Duhet të bëjmë divorc me gardën e vjetër

Sikur të përpiqeshim të ndërtonim tipologjinë e të vjetërve (duke ecur në drejtim të kundërt me ata, që prej ditësh, duke marrë shkas nga një debat i mjerë televiziv mes ca të rinjve, po bëjnë çmos të skualifikojnë të gjithë gjeneratën e re), një element do të ishte më domethënës e më karakterizues se të tjerët: të vjetrit dinë të përbaltin, janë mësuar të përbaltin, provojnë qejf sa herë që përbaltin.

Thënë me fjalë të tjera, ata nuk kanë punë me atë që ti thua, por me ty, që e thua; ata, edhe në rastin kur janë gërmadha të njëmendta morale, kanë megjithatë një prirje e një gatishmëri të çuditshme që në vend të kredencialeve politike-intelektuale-kulturore të tjetrit, të shohin me lupë - shih pa shih! - kredencialet morale; ata nuk merren me projektin tënd, por kanë në majë të gjuhës shprehjen: prit mor prit, na thuaj njëherë kush je, i kujt je, nga vjen etj, etj; ata nuk e kanë mendjen të zhvleftësojnë peshën e idesë së hedhur, por të denigrojnë personin që e hedh atë ide; ata janë të prirur të shohin tek çdo person yçkla e njolla biografike, tek çdo ide një gënjeshtër, tek çdo gjest një hile, tek çdo qëndrim një hesap për të përfituar, tek çdo zë i ngritur një shërbim ndaj të tjerëve e tek çdo ambicie një logjikë të mbrapshtë konspirative.

 

Po pse kështu xhanëm? Hm, një dreq e di; dikush do të thosh shpejt e shpejt, se ja, ky ka qenë prore e ky është edhe sot e kësaj dite shqiptari, e do të vijonte të kërkonte shembuj historikë që ilustrojnë e mbështesin këtë tezë (ç‘është e vërteta, shembuj mund të gjenden plot), për të arritur më në fund ndoshta tek zbulimi i një predispozite gjenetike unikale ndër ne. Nuk ka dyshim, që kjo e fundit është një broçkull. Kjo dukuri, ashtu si dhe dukuri të tjera, lidhen e shpjegohen me një prapambetje tradicionale socio-kulturore, e cila pjell po prapambetje dhe e cila, pavarësisht nga përpjekjet e kulturës shqiptare për ta mundur e për ta kapërcyer, mbetet e fortë deri në atë pikë sa ndot fort dhe vetë kulturën.

 

Përveç kësaj, ka gjasa që të vjetrit tanë ta shohin këtë sjellje edhe si një mënyrë për t‘i bërë bisht introspeksionit e për të mos bërë asnjëherë një mea culpa, gjë që mund të bëhet edhe kështu, d.m.th. në rastin më të keq duke përqeshur e baltosur ose kundërshtarët, ose ca personalitete fringo të reja, e në rastin më të mirë duke projektuar veset, pafuqinë, zullumet e tyre tek pala apo gjenerata konkurruese. Për vete kanë bërë një mijë e një të zeza, ndërsa të tjerët duan t‘i fusin në një sitë të imtë morale, për t‘u thënë më në fund: ja, edhe ju nuk jeni ndryshe; si ne jeni.

 

Po përmend dhe një arsye të tretë (mund të ketë të katërt, të pestë, e kështu me radhë, por unë po mbetem këtu): ne, shqiptarët, jemi ndër popujt më reaksionarë të Evropës e të botës; ne nuk e duam prurjen e re, ne kemi frikë prej risive, ne kemi frikë prej ndryshimit. Neve ndryshimi na kall datën, na fut të dridhurat, na shushat, na prish rendin e gjërave. Ne dashurohemi lehtësisht me status quo-në, edhe kur kjo status quo nuk është gjë tjetër, veçse një regjim i vazhdueshëm mjerimi, pasigurie, banditizmi etj.

