Ëngjëjt e mbërtheckave

Ponc pilatët shqiptarë u sulën të lanin duart në pellgun me ujë të pisët të Pangos. Dhe pas kësaj u ndien të pastruar. E përdorën Pango-mbërtheckën për të shplarë moralin e tyre, për t’u treguar të denjë e të devotshëm, madje edhe anti-natyralë. Sa më thellë të futet Pango në pusetën e pisllëkut e të degjenerimit, aq më të pastër e qelibarë dalin inkuizitorët moralë të tij.

Një komb I gjithë drejtoi sytë dhe gishtin nga Ylli Pango, ish-ministër I Kulturës. I neveritshëm? Patjetër. Shfrytëzues? Akoma më shumë. Abuzues? Plotësisht. Pango I kishte të plotësuara “dokumentat”. As nuk e marr mundimin të pyes: se mirë Pango imorali ta lypi CV, por ti pse pranove t’ia çoje në shtëpi, por thjesht ngre dyshimin meqë m’u tha se nuk ishte provokim; përse nuk më del e rregjistruar askund fjala e vajzës tek porta e shtëpisë: “Urdhëro profesor dokumentat. Natën e mirë, më fal për shqetësimin dhe faleminderit”. Dhe pas kësaj të dëgjoja Pango imoralin t’I lutej eja brenda, mos ik, mos ik, kam oxhakun e ngrohtë etj.

Nuk kam asnjë lloj dashamirësie ndaj Pangos. Madje e kam neveritur këtë njeri që kur sillte shkrime tek “Koha Jonë” e dikurshme për mënyrën se si sillej, si fliste, sikur qurravitej. E kam neveritur këtë njeri edhe për fjalët që kam dëgjuar (kam dëgjuar, jo ditur) se bënte “namin” si pedagog e dekan. Por asnjëra nga këto nuk më jep të drejtën ta linçoj. As mua, as kërrkujt tjetër.

Shqiptarët u kthyen brenda një dite në Ku-Klus-Klanin e egër dhe Pango në zezakun që I hodhi sytë një bardhosheje. Dhe të mendosh se jo pak nga këta kuklusklanis-ta mund ta kenë “ngjyer” ndonjëherë gishtin në mëkatin e Pangos. E kam fjalën për mëkatin e  shfrytëzimit të postit, dhe jo për atë tjetrin, ku ngjyerja është deri në shpatull, pavarësisht unazës bashkëshortore dhe premtimeve për besnikëri deri në vdekje. Ne jemi ai popull, I cili e lartëson përdhunuesin deri në piedestal e përmendore, por pas pesë vjetësh sërish I njëjti popull e tërheq zvarrë nëpër shesh. Sepse ky dënim mbarëkombëtar që po I ndodh prej kaq ditësh Pangos, nuk ishte parë që nga ’90. Dhe të mendosh që Pango është njeri, jo ëngjëll apo shenjtor.

Por shqiptarët, ata që bëjnë opinion dhe ata që e gëlltisin, përfituan nga Pango për të shkarkuar tek ai gjithë qelbin që mban brenda kjo shoqëri prej kaq vitesh. Për ta bërë Pangon fajtorin e gjithçkaje. Të ishte Pango shkaku I një tradhtije në Shkodër, arsyeja e një vrasjeje në gjumë në Vlorë, apo një vjedhjeje gjigande në Korçë.  E kthyen Pangon në pellgun e errët ku secili nxitoi të hidhte ndyrësitë e tij, për t’u ndjerë më pas I pastruar. A thua vetëm Pango është djalli? Gjithë të tjerët janë ëngjëjt? Apo thjesht Pango pati fatkeqësinë e “kapjes me brekë në duar” megjithëse as I kishte zhveshur fare.

Do të isha mëse I lumtur që gjithë shigjetarët kundër Pangos të bënin qoftë edhe një mini-katarsis ndaj vetes apo shumicës së emrave të shënuar në telefonin e tyre (shumëkush ia njeh “bëmat” shoku-shokut). Ky katarsis duhet të nisë edhe nga shumë drejtues të mediave që së pari një punëkërkuese e shohin si mall të ardhshëm krevati, e vlerësojnë nga gjoksi, nga buzët e nga prapanica e më pas I kërkojnë CV. Katarsis duhet të ketë edhe në ndërrmarrjet private ku vendi I punës ndonjëherë fitohet dhe mbahet po me të njëjtën mënyrë. E mbi të gjitha katarsis duhet të ketë në institucionet e shtetit, ku ata që I mbajnë me rroga e me dieta kazanovët janë taksat e shumicës. 

