Dëshiron një botë më të mirë, më të sigurtë? Bëj punë vullnetare

Të thuash që pjesëmarrja në Korpusin e Paqes na ndryshoi jetët, botëkuptimin dhe mënyrën e punës si antarë të Kongresit është pak. Pasi punuam në El Salvador dhe në Somali ne u kthyem në ShBA të ndryshuar thelbësisht.

Ndikimi ishte kaq i thellë saqë dëshirojmë të nxisim çdo të ri Amerikan të mendojë për të shërbyer në Korpusin e Paqes, apo në organizata të tjera të ngjashme që veprojnë brenda vendit. Përveç ndikimit të mirë që programe të këtilla mund të kenë mbi vetë individët, puna për rritjen e aftësive në vendet pritëse është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë bota sot.

Po të varej nga ne, do të bënim të mundur që të gjithë 15.000 vullnetarët që aplikuan për përfshirje në Korpusin e Paqes vitin e kaluar të bëheshin pjesë e programit. Nëse do të mund ti jepnim të gjitha vendeve që kanë dëshirë të presin vullnetarë burimet e nevojshme njerëzore, ne do ta bënim. Nëse do të mundeshim të ndanim mënjanë para të mjaftueshme që çdo vullnetar që kthehet pas programit të shërbejë në vende problematike në ShBA, ne do ta bënim.

Në qendër të vullnetarizmit është parimi i shërbimit, shërbim për fqinjët, afër apo larg, që kanë nevojë për ndihmë.

Ishte po ky parim në qendër të punës së Sargent Shriver kur u bë drejtori i parë i Korpusit të Paqes, po ashtu si edhe kur themeloi VISTA (Volunteers in the Service of America – Vullnetarët në Shërbim të Amerikës), programi i barazvlefshëm për shërbim brenda ShBA. Modeli për këto programe, si dhe për programe të tjera shërbimi është rekrutimi, përgatitja dhe financimi i vullnetarëve që të punojnë në komunitete lokale për të rritur aftësitë dhe njohuritë në fusha si arsimi, shëndeti, zhvillimi i sipërmarrjes, mjedisi, rinia dhe bujqësia.

Korpusi i Paqes është me të drejtë i drejtuar nga ndihma për të varfërit në botën në zhvillim por edhe këtu në ShBA kemi plot mundësi për të shërbyer, veçanërisht sot gjatë krizës ekonomike. Vendi ynë është në krizë, ai renditet në krye ndër vendeve të zhvilluara për pabarazinë dhe varfërinë. Duke qënë se papunësia shpesh rrjedh nga mungesa e aftësive dhe nga arsimimi i dobët, një nga mënyrat për të rritur punësimin është financimi i programeve të vullnetarizimit brenda komuniteteve me të ardhura të pakta por me nevoja të shumta. Në këtë mënyrë mund të pajisimin pjesën e varfër të popullsisë me mjetet për të përmirsuar situatën e tyre ekonomike.

Më shumë shërbim në ShBA mbart premtimin të bëjë njëkohësisht si vendin tonë, ashtu edhe bashkësinë ndërkombtare më të sigurtë pasi punësimi, arsimimi dhe paqja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Statistikat tregojnë që një rritje prej 1% në nivelin e papunësisë sjell një rritje prej 6% në nivelin e vrasjeve. Një ulje prej 10% e përqindjes të meshkujve që ndjekin arsimin e mesëm e rrit rrezikën e veprave të dhunshme me 4%. Sa më e lartë të jetë përqindja e atyre që jetojnë në varfëri, aq më e lartë është numri i veprave kriminale të dhunshme.

Merrini këto shifra dhe pasqyrojini mbi një qytet si Baltimore që ka papunësi relativisht të lartë dhe shifra të largimit nga shkolla në nivele epidemike. Baltimore ka një nga përqindjet më të ulëta të diplomimit të nxënësve në arsimin e mesëm, vetëm 34% e atyre që hyjnë në shkollat e mesme diplomohen, fakt ky që shoqërohet me të kryesuarit e nivelit të krimeve të dhunëshme në nivel kombëtar: 5 herë më tepër vrasje sesa mesatarja kombëtare, 3 herë më tepër vjedhje sesa mesatarja kombëtare dhe pothuajse 3 herë më tepër sesa mesatarja kombëtare për sulme të dhunëshme dhe zjarrvënie.

Pasqyrojini statistikat e mësipërme edhe në zona problematike për ShBA si për shermbull zona mesa Afganistanit dhe Pakistanit ku papunësia është tmerrësisht e lartë, pjesëmarrja në shkolla është e ulët dhe të ardhurat mesatare janë vetëm 15 dollarë në muaj. Dhuna, edhe këtu, s’është e rastësishme.