 

Po si është e mundur që ne, që kemi gjithë ditën e ditës akses tek foltoret publike, nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar këtë situatë. Shumë e thjeshtë: jemi reaksionarë, gjithashtu. Gjithë kohën gjurmojmë me një zell të madh vese e mëkate, gjithë kohën dyshojmë te të tjerët, e gati kemi harruar të pohojmë, kemi harruar të gjurmojmë shembullin e mirë, kemi harruar ta nxisim e ta përkrahim këtë shembull, edhe në rrethanat kur ky shembull mund të duket i ndotur prej pozave ngrefosëse, apo prej ndonjë ... hesapi tjetër të hamendësuar.

 

Sikur një Roberto Saviano të bëhej i gjallë në Shqipëri, është e sigurt që ne të gjithë, përpara se të shihnim tek ai një djalë guximtar, do të shihnim një gazetar mediokër, një njeri të sëmurë prej një protagonizmi lukrativ, një njeri që ka kalëruar te një heroizëm i stisur me synimin për të zbukuruar pak jetën e tij prej një provinciali të padëgjuar e prej gazetari dosido, apo me synimin për të fituar vëmendjen e metropoleve. Edhe në Itali ka pasur plot njerëz me qasje "shqiptare", të cilët kanë bërë çmos të shfryjnë tullumbacen e heroizmit e të famës së Savianos, apo më keq akoma, ta bëjnë pis veprën e tij. Por shyqyr që në Itali ka një vullnet të qartë të opinionit publik për të pohuar gjëra pozitive e për të përshëndetur njerëz pozitivë, ka një vullnet të opinionit publik për ta gjurmuar të mirën edhe në embrion, në mënyrë që më pas ta rrethojnë me ngrohtësi, ta mbështesin, ta rrisin, e ta bëjnë - pse jo? - një model edukativ. Shyqyr që në Itali ka dhe një Umberto Eco, i cili nuk e sheh fare të udhës të ndillet prej zërave që duan të theksojnë pozat shtinjake e pretencioze të Saviano-s; përkundrazi, ai bërtet me të madhe faktin, që Roberto Saviano është një hero kombëtar.

 

"Mirë mor mirë, por puna është që në Shqipëri nuk ka Saviano" - mund të thotë ndokush. Unë mendoj se gjërat janë disi ndryshe: jemi ne që nuk lejojmë të ngrenë kokë Saviano-t shqiptarë, jemi ne që veç dimë të rrethojmë me dyshime e paragjykime çdo nismë e çdo ndërmarrje të re individuale a kolektive, jemi ne që sillemi si ata sicilianët kokulur e të kapitulluar përballë realitetit mafioz, që janë rrekur ta skualifikojnë Saviano-n e vërtetë me frazën: u bë ky spurdhjak të luftojë mafia-n! - jemi ne që hedhim baltë, baltë, baltë, jemi ne më në fund që nuk dimë të pohojmë gjëra e të promovojmë njerëz.

 

Një gjë është më e sigurt, se çdo gjë tjetër në gjithë këtë histori: janë fajtorë të vjetërit për faktin që ka të rinj, të cilët janë më të vjetër se të vjetrit, për faktin që pikërisht këtyre të rinjve u jepet akses tek foltoret publike, për faktin që pikërisht këta të rinj, edhe pse janë belbacukë në planin intelektual e hiçër në planin moral, bëhen pjesë e establishment-it drejtues, për shkak të mentalitetit prej shërbëtori që ata demonstrojnë. Edhe sikur dikush prej të vjetërve të jetë dorëjashtë në procesin e promovimit e të rekrutimit të këtij soji të rinjsh, prapë mbetet përgjegjës; mbetet përgjegjës, pasi është bashkautor në krijimin e një klime e të një konteksti të tërë, në të cilin të rinjve të zotë e me vlerë u jepen munxët dhe të rinjve pa asnjë vlerë u jepet një post, apo një foltore publike.

23 Komente

Blend, pa lexuar artikullin, se s'kam kohe tani, ( dhe ca jashte teme) me pelqeu ajo qe the ne mengjes ne radio, kur lexove koken e lajmit.  "Garda e vjeter" smiley (je bo garde e vjeter). Them se dhe ne femrat mund ta perdorim, apo jo? smiley

smiley Po perdoreni mi! Paçi e lençi... smiley

PS. Flm per degjimin. E tundi Edlira sot!

