E. Sheshori: Babai nuk ka akuzuar kurrë Berishën se ka dalë dëshmitar në gjyq

Edmond Sheshori, djali i ish-të burgosurit politik, Hysen Sheshori dhe dhëndrri i tij, Belul Leka, kanë zbardhur dje të plotë për gazetën "RD" mashtrimin e servirur nga deputetët dhe mediat e kontrolluara nga Rama, historinë e manipulimit për gjoja dëshmi të Berishës në gjyq ndaj Hysen Shoshorit. "Jam i indinjuar për një shkrim të botuar para disa ditësh në "Gazetën Shqiptare" dhe kam ardhur për të treguar se si qëndron e vërteta për deklaratat që janë bërë në atë gazetë në emër të babait tim, Hysen Sheshori", u shpreh Edmond Sheshori, djali i ish-të burgosurit politik, Hysen Shoshori. Ai tha më tej, se në atë shkrim gjithçka është e trilluar dhe manipuluar për qëllime të këqija. Aty pasqyrohet vetëm një e vërtetë, 17 vitet e burgut dhe torturat çnjerëzore që janë bërë ndaj babait tim, Hysen Sheshori, gjatë kohës së mbajtjes në burg nga regjimi komunist, ndërsa të tjerat janë vetëm trillime. "Mund të shtoj edhe një fakt tjetër, që në atë shkrim nuk është përmendur ndoshta qëllimisht; Pas arrestimit të babait tim, nënën time dhe ne fëmijëve, mua që isha 11-vjeç dhe motrën time 5-vjeçe na internuan në një fshat të thellë të zonës së Baldushkut. Hysen Sheshori, ishte i dënuar me pushkatim, dhe nuk dinte asgjë për internimin tonë. Ne nuk kishim asnjë mundësi të shkonim dhe të takonim babanë tonë në burg, jo vetëm kaq, por nuk na linin që të shkonim të takonim një "armik", siç e quante regjimi i atëhershëm. Ne nuk na linte Sigurimi i Shtetit që të largoheshim nga fshati pa lejen e Sigurimit. Babai im doli nga burgu në vitin 1991, vetëm pas ardhjes së demokracisë. Pasi doli nga burgu, ai ishte i zemëruar me ne fëmijët, sepse nuk i kishim shkuar ta takonim, por ai s'e dinte se ne ishim internuar dhe ruheshim nga Sigurimi i Shtetit. Veç këtij fakti, njerëzit e sigurimit e keqinformonin atë në burg për ne fëmijët dhe nënën tonë, për të shkatërruar familjen", thotë Edmond Sheshori.

Më pas, ai nis të flasë edhe për jetën e babait të tij, pas daljes nga burgu. "Pas daljes nga burgu një pjesë e shoqërisë së tij e mbështeti babin tim dhe i qëndroi afër për ta integruar në shoqëri, ndërsa një pjesë tjetër ka punuar për ta shkatërruar atë, dhe njëri nga këta është edhe i vëllai i tij. Babai nuk pranoi të jetonte me mua, sepse ishte zemëruar që unë nuk i shkova në burg për ta takuar. Nga viti 1991, kur doli nga burgu dhe deri në vitin 2006, babai im ka jetuar tek shoku i tij të burgut, Zeqir Kollobani, ndërsa që nga viti 2006, vazhdon të jetojë me mua. Kur doli nga burgu, unë e takoja babain në rrugë se në shtëpi nuk vinte. Në këtë kohë, vëllai i tij dhe xhaxhai im, krijoi një përçarje të madhe mes ne fëmijëve dhe babait tonë. Ai vinte në shtëpinë time dhe fliste kundër babait tim, kurse kur shkonte tek babai i fliste fjalë shumë të këqia për ne", tregon Edmond Sheshori. "Një gjë të tillë, ai e bënte për të na larguar ne fëmijëve nga babai në mënyrë që të përfitonte nga ana ekonomike në kurriz të vuajtjeve të babait tim. Në vitin 1994, xhaxhai falsifikon një çertifikatë me emrin Hysen Sheshori, duke vendosur fotografinë e tij, sepse ngjan me babain tim dhe shkon në ish-Bankën e Kursimeve Tirana 3 në atë kohë, dhe tërheq 19 milion lekë letra me vlerë dhe dy milion lekë kesh në emër të babait tim. Në këtë kohë, babait tim qeveria demokratike vendosi t'i jepte shtëpi banimi, por babai nuk donte ta merrte, sepse donte të rrinte në shtëpinë e tij private në Rrugën "Ali Visha" që ishte pronë e tij, por regjimi komunist ia kishte dhënë një qytetari tjetër. Vëllai i tij, e dinte që qeveria do t'i jepte shtëpi babait tim dhe në vitin 1997 paraqitet tek Komiteti i të Përndjekurve dhe kërkon shtëpi në emër të Hysen Sheshorit me çertifikatë të falsifikuar. Kështu, në këtë vit ai përfiton shtëpinë në emër të Hysen Sheshorit. Në vitin 2002, xhaxhai e shet shtëpinë me dokumenta sikur e ka shitur Hysen Sheshori, pa dijeninë tonë", thotë ai.

