ne 2-3 % ato jane patriote ne emigracion.

Keshtu qe kjo pune ka disa kahje bashke me qaret e qederet qe i shoqeron. Kishim profesore qe na u bene hajdute dhe iken, por edhe na kane ardh profesora qe jane bere hajdute e nuk po ikin fare.

Shumica e atyre profesor/patrioteve qe i gjeten asetet disa dhjetra milione e qe i katandisen ne 2-3 % ato jane patriote ne emigracion.

HAHAHAHA!

Kjo eshte shume e vertete! smiley

Nja dy tre i njof edhe vete!

P.S.

Kothe, Kanadja eshte tumllas me k'to!

Sic eshte Londra tumllas me ish-fuksa te SHIK-it, keta te finances jane garrumbllu ne Kanade!

... smiley

E mer Mroklle cere te besh.  Po lene se dalim nga tema kot fare. smiley

Po lene se dalim nga tema kot fare

E kemi specialitet te dalmin nga tema neve!

Per ca o' tema i here? Per Skenderbeun prape? smiley

... smiley

Jo,  tema eshte qe Klos Juda   ka ba i shkrim me 2000 germa ene brenda ka probleme qy nga virgjeria e Maries, nenes se Jozefit e deri ke Pango.

Komentet jane te njetat sa here ka Klos mrena . smiley

 

 

Peshku është prish keq kohët e fundit...

Nja katër a pesë artikuj rradhazi po merren me inatet personale të njërit e tjetrit, a thua se mediat janë kthyer në thiatro e këta hamshorët mediatikë presin të marrin duartrokitje, ndonjë shkelm nëpër dhëmbë, apo krefje bishti.

Ky lloj ushqimi këtu, duket si për kërma dhe kërmat tërheqin hienat vetëm. Sillni ndonjë gjë pozitive dreqi ta hajë... shumë ndotje nëpër këmbë... smiley

 

Berber, po te citoj thjesht per te marre spunto, jo per tjeter:

Respekte per keta njerez qe vendosin interesat publike mbi ato personale.

Dua te sqaroj mendimin tim ne lidhje me ket pike. Njerez qe vendosin interesat publike mbi ato personale jane aq te rralle, aq te rralle, po aq te rralle, sa qe gjasat qe dy shqiptare, te lindur afersisht ne te njejten kohe te jene te tille, jane virtualisht zero. Dmth eshte nje ngjarje qe ndodh te themi nje here ne 45,000 miliard vjet.

Njerezit e quajtur shoqerisht "te mire" jane ata te cilet perputhin interesat personale me ato publike, duke vene natyrisht, interesat personale mbi ato publike. Ata qe arrijne kete, meritojne heqjen e kapeleve tona.

Kush kthehet ne Shqiperi nga vende te zhvilluara perendimore, kthehet me shpresen me se legjitime dhe te drejte, se ne atdhe do realizoje veten me mire. Shqiperia ndihmohet duke realizuar veten.

Shqiptari jashte mund te jete shume gjera. Mund te jete profesor si Bardhyl Demiraj, mund te jete edhe perkthyes azilantesh shqiptare qe kerkojne "i cope vend jasht". Neqoftese i pari kthehet ne atdhe, le katedren qe udheheq, rrogen, gjithcka, dhe i kushtohet te njejtes fushe studimi me gjithe privimet materiale shqiptare, atehere mund te jete kandidat (vetem kandidat ama) i asaj qe vuri interesat publike mbi ato personale. Por duhet te jete profesor (jo Shqiperie) ama. Dhe te behesh profesor ketej, kerkohen me shume se dy jave kohe dhe nje afiliim politik ne nje nga partite e medha.

Nje shoku im i vjeter u kthye ne Shqiperi para disa vjetesh dhe tani eshte goxha drejtor atje. Nuk di sa e ndihmon ai Shqiperine (publikun), por veten ama e realizoi shume me mire sec bente atje jashte ku ish. Kurre nuk kam degjuar nga ai te thote qe erdha per interesa publike. S'po "shtyhej" jashte, thoshte, prandaj u ktheva. Dhe mos kujto se nuk u perpoq te "rregullohej" jashte. Muhabet i qerum, pra! We don't need another hero, thote Tina Turner.

Po ashtu studentet qe mbarojne jashte shtetit dhe kthehen ne Shqiperi; keta kurre nuk duhet te perdorin kunderfaktin (dmth ate c'ka mund te beheshin jashte, por nuk u bene) e potencialeve jashte - ku ne fakt Obama behet vertet president - si patente patriotizmi dhe leje shenjterimi. Shenjterimet behen nje here ne 100 vjet. Nje shqiptare u shenjterua. Shqiptarit tjeter i bie rradha nje tjeter shenje zoodiaku.

