Dosja për Gërdecin dorëzohet në Gjykatën e Lartë

TIRANË- Dosja hetimore për tragjedinë e Gërdecit është dorëzuar në Gjykatën e Lartë. Ashtu si kishte deklaruar një ditë më parë, Prokuroja e Përgjithshme, Ina Rama, dosja ishte e përfunduar dhe dorëzimi do të bëhej shumë shpejt, sot ajo është dorëzuar për gjykim.

Hetimet 12- mujore të shpërthimit tragjik në ish-repartin e tankeve në Gërdec janë mbyllur zyrtarisht ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas të dhënave janë identifikuar 28 persona, si përgjegjësit kryesorë për pasojat e shpërthimit të 700 tonëve barut në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec mesditën e 15 marsit të 2008.
Listës së 28 të pandehurve i prinë ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-lejtnant Luan Hoxha duke u ndjekur më pas me ish-vartësit e tyre.
Sipas këtyre burimeve, të 28 të pandehurit ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme, kanë ndikuar me veprimet dhe mos veprimet e tyre në shpërthimin tragjik të kësaj punishteje, që solli vdekjen e 26 personave dhe mbi 300 të tjerëve të plagosur.
Që nga data 20 shkurt, ditë kur është njohur zyrtarisht me aktet hetimore avokati i të pandehurit Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, grupi hetimor ka vazhduar me të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje, duke i njohur një nga një me të gjitha aktet e hetimit që ndodhen në fashikullin e dosjes.

TË PANDEHURIT DHE AKUZAT:

1. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tenderë"

2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, "shpërdorim detyre"

3. Agim Lala, ish-zv\Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, "shpërdorim detyre"

4. Shpëtim Spahiu, ish-Komandant i Forcës së Bashkuar, "shpërdorim detyre"

5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, "shpërdorim detyre"

6. Ramadan Tartari, ish-drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, "shpërdorim detyre"

7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit të Legjislacionit, "shpërdorim detyre"

8. Ardian Mullahi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, "shpërdorim detyre"

9. Adriatik Mema, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, "shpërdorim detyre"

10. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit, "shpërdorim detyre"

11. Dashnor Çaushaj, kryetar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, "shpërdorim detyre"

12. Zenun Fero, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, "shpërdorim detyre"

13. Hysni Coçka, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, "shpërdorim detyre"

14. Hilmi Laçaj, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, "shpërdorim detyre"

15. Fari Toska, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, "shpërdorim detyre"

16. Rezart Tërshana, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, "shpërdorim detyre"

17. Besnik Dauti, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, "shpërdorim detyre"

18. Agim Babameto, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, "shpërdorim detyre"

19. Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh për "falsifikim dokumentesh"

20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan për "falsifikim dokumentesh"

21. Gëzim Oshafi, anëtar i Komisioni të çmimeve të municioneve të rënda, "shpërdorim detyre"

22. Denis Hajdari, anëtar i Komisionit të çmimeve të municioneve të rënda, "shpërdorim detyre"

23. Jorgo Mino, anëtar i Komisionit të çmimeve të municioneve të rënda, "shpërdorim detyre"

24. Fatbardh Kuçi, anëtar i Komisionit të çmimeve të municioneve të rënda, "shpërdorim detyre"

 

TË PANDEHUR NË BURG

25. Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash"; "shpërdorim detyre" e "falsifikim të dokumenteve" në bashkëpunim dhe "shpërdorim detyre" nga Kodi Penal Ushtarak

26. Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë "Albademil", "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash" dhe "shkatërrim prone" në bashkëpunim

27. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqërisë "Albademil", "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash"dhe "shkatërrim prone" në bashkëpunim

28. Sokol Ngjeçi, ish-inspektori i ndërmarrjes shtetërore "MEICO", "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash" dhe "shpërdorim detyre" në bashkëpunim

2 Komente

Te ben pershtypje nje "detal" i vogel . Shkollat Ushtarake qe nxirrnin specialiste ushtarake ( e theksoj ushtarake sepse ka shume rendesi) per municion armatimet nuk ekzistojne prej vitit 1991..... Nga nr 11 deri 18 dhe 21 deri 25 me perjashtim te paket mund te gjesh nje USHTARAK...Te gjithe jane militante PARTIE pa asnje lloj edukate USHTARAKE...Pervecse vartesise nga MIN .e MBROJTJES ,ketu nuk sheh asnje lloj individi te PERGJEGJSHEM per te kundershtuar URDHRAT qe jane ne kundershtim me LIGJIN sic e kishte USHTRIA POPULLORE . Ishte i vetmi rast qe pranohej kundershtimi i urdherit dhe USHTARAKET sidomos atat te ARMATIMT ishin shume skruopuloze ne zbatimine kesaj direktive .Ndryshe ata qe ne veprimin nr1 shkonin ne BURG e jo me te nxirrnin 32 urdhra MIXHISTE qe i tund si trofe  DEBILI . Del shume qarte se "rrethimi" qe Ju ben Politika ushtarakeve te vertete me "civil moracak" , eshte forma me tipike e presionit per te prishur e shkatruar edhe ate pak gje qe u trashegua si HONOR USHTARAKU. Nivel i Ulet  per PROKURORINE ne se nuk arrin ta zbardhe kete detal ku MIXHIZMI e mbulon me ulerima duke bertitur....Eshte problem ushtarak . Eshte problem POLITIK dhe vetem POLITIK i ushqyer nga BABEZIA e gjakpiresve MIXHISTE.!

Besoja se elita e poliyikes dhe me shume ata qe qeverisin kete vend kane nevoje urgjentishte pert nje kur te forte kunder psikopatepsiqike.......   smiley

Sa kafshe paskeshim qen e nuk e  paskeshim dite.......????

Nje tufe gomeresh me lloj lloje grade e ku di une te kene kryer me menyren me abstrakte kete krim banal ku moren meqafe jete te pafajshmish vetem per pare....... Harram ju qofte..... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).