Dy oficerë policie mbeten të vrarë në Kukës

Dy oficerë të policisë së rendit mbetën të vrarë gjatë detyrës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shënmri të rrethit të Kuksit. Policët e vrarë janë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së dyfishtë, ai është Afrim Hasani.


Sipas burimeve paraprake të policisë mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta n
ë një lokal të zonës, pasi dy efektivat e vrarë kishin ushtruar pak ditë më parë një kontroll për armëmbajtje pa leje në shtëpinë e autorit. Në operacionin për kapjen e vrasësit janë mobilizuar forcat e policisë së Kukësit, ato të Pukës si edhe efektivat special të policisë së shtetit. Në vendngjarje janë nisur menjëherë drejtori i policisë Prenci dhe zv. ministri i rendit.

27 Komente

Kjo eshte ajo c'ka kjo qeveri e mbolli dhe tani po e korr... Ngushellime te dy familjeve te efektivave te policis te cilet rane pre e detyres se tyre.Ky shtet tregon paftesin e tije. Te dy policet kryen detyren dhe e pesuan si mos me keq, kjo do te thote se akoma ne veri te shyqiperis shteti nuk egzistot ose thjeshte eshte figurative. Nuk duhej qe shteti te kishte punuar me shume qe te evitonte keto fenomene per te shmangur gjakderdhjen. Kur dihet se veriu ka qen gjithmon problematik! Ka qen i len menjane, i braktisur ne harres dhe vetem kur ndohin keto fenomene te gjithe i kthejne syt andej nga ku duhej qe moti te ishin kthyer.

 

 

 

 

para tre ditesh u vrane tre polic dhe u plagos nje ketu ne amerike dhe asnje nuk foli si debil

Une thjeshte thashe dicka qe tashme eshte mese reale ne shqiperi dhe aq me keq per disa zona te thella malore.  Qe ne fillim te viteve 90-te a ishte SALA ai qe la ne fuqi kanunin e lek dukagjinit? Deri ne krijimin dhe aprovin e KUSHTETUTES.

Pastaj gjithe se kush ka te drejte te shprehi mendimin e tij.......

Ashyu sic mund ta gjykoj me mire.  smiley

Sipas burimeve paraprake të policisë mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta në një lokal të zonës, pasi dy efektivat e vrarë kishin ushtruar pak ditë më parë një kontroll për armëmbajtje pa leje në shtëpinë e autorit.

Gjithmone shkaku i vrasjeve te tilla,eshte "per motive te dobta"!

Personi NE FAKT duhet te quhet menjehere kriminel i rezikshem!

Me vjen keq se policet jane viktima edhe te mungeses se vlersimit nga e proret  e tyre.,PASI  kontrollin e shtepive per arme, ja kane lene dy policeve,.. nuk  kane parashikuar PASOJAT e mundshme te reagimit te kriminelit!

Duhen parashikuar te gjitha pasojat e mundshme.

Hyrja ne shtepi e policise,mund te jete nje ngjarje e "rende" per mentalitetin e Kuksianit,kete duhet ta dinin shefat e policise.

 Nga kjo kjo ngjarje e hidhur  EKSPERTET  duhet te nxjerri mesime,se para se te bejne kontroll SHTEPIE per arme zjarri  ndaj nje personi me precedent, duhet BEJNE edhe arrestimiN  i tij,.....ky kontroll NDOSHTA ka qene jo profesional!

ky kontroll NDOSHTA ka qene jo profesional!

Perderisa kane kontrolluar per arme - dhe autori i vrau me arme... nxirre konkluzionin smiley

Ngushellime familjeve te policeve te vrare. Eshte e nevojshme qe vrasesi te behet shembull me shpejtesi.

Une kam mendimin qe ai te ekzekutohet dhe jo te kapet,ne te gjitha vendet e tjera keshtu behet!Eshte nje rast i mire tani,dhe jo me vone!

Une kam mendimin qe ai te ekzekutohet dhe jo te kapet,ne te gjitha vendet e tjera keshtu behet!

Kshu e bejne ne Angli? Ne te gjitha "vendet e tjera" ke jetu qe e dike sesi e bejne?

Ne Angli po,ne Amerike po,nje njeri me arme zjarri ekzekutohet menjehere,pa nje pa dy!

Dmth, Anglia dhe Amerika qekan "gjithe vendet?"

E dyta, s'di si behen ne Angli sepse s'kam qene. Por me c'kam degju, eshte vetem per te dyshuarit qe dihet qe jane te rrezikshem (apo si njeri qe kishte ate canten si bombe). Se policet atje sikur s'kane as arme zjarri normalisht. Ne Amerike e njejta gje, te kerkojne te hedhesh armen ne fillim, e nese s'degjon, t'a rrasin.

Po lere mer se nuk di gje ky komunisti.  Zjarr nga forcat e policise hapet vetem atehere kur i dyshuari eshte i armatosur dhe kundershton forcat e policise me arme dhe perben rrezik per policet dhe qytetaret. Dhe kjo ndodh nga njesia e armeve, pasi ne Angli policet nuk mbajne arme zjarri.