Kush kthehet ne Shqiperi nga vende te zhvilluara perendimore, kthehet me shpresen me se legjitime dhe te drejte, se ne atdhe do realizoje veten me mire. Shqiperia ndihmohet duke realizuar veten.

Kaq e thjeshte, por jo dhe aq per ta koncentruar. Danke. smiley

 

 

Njerez qe vendosin interesat publike mbi ato personale jane aq te rralle, aq te rralle, po aq te rralle, sa qe gjasat qe dy shqiptare, te lindur afersisht ne te njejten kohe te jene te tille, jane virtualisht zero

 

Nuk do te doja te vazhdoj te komentoj tek ky shkrim, por kjo fraze me lart po mi acaron pak nervat. Besoj se do ishte me mire jo vetem per shkruesin por per te gjithe qe,  nqs shkruajme ndonje mendim tone personal ketu ta fillojme me fjalet "Mendoj se" apo "besoj se ", edhe pse ky mendim yni mund te na duket si e verteta me e madhe apo ideja me gjeniale qe ekziston, pasi ne kete menyre edhe nuk kalojme tek lexuesi si idioti i rradhes, nqs gabohemi.

Sa per kete rast Shqiptare qe kane vene interesat publike mbi ato personale ka plot, jo vetem ne histori por edhe qe jetojne sot. Kush do qe ti gjeje disa mijra mjafton ti hedhe nje sy listes se ushtareve te UCK, ne vitet 90 apo ne 2001. Nuk jane te gjithe Shqiptaret as Pango e as Lango, sikur duan te na tregojne disa Shqiptare te kompleksuar apo disa te tjere  qe nuk e duan kete vend.

Gjergj, acarimi i nervave tuaja eshte problemi juaj.

Ate qe thoni mbi mendimin personal e gjeni mu ne krye te komentit tim. Lexojeni dhe nese kerkoni ndjese per mosvemendje, do ishit i nderuar ne syte e mij.

Sa per luftetaret e lavdishem te UCK, ose po te doni edhe partizanet e lavdishem te ushtrise se Bedri Spahiut dhe Enver Hoxhes, intelektualet e nderuar te viteve 30-40-te qe u kthyen ne atdhe me idealizma, cucat e maleve me tokmaqe, komisaret e drites me fletore rethanor, kleriket katolike te flijuar, te burgosurit politike tip Ngjela a Lubonja, ata qe kthehen sot ne atdhe si disa peshq te respektuar etj etj - per keta flasim po te hapet teme me vete, se sa ka qene shtysa individuale ne raport me interesat publike.

Sorry emigranto.

Gjithsesi e ke shume gabim kur i fut te gjithe ne nje kazan.

Edhe une mendoj qe shkrimi i Klosit qendron. Nuk me takon te gjykoj interest personale te Klosit kur e ka shkruajtur, si lexues me takon te gjykoj nese faktet qe permenden qendrojne dhe them se po. Sigurisht qe eshte edhe mundesia me probabilitet shume te larte qe tani qe "predatori" u kthye ne "prey", shume hiena sulen per ta shqyer. Sidoqofte, Klosin nuk e fus tek ajo klase sa kohe qe nuk ka nje post publik apo partiak. Tek hienat do fusja krijesat e deformuara si Monika Kryemadhi, Ilir Meta etj. qe deri dje ishin miq te Pangos dhe sot jane gati ti vene zjarrin. Klosi si analist thjesht po analizon dhe ne kete analize sigurisht qe ndjen edhe kenaqeseine personale per shkak te problemeve me Pangon.

100% me emigrantin, nuk ekzistojne qenie qe vene interesin publik mbi ate personal (me perjashtime te rralla dhe kryesisht nga feja), publiku ndihmohet vetem duke u realizuar personalisht.

Kete meny kemi, kete do te hajme.

Pango Klosi, Klosi Pango.

Paçe me kos, kos me paçe.

Berbero edhe Ylli eshte i zgjedhur me vota, si Edi.

Kerko menyra tjera te mbrosh Edin.

Kjo nuk pin uje.

"Njerezit e quajtur shoqerisht "te mire" jane ata te cilet perputhin interesat personale me ato publike, duke vene natyrisht, interesat personale mbi ato publike. Ata qe arrijne kete, meritojne heqjen e kapeleve tona."

