Diçitura 33

Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë qe i përshtatet sa më mirë fotografisë së radhës.

80 Komente

Ikja e Trurit

ose Fast Food (for Thought)

a mund te porositim online?

Dicitura:

- Myslym Shyri, Partizan i kultures dhe i Fashionit smiley

- Makina e vjeter mban libra te mire (ne kontrast me foristraden lluksoze mbrapa)

- Kush nuk lexon, fotografon

- Garda e re e ka lene Tiranen pa vend parkimi

- Mos shih librat, po shih rrugen se aty ka ca pellgje me uje

- Ua dhe une kam kaluar aty...

- Jam kaq i varfer sa po mendoj te shes dhe librat e mi, po s kam makine

-Jo, biçikletën nuk e shes!

Po mire kur bie shi  si i vete puna?

thotë pronari i maqinës: Librat ndriçojnë mendjen dhe rrugën. (me fitimet, rregullon fenerët e prishur)

një tjetër: Anës bllokut i paparë!!

ok, ok... edhe një tjetër: Makina e memorjes

 

"Ky eshte vetem fillimi!!!"

 Tani po pati ndonjeri ate fjalorin e kuq shqip-shqip ta hape sa me shpejt e te na e thote si shkruhet se ben vaki dhe e nderrojne ne blu smiley

Kjo foto me kujton babane e nje shokut, qe shiste libra poshte pallatit.  Nuk kishte kete zgjidhje origjinale si tek foto, por i vendoste librat mbi kutira boshe.  I them nje dite: "Hè, xha Fadil, si te shkon shitja?". Me fytyre te pikelluar ma ktheu: "Eee  more bir, jo mire..., jo mire, c´t´i besh(!), ata qe kane leke nuk afrohen, kurse ata qe i duan ndalojne, i shohin dhe largohen pa blere".

Dicitura ime eshte ajo e xha Fadilit.

ky ktu?

 

Blini SOT, neser s'jane me ktu!

 

  • 1. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushë të caktuar; gjithçka që dihet për botën që na rrethon, njohuri; dituri, shkencë. Dije të thella (të shumta, të plota, të sakta). Dije marksiste. Dije shkencore. Dijet e nxënësit. Përhapja e dijes. Kontrolli (vlerësimi) i dijeve. Fronti i dijes. Në lëmin e dijes. Dashuria për dijen. Ka nevojë për dije. Shton dijet. Merr dije. Flet me dije flet me urti, me arsye të shëndoshë.

Ne c'do rrethana dhe kushte........  smiley

"Shesim anti-diell". Kur te dilni nga restoranti, e kur te keni fryre plencin mire, e dielli te jete ne kulm, makina juaj do te jete e fresket si asnjehere me pare.

Nxitoni ! Nje meter katror, vetem 500 leke !

Urdheroni mos refuzoni blini DIJE ...........

Ketu oferta speciale.....

 

kur ndyhet rruga nga libri? apo libri nga rruga?

Makina e dijes. E parkuar e harruar...

Desha te ikja, por me terhoqi fjala e Des-it. Pse e shikon si fundin e nje kombi? Une, per vete, shoh anen pozitive... librat aty tek makina, apo anes rruges blihen gati gjysme per gjysme me cmimet qe jane neper librari. Ok, aty nuk gjen "best sellerin" e fundit, por ama gjen ca libra te vjeter qe te kenaqin shpirtin. Une i frekuentoj shpesh vende te tilla dhe kam gjetur goxha libra interesante, qe librarite o nuk i kane, o i shesin shtrenjte.

Ah, se harrova: E mbani mend tregimin "Bukinisti"? Per mua, kjo eshte dicitura.

Degjo Aida, me sa kam lexuar ketu ti me pelqen, je vajze inteligjente dhe me nje fare stili. Ti deshiron te shikosh anen pozitive dhe e shikon, me shume per te bindur veten se sa te tjeret. ( sipas meje )

Ketu nuk eshte problemi nese shiten best-seller apo jo edhe me çfare çmimi. Kush do librin shpeshere adhuron librarite e vjetra si une vete, librat qe kane vite ne supe e jo aromen e fabrikes. Mirepo kjo qe shikoj ketu - per mua - eshte poshterimi i librit.