Katarsis duhet të bëjë edhe Sabri Godo, I cili u shpreh gjerë e gjatë për imoralin  Pango, por nuk tha asnjë llaf për zv/ministrin që u zhvesh duke kërcyer në sytë e të bijës ministre.

Eshtë e kotë që ne të hidhemi përpjetë për moralin, sepse do të na përqeshin grekët, italianët apo dhe pak më tej. Por ne duhet të ulërijmë për shfrytëzimet që I bëhet pushtetit të çdo lloji dhe në çdo mënyrë. Ne nuk duhet të shkelmojmë vetëm mbi Pangot me tuta, por edhe mbi Langot me dhe pa kollare.
 

15 Komente

...pak a shume jam dakort...por nuk besoj kurre ( te pakten kur jetoja atje) qe nje shqiptar tja kerkoje asaj qe nje shok prej 30 vjetesh ti kerkoje ndihme per pune...per ndryshe, sikur te ishte kushdo e te kerkonte pune ne ate menyre ndoshta edhe une skisha per ta fal....

...kurse sa per shtetin...ai shtet ka mor fund...vetem pango i kishte ngel, se Mediu e basha etj po bojne qef neper bote.....

 

 

 

 

Isha duke ngrene nje cope buke me djathe, si bandit shpellash me mjeker 17-diteshe, dhe cfare shoh ! Shoh ca gjepura qe s'i honeps dot.

Shoku Arizaj ka nje mendim gjigand : NQS NJE VAJZE TE TROKET NE DERE, DHE JU E FTONI BRENDA, DHE AJO FUTET, ATEHERE ESHTE E SIGURTE QE AJO PO PROVOKON.

Kjo eshte mendesi anadollaku, as me pak as me shume. Mendesi kadiu ne koherat e Turqise kur zgjidhnin ceshtjet me mexhlis. Thjesht benin nje pyetje popullorce dhe ceshtja zgjidhej me nje te levizur te dores.

Edmond !

Ta dish qe jam njeri fort i zgjuar. Mos e merr per mendjemadhesi, te them vete une kur jam i tille. Por di te them qe kam nuhatje te tmerrshme. Ca gjera i shoh larg. Pata parashikuar qe gazetaret dhe opinioni shqiptar do te kthehej pak nga pak per t'i kerkuar llogari asaj vajzes, si dhe per te pare tek Ylli nje njeri, djalli ta marre !

Sa here qe gjendemi para dikujt qe ben mbrapshtira te neveritshme, opinioni ka prirje te thote : he mo se njeri eshte. Ka plot trima pas pilafit qe thone : he more se Hitleri njeri ishte, mos flisni ashtu sikur te ishte kafshe.

Degjo tani: as qe na hyn ne pune nese Hitleri ishte njeri apo kafshe apo jashtetokesor. Pune e tij. Neve na duhet thjesht ajo cka bere: ka bere krime, dhe eshte kriminel. Mendon ti se do humbasim kohen me filozofira ketu per te gjetur thelbin e njeriut? Jo zotni, keto jane perralla te fese: "Le te qelloje i pari ai qe s'ka bere mekate", thoshte nje djale i ri i parruar prej vitesh. Eh kungull e kungull, t'i thuash atij. Ore zoteri, ti do te paguash per ate cke bere, lere si jane te tjeret. Te tjereve iu vjen rradha kur ta kene rradhen, jo me pare. Apo tani do te na nxirrni te gjitheve fajtore dhe per mbertheckat e Pangos?

E kush po ia heq karakterin njerezor Pangos? Pango eshte njeri si ti e si une, e pastaj? Halli eshte qe ishte Pango qe thyen ligjin, dhe jo une. Atehere, sa paguaj une, le te paguaje ai. Faje kolektive, ska. Faji i gjithkujt = faji i askujt.

Shkurt, mos na prekni ne shpirt tani se do qajme per Pangon dhe do t'i propozojme te behemi theror ne vend te tij. Hengre ne restorant? Paguaj zoteri tani, ska terrci-verrci.

Kurse per ate punen e femres qe po te erdhi ne shtepi, e sigurte qe ka ardhur per t'u "dashurickuar", e c'te te them per kete o Edmond! Te te them qe mjere mileti qe lexon gazetat e tua, s'kam tjeter gje.

