"Ekstremistet, percarje myslimaneve"

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca ka leshuar dje alarmin se disa ekstremiste, kane ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, me qellim per te percare Komunitetin Mysliman Shqiptar, (KMSH). Duke perdorur shprehjen: "Keta qe kane ardhur nga jashte jane me te ashprit, sepse te fusin shpaten", kreu i KMSH-se ka lene te kuptohet se gjithcka behet jo pa qellim, por pikerisht per te sjelle nje percarje mes myslimaneve. Madje Muca, ka shkuar deri atje sa ka deklaruar se ky sulm, ne dukje behet kunder tij, porse objekti i sulmit eshte pikerisht institucioni qe ai drejton.

Rreziku

Situata parazgjedhore per zgjedhjen e kreut te Komunitetit Mysliman Shqiptar, duket mjaft e acaruar. Keshtu, per here te pare kreu aktual i ketij komuniteti, Haxhi Selim Muca, ka pranuar se ne vend ka grupe te ardhura nga jashte, qe kerkojne te percajne myslimanet shqiptare. "Se fundmi kane ardhur disa njerez nga Kosova dhe Maqedonia dhe thone se do te shtrojme Shqiperine. Nga kush do ta shtrojne Shqiperine tone te lire?", shtroi pyetjen Muca. Ai vijoi me tej se keta kundershtare qe kane ardhur nga jashte, jane me te ashprit dhe "te fusin shpaten", c'ka nenkupton pikerisht percarjen. "Eshte sulm qe behet kunder meje ne fasade, por ne fakt eshte nje sulm qe behet kunder Komunitetit Mysliman", ka reaguar dje kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca.

Zgjedhjet

Pas padise qe eshte bere ne gjykate ndaj tij, kryetari Muca eshte pergjigjur edhe per akuzat ne lidhje me manipulimin e zgjedhjeve te 21 marsit, nga ku do te dalin dhe organet e reja drejtuese te ketij institucioni. "Lajmerimin ne ua bejme myftinjve ne te gjithe Republiken, ne perputhje te plote me statutin. Une kam te drejten ligjore te shpall kandidaturen time, dyert jane te hapura edhe per kandidatet e tjere", sqaroi dje Muca. Disa nder punet me te rendesishme, gjate drejtimit te tij kane te bejne me pronat e Komunitetit, te cilat tashme jane ne proces. Ndersa data e mbajtjes se zgjedhjeve, aq shume e kundershtuar nga Xhamite nuk eshte ndryshuar, vazhdon te jete 21 mars. Nderkaq, nje mbledhje urgjente e Kryesise se Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, vendosi dje qe te kete dhe kandidature tjeter pervec kreut aktual te ketij komuniteti Selim Muces, ndersa data e zgjedhjeve do te vazhdoj te jete po ajo e vendosur me pare 21 mars. Nderkohe nje tjeter mbledhje eshte lene per sot. Kjo eshte vendosur pas debateve te shumta mes ketij komuniteti. Keshtu, gjate mbledhjes se perbashket te kryesive te Keshillit te Pergjithshem dhe kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise, u diskutua rreth procedures ne lidhje me zgjedhjet per kryetar te KMSH-se, ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem diten e shtune, dt. 21.03.2009. Pervec propozimeve te kryesise eshte lene e hapur dhe priten propozimet per kandidatura te tjera, ne baze te pikes 1 te nenit 27 te statutit nga nje grup prej jo me pak se 20 anetaresh te Keshillit te Pergjithshem.

Rusheku: Kriteret per t'u shpallur kandidat

Ndersa nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rusheku shpjegon se ka nisur nje debat mbi respektimin e dates se zgjedhjeve, por cdo pretendim lidhur me te dhe kandidaturat, do te shqyrtohen ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman. Gjithashtu ne kete mbledhje do te percaktohen modalitetet dhe propozimet e mberritura. Rusheku shpjegon se ka dy menyra zgjedhjesh per kandidatin. "Eshte kompetence e kryesise, qe te paraqese propozimet mbi kandidaturat. Kriteret jane, mosha mbi 40 vjec, duhet te kete pervoje ne drejtim, mbi 10 vjet aktivitet ne Komunitetin Mysliman, te kete arsim te larte teologjik dhe diplome universitare. Ndersa sipas menyres se dyte, zgjedhja e kandidaturave eshte e drejta e 20 anetareve, te cilet firmosin per kete kandidature. Sipas Rushekut, pervec kandidaturave, dites se zgjedhjeve, do te shqyrtohen dhe ankesat, raportet dhe problemi i shitjes se pronave te Komunitetit Mysliman.