Madhesine e nje libri nuk e ben aq shume historia apo trama por edhe menyra se si te tjeret e shohin. Libri, dashje pa dashje, eshte edhe simbol. Si e shikojme ketu? Te hedhur ne indiference. ( ta marre dreqi, kjo fjali me doli keq thu se jam ne gjimnaz po ec me )  Asnje grimce identiteti. Kjo ne nje epoke ne Shqiperi kur jemi aq injorant sa nuk e dime as se sa analfabet kemi. Koha kur duhet investuar ne Arsim.

S'ka imazh me perfekt per te treguar gjendjen ne te cilen ndodhet ...le te themi "kultura" jone.

Mund te thone qe ketu ka folklor edhe dashuri per librin. S'eshte e vertete. Kjo foto eshte dashuri per librin, ne nje librari te shkaterruar nga bombardimi nazist, jo kjo makine.

Pa folur pastaj fare per problemin social, se ky eshte katandisur ky njeri te shesi per dy lek libra qe kushedi me sa pasion ai apo te tjere i kane blere, kalimtar shpesh indiferent sepse libri ska bluetooth, pluhur. Ben kulture jo ne emer te kultures po ne emer te mbijeteses.

Gje tjeter, une nuk mund te besoj qe 30 e ca peshq qe mendoj se jane njerez inteligjent kane komentuar duke kapur vetem anen komike dreqi t'a haje tani.

Kaq...per tani.

 

e ke me te tjeret kete te fundit, se une s'kam komentu anen komike

ore mos ja derdhni brenda muhabetit sepse nuk mund te merret nje makine me libra anes rruges per indikator te kultures se nje vendi sepse ne cdo vend te evropes e perendimit te shkosh ke per tgjet libra qe shiten rruges... kshtu qe nuk mund te fillosh te terheqesh paralele midis shijtes se librit rruges e vdekjes se kultures se nje kombi se rezikon te tingellosh si tip snobi a kupton? ose rrezikon pastaj ne aspektin me filozofik ti kushtosh vlere te tepert librit e ta kthesh ate ne fetish e jo ne medium te dijes (pra instrument) sic duhet te jete... kshtu e mendoj..

Po çfare merret atehere? Marrim Ministrin e Kultures? Marrim sa libra filma shqip shiten jashte. Makina & librat keshtu jane senjal, s'thashe qe jane Prova Biblike/Kuranike.

 

Une mund t'a kem gabim por  them thjeshte qe

Liber --------> Arsim------> Kulture ---------> Perparim

Letersi e vjeter...

Pas suksesit jashtezakonisht te madh te librarise "Ismail Kadare", ne Tirane ka dale ne shitje MAKINA  "Ismail Kadare" prodhim i vitit 2009..     smiley

edhe kultura mund te blihet me skonto!

 

une personalisht sa here kthej ne shqiperi kam me vete nje cante me libra te blera ne bankarela. dhe e kam bo nje biblioteke. kur te blej makine do dal te shes edhe une. tek tuk ndonje liber blej nga keto qe bejne 15 € e lart. po keto do i mabj te bufeja te dhoma e pritjes se kane kopertine qe shkelqen.

ne albisola marina, ne rivieren ligure nje nga pikat me te nxehta te turizmit italian eshte njeri qe shet gjithe veren libra me bankarele. ne darke i mbulon me plasmas ne mengjes i shtron e shet. libra qe ne cfaredolloj menyre i kane ngelur ne dore. por kjo eshte menyra me e mire  e lire per te lexuar klasiket. do ju rekomandoja ta benit nje xhiro kudo ku shiten libra ne bankarela. edhe te ato qe shesin te 4 shkurti (shesin akoma apo i kane hequr se prishin imazhin?).  

LIBRARI "VOLKSWAGEN"..!!!!p.s. mua mè duket volkswagen ky..apo gabohem? ndoshta mund tè jetè edhe fiat...booooo..

fyi. ne libra te mire shum kom rastis ne nje pazar te hapet qe bohet te rruga 68, midis York dhe 1-st ave. over weekends.

worth checking on it.

Ne NY kane lezet te madh ato tendat e librave ne 6ave dhe West 4th. Dhe ndodh qe shitesit te jene fort te ditur dhe kane nje respekt te madh per librin dhe e shikojne rolin e tyre si mundesues (enablers) qe leximi te gezoj me shume popullaritet edhe jashte akademise aty prane (NYU). Jane nje pjese e komunitetit te Universitetit dhe ndodh qe ndonje edhe mund te te jap nje leksion per jeten qe ska profesor ne NYU te ta mesoj. Ne pranvere, kur libraria te merr frymen, ulem ne park dhe u marr hua ketyre ndonje liber. 