Ma peshtirosi paksa shkrimi kur perpiqej ti vishte Pangos nje lloj shprhjeje njerezore sipas motos se atij te parruarit qe permend autori, qe: "te gabosh eshte njerezore, te falesh eshte hyjnore". Ose duke na sugjeruar qe Pangoja eshte per te ardhur keq. Te te vije keq per Pangon? Perse? Mjafton ta shihje shprehjen e fytyres se Pangos, kur nuk kishte rene nga fiku, dhe atehere do ta kuptosh burimin e shterimit te keqardhjes.

Pango nuk ishte gje tjeter vecse i biri i kucedres, qe ai me te tjere ndihmoi qe te lindte, dhe ne fund kjo kuceder e hengri. 

Megjithate andej nga fundi i shkrimit, autori ka kapur telin e duhur dhe ka thene gjene me me mend rreth atij skandali.

Sepse shqiptaret si ne shumicen e rasteve skandaloze, nuk e kapen demin nga briret, por nga koqet. Prandaj edhe nga pesimi nuk nxjerrin asnjehere mesim.

Pango nuk eshte per tu denuar per ceshtje morali, sepse nuk ka institucion ligjor qe te denoje per moral, vecse nese jeton ne nje shtet te qeverisur nga talibane. Vetem talibanet dhe mullahet e Iranit kane polici morali. Pango duhet te denohet vecse per vepren penale te shfrytezimit te postit per perfitim. Dhe nese duhet bertitur, duhet bertitur vetem per kete. Sepse per nga ana morale, nuk besoj ne dliresine e shoqerise shqiptare, qe te kete ngritur nje instance morali.

Blendi Fevziu, ne emisionin e tij Opinion, i beri pyetjen me me vend Pangos, qe besoj qe asnje gazetari tjeter nuk i kishte vajtur ne ate kohe nder mendje: "Perse do e punesonit ju ate vajze? Nuk puneson ministri, puneson sekretari i pergjithshem i ministrise, nuk merret ministri me punesimet".

hmm, metafora me Ponc Pilatin ...une i laj duart nga kjo pune, denimin e dhate ju [populli]... nuk me duket i pershtatshem. Me mire do te ishte metafora me prostituten e denuar me vdekje me gur nga populli ....kush eshte pa faj, te gjuaje i pari.

 

o "97", po ti mor burre i dheut e lexon shkrimin apo ste le buka me djathe. edhe i thua vetes i zgjuar. or zoteri, as me ka shkuar ne mendje t'i ve faje vajzes, lexo mire ne shkrim. Thjesht eshte nje pasazh per nje dyshim qe vjen nga televizionet, nese ti i sheh. Shkrimi e ka thelbin tjeterkund, jo me tek pango qe per mua duhet te provoje drejtesine. thelbi qendron tek gjithe shfrytezuesit e posteve dhe imoralet qe bejne moral. kjo eshte ideja. Persiatjet e tua jane totalisht te pavenda. une nuk jam me ata qe te kthejne faqen tjeter kur i qellon ne njeren faqe, keshtu qe nuk jam dakort as me shprehjet e tipit "te hedhe gurin i pari...". secili pavaresisht mekateve qe ka bere, paguan per mekatin qe e merr vesh publiku.

E njejta situate edhe me pedron qe ia peshtirosi shkrimi, por paska kthyer goxha pergjigje te gjate.

Hunter, po ta shohesh me vemendje figura e ponc pilatit dhe e gjithe fabula e tij eshte paksa e ndryshuar, apo jo?

Edmond, a mund te te pyes c'te shtyn te shkruash gjera kot me kot? A ti them fevziut te therrasi Jesuzin te opinioni dhe te merret ai me kete pune meqe vetem ai eshte clean?