 

-Zoti Edmond, a mund të na thoni si qëndron e vërteta e një shkrimi të botuar para pak ditësh në një gazetë për babain tuaj?

 

Gjithçka që është shkruajtur në gazetën shqiptare nuk është e vërtetë. Babain nuk e ka takuar asnjë gazetar dhe ato që janë shkruajtur janë sajuar dhe manipuluar. Unë e kam pyetur babanë që kur është botuar një shkrim para disa vitesh ku shkruhej se gjoja babai im ka thënë se, "në gjyqin e tij ka qenë dëshmitar Sali Berisha". Unë e pyeta babain tim dhe më tha se, kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ai më përmendi disa emra dëshmitarësh, por asnjë herë emrin e Sali Berishës.

 

-Si mendoni ju, kush mund ta ketë përdorur emrin e babait tuaj në këto shkrime që janë botuar?

 

Pas këtyre shkrimeve të botuara së fundi në gazetën shqiptare dhe para disa vitesh në gazetën "Plaga" ku ishte botuar një shkrim pa emër, unë mendoj se qëndrojnë njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe ata njerëz që punonin kundër babait tim, që hiqeshin sikur e donin, por në fakt e përdorën atë. Njëri nga këta mendoj se, mund të jetë edhe xhaxhai im, pra, vëllai i babait. Dyshoj, sepse në kohën që babai im u fut në burg, familjen e tij e internuan, ndërsa vëllanë e tij, jo vetëm që nuk e internuan, por e lanë në punë të mira.

 

-A ka ardhur ndonjë gazetar për të takuar babanë tuaj dhe për të biseduar me të?

 

Kur u botua shkrimi në "Gazetën Shqiptare" para disa ditësh, unë e pyeta babanë a erdhi ndonjë gazetar për të biseduar, ai më tha se nuk erdhi asnjë gazetar. Shkrimi është sajuar dhe manipuluar sipas shkrimit të botuar para disa vitesh në gazetën "Plaga". Babai më tha se nuk ka thënë asnjë gjë për ato, që janë shkruar në atë gazetë.

 

-Pse nuk ka reaguar babai juaj kur janë botuar shkrimet në dy gazeta?

 

Babai im nuk ka reagur, sepse në radhë të parë ai nuk sheh për të lexuar, e dyta, ai është i dërrmuar nga burgu dhe ka kujtesë të dobët. Kur janë botuar dy shkrimet që përmenda më lart, unë i kam treguar babait se çfarë është shkruajtur edhe ai më ka thënë në mënyrë të prerë se ato që shkruhen për Sali Berishën nuk janë të vërteta. Tani babai jeton me mua, por është në një gjendje jo të mirë mendore dhe fizike. Nuk ecën me këmbët e tij, por e nxjerr unë ndonjëherë jashtë shtëpisë.