...M Nano gjithmone me pelqen, jam tifoz....

......jo vetem qe jemi frikacake ndaj ndryshimeve, por jemi edhe fodulle.....pastaj edhe menefrego....e me keqja eshte nese keto gjera do trashegohen ne brezat e rinj....

...mesa kuptoj edhe keta qe mbarojne shkolla jashte i nenshtrohen "rregullave" te vjetra qe akoma egzistojne atje.....

Meqe jemi te kto diskutimet per diskutim, jo garde e vjeter, jo e re, jo "old school", e revolucioni marshon, kshu kot me pyt, a ka pas nje roman me emrin "Garda e re" nga nje shkrimtar rus me emrin Fadejev? ka njeri qe e konfirmon dot ket?

Pse bo si gangster ti? Apo ke bo anglisht në shkollë? Pyet ata që kanë bërë rusisht dhe që të gjithë do të të thonë : PO, ka qënë (dhe ësht&eumlsmiley një libër i tillë smiley

na hape pune. mire, si e ka pas titullin ai libri rus qe fliste per katjushkat. ket e di, m'kujtohet, por du me te ven ne prove ty.

ps se s'po m'rrihet, mqse po folim per antika, e ke lexu ti "Aferdita". Po "Lulja e Kujtimit". Ose ose, nje perkthim gegerishte "ala-Llapshin" te paraluftes "Dashunija ne Hong Kong"....  smiley   smiley  

Sekreti ushtarak... libri më i trashë që kam patur smiley

   smiley  i hidhet je!!! smiley   (s'kisha dyshim, mer jo. ishte versioni mbrapc i julius dhe ethel rosenbergut ai).  

emigrant,nuk do te isha cuditur fare sikur kete pyetje te ta benim ne te tjeret ty.

seriozisht! po kur nuk e din ti qe e qan ate te shkret pende,pretendon se mund ta di une apo dikush tjeter ketu?

Po nuk e majsha mend mer!

Flm admin & desaparacidos!

Mustafa, me lejo nja dy komente:

1- Saviano ben poza shtinjake dhe pretencioze dhe nuk eshte aspak nje hero kombetar. Eshte nje person qe i duhet momentit dhe kaq.

Libri i tij ka nje vlere faktuale si nje insider qe duket te kete qene por nga ana letrare eshte medioker.

Hero kombetar i Italise nuk me duket te jete Saviano.Eshte një gazetar mediokër dhe një njeri të sëmurë prej një protagonizmi lukrativ. Kur Saviano ngrihet ne shtyp e jep diploma ketej e andej se kush eshte mafiozi (mafiozet) numuri no.1, no 2 e no 3...ne Europa e ne Ballkan dhe shtiret si autoritet i mafias...mamma mia.

Saviano i ka lejuar vetes, gjithnje si autoritet i veteshpallur, te thote publikisht se mafia shqiptare po ben research&Development per pergatitjen e droges se pare sintetike ne bote dhe po ja arriti (parashikuar nga Savianua brenda 20 vjetesh) do te kthehet ne nje Kolumbi te Europes...Kaq i zoti te jete Savianua sa te jete ne gjendje te dije dhe te parashikoje kaq shume? Se kishim edhe ne njerin qe parashikonte shume por mbaroi si paranojak dhe nuku ju vertetua hiç gjeri...

2-Per fat te keq në Itali NUKU "ka një vullnet të qartë të opinionit publik për të pohuar gjëra pozitive e për të përshëndetur njerëz pozitivë, ka një vullnet të opinionit publik për ta gjurmuar të mirën edhe në embrion, në mënyrë që më pas ta rrethojnë me ngrohtësi, ta mbështesin, ta rrisin, e ta bëjnë - pse jo? - një model edukativ."

Ti Mustafa, si gazetar province qe je, nuk e njeh Italine. Ose edhe mund ta njihje por nuk je i zoti. Gjate gjithe kohes qe ka qeverisur Berlusconi dhe Lega (AN eshte parti serioze) nuk eshte bere gje tjeter veçse te krijohet nje armik imagjinar dhe te luftohet ai (armiku mi i kollajshem per te luftuar eshte ai qe ke shpikur vete) ne vend qe te çohet Italia perpara. Si rezultat Italia eshte ne vendin e 49 ne bote per kompetivitet. Gjermania, me kosto te fuqise punetore 50% me te larta se USA dhe 20 here me te larta se Kina, eshte eksportatori no 1 ne bote (tre here me shume se Italia).  