Mblidhet Keshilli: Nuk kemi kryer shkelje

Pas debateve mbi procedurat e zgjedhjeve te 21 marsit, dje u zhvillua nje mbledhje e perbashket e kryesive te Keshillit te Pergjithshem dhe kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Gjate mbledhjes, te dyja kryesite, unanimisht arriten ne perfundimin se procedurat per propozimin e kryetarit te KMSH-se jane kryer dhe zbatuar ne baze te statutit te KMSH-se. Keshtu, Keshillit te Pergjithshem deri diten e mbledhjes do t'i paraqiten nga kryesia e KMSH-se, jo me pak se dy kandidatura per kryetar. Pervec propozimeve te kryesise eshte lene e hapur dhe priten propozimet per kandidatura te tjera ne baze te pikes 1 te nenit 27 te statutit, nga nje grup prej jo me pak se 20 anetaresh te Keshillit te Pergjithshem. "Sqarojme gjithashtu se njoftimi per mbledhje 10 dite para e jo 15 dite para dates se mbledhjes, ka qene per shkaqe objektive, per arsye se, te tre titullaret me te larte te KMSH-se, kane qene me sherbim jashte shtetit dhe menjehere me t'u kthyer kane shpallur daten e zgjedhjeve", thuhet ne njoftimin e mbledhjes se kryesive myslimane.

Imami Teqja: Muca po na percan

Sipas Imamit te Xhamise se Xhures ne Tirane, Gazmend Teqja, jane anetaret dhe keshillat e xhamive, Myftinive te cilat mblidhen dhe caktojne daten e zgjedhjeve. "Sipas nenit 21 te statusit, kryesia e Keshillit te Pergjithshem dhe kryesia e KMSH mblidhen dhe caktojne daten. Data e zgjedhjeve duhet te jete 15 dite pas kryerjes se mbledhjes dhe shpalljes se zgjedhjeve", shpjegon Teqja. "Nuk e kuptojme perse zgjedhjet behen ne kete menyre, te fshehta dhe duke shkelur statusin. Kryetari i KMSH, Selim Muca sjell percarje mes vet myslimaneve, kur ne duhet te jemi ne harmoni jo vetem me njeri-tjetrin, por dhe me fete e tjera", thote ai.

Avokati Shehu: E verteta e padise ne gjykate

Disa anetare te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, dorezuan dje ne gjykate, padine civile kunder KMSH, duke u kerkuar togave te zeza te shpallin te pavlefshme mbledhjen e myftinjve ne Kavaje, nga e cila do te dale edhe kryetari i ardhshem. "I jemi drejtuar gjykates per zgjidhjen e ketij konflikti. Kerkojme prej saj qe te pezulloje procedurat dhe te vendose anulimin e zgjedhjes se kryetarit te komunitetit", u shpreh avokati, Isuf Shehu. Avokati konsideron edhe shkelje te tjera, sic eshte mungesa e kandidateve, pervec kryetarit aktual, Selim Muca.

10 Komente

Keta te ardhurit nga jashte qe kane studiuar ne vendet islamike po e perdhosin shume harmonine fetare tradicionale shqiptare, me ate agresivitetin e tyre, tipik, te kultivuar ne vendet arabe, me te cilet  per hir te se vertetes duhet thene qe nuk kemi shume gjera te perbashketa...

Shqiptaret shohin filma perendimore, lexojne letersi perendimore, degjojne kryesisht muzike perendimore, ( ne rastin me te keq degjojne tallava smiley ) gjithcka rreth mbrujtjes dhe formimit shqiptaret ia dedikojne perendimit... ndoshta gabohem por me duket i rrezikshem ky rekrutim ne mase i te rinjve qe studiojne ne vendet arabe

Mediat dhe analistet duhet t'i kushtojne shume vemendje ketij fakti, per mua eshte nje mine me sahat qe do te plase ne te ardhmen...

