Delijorgji, letër nga burgu Mediut

Nga Antena brenda familjes

I dashur Fatmir.

Të dëgjova këtu nga burgu i Tiranës dje në emisionin e Fevziut. Mu mblodh një lëmsh në grykë dhe s’dija ç’të thosha. Mu mblodhën dhe shokët e tjerë të burgut rreth dhe dëgjonin e nuk u besonin veshëve.

E di që je në pozitë të vështirë, por e ke zgjedhë gabim këtë mënyrë të mbrojturi. Nuk e kuptoj xhanëm ç’të shtyn të thuash që s’jemi njohur kurrë. Se kjo nuk të ul asgjë nga dënimi që do marrësh. Puna është se ne na kanë parë bashkë qindra njerëz. Kam frikë bile se mund të kenë dhe fotografi. Të kujtohet një herë në Sheraton kur ishim bashkë, unë, ti dhe Rrahmani. Erdhi një president klubi që ka qenë rival me mua dhe filloi të të bërtiste nga larg, duke të thënë tani rrini me Delijorgjin, deri dje më rrinit mua para dhe pas…. Dhe për pak u zutë. Po sa here kemi shkuar për dreka, dhe jashtë Tiranës, dhe jashtë Shqipërisë. Nuk jam pishman për to, por e di që na ka parë gjithë dynjaja. Por më e keqja është se ne vendosëm të marrim dhe vilat bashkë në Golem. Mjafton të çojnë një kamerë nesër në Golem dhe të na filmojnë vilat. Janë aq afër sa thyejnë dhe normat urbanistike, mund të na i prishin. Kush e beson se ne bashkë në Golem s’kemi folë asnjëherë me gojë. Mbi të gjitha, kush e beson që unë s’të kam paguar dhe vilën.

Por është e vërtet që ti nuk më ke bërë nder mua. Është e vërtetë që më ke sorollatur që nga pranvera e 2006-ës deri në fund të dhjetorit. Mu desh të të gjeja atë mikun e fortë që ti bëje pastaj gjithë punët brenda ditës.

Besoj e mban mend kur të lutesha të të takoja dhe më thoshe, ik se s’kam kohë. Pastaj kur më shikoje me Rrahmanin dhe Shkëlzenin, ndërroje rrugë se të vinte turp. Po unë jam treguar serioz me ty. Asnjëherë s’e kam përdorur miqësinë time me Shkëlzenin që të të poshtëroj. Dhe atë ditë që të tha, prite në zyrë dhe mbylle atë punë, unë u solla natyrshëm. Nuk të rashë në sy që ta kisha kapë kokën me darë. Dhe ndonjëherë kur nxehej Rrahmani dhe thoshte ta bëj urgjent ai legeni, unë e qetësoja dhe thosha që ti je djalë i mirë. Pastaj ti e di atë punën që më kapi një i SHIK-ut dhe më tha të kemi filmuar ty dhe Shkëlzenin që keni hyrë 37 herë në një muaj në zyrën e Fatmirit. Epo, i thashë, unë me këtë biznes merrem, kurse Shkëlzeni kushedi se ç’punë ka. Po ai nuk e hëngri se kishte bërë lidhjet. Të lajmërova dhe ty që atëherë, po s’më dëgjove. Le se janë legena the, i vë Moisiu se ka inat që s’e pyesim për asgjë.

Kur të dëgjoja mbrëmë që flisje ashtu, të jepja të drejtë se thashë po merr hak që ta zura kokën me derë me Shkëlzenin dhe nuk bëmë pazar direkt. Por ti pjesën tënde e more. Atë llogarinë që hape për djalin po deshe publikoji emrat se duket qartë kë ke shok për ditë të vështira.

I mërzitur ishte dhe Pinari. Si na bën hasha ky njeri kështu, tha. Unë i bleva tokën në Kashar dhe s’ishte i kënaqur. I donte të 40 hektarët vetë. Pastaj më tha, mi hidh në emër të atij mikut nga Dallasi. Ia bëra dhe atë nder. Se atë përdor për të gjitha. Atë për INSIG, atë për Spitalin Ushtarak, atë dhe për tokën. Mbaj mend dhe kur i jepnim ndonjë lek, tha, i numëronte dhe thoshte, e mirë se them m’i dha Niku.

U mërzitëm shumë dhe për mënyrën si doni të mbroheni. Si është e mundur që ne të dënohemi dhe ai që ka ndërtuar fabrikën të mos dënohet, bile as të mos akuzohet. Nuk e kuptoj se si të gjithë ata që kanë marrë lekët nga kjo punë janë të lirë dhe ne që kemi dhënë lekët, jemi brenda. Me sa kuptova unë dje nga intervista jote, ti shpreson njësoj si ai Lul Basha ta mbyllësh këtë çështje me procedurë. D.m.th të bëhesh deputet, ta rimarrësh prapë imunitetin dhe të shpëtosh nga gjykimi. Kështu ne të tjerëve na shkon çështja në Gjykatë të Faktit. Na rruashin paret që kemi paguar. Na ngordhi ai Celibashi yt duke thënë duhen kaq pare për atë nga Durrësi se e kemi mbyllur, kaq pare për atë tjetrin se e kemi mbyllur. Po na kthyet prapë në shkallë të parë, hajde të fillojmë nga e para ne, të zëmë të paguajmë të gjithë. Ashtu do kalbemi një jetë të tërë brenda.