E nisen me shqiptaret qe grabisnin shtepite dhe qe na e paskan krimin ne gjak (Bossi) dhe te siguroj qe krimet i benin italianet dhe jo shqiptaret. Per grabitjen e viles se pare nga ku mori nismen fushata e diskriminimit kunder shqiptareve eshte denuar nje polic venecjan qe mbas pune bente rekuperim krediti per te plotesuar rrogen. Pastaj filluan qe te gjitha krimet, te gjitha, te gjitha ti benin vetem rumunet. Qeveria rumune u tregua e mençur: hajde i tha italianeve ti bejme hetimet se bashku. Arriten nje grup hetuesish rumun dhe na doli qe asnje rumun (nga 20 te burgosur per nje seri rastesh) nuk kishte bere absolutisht asgje. E majta italiane nuk ka hapur as gojen per sa me siper. Dhe i dinte te gjitha. C'na thua more Muç djali?

3- politikanet e rinj shqipetare. Qe e ardhmja i takon te rinjve kjo eshte diçka e natyrshme per sa kohe qe akrepat e sahatit nuk kthehen mbrapa. Por cileve te rinj?

Te qenit i ri nuk mund te jete nje bilete per te hyre gratis ne loje. Ka hyre Bill Clinton i ri ne politike por ka bere ndryshim dhe nuk dihet se kur do te barazohet njeri me te. 

Dash Shehu kishte te drejte 100% ne klan. Te rinjte nuk mund te dalin aty me biografine e gjyshes qe na qenka nderi i kombit, qe paskan shitur fiq e transportuar uje per te jetuar.

Me duket pa kuptim te thuhet qe ata lane Ameriken e sigurte per ti sherbyer vendit. Cfare Amerike lane ata? Mos u kthyen gje se nuk ja dolen ne Amerike dhe duan te vijne ne mes te pilafit? Deri ku arriten ata ne Amerike? e te na e thone...Edi Rama bridhte rrugeve te PArisit dhe çfare beri? I papune dhe i pazoti per asgje.

Kete ta thote nje njeri qe e ka filluar punen ne Itali si hamall e ka vazhduar si mbledhes domatesh dhe ka arritur te behet drejtues nderrmarrje me rroga me 6 shifra (rrofte anonimiteti) dhe prej vitesh ka ndermarrjen e vet ku nepuneson (mes te tjereve) edhe amerikane. Dhe po te me thote njeri "kthehu dhe beju politikan ne Shqiperi" i pergjigjem: Politika ne Shqiperi u takon te rinjve dhe atyre qe mbeten atje per te luftuar kur ne ikem. Ne rrijme nate e dite me syte tek Shqiperia. Dhe Shqiperia do te shkoje perpara fale te rinjve por fale atyre te rinjve qe bejne ndryshimin me ide de programe qe nuk lene dyshim. Jo te rinjte e nomenklatures qe lejne perendimin se nuku ja dalin per tu futur n politiken shqiptare si qehajaj e sherbetore te bosseve qe u japin punen e postet. Si guxon ti te flasesh per gjyshen e asaj çupes qe na u fejua me njerin qe shiste fiq dhe meriton te behet ...minister. Ne Itali ka nga keta lloj politikanesh si Francesco rutelli, PierFerdinando Casini me shoke qe se kane nxjerre kurre qimen nga qulli dhe e kane kaluar jeten si yesmen. Obama eshte nje nga keta. Politikani i vertete i races duket menjehere. Bill Clinton, John Kennedy, Vladimir Putini etj i kane hallatet qe i peshojne kuintale dhe duken qe tutje...Kur te dalin kjo rrace politikanesh ne Shqiperi njerezit nuk do te kene dyshim dhe do te hihen perpjete nga qefi...

