Deklarate publike e rektorit Shaska

Në pergjigje te komenteve te keshillit bashkiak gjate javeve te fundit deklaroj si me poshte:

Ne nje kohe kur Vlora mbytet nga pluhuri dhe tymi, kur me nje vese shi mbytet gjithe qyteti,kur pallatet bunkere kane zaptuar gjithe qiellindhe detin, kur kioskat e paligjshme ose te ligjshme kane rrethuar universitetin , ne qytetin tone hallemadh na ndodh cudia e fundit: keshilli bashkiak eshte ngritur ne proteste.

Protesta ka te beje me heqjen nga puna te Sokol Gjikes pedagogut te Italishtes. Kaq i rendesishem ka qene kontributi i zotit Gjikaj per Universitetin sa qe keshilli bashkiak eshte mjaft i shqetesuar se pas kesaj punet nuk do te shkojne mire ne Universitet, niveli i mesimdhenies do te bjere e shume pasoja te tjera te pallogaritshme!

Zoterinj te keshillit bashkiak, me lejoni t’ju kujtoj dicka: aty ju kemi zgjedhur qe te na sherbeni dhe jo te na kerkoni privilegje!

Personalisht, une e kam studiuar me shume vemendje rastin e zotit Sokol (emrin e te cilit nuk e kisha degjuar ndonjehere para revoltes se keshillit tuaj). Jam mjaft i shqetesuar se si do te mbushim hapesiren qe krijohet ne Universitet me largimin e tij.

Gjate nje vleresimi te kujdesshem te fakteve mesova se:

•Zoti Sokol Gjika asnjehere nuk eshte pushuar nga puna, por propozuar nga zv-Rektori akademik per pezullim nga puna. Pushimet nga puna ne Institucionet e Arsimit te Larte behen vetem me firmen e Rektorit dhe une asnjehere nuk kam firmosur nje shkrese te tille sic pretendoni ju. Arsyet e propozimit te zv-rektorit jane si me poshte:
•Sokol Gjika eshte krejtesisht i paafte dhe i pa kualifikuar.
•Ka qene me vonese 30-35 minuta gjate gjithe simestrit (ora akademike eshte vetem 50 minuta)
•Ka mashtruar Institucionin e Universitetit dhe masen e studenteve me dashje.
•Zoteria punon ne shkollen private Aulona deri ne oren 13:30, kurse mesimi per te ne Universitetin e Vlores fillonte ne 13:00

Per keto arsye zv-Rektori akademik me ka propozuar pezullimin e tij. Duke qene se kontrata e tij e punes me Universitetin mbaronte nje jave me pas, une vendosa te mos t’a pushoj anetarin e keshillit bashkiak, por te prese mbarimin e kontrates. Kjo vetem per t’i ruajtur dinjitetin keshillit te nderuar; dinjitet te cilin ju e humbet vete me veprimet tuaja aspak dinjitoze ne mbledhjet e ketij keshilli. Ndoshta me interes per ju jane edhe faktet e meposhtme:

•Asnjehere ne si institucion nuk kemi qene nedijeni se zoti Gjikaj qenka anetar i keshillit bashkiak pasi bashkia apo zoti Sokol Gjikaj nuk e prishin qejfin te na vene ne dijeni
•Asnjehere ne si institucion nuk jemi vene ne dijeni per mbledhjet e ketij keshilli bashkiak
•Jane 4 anetare te keshillit bashkiak qe punojne ne Universitet (te gjithe te PSse). Asnje tjeter nuk eshte pushuar edhe pse te gjithe me pare kane munguar nga mesimi per arsye te mbledhjeve te keshillit bashkiak. Madje une vete u kam thene ketyre anetareve se “... qenia juaj ne Keshillin Bashkiak eshte detyre dhe nder per Universitetindhe asnjehere nuk do te pengoheni te ndiqni mbledhjet e ketij Keshilli...”
•Universiteti vertet eshte ne Vlore, por nuk eshte prone e Vlores dhe aq me teper e Keshillit Bashkiak.
•Keshilli Bashkiak me paturpesine me te madhe me ka kerkuar heqjen nga puna te zv-Rektorit. Koha kur forumet e Partise se Punes benin politiken e kuadrit neper universitete ka kaluar. Keshilli Bashkiak nuk ka aftesite intelektuale te marre vendime akademike dhe per kete eshte mire te mos fuse hundet atje ku nuk i takon.

Se fundi, ju garantoj se nje absurditet i tille nuk ndodh as ne Afrike, as ne vendet me te prapambetura te botes: nje keshill bashkiak qe kerkon privilegje per anetaret e tij. Per me teper qe futja e hundeve te keshillit bashkiak ne punet e Universitetit eshte sa qesharake aq edhe per te ardhur keq. Vazhdoni bojkotin zoterinj bashkiake,ne fund te fundit te gjitha punet e Vlores jane ne vije! Kane ngelur pa u zgjidhur vetem punet personale te anetareve te keshillit tuaj.

Mare nga Imperial

17 Komente

Moj po ky Tanushi, nuk dha doreheqjen para ca kohesh ?