 

Kush është Hysen Sheshori

 

Hysen Sheshori ka lindur më 15 maj 1934 në Prezë të Tiranës. U arrestua më 29 gusht 1974, me akuzën agjitacion dhe propagandë. Pasi bëri një vit hetuesi, në vitin 1975 iu bë gjyqi. E dënuan me pushkatim, pastaj Gjykata e Lartë vendosi 25 vjet burg. Pjesën më të madhe të dënimit e ka bërë në burgun e Spaçit, ndërsa vitin e fundit e ka bërë në burgun Shën Vasil në Sarandë.

Hysen Sheshori u akuzua se shpërndante trakte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Këtë veprimtari ai e ka kryer për 14 vjet rresht që nga viti 1961 e deri në vitin 1974 kur u arrestua. Sigurimi i Shtetit e ndiqte, por arrit ta zbulojë vetëm pas 14 vjetësh me trakt në dorë. Për gjithë kohën e diktaturës, ai ka shpërndarë 41.100 trakte në një periudhë 14-vjeçare, nga viti 1961-1974. Në momentin që është arrestuar është mbajtur i lidhur këmbë e duar për 24 orë. Pastaj ndaj tij kanë nisur torturat më çnjerëzore.

Pas burgosjes së Hysen Sheshorit, familja e tij u internua në fshatin e thellë, Mustafa Koçaj, të zonës së Baldushkut. Dy fëmijët e vegjël dhe nëna e tyre jetonin në një kasolle në kushte tepër çnjerëzore dhe survejoheshin nga Sigurimi famëkeq i Shtetit.

9 Komente

Babai nuk pranoi të jetonte me mua, sepse ishte zemëruar që unë nuk i shkova në burg për ta takuar

Legen! Pret te te besojne njerezit ato qe thua me poshte mor qelbesire? Phyt, legen! smiley

Babai juaj, derisa ishte i afte per te menduar dhe fizikisht per te levizur, nuk pranoje te bashkohej me ju, sepse ju e kishit mohuar ate. Sado qe te mundohesh te na thuash se sigurimi i shtetit ju kishte izoluar dhe ju nuk kishit asnje mundesi per te takuar babain ne burg, sinqerisht une nuk ju besoj.

Tani qe ai eshte renduar shume nga vuajtjet, semundjet e pleqeria dhe eshte kthyer ne nje foshnje, ju keni pasur mundesine ta merni ne shtepi, pasi ai i shkrete nuk reagon dot me.

Nqs xhaxhai juaj eshte gjalle dhe mire menderisht, le te shikojme se si do ti pergjigjet akuzave te tua.

Shume u inatos komunisti kur degjoi nje te vertete tjeter (une per vete nuk e di se si o e verteta)!

Hajd mos e rruni se jeni me fantazi ju dhe do na shpikni ndonje gje me te hatashme se shpejti!

shume ketu nuk mund ta besojne por eshte e vertete qe kur ishe i internuar duhej te merrje leje edhe per  te shkuar te nje i aferm dhe jo te takoje nje te burgosur politik. komunizmi eshte ferri vete

Ai keshilltari amerikan i Rames qe drejton fushaten e shpifjeve mediatike kunder qeverise, i meriton te gjitha parate qe merr deri ne qindarken e fundit.

Eshte i paprecedent nje rast i tille, ku realisht kemi nje makine shume te organizuar shpifjesh. 

Mediat e Rames jane shume te zena duke publikuar dhe diskutuar keto shpifje qe i marrin nga zyra perkatese.  Pa u shuar mire njera del nje shpifje tjeter, kur nuk ka te reja ju rikthehen te vjetrave e keshtu me rradhe.

Bishti i dreqit eshte pak t'i thuash.