 

Keshtu apo ashtu ? OK, keshtu :

Shkrim fenomenal ! Nje mprehtesi mendimi per te zgjuar yjet ne qiell, nje gjuhe e paster sa te te shkojne te rrenqethura, nje rrjedhe e embel idesh sa te te duket vetja buze lumit e te heqesh breket per t'u lare, shkurt :

Falemnerit mer !

Per Nanon

Me nje brime i bien keta analistet.

Nano p.sh. eshte atrofizuar te dy tre tema e qendrime qe jane bere bajate ka kohe.

Nje nga problemet kryesore te shoqerise Shqiptare, sipas meje, eshte plogeshtia.

Ne kete kontekst edhe analistet na jane te plogesht. 

Nano p.sh. perton te beje nje ekskursion te shpejte mendor neper realitetin qe e rrethon; perton te hetoje, me mjetet e punes te gazetarit a te analistit te verteten rreth ceshtjes se ndasise breznore ne shoqerine Shqiptare.

Mjaftohet me kater dokrra te mykura qekur dhe ndonje shembull te sforcuar tip Savjano.

More po si nuk shkruajti njeri (duke marre shkas nga debati tv apo nga debati mbi debatin) per realitetin te rinj / te vjeter ne ndonje pale tjeter te shoqerise qe te mos ishte politika!?

Si nuk mori njeri mundimin te shkonte e te hetonte, p.sh., mardheniet te rinj/te vjeter ne boten universitare, ne administraten publike, ne boten e sipermarrjes, morepo ku ti tekej!

Po hic, te gjithe me nje brime!

A thua se shoqeria jone reduktohet tek ajo hic-politike qe na ka rene per hise.

Per "garden e vjeter"

Kujt i thote "garde e vjeter" analisti, une si lexues, nga shkrimi, nuk e mora vesh.

Po e pati kap njeri, le te na e shtjelloje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Per Gjon Cimen

Ato qe shkruan jane interesante, por...

Duke pohuar

Ti Mustafa, si gazetar province qe je, nuk e njeh Italine. Ose edhe mund ta njihje por nuk je i zoti.

Ti pike se pari sulmon individin Nano dhe kete ne pergjithesi e bejne njerezit qe kane frike te "sulmojne" (kritikojne konstruktivisht) idete e personit.

Dhe pasi ben kete, fillon te radhisesh me nje siguri arrogante nje seri opinionesh te asaj qe sipas teje ndodh ne Itali, duke i konsideruar keto si "E verteta Absolute".

Ok, Z. Nano mund te jete edhe gazetar province, por a e di cfare? Ai shkruan tek Shqipi!

Ti Z. Cima kush je? Dhe ne cilen gazete publikohesh?

 

Dhe se fundi, kur shkruan per te rinjte....

Me duket pa kuptim te thuhet qe ata lane Ameriken e sigurte per ti sherbyer vendit. Cfare Amerike lane ata? Mos u kthyen gje se nuk ja dolen ne Amerike dhe duan te vijne ne mes te pilafit?

... bie thjesht viktime e nje klisheje dhe paragjykimi (keqdashes) qe te ve ty ne te njejtin pozicion te atyre "paragjykuesve" italiane te cilet kritikon ne pjesen e pare te shkrimit.

 

Per nje pohim te jap shume te drejte Z. Cima...

Gjate gjithe kohes qe ka qeverisur Berlusconi dhe Lega (AN eshte parti serioze) nuk eshte bere gje tjeter veçse te krijohet nje armik imagjinar dhe te luftohet ai (armiku mi i kollajshem per te luftuar eshte ai qe ke shpikur vete) ne vend qe te çohet Italia perpara.

Eshte shume e vertete... nganjehere eshte me e lehte te perballesh me "armikun imagjinar"... ne vend qe te perballesh me idete e tjetrit.

Dhe kete e bejne shume mire provincialet e pagdhendur si ata te Lega-s dhe qytetaret diabolik si Berlusconi...

Ti, ne cilen nga keto dy tipologji njerezish e fut veten Z. Cima?

 

 

PS: A nuk do ishte e mrekullueshme sikur mendimi te ishte i zhveshur nga mllefi?

