Doktrina jonë ekonomike

Jam vërtet e lumtur sot që i drejtohem Asamblesë Parlamentare të Euro-Mesdheut si kryetare e Parlamentit shqiptar, si dhe t’ju paraqes një përmbledhje të shkurtër të situatës ekonomike të Shqipërisë në kontekstin e krizës globale.

Në më pak se dy javë, në samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Kehl, Strasburg, vendi im do të bëhet anëtar me të drejta të plota i Aleancës së madhe të lirisë dhe sigurisë. Në këtë periudhë të ndryshimeve globale, NATO-ja po merr një dimension të ri. Në skenën e botës së sotme, në këto kohë krize, NATO-ja po kthehet në një garanci unike dhe të magjishme për parandalimin e trazirave shoqërore ose të këqijave më të mëdha.

Sot Shqipëria është me të vërtetë një vend i sigurt që reflekton paqe dhe stabilitet për të gjithë rajonin. Në renditjen e Transparency International Shqipëria la pas 95 vende në luftën kundër korrupsionit.

Prej tri vitesh, Shqipëria është nën efektin e një revolucioni të vërtetë fiskal. Si rezultat i luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, është bërë e mundur rritja e të ardhurave të buxhetit me 23%, është realizuar një rritje e pagave me 68%, ndërsa pensioneve me 40%, investimet publike në infrastrukturë janë rritur katër here; janë kufizuar abuzimet dhe reduktuar kostot administrative me 30%; ndërsa taksat janë ulur duke arritur në një nivel të taksës së sheshtë 10%.

Shqipëria ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.

Rritja ekonomike për 2008-n ishte 6%, ndërsa shkalla e inflacionit 3%. Raporti më i fundit i Bankës Botërore “Doing Business” e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në mundësinë e bërjes së biznesit dhe kjo, natyrisht është një matës i rëndësishëm i progresit të arritur.

Lidhur me tablonë e ekonomike të Shqipërisë në kontekstin e krizës globale botërore, vetëm pak ditë më parë, institucioni më autoritar në këtë fushë, FMN-ja, vlerësoi Shqipërinë ndër vendet e pakta, ku pritet rritje ekonomike pozitive për 2009-n.

Shqipëria nuk pritet të preket nga kriza, por do të preket nga pasojat e kësaj krize. Sipas FMN-së, edhe kur flitet për ngadalësim eventual ekonomik, ky paraqitet shumë normal parë në kontekstin e krizës globale.

Politikat fiskale të guximshme dhe doktrina jonë ekonomike - e investimit prej 30% të buxhetit në rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, arsim; e rritjes së pagave dhe pensioneve; e rritjes së të ardhurave; dhe e përgjysmimit të taksave - rezultuan shumë të efektshme, duke e bërë ekonominë tonë jo vetëm një ekonomi të fortë, por edhe duke arritur ta shpëtojmë ekonominë tonë nga vala e parë e krizës globale.

Për sa i përket sistemit bankar në Shqipëri, i cili vlerësohet si një sistem i kujdesshëm, ai nuk është prekur nga kriza dhe ne shpresojmë që bankat që operojnë në Shqipëri, do të performojnë po ashtu në mënyrë të kënaqshme edhe në të ardhmen në tregun shqiptar.

Ndërsa sistemi bankar paraqitet në situatë të mirë, sistemi financiar dhe investimet janë në klasifikime të kënaqshme nga FMN-ja: vlerat monetare të vjela nga privatizimet e fundit janë shumë të konsiderueshme dhe kredia e marrë nga qeveria e bëjnë buxhetin e shtetit të jetë një faktor stabilizues për ekonominë tonë.

Për të balancuar uljen e vogël të nivelit të remitancave dhe të eksporteve, qeveria ka përgatitur draftin e buxhetit për vitin 2009, i cili përfshin një paketë stimuluese për të siguruar stabilitet financiar dhe për të parandaluar që ekonomia reale të ndikohet nga rreziqet eventuale.

Së fundmi, nëse nga pikëpamja e prekjes nga kriza financiare të aktiviteteve tona ekonomike vlerësohet se nuk ka arsye që ekonomia shqiptare të preket direkt, një gjë nuk duhet nënvlerësuar, impakti psikologjik i vendimeve që marrin individët për të abstenuar nga konsumi apo për të ulur nivelin e konsumit të tyre.

Krahas kësaj paketë anti-krizë qeveria shqiptare po mbikëqyr me kujdes impaktin e krizës financiare botërore në ekonominë tone. Qeveria shqiptare është e angazhuar për të mos lejuar asnjë denatyrim ekstrem të parametrave të ekonomisë shqiptare.