Deri tani qeveria ka arritur ta perballoje mire kete fushate rrenash, shpifjesh, perbalteje megjithese duhet gjetur nje rruge tjeter.  Duhet nxjerre Ramen pa gjethe fiku, ashtu sic eshte ne fakt, per te mos lodhur publikun me shpifje qe duhen pergenjeshtruar.

Sa here qe e takoja Cenin, ose nga bibloteka kombetare ose tek dyqani i Zeqirit (perballe Shkolles se Bashkume), bizedonim per shum tema. Kur binte fjala tek familja, une mundohesha ta bindja ti takonte femijet te pakten (megjithse femijet nuk ia njihja, veç me fliste per ta pak nervoz). Sali Berishen, e urrente ne kulm dhe ma quante Prostitut. Sa per shtepine qe regjimi socialist ia kish dhene nje tjetri, Ceni donte t'ia kthenin, dhe une e keshilloja gjithmon se per ta kthyer duhej te interesohej me gjyq apo avokat, se keshtu qofte ky shtet s'ka ndermend te te japi gje, i thoja. Kur e takova pranveren qe kaloi, mezi hecte, kish rene shum.

Sa per ate qe thote ky i biri, ne lidhje me Mavrine, une po e pyes ; si shpjegohet qe Ceni, une, vellai im (qe ka bere dhe me shume se mua), Ligori, e shum e shum disidente (qe duhet te jete krenari per Shqiperine), nuk kane marre as nje titull, a te pakten nje takim, a nje pereshdetje nga ky i ashtuquajtur antikomunist, nderkoh qe titullin Pishtar i Demokracise apo tituj te tjere, i kane marre dhe ish sigurimsa te inkuadruar ne levizjen demokratike, pas dhjetorit te 1990. Mos valle ketu ka harrese apo koordinim me qarqet e ishnomeklatures. Mendoj se duhet te jete kjo e dyta. Se perse, pergjigjen e kesaj duhet ta japin Mavria dhe shoket/bashkpuntoret e tij. 

Ne vend qe te nderohen ata persona qe vuajten nen regjimin komunist, mundohet akoma qe te shkelen akoma me kembe dhe me e keqja eshte se shtypen po nga njerezit e familjes.

Kjo deklarate e nxjerre ne ate gazete qe eshte me keq se leter higjenike, eshte nje nga njollosjet e vazhdueshme te te denuarve politike. Turp. Gazeta RD eshte kthyer me keq se gazeta ZP njehere e nje kohe. Gazete me te qelbur nuk ka!

Qe Saliu ka qene dhe spiun dhe nga ata te me te keqinj fare, ajo dihet. Komunisti Berisha as atehere dhe as tani nuk i ka lene asnjehere shantazhet dhe shpifjet kundra kundershtareve. Aty ai eshte perpeksionuar se ka bere shkollen komuniste.

Sali komunisti i ka ditet e numeruara dhe do ZOTI vjen dita qe ata te perndjekur politike(ata te vertetit dhe ata komunista qe e kthyen pllaken) te marrin te drejten e tyre, sepse po vonon shume.

Ka te drejte Detari.

Pse nuk pranon te hape dosjet Sali Berisha?

Sa mire Edvini qe eshte figure e paster pranon ti hap.

Pse nuk merr shembull prej Edvinit , ky mere.?

Kete problem e zgjidh fiks- fare....... shkoni e bojini nje interviste Live, z. Sheshori.... dhe kushtojini disa minuta neper lajme, edhe ta nigjojne te gjithe ka goja e z. Sheshorit te verteten, me i llaf, mos te dalin ca ka GSH-re apo RD-ja, se ku apo nuk o verteta. Bo vaki Edmondi ka te drejte, po vaki e verteta o sic thote "Pjer Thomas" .... po kapak i ve vetem nje dokumentar i intervistuar.... kaq kisha, mos me redaktoni, lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).