 Me aq sa kam shkruar me siper edhe per veten, ti ne çfare kategorie me vendos, Olsib?

Une marr pjese me qef ne debat. Ama, te rinjte qe dalin ne telvizjon ne vend qe te flasin per biografine e vet dhe te gjyshes apo per kreret e partive ku jane angazhuar te flasin per vizionin qe kane ata per Shqiperine.

Pastej te te them edhe se kush jam une.

 

Ne Shqiperi, (gjate shekujve te fundit), mendoj se nuk ka pasur dhe vazhdon te mos kete ende qytete Z. Cima, ne kuptimin klasik dhe modern te fjales, keshtu qe i bie qe te gjithe te jemi provincial. Kush me shume e kush me pak.

(Opsionin "qytetar diabolik" e shtova per te te ngaterruar, sigurisht smiley

E di si eshte puna Z. Cima?

Une mendoj se ky mllef e kjo shemti permbajtjeje e forme qe ka pllakosur gjakun tone eshte pikerisht rrjedhoje e ketij provincializmi qe na karakterizon. Pastaj pse s'kemi arritur te behemi qytetare e te krijojme qytete, por vetem konglomerate shemtie dhe injorance... kjo eshte ceshtje tjeter.

Le te pastrojme veten nga mllefi. Le te respektojme tjetrin. Le ta duam tjetrin. Le te besojme tek tjetri. Le te besojme tek vetja. Le te besojme!

Nuk mund t'i heqim vizen gjithe te rinjve Z. Cima sepse gjashte prej tyre nuk jane ende te gatshem per te bere politike. Nenvizoj fjalen "ende"!

... Le te kemi durim.

... dhe perseris... le te kemi besim!

 Zoti Olsib, marr pjese me deshire ne diskutim. Kuptoj dhe vleresoj faktin qe marr pjese dhe nuk censurohem ne nje blog te krijuar nga djem per te cilet kam respekt personal dhe mund te preken nga qendrimet e mija. Kjo nuk me ben aspak te ndryshoj qendrim. Sqaroj:

1- Kritikoj Mustafa Nanon si gazetar qe i propozon publikut shqiptar klishé te cilat, si gazetar, nuk i njeh. Nothing personal. Je gazetar, flit per problemet qe njeh mire. Nano, si njeri nuk e njoh, nuk me pelqen si gazetar megjithese eshte me i mire se shume te tjere ne Shqiperi. Gazetaret Shqiptare jane te klasit te pare nga lloji i trete. Ne Itali, me vdekjen e Montanellit, situata eshte pak a shume e njejte. Ne Angli eshte krejt ndryshe. 

2- Te rinjte: te tregojne vizion, ide per te ardhmen dhe jo biografi qe i perket te shkuares. Ne Amerike me rrogen si nepunes jetohet si qen. Ky nuk eshte argument per te kerkuar poste. Nuk jepen postet dhe votat me besim. Leadership-i rrembehet me forcen e argumenteve. Asgje personale. Erjoni dhe Blendi te fillojne te flasin se si e ardhmja e Shqiperise eshte ekonomia e lire qe Saliu e me shoke nuk e njohin (shembuj dhe satire) dhe se si te rinjte dijne si ta çojne Shqiperine drejt te ardhmes se kane nje vizion (fakte konkrete), i kane syte me te forte dhe dine te shohin me mire, pastej edhe si mendje e fresket mesojne me mire nga vizioni qe shohin. Nuk mund tu japim poste dhe besim se njeherit ministra do te mesojne...e kemi par sa kane mesuar Enveri me shoke te cilet kishin "lene perendimin" per te miren e popullit. E pame edhe si perfundoi populli. E kishin lene se nuk ishin te zotet te jepnin as edhe nje provim te vetem dhe nuk ishin te zotet per kurrgje. Nuk kishin punuar nje dite ne jeten e tyre. Edi Rama ishte ne boten e ekonomise se lire dhe sa dite ka punuar? Le ta tregoje librezen e punes...E di mire se ne ate kohe shkoja shpesh nga Italia ne Paris per pune. Dhe haja darke ku e si te me donte qejfi. Edi e ka thene vete (TIME): ne Zvicer nuk do te beja dot politikanin, por Shqiperia eshte ajo qe eshte dhe ketu une funksionoj. A e din ti Olsib ndryshimin? Svizra eshte nje vend tipik i ekonomise se lire. Nga te paret ne bote. Shqiperia eshte nga vendet e fundit ne bote ne ekonomine e lire dhe nga te parat ne korrupsion. Sheh ndonje lidhje ti Olsib? Asgje personale, thjesht çeshtje principi. Une, po te votoj, sigurisht do te votoj per Edi Ramen dhe Erjon Veliajn. Edhe per Blendin do te votoja, ne kete situate, se me duket djale i mençur por kjo nuk e ndryshon ate qe kam shkruar me siper. Po te votoja ama.