Per cfare studiohet ne vendet arabe? Ne cfare shtetesh shkohet me shume? A jane keto bursa studimi (stipendium) dhe a merret ndonje grade shkencore e njohur gjeresisht (tip psh Master of Science, ose of Art)? Kush financon nqse jo vete studenti? Ne 10 studente qe shkojne jashte, sa i bi me shku ne vendet arabe? Ne 10 stdente qe shkojne ne perendim dhe 10 studente qe shkojne ne vendet arabe, sa prej tyre kthehen ne Shiperi me punu?

shume e vertete qe keta te rinjte myslimane jane te rrezikshem per kulturen tone fetare. Jane shume ekstremiste ne krahasim me pjesen me te madhe te popullsise myslimane, dhe bejne kontrast te madh. Por gjithashtu eshte e vertete qe hoxhallaret dhe imamet e brezit te vjeter nuk jane tamam hoxhallare dhe shumica prej tyre jane te korruptuar dhe pijne pije alkoolike si dhe kane bere dhe bejne pazare me tokat e xhamive.

Une kujtoj me shume nostalgji Sabri Hafiz Kocin, i cili dinte si ti prekte njerezit ne festat fetare myslimane, i cili kishte vuajtur ne burgje per shkak te besimit te tij. Keta te rinjte jane shume te shkeputur nga njerezit dhe nuk kane autoritet te gjere mendoj, por me kalimin e kohes autoriteti i tyre do filloi te behet akoma dhe me i madh sidomos tek te rinjte, tek fshataret etj etj.

puuu po pse i futen fese kaq thelle keta? edhe pse e dini se jane perralla. Shqiptareve nuk u leverdis me qene shume fetare, se kemi shume fe dhe se historia tregon se fete jane perdorur si mjete pushtuese ose ndarese nga fqinjet e Shqiperise

Feja e Shqiptarve eshte Shqiperia

 

Demokracia Islamisteve u duhet vetem NJE HERE. Sa te fusin kembet pastaj...vrik. Po nesje..ironikisht keta jane me te ndershmitsmiley

Tamam feja e shqiptareve eshte Shqipteria!

Keto plera sllavo-islamike duhet te ikin mbrapa atje ku i marrin edhe paret ,ne Riad apo Beograd.Keta do te jene sfida e ardhme e Shqiperise dhe e BE ku kane hedhur tashme rrenje.Besoj qe ne Shqiperi nuk do te kene sukses,por mesa shoh ne vendet e BE kane aleate goxha te forte.Te gjithe majtistet dhe anti-amerikanet qe perbejne shumicen derrmuese te popullsise se BE jane me ta.Ironike?Une them se eshte per te vene duart ne koke!

dikur kam qene nje nga ata te rinj shqiptare qe kane kerkuar nje afrim me fene muslimane. e kam kerkuar me te madhe dhe besoj se e kam gjetur nje ekuiliber mes te qenit shqiptar dhe europian dhe musliman njekohesisht. problemi i muslimaneve ne shqiperi eshte se komuniteti musliman rregullisht deri sa e kam njohur une ka qene antimusliman, dhe mund te kene qene shume motive ne mes. nuk dua te hyj ne to.

por me kohe ne xhamite ku falesha une nisen te vijne edhe keta te rinjte e kthyer nga arabia e me gjere. pergjithesisht djem te mire, por shpesh edhe shume fanatike e ekstremista. nisen percarjet ne xhemate. ata qe faleshin per hesap et tyre, ata te tjeret per hesap te tyre e ene per hesap tone.

shteti shqiptar ka bere te gjithe cfare ka patur ne dore per ta persekutuar fene muslimane, dhe kjo ka ndihmuar ne futjen e te gjithe ketyre ndasieve e telasheve ne komunitet.

kush eshte musliman ne shqiperi ndjehet i lene pas dore dhe i persekutuar. cka eshte shume e keqe si ndjenje, dhe qe te detyron te biesh pre e gjithefarelloj iderash te cuditshme. si zgjidhje kush mund te jete? nje rifondim i komuniteit musliman, i cili te marre me vertet persiper fene musliamane, krijimin e nje universiteti islamik ne shqiperi qe te pergatise hoxhallaret dhe pergjithesisht te barazoje ideologjite ne shqiperi, krijimin e bibliotekave dhe qendrave te kultures islamike te drejtura nga shqiptare te edukuar ne shqiperi. gjera te tilla, te thjeshta, qe do te barazoheshin me fete e tjera dhe nuk do te lejonin qe cunat qe studiojne ne jordani te falen ne te njejtin rresht me ata qe studiojne ne malajzi dhe ata qe studiojne ne shqiperi.

por puna e pare eshte qe komuniteti musliman duhet tu khthet muslimaneve. eshet jashtezakonisht shume jetesore per shqiperine. qe ne qytetin studenti krhas sallave te krishtera gjithefarellojesh te kete nje salle edhe per muslimanet. do i bente muslimanet shqiptare te ndjeheshin zoter te fese se tyre e jo te lene pas dore, dhe ateher ideologji te keqija do e ekishin me te veshtire te hynin...