Ka shkrujt Mitchell Duneier nje liber fantastik (Sidewalk) per pikerisht kete.

http://www.amazon.com/Sidewalk-Mitchell-...

Sa gjate i kemi rene per te arritur deri ketu.

    Un  jam  dakort  me  ( AIDEN )  mas  ta  shohim  vetem  me  negativitet , sepse  në  qytetin  që  jetoj   un,  qarkullon  nji  ( fugon  librari  )  dhe  i cili  frekunto prej   shumë  admirusve  te  librit .  

Boh, une shoh nje popull te varfer qe mundohet te nxjerre buken e gojes ne cdo forme te mundeshme. Gjynah!

Shitet kulture ne levizje , per inteligjence TRANZITE .

Diçitura:Mos i shif makinen,por syprinen.

Blej nje makine te vjeter, merr njeqind libra falas, kortezi nga Joti (pronari)

encyclopedia albanica - thrills on wheels

losto, ia rrasim me bejte? se s'paska roje me duket

 

Jam dakord o jam dakord

Ha spinaq bohem i Fort

dashnoren e kam si torte

Jom i shpejte si Konkord

 

Nuk lexoj, s'du me ja dit

Kom nja i muj qe jom merzit

Luj me zemren hidh e prit

Kom dhe nje makin per t'shit

 

Si i bohet ma thoni ju

Pi raki s'bohem dot dru

Eja mblidhuni ketu ketu

Kjo goca ka nai gjo me mu???

 

Libri sot s'lexohet mo

Mjer ai qe s'me kupto

Kush lexo, osht karallo

Dhe praktika e deshmo

 

Politike boj sonte daj

Se vijne zgjedhjet me pastaj

Do te shkojne punet vaj

Kush nuk qesh neser do qaje

 

Politika osht perri

Mund te rrish gjith diten shtri

Nuk te len asiher pa pi

Do kesh goca me u mpi

 

Politika osht sevdaja

Per kto punet e medhaja

Nuk mungo najher paraja

Vjen me tepsi bakllavaja

 

GJeje pra ndonje parti

Permbi libra me mos rri

Je dhe gjith ky cun i ri

U bone nje vit pa q*

uo sollnoks, pa bejte s`rrihet

roja mpihet, politika *ihet

ndrroje torten

bashk` me shporten,

e bohu dru pa pi raki...

 

libra s`lexohen, ato stivohen

e perdoren per mballoma

per ilustrime qe s`mbarohen,

kullufa per tjetrin qe s`je ti.

 

jemi te qashter shqiptarisht

s`durojm padrone edhe tirane

prit se u ngatarrova internacionalisht,

ritmikisht, gramatikisht.

 

Pun`t e vogla, pun`t e medhaja

me brekushe geishash sevdaja,

duhet sperdredh, pastaj me e shtri

qi qi qi, qi qi qi qi - Gonggg dinasty

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

po s'i latë dy dur' bashkë

s'humbka ag-ja nëpër kashtë

një pinprick në të qendisur

papercut është i bezdisur

e gërric përcip' mëlçisë

at' që libra do t'lëçisë

dhe në grevën e urisë

dhe në vaktin e komshisë

se, halle - halle njerezia

ca s'i ze nata, ca s'i ze rakia

ca s'i ze gjumi, ca s'i ze dashnia

 a je mo per bejte Sol-efendia? 

erdhi nata, iku dita

pas ekranit sec te prita

nje ore dy, sec u pipita

me fund erdhi flor hida

 

dhe s'u dhashe nga arresti

nga burgosjet, nga incesti,

ato qene vetem preteksti,

se ne fund erdhi losttexti

 

dilli notes me dashnore

flet si korbi nevermore

diversione armiqsore

emision me tem rinore

 

u bo puna si pilaf,

se per librat s'tham i llaf,

nje passat si qen i rraf,

solo jepi nji berdaf.

Fush-atë në mal-esi

ndër-euro-shqiptare

s'u leka politika

osht bo si cigare

ca e pinë me t'dredhme

ca si femna t'tredhme

ca puro-debila

ca dopio-filter kopila.