Jo, Tushe smiley  Mire e kemi djalken aty ku eshte lol.

po pse mi, ca u be posti i larte akademiko-adminitrativ ? Dashnore qe i thu : Ik se po t'lej , ene ma vone te nerrohet menja ene e merr prape eee smiley

Ah, ca burrash qe kemi dhe neve smiley

Aero , pse sonte e msove ti ?  smiley   smiley

Tushe, pse merzitesh e dashur? smiley  Tanushi eshte "dashnor" me kontrate, e ka me duket te pakten dhe tre vjete.  Ajo meseleja me ate filanen, qe tha se "do jap doreheqje nese ..." eshte muhabet i vjeter.  Se mos harroj, eshte "dashnor" gjaknxehte lol, i merr cik yrysh ca gjera smiley

Kjo puna e Sokol Gjikes, ne teori duket sikur ka te drejte rektori.  Ama ne praktike, pak si me e ngaterruar duket.  Ehhh, kohe zgjedhjesh ...

Aaaa pse ishte me "nese" ajo doreheqja???  Se mbaja mend mire xhanem. Megjithate,per mua kur robi arrin aty sa te deklaroje se do jape doreheqjen, me mire ta japi.

Nejse, ket me Sokol Gjiken, vallai se lexova, se skisha nerva. Por po te besoj ty by default smiley 

 

Pa u shkoqitur me mamken, s'te sqaroj dot me pike e presje lol. 

Po kshu ne pergjithesi dmth, S. Gj. eshte i partise socialiste ne keshillin bashkiak.  Te majtet ne Bashki, akuzuan jo vetem zv/rektorin per pulitik, po dhe te djathtet e Bashkise, se kur u be mbledhja urgjente per kete ceshtje, te djathtet nuk u paraqiten.  E qe thu ti Tushe wool in three lol.

Nexhi, "nese"-ja ishte per te mos rene pre e presioneve politike smiley

 Monda, jo, s'ka arsye politike heqja e ketij pedagogut.E  vetmja gje per te cilen per momentin s'mund te akuzohet me siguri rektori yne gjaknxehte eshte ndikimi politik.

Jo jo, Iris.  Ta kisha llafin me reagimin (akuzat) e bashkise.  C'ne me rektorin une?  I thashe Tushes, e kemi te mire djalken lol.

Monda,

ti merru me teorine, qe rektori ka te drejte, per praktiken leja Kothit e Nexhit te flasin smiley

Gre, tani, holle-holle, teorikisht flasim ne qe jemi me flamur jo kuq-e-zi, po c'ke qe na e kujton a derebardhe smiley.

Koth ka halle te tjera, s'po ia var Bashkise se Vlores, se po numeron votat e G99 lol.  Ndersa Tushja, mbase s'ishe verdalle mbreme, se u fshine ca postime ketu, nder to dhe ca akte terroriste te saj, ku shprehej me vendosmeri qe bomba t'u binte univ. te rretheve, hic se donte t'ia dinte per to smiley.

Kshu qe ne pamundesi, meqe s'na e varen shume keta te dy, teorikisht mund te them se:

Rektori ka te drejte smiley Per mua t'i vere flaken, prape do kete te drejte lol.  (Ok se pak shaka na duhet.)  Me seriozisht, nga letra e Rektorit (megjithese jo shume diplomatike, por sic thashe e kemi pak gjaknxehte) meson se ka kater pegadoge qe jane anetare Keshilli (te PS) dhe s'u eshte rene ne qafe kur kane qene vone ne leksione, per shkak mbledhjesh.  Dhe e ka sqaruar kete, se po te lexosh artikujt ne media te tjera (psh Shekulli) e nisin me titullin se eshte shkarkuar nga puna pedagogu se vajti ne mbledhje te keshillit.  Ne deklaraten e tij, rektori sqaroi kete pike.

Nga ana tjeter, lemshi ne Bashki, duket terkuze.  Anetaret e PD-se se Keshillit jane shprehur se Bashkia s'ka lidhje dhe kompetenca me kete ceshtje, keshtu qe "bojkotuan" mbledhjen per kete ceshtje.  Anetaret e PS rrjedhimisht do bojkotojne mbledhjet e Bashkise deri sa t'i vihet nderi ne vend Sokol Gjikes.  (Keto informacione i kam marre nga mediat, keshtu qe doren ne zjarr s'e ve, po kaq di per momentin.)  Po te jete e vertete, (shto dhe faktin qe ma sqaroi Irisi mbreme qe Sokol Gjika eshte kusheri me k/bashkise Shpetim Gjiken, shto dhe faktin qe jemi ne kohe zgjedhjesh) si katrahure duket kjo pune.

Une bera nje vit e gjys pa vajte ne Vlore.  Nga vizita e fundit, te vetmet gjera qe me lane shije te hidhur ishte ceshtja e plehrave.  E ka cdo qytet, por per Vloren me dhemb me shume dhe per ate do flas (ka dhe probleme te tjera, por si e njeanshme qe jam per bukurine e perles, s'i peshoj dhe aq shume.)  Irisi qe sapo eshte kthyer, me tha se eshte bere nje rremuje e madhe me gropa e kanale e pluhur e me the te thashe se po bejne kanalizime ne rruge kryesore.  Plus listat kilometra e te tjera halle.  Keshtu qe teorikisht, apo praktikisht, me duket si absurde qe Keshilli i Bashkise, perballe gjithe ketyre problemeve, te mos funksionoje per hir te nje profesori part-time, kusho i shokut Xhemal apo jo, rektor gjaknxehte apo jo.  