Mesa shoh ketu shumica e komentuesve jane akoma ne habi te madhe dhe duket qe nuk e kane haberin per sa i perket ceshtjes se muslimaneve ne Shqiperi. E verteta eshte qe kryesia e Komunitetit Musliman eshte si puna e PD-se me Saliun ne krye. Te pakten edhe Saliu e ka kuptuar se nuk behet perpara po nuk afroi edhe brezin e ri ne qeveri. Per ndryshe nuk do kishim ministra si Alibeaj apo te tjere.

Halli eshte qe paria e Komunitetit Musliman qeveris me nje lloj diktature, qe padyshim shqeteson edhe rinine muslimane. Persa i perket atyre te "rinjve extremiste" kjo eshte e pavertete, biles une do thoja qe ato jane shume me te zote sesa brezi i vjeter ne ceshtjet e fese muslimane apo edhe ne shkenca te tjera.

Thelbi i besimit eshte te besosh ate qe eshte me autentike dhe me e drejte, dmth. te jete logjike per vet besimtarin. Kjo padyshim eshte nje mungese e brezit te vjeter te hoxhallareve, te cilet po veprojne identik si puna e politikaneve shqiptare dhe nuk arrijne te lidhen me elektoratin e tyre. Duke mos nxitur frymen e bashkpunimit dhe konsensusit qe eshte primare per vete fene islame, mendoj qe kritika qe i behet kryesise se Komunitetit Musliman eshte e domosdoshme dhe e drejte.

Kurse persa i perket disa komenteve ketu, si i "Solidanorsc & co" e verteta eshte qe njerezit po e shohin ca eshte e mire dhe e keqe ne kte periudhe qe ne po kalojme, e sidomos Shqiperia. Per ato qe jane pesimiste per fene islame ne Shqiperi, dhe gjithashtu krenohen me arritjet qe kane vendet perendimore, duket qarte se rregullat e lojes kane ndryshuar. Cfare eshte e rendesishme te ju kujtoj, eshte qe shume akademike muslimane shqiptar zoterojne edhe njohuri te bollshme edhe nga civilizimet e Perendimit. Keshtu qe Flokenaja & co, skane pse cuditen me kulturen qe ndjekin shqiptaret, sepse kjo i ben edhe me shume te ndergjegjesohen per besimit ne Nje Zot.

Alo ? Ura e brarit ? Ju flas une, Ura e Dajlanit, marrje, si me degjon ? Ah, OK, u vendos lidhja, po filloj :

Edhe pastaj qe u ndergjegjesuan per besimin ne NJE zot, cfare pastaj ? A mund ta vazhdosh mendimin ?

Une besoj ne dy Zota. Zoti i mire dhe Zoti i keq. Ky i keqi eshte shume i keq, e ky i miri eshte shume i mire. Zoti i keq eshte i pamartuar, ky i mire po, dhe ka dy femije : Vajze dhe Djale.

I keqi ka qene dikur i martuar por gruaja e ka ndare : pijanec i qelbur dhe dembel Stambolli. Pastaj gruaja e ndau dhe vajti te martohet me te mirin. Dhe i dha dy femije : Vajzen dhe Djalin.

I keqi eshte shume i keq. E i miri eshte shume i mire.

Ura e Brarit, mbarova une, fike radion tani.

Me vjen cudi me komentuesin ketu siper qe i paraqet ata qe jane bere brainwash ne Arabi Saudite si gje normale.Te thuash qe ata duan fene autentike do te thote qe ta kthesh Tiranen si Riadi apo Kandahari,gje qe ska per te ndodhur kurre.Pasi Tirana para se te jete muslimane apo e krishtere, se pari eshte SHQIPTARE.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).