Ne te kundert, nese eshte edhe vrases serial por nuk kundershton, arrestohet sipas rregullave dhe del para drejtesise.

Ne Angli , o Gjemb ,policia nuk ka arme vertet por jane disa forca speciale,te nderhyrjes se shpejte,te cilat thirren nga policia.Keto forca bejne pjese ne policine e shtetit,jane te armatosura te autorizuara te veprojne edhe me arme zjarri.

Ne rastin konkret,ata rrethojne vendin ku ndodhet personi i armatosur,dhe e paralajmerojne vetem njehere.,simbas rastit 99% ai eshte i asgjesuar,gjithemone flasim per nje kriminel,per nje vrases qe ka kryer nje veper kriminale,sa po, dhe ai eshte zbuluar,se ku ndodhet.

Nje rast i tille ka ndodhur ne Hakney,ku une kam qene  aty filimisht,perpara 9 vjeteve,dhe i kam para me sy,keto forca,te shoqeruar edhe me elikopter,personi qe u vra ne vend, ishte nje zezak i droguar,i cili bridhte me pistolete duke terorizuar lagjen!

Nuk u be ndonje gje e madhe,se dihet qe nje kriminel,me arme zjarri,pa leje,eshte i destinuar te vritet,pike.

Tani ky Polici i peshkut tone, eshte shume i squt,mendon se i di te gjitha,por di i m..!   smiley

Polici yne ,ta provoje njehere,me nje pistolet uji,si pe verteti,dhe te dale ne rruge, te trembi dynjane, dhe te shikoje te vret policia apo jo !

Me vjen keq, sidomos nqs kane pasur femije, e ngushellime familjeve. Megjithate mos kaloni ne histerizma se nuk e keni idene akoma si eshte puna. Jo pak here njerez me uniforme u kane rene ne qafe njerezve te thjeshte. Ne kemi 12 vjet si popull qe kontrollohemi nga policia e jemi mesuar me kete pune, prandaj nuk me duket se ky eshte motivi i vertete. Une nuk jam i prirur t'i besoj direkt vresionit te pare te policise sepse ne jo pak raste ka dale i gabuar.

"Motive te dobta"- ky eshte problemi,duhen pare keto motivet, te cilat nuk vlersohen!

 

Ne kemi 12 vjet si popull qe kontrollohemi nga policia e jemi mesuar me kete pune, prandaj nuk me duket se ky eshte motivi i vertete

Me cfare motivi kontrolloheni ju per 12 vjet?  smiley

"Motive te dobta" eshte klasifikim ligjor ne kodin penal. Kur nje krim nuk kryeht per vetembrojtje, ne kushtet e tronditjes se rende psiqike, etj. quhet qe eshte kryer per motive te dobta.

 

Ne si popull kontrollohemi mengjes dreke darke si t'i doje qejfi policise. Shpesh here sajohen "emergjenca" dhe policia te hyn per kontroll ne banese edhe pa pasur mandat nga gjykata. Dhe nejrezit jane mesuar me kete pune tashme, sidomos ne zona te largeta ku cdo 5 muaj shkojne FNSH dhe bejne aksione neper shtepite e problematikeve.

Megjtihate, nuk po dua te hedh dyshime. Thjesht po them qe te mos ngutemi sepse mund te jete dhe dicka me e thelle.

Ne si popull kontrollohemi mengjes dreke darke si t'i doje qejfi policise. Shpesh here sajohen "emergjenca" dhe policia te hyn per kontroll ne banese edhe pa pasur mandat nga gjykata.

Shtet policor,me nje fjale...pak me larte une thashe se,kontrolli i shtepise,ndoshta eshte bere jo profesionalisht,dhe ky opinioni im qendron me ate qe Tironci thote:

policia te hyn per kontroll ne banese edhe pa pasur mandat nga gjykata.

Ky nuk eshte profesionalizem,por amatorizem mos te themi i jashte ligjeshem.

Si pas ketij "fakti",kemi edhe tragjedite si kjo vrasjes, se dy policave!Shkelet ligji,profesionalizmi.

Shume probleme te tjera qe ka ne shqiperi, vijne pikerisht nga mungesa aftesise profesionale.

Edhe grindjet ,sheret e politikaneve, vijne nga mungesa e profesionalizmit,aftesise se komunikimit,ETJ..!

Aty ku ka probleme,dhe jo zgjidhje,ka perseritje te problemeve.

Policet e vrare shume here jane viktima te mungeses se profesionalizmit ,te eproreve,pasi nuk njohin ndoshta mire,ligjet,URDHERAT!

Kam pershtypje se ne shqiperi ka me shume "eprore" "shefa" "gjenerale"se sa "ushtare",e megjithe ate:

policia te hyn per kontroll ne banese edhe pa pasur mandat nga gjykata.

Si ka mundesi ?!!!!Pa mandat?!