Po ta shkruaj këtë letër i dëshpëruar në sytë e shokëve për të të thënë se nëse vazhdon kështu, ne të humbur që të humbur jemi. Do na detyrosh të tregojmë shokët dhe pastaj s’kemi ç’bëjmë. Se e di gjithë ministria që Shkëlzeni kishte zyrë aty. Dhe Aldo Bumçi i shkretë, atje ia dërgoi faksin. Po qe se Shkëlzeni nuk rrinte aty, s’kishte pse ia niste faksin me komente tek Ministria e Mbrojtjes. Dhe po filluam të flasim ne, do qelbet dynjaja. Ndaj thirrini mendjes dhe na mbroni të gjithëve, ndryshe ne nuk pranojmë të jemi ca të nënës, ca të njerkës.

12 Komente

Po Shkelzeni kush eshte?

Djali i Berishes, aida. Rrahmani kush eshte se ai beka namin! Por mendoj se duhet te jete Pseudonimi i dikujt!

Votoni prap per kete kaste mafiozesh se do dalim shpejt ne "drite te Gerdecit"

Aty duhet nje grup ushtarak tju vije te gjitheve hakut.....

Besoj e kuptoni qe kjo leter eshte e sajuar nga Mero.

Po amani more njerez, mos nxirrni me ne peshk nga keto fejtone pulitike se nuk jane tjeter vec qe te njollosin demokracine.

Letra nuk eshte e vertete .Kjo pjese eshte marre nga rubrika Antena brenda familjes .Megjithate aty mund te kete te verteta qe Merua mmund ti kete pare me syte e vet meqenese ka qene i brendshem.

Rrahmani eshte miku me i ngushte i Shkelzenit prej ketij rahmanit u prish Zogu i Zi se i prishte pamjen e pallatit te vet

Sigurisht qe kjo leter eshte nje improvizim i Meros bazuar ne disa te verteta ose jo, por qe ngjallin kureshtje dhe ndezin debatin. Ashtu si dhe Blendi Fevziu qe organizon debat ne studion e TV Klan me te ftuarin kryesor Mehdiun, qe mbasi e ndegjon deri ne fund se si i argumenton faktet thua me vehte "po kjo prokuroria pse e ka te pandehur Mehdiun?", edhe Gazeta Tema ben te njejten gje por me kah te kundert, pra e kriminalizon Mehdiun si nje nga personazhet kryesor te masakres se Gerdecit. Interesante eshte prurja ne kete histori e nje personazhi qe deri me sot nuk eshte akuzuar nga prokuroria; pra i Shkelzenit- djalit te Kryeministrit. Ky eshte vetem fillimi i i nje seriali te gjate, qe sigurisht do te na tregoje me vone edhe personazhe te tjere. Pra nese prokuroria nuk do te beje mire punen e saj dhe zbardhjen e se vertetes, jane disa "regjizore" qe po pergatisin me kujdes serialin e filmit GERDECI.    

kur e shkruan merua dhe blendi e poston per mendimin tim letra eshte e vertete,por edhe nqs letra nuk eshte e vertete crendesi ka tani keta jane te gjithe ne ndjekje penale dhe neper burgje,prandaj blendo meqe je dhe djale kreativ na sill noj gjo te bukur ketu se keto medirat na u bene boze.

 

Po mor gjemb po merua i ben te gjitha keto procka. Merua ka ato te tija por per kete e ka mire se qelben dynjane keta mafioze te qelbur qe ju pine gjakun njerezve skane as turp as karakter dalin e flasin edhe ne televizor e japin mend.

Burgun duhet te hane keta qelbesira te poshtra qe skane asnje vlere.

Une nuk thashe qe disa nga ato gjera nuk mund te jene te verteta. Letra si e tille s'eshte e vertete, dmth qe s'e ka shkruajtur Delijorgji por Merua bazuar ne cfare mund te kete pare kur pergatitej te behej shef i SHIK, ne kohen kur ishte shefi i kabinetit te Berishes de facto apo nga thashetheme kafenesh.

akoma meron degjoni ju . po te kishte mend merua nuk do i binin floket dhe nuk do i merrej goja . ai eshte bere si tao-tao

Nuk ka budallanje sot sigurisht Delijorgji nuk mund te bente pas kokes se tij,se ishte i vogel,para kokes se Mehdiut.,mirpo ja qe koka e vogel e merr me qaf koken e madhe,tymi i ka dal kesaj afere.

Delijorgji duhet te kete kujdes ,se kush e di mund "te vrase veten"ne burg,nga qe e vret ndergjegja shume!.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).