2/A- "Le te pastrojme veten nga mllefi": Nuk ka asnje mllef ne ato qe shkruaj, vetem çeshtje parimi. Une nuk merrem me politike. Bej vetem ate qe kam zgjedhur te bej dhe perpiqem ta bej sa me mire. Jo vetem qe nuk i heq vizen te rinjve por i jap te gjithe perkrahjen time (per aq sa vlen). Por Erjon Veliaj te mos i beje komplimente ne televizjon FAtos Lubonjes, nje analist arkaik qe ja nis te flase nga maja e Olimpit, hutohet rruges dhe ne fund thote pako gje, pak fare. Erjoni te mos merret me biografi por te tregoje vizion.

Olsib, Po sikur politikanet me eksperience te ofrojne me shume vizion se Erjoni me Edi Ramen kujt duhet tja japim voten?

Ajo Xoxja nuk gjen pune ne firmat perendimore me ate qe pashe une ne TV. Ta ta ta, gjyshja ime...une, ti, ai, ajo...Xoxja eshte aty se e kane terhequr nga krahet si dhe ajo Ayteresa qe e moren 18 vjeçare kur u duhej dhe e heqin per Xoxen kur i duhet etj etj. Keto jane menyra dhe mjete te PiPiShi-se. E din ti Olsib cila eshte PiPiShi-ja? Ata vinin mjelese, keta vejne seksuriqe.

Te kerkojne vend ne politike mbasi te kene mesuar dhe jo perpara. Se po ti japim postin perpara jo vetem nuku mesojne me, por edhe pengojne ata te rinj qe e meritojne. Dhe po qe se e meritojne, ta lejne gjyshen dhe fiqte, dhe ta tregojne vizion.

2/A-"Le te respektojme tjetrin. Le ta duam tjetrin."

Meqe me pyete se kush jam. Ata qe jetojne me mua e dijne se ne momentin qe nje konkurrent/kundershtar i imi eshte ne pozite te keqe (karriere apo shendeti apo ndonje hall tjeter) çdo kundershti pezullohet dhe ai njeri kthehet ne nje te afermin tim dhe i ofrohet çdo ndihme qe mund ti jap. Sapo e merr veten konkurrenca/lufta fillon prape. Asgje per tu mburrur, huq shqiptari.

Shqiperia ka nevoje per zotnilere. Dhe zotnileret nuk i mungojne Shqiperise. Mezi pres te dalin ne skene. Do te shohesh se askush nuk dyshon kur ata shfaqen.

Te falem.

Gjon Cima

 

 

 

jam dakord me nanon ne nje pike .   te na hiqen sysh keta analiste te gardes se vjeter se na jane bere tifoze partish dhe lepiresa bytheliderash e nano eshte numri nje ne kete pune

``...ne, shqiptarët, jemi ndër popujt më reaksionarë të Evropës e të botës; ne nuk e duam prurjen e re, ne kemi frikë prej risive, ne kemi frikë prej ndryshimit. Neve ndryshimi na kall datën, na fut të dridhurat, na shushat, na prish rendin e gjërave. Ne dashurohemi lehtësisht me status quo-në, edhe kur kjo status quo nuk është gjë tjetër, veçse një regjim i vazhdueshëm mjerimi, pasigurie, banditizmi etj...``

 

Kjo qe thote Muci qendron, ndonse eshte per te ardhur keq. Politika e vjeter ketu, me shume prodhon propagande, jo ide ekonomike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).