Shriver e kuptonte këtë lidhje dhe ishte i ndërgjegjshëm për të mirat që të varfërit mund të kishin nga programe të këtilla, prandaj u ngarkua me drejtimin e luftës së parë kundra varfërisë në këtë komb.  Duke i parashikuar problemet e mëdha të sigurisë me të cilat përballej ShBA, si brenda ashtu edhe jashtë saj, Shriver ndihmoi në organizimin e Korpusit të Paqes, VISTA dhe programe të tjera shërbimi për të luftuar varfërinë këtu dhe në vende të tjera.

Pothuajse  50 vite më vonë mesazhi i tij mbetet po aq i rëndësishëm sa atëherë dhe prandaj senatorët Edward Kennedy dhe Orrin Hatch janë sot në krye të përpjekjes për një ligj të quajtur “Shërbeji Amerikës” që synon të nxisi vullnetarizmin në të gjitha nivelet, që nga një Korpus për Energji të Pastër tek një Korpus të Arsimimit e deri tëk një Korpus për një Ardhme të Shëndetshme. Është pikërisht kjo lloj përpjekje nga dy krahët e politikës që na nevojitet gjatë probleme të këtilla ekonomike.

Varfëria s’është politike, ashtu siç nuk është politike edhe thirrja për të shërbyer. Ndihma për fqinjtë tanë nëpërmjet shrëbimit publik, si në këtë kontinent, ashtu edhe në të tjera, sjell një sërë të mirash që nga një besim më të madhe në vetvete e deri tek një siguri më e madhe. I shërben të mirës së përbashkët të bashkësive tona, dhe të tyre.

Pavarësisht nëse e bëjmë nëpërmjet Korpusit të Paqes në botë, apo nëpërmjet AmeriCorps në ShBA, ne që jemi sot të privilegjuar sepse kemi strehë, ushqim dhe punë duhet ti shtrijmë dorën atyre që s’i kanë këto mundësi.

Autorët:
Michael Honda, deputet në Kongresin Amerikan ka shërbyer si një vullnetar i Korpusit të Paqes në El Salvador në vitet 1965-67. Thomas Petri, deputet në Kongresin Amerikan ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Somali në vitet 1966-67.
Botuar në Christian Science Monitor, 6 mars 2009
Shkrimi në anglisht mund të lexohet duke ndjekur këtë lidhje.

 

10 Komente

do kenë studiuar dikur tek shkolla pranë pallatit të sportit, me nofkë këta..

Zanfi,

Ata as qe e kane idene se ku bie ajo shkolla prane pallatit te sportit por sic duket nuk ishte vetem ajo shkolla qe predikonte punen vullnetare. Ja qe puna vullnetare predikohet edhe ne boten kapitaliste. Mirpo ne duke mos njohur boten kapitalsite dhe si dembele, anadollake, otomane qe jemi ,  mendojme se cdo gje e thene nga shkolla e Partise (prane pallatit te sportit) eshte kundra asaj qe thone shkollat kapitaliste. Ja qe nuk qenka keshtu. Ne fakt pikerisht se nuk eshte keshtu ne jemi bere keta qe jemi bere dhe nuk jemi bere si shoqeria demokraitke kapitaliste, por jemi bere as mish as peshk, as kapitalist as komunist, jemi bere egersira.

e drejtë toko e drejtë. e kishim e nuk ja dinim vlerën. tek e fundit nuk thonë kot :askush nuk bëhet profet në vëndin e vet.

Shqiptaret e lidhin punen vullnetare me te metat e komunizmit, ne vend qe ta lidhin me permiresimin e  jetes ne bashkesi. Nuk pi uje ky artikull tek populli albo.

Vallai, me gjithe punen vullnetare qe kam bere une deri tani do jetoja ne Utopia-n e More tashme...

Nuk vjen pranvera me nje lule, trendafile. smiley

mvaret ca kuptoni me pune vullnetare.

Shqipot s'kane bere ndonjehere pune vullnetare vullnetarisht, that's the problem.

Kam frike se ne nje shoqeri si e jona mund te behet mjaft lehte edhe burim shfrytezimi. Eshte akoma heret.

 

Nejse, te mos pergjithesojme; njerezit qe kane fituar njefare koshience sociale, qe kane mjete te mjaftueshme financiare per te mbijetuar,...bejne pune vullnetare. Natyrisht, atij qe i duhet te ngope barkun me buke njehere, s'do i shkoje mendja automatikisht ne angazhim social.

PS. Ku jane fasulet e mija?! smiley

 

 Puna vullnetare eshte e nderuar, por ç'e do kur shfrytezohet nga te tjeret. Edhe tek Korpusi Paqes, ku marrin pjese shum idealiste, 5-10% jane spiuna te CIA-s. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).