Ca çelin zymbyla

ca zgjohen bylbyla

ca te knojne Hegel-in

ca t'shkurtojnë tegelin

ca ta lypin votën

ca t'martojnë motrën.

I herë n'kater vjet

t'gjith morin abdesin

ca hecin i hap mbrapa

ca i hap para mbesin.

ca shtrydhin limona

ca shtrydhin miletin

t'gjith e kon i stil

si paren ta qesin.

 

Ups! E paskom kthy bosh kovën.

Gjith kët fjalim, e s'kom përmen Kosovën.

 

 

no bejte in horizon. po e myll ka ana jeme tuj pershnet gjith lexusit sypatrembur te librave me fytyra te vrerosura me kongen oh darling te knume nga bitellsat. mos ju humbte ex libris kurr! turqeta ene notnemir!

 

Oh! darling, please believe me
I'll never do you no harm
Believe me when I tell you
I'll never do you no harm

Oh! Darling, if you leave me
I'll never make it alone
Believe me when I tell you, oooh
Don't ever leave me alone

When you told me
You didn't need me anymore
Well you know I nearly broke down and cried
When you told me
you didn't need me anymore
Well you know I nearly broke down and died

Oh! Darling if you leave me
I'll never make it alone
Believe me when I tell you
I'll never do you no harm
(Believe me darling)

When you told me
You didn't need me anymore
Well you know I nearly broke down and cried
When you told me
you didn't need me anymore
Well you know I nearly broke down and died

Oh! Darling, please believe me
I'll never let you down
Oh, believe me darling
Believe me when I tell you, ooo
I'll never do you no harm

hiqi librat

fute marshin

jepi gaz

fillo avazin

 

ne te mire

e ne te keq

gjithe merzine

bejtja ta heq

 

hiqi librat

futja kenges

te terheq

soli prej menges

 

soli vogel

do llokum

e ka peshku

si pellum

 

hiqi librat

futja bejtes

stop dremitjes

edhe fjetjes

 

 

                               Shoke kemi ne mes´tene

                               shume peshq mergator

                               ca inglisht e ca taljonce

                               e lan shqipen ne sirtor. 

 Kur te vim prap tek  Tema

 pooooo, do bejme komentar;

 ilirishtja esht´e jona

 o sa mir me ken shqiptar.

 

Parkim spektakular

"E ku pyet shqiptari per krize globale!"

Floro! Ku eshte blogu jot ktu te peshku mer???   smiley    smiley  

po e kishim kollaj me ato prurjet automatike. gjynof mer qe nuk po e shoh. cfare, vetem gerr-veeret e Sales dhe Edit dhe te Huan Maria Kramseve do gjallojne ktu mer?    smiley  

Brother, where art thou?!  smiley  

pls, get back to where U once belonged!!!!

Parula mbi dyqanin prapa makines librari thote "Men"

Nuk dija qe ne shqiperi shiten edhe burra.

librari ambulante.

kush gjen parkim, krijon treg.

nuk kam frymezim.

 

 

po te ishte ne NY kjo foto, do gjendej kollaj dicitura...

 

we lost our lease...

Inventiviteti i popullit arsimdashes Shqiptar......smiley

edhe me pergjysmimin e taksave per biznesin e vogel prap dhe prape nuk vune mend keta njerez......smileysmileysmiley

I vjeter por i ditur smiley

Dija e kohes se tranziscionit, pasi shetiti anemban per tu mbushur mendjen njerzeve, per tu reklamuar me te drejte si ushqim shpirteror i tyre, per t`u shitur , ne fund u lodh se nuk ia vari njeri, dhe ka zene nje vend parkimi.

Pronari: Besoj se me ket lyerje qe i kam bere (duke vene librat siper) do ja fus kesaj fuoristrades ne krahun tjeter

Kush lexon ,parkon!

makina e memories

Dijet, perjashta ne shi...

Banditizmi dhe injoranca ne Rogner, kafe pi...

  1. Mobile Library
  2. Wasted knowledge, wasted car
  3. Dont judge a car by its cover

3. me pelqeu smiley

Hi mate, good to see u around honey smiley

Kush tha se makinat vetem ndotin?!

Urban culture.

 

dhe dritë e diturisë, përpara do të na shpjejë.

ça fati qe kan kta librat, çdo mengjes shikojne kembet e mia....

 

Pse s'i nxjerr tek Kopertina VIP, mi goce?! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).