Mund te lexoni cfare ka thene Fevza sot lidhur me kete ceshtje dhe te vjen te qeshesh me ijorancen dhe budallallekun e ketij njeriu. Une pyes veten se  ku valle i gjejme ne persona te tille. Sipas Fevziut qe nuk shkruan me tek gazeta e tij me frangajn por tek Panorama, atij i vika keq jo per fenomenin qe gjoja e denon por personi qe po u lincoka nga shtypi dhe njerezit pergjithesisht. Harron te thote se nuk do te kishte fenomen te tille ne rradhe te pare pa njerez si puna e pangos - dhe harron te thote se ai si shume te tjere e kane ditur me kohe se per cfare Pango ishte i njohur qofte si lektor ne universitet qofte edhe politikan e minister por askush nuk i ka shkuar ne mendje qe kjo eshte dicka e denueshme dhe ta konfontojne apo ta investigojne kete fenomen. Sa per lincimin une nuk kam pare ende ndonje lincim per kete bufon, ai vazhdon te jete deputet pasi sic thote vete e ka fituar me gjak ate pune - pra vazhdon te paguhet nga takspaguesit shqiptar qe eshte e turpshme, vazhdon te kete institutin e tij famekeq, mesa duket te kete mjaft pasuri te ven menjane per dote te keqija dhe per me teper dhe cafre eshte me e keqja - ne vend qe te uli koken dhe te kerkoje ndjese te thelle te gjithe shqiptareve e vecanerisht te te gjithe viktimave te tij ne vite - sepse nuk e besoj se ka ndonje femer qe do ti hidhte qurret kete idioti nese nuk do te abuzonte me postin dhe me besimin qofte ne universitet qofte edhe ne politike e misnistri - ai vazhdon te jape me kapadaikllek e agresivitet intervista qe nuk e lehtesiojne aspak pozicioni e tij perkundrazi e tregojne ate me fytyren e vertete te nje mashkulli prepotent, misogjinist injorant e te pakulturuar - pamvaresiht nga titujt e tij qesharak akademik qe duhet te vazhdoje ti mbaj sepse edhe ato i ka fituar duke ndotur atmosferen shqiptare me pseudoshkencen e tij. E keqja me e madhe e kesaj meseleje nuk eshte se cfare do ta gej te ziun Yll por me ate se pas disa kohesh e gjitha kjo do te harrohet dhe pango do te vazhdoje bizneset e tij dhe ku te dale perseri ne siperfaqje ndoshta pas disa vitesh shumekush do te thote - ky eshte ai ministri qe nje femer prostitute e provokoi dhe ky nuk mund ti bente balle provokimit te saj.

I shkreti pango.

Edmond,

Pergjigjia e Manjoles sot tek forumi femeror per Pangon, ishte shume here me i fuqishem dhe i drejperdrejte sesa dore jote ketu. Megjithate, me pelqen qe ndiqni frymen pertej individit.

 

Eshte besoj e para here qe kjo historia e Pangos do te mbahet mend me nje detaje te thjeshte sic eshte ai i mbertheckave. Fenomeni i njohur, per te cilen mesa di une nuk ka nje fjale (ende) ne shqip,  ai i "catch frase" se mbertheckave do te vazhdoj te na kujtoj kete karagjoz dhe ne pergjithesi fenomenin qe ai permban - dhe kjo eshte nje arritje ne vetevete per shoqerine shqiptare. Mbertheckat tashme do te na kujtojne gjithmone jarget dhe epshin e shemtuar te Pangove qe ne te gjithe i njohim dhe i kemi mes nesh.

Edmond, shkrim brilant. I ke rene kokes ne cdo pothuajse ne cdo rresht. Faleminderit.

Nexho, gjynof e shkreta goc, sa inocente qe duket. Me siguri do kete ndonje incident diplomatik me Francen tani, c'na hapen bela keta policet injorante!!!! Nje shok i imi qe sapo pa videon me tha qe me siguri fajin e ka patur kjo e "pafajshmja" me surrat baxhelle qe mund te jete martuar me klientin e semaforit. I thashe te kafshoje gjuhen se nuk gjykohet njeriu nga pamja..... Nejse, duket qe fenomeni "Pango" po hap nje ere te re perendimore ne shoqerine shqiptare, "lawsuits" per "ngacmime" etj. Pangoja po duket perhere e me pak i pafajshem. Tani per te thjesht mund te thuhet qe "e moren n'qaf kurvat".

smiley

Une s'thashe gje.

Ti e the smiley

 

Nexhi ku e gjete kete tipen kaq te bukur......  smiley

Gjynahe policet e shkret u ka ikur truri kur e kane pare ne rajon?!

Dhe ajo si pulbardha ne mes te sorrave............  smiley 

Pedro; "....Blendi Fevziu, ne emisionin e tij Opinion, i beri pyetjen me me vend Pangos, qe besoj qe asnje gazetari tjeter nuk i kishte vajtur ne ate kohe nder mendje: "Perse do e punesonit ju ate vajze? Nuk puneson ministri, puneson sekretari i pergjithshem i ministrise, nuk merret ministri me punesimet"..."

 

Jam kurioz te di pergjigjen, si u pergjegj ish ministri Pango. Kete program u perpoqa ta ndjek nepermjet internetit, por ka ngecje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).