Ndërhyrja e qeverise shqiptare në këtë kohe të krizës globale, pavarësisht se Shqipëria nuk është prekur nga vala e asaj e parë, ka qenë gjigande. Paketa e saj stimuluese, në parandalimin e çdo goditjeje të mundshme mbi ekonominë reale arrin në masën 10% të GDP-së.

Ndër ndërhyrjet më të rëndësishme mund të përmend:

1- garantimi i depozitave bankare nga 7000 euro në 25 mijë euro për çdo klient

2- në buxhet mbahet e paprekur një kontigjencë prej 2% të GDP-së

3- ulja e taksës së punës me 25%, me një efekt prej 0,8% të GDP-së

4- Për të mbështetur industrinë e ndërtimit dhe të pastrehët kemi vënë në dispozicion një fond tjetër që do të përdoret për blerje apartamentesh banimi me një vlere prej 1,5% të GDP-së. Qytetaret do të paguajnë vetëm principalin, kurse interesat do të përballohen nga buxheti i shtetit.

5- kemi marrë një kredi tjetër me vlerë sa 2% të GDP-së.

6- kemi rritur me 1% të GDP-së mbështetjen në biznes e në investime.

7- nga privatizimet në proces pritet t’i shtohet buxhetit një fond tjetër shtese me një vlerë që arrin në 2% të GDP-së, duke arritur kështu në total një vlerë prej 10% të GDP-së.

Shqipëria, një vend evropian e mesdhetar, një vend që 18 vite më parë ndryshoi sistemin e që 12 vite më parë kaloi një krizë nga piramidat financiare, ka kuptuar se të tilla kriza kërkojnë rregulla të domosdoshme, reforma urgjente dhe reformatorë të guximshëm. Nga eksperienca jonë kemi mësuar se historia e ndryshimeve të mëdha flet për epoka besimi.

Por në kohe të krizave të tilla, ekonomia botërore ka nevojë për reforma të mëdha dhe reformatorë të mëdhenj, ka nevojë për guxim të madh, për rregulla të reja. Ka nevojë për “Testament të ri”.

*Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Fjala në Asamblenë Parlamentare të Euro-Mesdheut në Bruksel

10 Komente

"Dhijata e re" apo e ...fundit?

Ed,

Lexoje , lexoje mire.

7- nga privatizimet në proces pritet t’i shtohet buxhetit një fond tjetër shtese me një vlerë që arrin në 2% të GDP-së, duke arritur kështu në total një vlerë prej 10% të GDP-së.

 

   smiley

E ka fajin përkthyesi aty smiley

P.s: edhe "dhijata" nuk kishte të bënte me "testamentin e ri"... por me t'shoqen e sqapit smiley

Marrje marrje.

Po kjo keshilla ketu per G20 ishte me vlere  :

Shqipëria, një vend evropian e mesdhetar, një vend që 18 vite më parë ndryshoi sistemin e që 12 vite më parë kaloi një krizë nga piramidat financiare, ka kuptuar se të tilla kriza kërkojnë rregulla të domosdoshme, reforma urgjente dhe reformatorë të guximshëm. Nga eksperienca jonë kemi mësuar se historia e ndryshimeve të mëdha flet për epoka besimi.

 

Kjo eshte etalon etalon . smiley

Mua më "pëlqeu" kjo:"NATO-ja po kthehet në një garanci unike dhe të magjishme për parandalimin e trazirave shoqërore ose të këqijave më të mëdha." smiley

Ta kishin thënë ata të rinjtë e Partive, do të dukej një gomarllëk i entuziazmit rinor smiley , por këtu GJUHA institucionale mungon më tepër se Gjuha e të rinjve në debat.

Bravo, Bravo, Bravo!

Qeveria me e sukseshme ne historine e post '90.

ah josi, josi,

kush t'i pergatit keto fjalime, a derbardhe? Kriza ekonomike e nisur me anetaresimin ne NATO, per t'u lavderuar me cmimin "hip ketu...e shih kodra pas bregut". Si arrin ne 10% GDP, mua me dalin 7,8%, ku jane 2.2 % e tjere?

Kush eshte "Testamenti i ri"? Mos eshte ndoshta ndonje praktike ekonomike qe ende s'me ka rene rasti ta studioj?

Ka ndonje foto a filmim para kujt flet Jozi ? Se ka rendesi shume kjo pune . Nisur nga praktika e Memedhembjes dhe asaj si Spikere me te drejte urdhri "per tekniken"... smiley  mos kur ka filluar te flase kjo dikush ka urdheruar "teknika " smiley

Jozi flet per doktrine ekonomike!!!! Which way to the vomitorium???

Which way to the vomitorium???

Vazhdo DJATHTAS!!! smileysmiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).