Emo, une e di qe s'ke qejf te debatosh me mua, po une vdes te debatoj me ty. Nuk e di, nuk e di. Jemi ne territore vreri, keshtu qe te lutem mos ma merr per keq, thjesht per solidarizim. Duhet folur ndonje dite per kete term. Jam shume dakord psh, me gjysmen e kesaj pjeses qe ke cituar, pra qe njerezit e mire "jane ata te cilet perputhin interesat personale me ato publike", por kur thua, "duke vene natyrisht, interesat personale mbi ato publike," se si me duket, sikur nuk e ke menduar mire, por mund te jete gabimi im. Ne qofte se interesat personale perputhen me ato publike, sikur vertikaliteti nuk qendron. Pastaj, ka dhe dicka tjeter. Behet nje barazim i dobet mes Pangove dhe analisteve, gje qe e kam vene re shpesh. Nuk e di psh, Klosi, se cfare interesash personale ka, por ne qofshin siper interesave publike, atehere meriton pak me teper se te thuash se, gjithe c'thote Pango nuk jane genjeshtra, meriton nje heqje kapeleje. Nuk e di, nuk e di. Mos ma merr per ngacmim. Thjesht konsideroje se me vret veshin disonanca, zhurma instinktuale, intuitive, e shkaktuar nga nje neveri qe merr guximin dhe flet ne emer te lexuesve te peshkut (perndryshe kur thua "neverine qe ju lexojme" jam i detyruar t'a marr si shumes mbreteror). Jane problematike vertete interesat publike, sepse publiku eshte i perbere nga grupe interesash, etj. Edhe me teper problematike jane fajet kolektive. Shiko si thote Klosi:

"Bie fjala, në qoftë se ministri i tij i privatizimit, do të vidhte i maskuar Bankën e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank) e do të zbulohej, ai do të pushohej në vend. Kurse në rast se, supozojmë, ai vjedh në mënyrë kolegjiale me rastin e një privatizimi të fuqishëm, kjo vetëm sa forcon pushtetin."

Pushtetin e kujt, duhet pyetur? Timin, tendin, te kolektivit te peshkut, te diaspores, te gruas shqiptare, te bashkesise se romeve, te banoreve te Bathores, te fshatareve, te studenteve, te analisteve, apo te mandatuarve. Fakti eshte qe me vote, ne iu japim atyre nje mandat, qe ata e konsiderojne si mandat per te vjedhur. Kjo eshte vertetuar shkencerisht per 20 vjet me rradhe. Nderkohe qe ne, te pamandatuarit, me mendimin tone modest - virtyt i vetem per te cilin duhet te krenohemi, i skerrmitemi njeri-tjetrit dhe ferkojme duart kur lango si Pangua vjellin vrer ndaj nje kundershtari qe kemi ne mendim. Duke harruar qe nuk jane as Fuga, as Klosi, e as Lubonja qe ia kane qire robte e po ia qine robte ketij vendi, por ata qe i brohorasim, e i mandatojme, ndonjehere, edhe instinktualisht.

Edhe njehere, te lutem ma merr miqesore.

Une kam pasur nje ide perhere per njerezit qe kthehen ne Shqiperi per te realizuar veten(per te cituar zoterine mesiper): s'kane prapanice ta realizojne ne vendin ku jane dhe ecin me mendimin qe me i miri i fshatit sesa i fundit i qytetit. Une personalisht njoh njerez qe ishin te paafte ne shoqerine ku jetoj, shkuan ne Shqiperi, zune goxha pozita ne pak muaj,...

Lul, po i drejtohesha Klosit ne shumes, per etikete kuvendi.

Me ate qe nuk bie dakord duhet tregu dyfish respekt. Une edhe Lubonjen ne komente kujdesem ta quaj zotni Lubonja ose autori Lubonja, pervecse ne rastet kur me rremben vala e zemerimit. Njerez jemi, dhe blog eshte tek e fundit.

Per kete shkrim: jam tendecioz, pasi erdhi vertet si pergjigje e pritur pas shkrimit te Pangos per Klosin, ama kur Pango-n e kish marre lumi.

Nje etike e pashkrujtme gjekund duhej ta detyronte pikerisht z. Klosi te mos shkruante tamam ne valen nacionale antipango. Po kush e humbi ta gjente z. Klosi....

Mendoj qe robt duhen gjyku per vezen qe bejne, dhe jo aq shume per motivin pse e bene. Davaja mbi motivin mund te jete qershiza mbi torte, mbasi kjo e fundit te kete qene vertete e hajrit.

The road to hell is paved with good intentions - thone. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).