 

para tre ditesh u vrane tre polic dhe u plagos nje ketu ne amerike dhe asnje nuk foli si debil......Kujdes nga Manipulimet.. NUk u vrane tre polic ne Amerike .por tre police ne BRONX qe eshte sa i gjithe Shqipria... nje Lagje e nje qyteti .....ne nje shtet te Amerikes...Dhe ne gazeta u fol GOXHA .Me sa morem vesh behet fjale per NJE SHTET te TERE qe na mbyti me peshtyma duke bertitur se EXPORTON SIGURI ne BALLKAN, RAJON e me GJERE! Dhe ketu eshte problemi me i madh se nuk po kuptohet kush eshte DEBIL!

Kujdes nga Manipulimet.. NUk u vrane tre polic ne Amerike .por tre police ne BRONX qe eshte sa i gjithe Shqipria

Nuk u vrane ne Bronx, u vrane ne anen tjeter te Amerikes, ne Oakland te Kalifornise. Popullsia 400 mije.

o idris ngjarja ka ndodhur ne nje qytet te vogel te kalifornise e jo ne bronx dhe e dyta kriminela dhe te cmendur ka gjithandej ne bote dhe mos politizoni gjithcka se nuk eshte normale megjithate shpreh ngushellimet per familjet e tyre

Policat e vrare ( tashme 4 ) jane vrare ne Oakland California dhe jo ne Bronx. Dhe debili eshte ai qe si reagim te pare ka sharjen e shtetit dhe politikezimin e cfaredo lloj ngjarje, sado distante te jete ajo nga vete politika.

Ngushellime familjeve. Do ishte mire te krijohej nje fond ku te kishim mundesi te jepnim nje fare ndihme ekonomike per femijet e tyre. R.I.P.

Motivet e dobeta te njerit jane te mjaftueshme per tjetrin per te marre nje, dy apo me shume jete. Fundja, a nuk behen te gjitha vrasjet per motive te dobeta?

Une mendoj se ngjarjet faktikisht kane ndodhur ndryshe, e policat nuk jane vrare per shkak se kane bere kontroll per arme ne nje shtepi.

Mesa degjova une, policet jane vrare ne klub, dhe klubi ne orar te punes nuk me duket si orar detyre. Mungojne shume tulla ne ate mur dhe mosfunksionimi ka ndodhur per shume shkaqe te ndryshme qe i njohim te gjithe.

Ngushellime familjeve te policeve, se marrja e nje jete nuk ka asnje cmim dhe asnje ngushellim.

PS: nuk bie dakord me Artianin qe thote qe t'i bejne hesapet mire para se te kontrollojne shtepine e kuksianit... Kjo ngjarje me shume se cdo gje tjeter, e para, deshmon qe shtepite duhen kontrolluar nje per nje dhe me imtesine me te madhe; te gjenden dhe te mblidhen te gjitha armet kudo qe jane me rreptesine me te madhe. Arme ne duar te civilit nuk duhet te kete, sidomos, SIDOMOS kur ky civili eshte shqiptar!

Popullsia jone ende nuk eshte e sensibilizuar si duhet dhe shteti ne ate drejtim tregon vetem shkopin e gomes, e jo aresyen; por, ja, sikur i ati i kesaj shtaze te dorezonte kallashin qe i biri e mbante fshehur ne shtepi, edhe i biri ndoshta nuk do e kish bere kete gjeme.

Megjithate, ka dhe nga ata qe jane te sensibilizuar dhe mbajne arme per te vetmen aresye se ka nga ata qe ende nuk jane sensibilizuar... Por, a nuk eshte kjo pune e policise?

Faqja e zeze per ne; cfare s'degjon andej... uajlld uajlld north south ellbenia pa shtet fare.

Ngushellime familjeve te policeve.Shpresoj se policia shqiptare i ka te siguruar punonjesit e saj ,te pakten familjet te mos vuajne.Per kontroll ne shtepia a merret autorizim nga prokuroria apo jo?

CORONA, ne Amerike, vertet u vrane 3 police e u plagos rende 1, por, Krimineli qe kreu ate akt, nuk ishte denoncuar ne polici, ashtu sic ishte denoncuar ketu nje jave me pare, ky kriminel i qelbur....Mendo pak, nje jave, nuk ishte e mjaftueshme qe Qeveria Idiote, te nxirrte nje urdher arresti.... por ncuq.... me mire japim 50 mije Euro, se sa.... te parandalojme vrasjet e ketyre 2 policeve te gjore. Tashme policia, ka prova, qe AI eshte nje Kriminel, por... dy policet nuk jetojne me, e lane femijet e tyre , jetim. Pika policise se shtetit. pthuuu, jazek ju qofte.

Tano,ky eshte problemi,qe policet jane viktima te eproreve,qe jane me te vertete"polica per barsaleta"!

Olsib.

Roma eshte qytet katolik ku jetojne musliman, kane edhe xhami ne mos gabohem.

Eshte therese ta thuash po eshte e vertet. Policet i vrau ligji.Butesia e tij ndaj krimineleve dhe masat shume te varfera per parandalimin e rasteve te tilla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).