Evidentohen 60 OJF të palicencuara

Kontrollet tregojnë se qendrat rezidenciale ofrojnë shërbim të pakontrolluar. Pas publikimit të raportit të monitorimit, do të kalohet në masa penalizuese. Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta ka evidentuar 60 organizata jofitimprurëse, të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë abuzive dhe pa licencë. Veç kësaj, gjatë inspektimeve më të fundit të këtij institucioni është vënë re se edhe ato organizata apo shoqata të ndryshme, që merren me shtresat sociale, shfaqin mangësi dhe probleme të shumta në ofrimin e shërbimeve për kategoritë në nevojë. Një pjesë e konsiderueshme e subjekteve jopublike, që ofrojnë përkujdes social për shtresat në nevojë në vendin tonë, kryesisht për fëmijët e të moshuarit, kanë rezultuar me një sërë problemesh, veçanërisht me ekzistencën e tyre. Megjithatë, pritet që brenda pak ditëve të publikohet raporti i plotë i evidentimit, të bërë nga inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror në të gjitha rrethet e vendit, për ekzistencën dhe funksionimin e qendrave ditore ose rezidenciale. Për rastet abuzive, është përcaktuar që të merren masa të forta penalizuese, pasi t’u dërgohen raportet përkatëse gjykatave.

Situata: Më problematike situata rezulton të jetë në rrethe, sepse pranë tyre e ushtrojnë veprimtarinë shumë organizata të tilla, që mbeten të pakontrolluara e në hije. Pra, për rrjedhojë, ofrojnë shërbim të pa specializuar, shumë herë abuziv e në kurriz të klientëve të tyre. Sipas drejtuesve të SHSSH-së, ka ende shumë qendra që operojnë jashtë kritereve ligjore, porse po punohet për evidentimin e tyre.  Duke shtuar më tej se, pas publikimin të raportit, do të caktohet një afat për licencimin e OJF-ve abuzive dhe, nëse ato nuk do të pajisen me licencë, atëherë do t’u propozohet gjykatave të mbyllin  aktivitetin e tyre. Aktualisht, në gjithë vendin operojnë rreth 157 OJF, nga të cilat vetëm 93 prej tyre janë të licencuara. Vëmendja kryesore do të shtrihet në rrethe, si dhe në ato zona ku është sinjalizuar për shërbime abuzive të ofruara, sidomos kundrejt fëmijëve jetimë dhe atyre pa përkrahje sociale. Pak ditë më parë, një situate e tillë problematike është pohuar edhe nga kreu i Ministrisë së Punës, i cili ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për evidentimin e tyre. Në këtë rast, rol vendimtar në gjetjen e tyre do të luajnë edhe njësitë vendore; këtyre të fundit u është kërkuar që të bëjnë të mundur identifikimin e të gjitha OJF-ve (organizmave jopublike) që ofrojnë shërbime sociale pranë rretheve të tyre, për të mos lejuar asnjë ofrues shërbimi të palicencuar. Konkretisht, pranë institucioneve të përkujdesit social trajtohen 294 fëmijë jetimë në institucionet publike; 344 fëmijë jetimë në institucionet jopublike, 324 për aftësi të kufizuara, si në institucione publike dhe jopublike, si dhe 311 të moshuar (rezidencialë–ditor&eumlsmiley.

Hetimi: Do të publikohen OJF-të e palicencuara.

Të gjitha OJF-të e palicencuara do të publikohen në një listë që do t’u dërgohet të gjitha Shërbimeve Sociale në rrethe e në kryeqytet.  Pas kësaj, do të jetë ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta që do të përcaktojë afatin kohor për licencimin e këtyre aktiviteteve, si dhe kriteret që do të bëjnë të mundur vazhdimin e aktivitetit ose mbylljen e tij. Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se numrin i personave që trajtohen në qendrat e përkujdesit social është tepër i lartë. Konkretisht, pranë këtyre qendrave sociale trajtohen 294 fëmijë jetimë në institucionet publike; 344 fëmijë jetimë në institucionet jopublike; 324 për aftësi të kufizuar, si në institucione publike dhe jopublike, si dhe 311 të moshuar (rezidencialë–ditor&eumlsmiley.

7 Komente

Paska pals het i madh... smiley

Si i diktuan  valle.. smiley

Apo ndoshta kuptoj qeveria qe i kan gjmbac neper kemb dhe hajde tu vem shkelmin..... smiley

OJF-te bene lobim te madh mos te regjistroheshin ne QKR po ne gjykate kur u nderruan rregullat para nje viti e gjysme. U paska ardhe koha per QKR me duket

"Një pjesë e konsiderueshme e subjekteve jopublike, që ofrojnë përkujdes social për shtresat në nevojë në vendin tonë, kryesisht për fëmijët e të moshuarit, kanë rezultuar me një sërë problemesh, veçanërisht me ekzistencën e tyre."

smiley

 Persa kohe keto OJQ nuk paguajne takse, tatime (perveç takses se regjistrimit) , mendoj se nuk kane interes te rrine pa regjistruar. Megjithse, regjistrimi behet vetem nje here, dhe une nuk e kuptoj se pse kane ngelur keshtu ilegale.

 Ndoshta mund te jete ajo qe thote nje komentator qe kane ndryshuar rregullat e regjistrimit.

Ndoshta mund te jete ajo qe thote nje komentator qe kane ndryshuar rregullat e regjistrimit

Ose se shume nga to pastrojne para dhe u fshihen tatimet

Nje OJF paguan tatim mbi te ardhurat nga punesimi, kontribute sigurimesh shoqerore,kontriibute sigurimesh shendetesore. (me page reference).

keto paguhen edhe nese te punesuarit ne OJF jane punesuar diku tjeter dhe e kane OJF part-time.Plus, OJF eshte e detyruar te mbaje bilanc,pra duhet te punesoje nje ekonomist per kete.keto ja rritin koston OJF-se.

Me nje fjale duhet te mendohesh mire te hapesh nje OJF, po deshe ti deklarosh te gjitha.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).