 

Shaska rri rri dhe jep doreheqjen. E di qe e kemi si ujet e paket, s'bejme dot pa te dhe sa here i prishet qejfi jep doreheqjen. Kam qene ne mbi 80 universitete ne bote, kam patur mbi 10 shoke dekane dhe kam takuar mbi 10 rektore. Rektor me rrote k*** s'ke ku e gjen. I vetmi rektor qe thote "motherfucker."

Shif http://fsht.univlora.edu.al/math/index.p.... Abdulaziz Morina figuron si student doktorati. Ai s'egziston si njeri, e kam krijuar une per te tallur k**** me te nderuarin z. rektor. Cudi e madhe si eshte student doktorati dikush qe s'e kane takuar kurre personalisht dhe qe s'u ka kthyer kurre xhevap.

Gjithe ata emra te bukur te jashtem ne faqen e universitetit te Vlores s'kane qene kurre atje. Jane njerez qe s'i thone dot jo te nderuarit z. rektor. "Ta ve emrin ne faqen e universitetit?" "Hajt ma." Disa prej tyre s'e dine fare qe jane aty.

Mare nga SHekulli

 

Në vitin akademik 2009-2010, në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali", nuk do të pranohet asnjë maturant kandidat për student, që do të ketë mesataren e shkollës së mesme nën 6.00. Vendimi i përket senatit të universitetit, i cili duke gjetur një shteg të lirë në ligjin për arsimin e lartë, ka ndërmarrë një hap të tillë. Rektori i Universitetit, Tanush Shaska, tha se për këtë vendim ka njoftuar Ministrinë e Arsimit.

Ministria e Arsimit ka mohuar të jetë në dijeni të një fakti të tillë, ndërkohë që Universiteti i Vlorës duhet të kishte njoftuar MASH-in për ndryshimin, të paktën një vit më parë. Elida Hoxha, drejtoreshë e politikave të arsimit të lartë në MASH, tha se në tavolinën e saj nuk është paraqitur një kërkesë e tillë, ndërkohë që po afron data e fillimit të procesit të pranimeve në universitete.

Universiteti i Vlorës vendos të mos futen në provime studentët që nuk kanë aktivizuar e-mail-in e universitetit. Njoftimi është bërë i ditur nëpërmjet faqes elektronike të universitetit. Studentëve u është lënë afat 10 ditë për të kryer një veprim të tillë, në të kundërt duhet t'u thonë lamtumirë provimeve. Po kështu, nuk do të futen në provime studentët që nuk kanë me vete, gjatë kohës së testimit, mjet identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti).

Në vitin e ri akademik, Universiteti i Vlorës ka vendosur të vërë në zbatim projektimin e punësimit për studentët, të cilët janë në vështirësi ekonomike dhe për pasojë kanë vështirësi në pagimin e taksës shkollore. Në bazë të informacioneve që disponon gazeta "Shekulli", në Universitetin e Vlorës janë, të paktën, 150 studentë, të cilët nuk kanë paguar ende taksën shkollore dhe të cilëve u është lënë edhe një afat i fundit, përpara fillimit të sezonit, për shlyerjen e detyrimeve.

Intervista: Rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, shpjegon disa nga vendimet e fundit të marra nga senati

Në fillimet e punës së tij si rektor, propozoi heqjen e emrit "Ismail Qemali" nga ballina e Universitetit të Vlorës, ndërsa tashmë ka vendosur të mos pranojë të ulet në auditorët e universitetit që drejton, asnjë maturant me mesatare të shkollës së mesme nën 6.00. Dhe kështu do të jetë.

Në vitin akademik 2009-2010, asnjë maturant që nuk plotëson kriterin e mësipërm të mesatares, nuk duhet ta marrë mundimin për t'u pranuar në Universitetin e Vlorës. Tanush Shaska, i njohur mirëfilltaz edhe si rektori i dorës së fortë, shpjegon në një intervistë të dhënë për gazetën "Shekulli", arsyet e një vendimi të tillë dhe një sërë idesh të tjera, që priten të sjellin ndryshime rrënjësore në funksionimin e Universitetit të Vlorës.


Z. Shaska, Universiteti i Vlorës vendosi që të mos pranojë në vitin e parë akademik, asnjë student me mesatare të shkollës së mesme nën 6.00. A është kjo një shkelje e sistemit "Meritë-Preferencë" të pranimeve në universitetet publike?

Në ligjin për Arsimin e Lartë ka një hapësirë edhe për vetë universitetet, ku thuhet që Ministria e Arsimit organizon pranimin në universitete, por universitetet kanë të drejtë të aplikojnë vendimet shtesë.

Vjet, në muajin maj është marrë një vendim nga senati i universitetit, që për pranimet në universitetin tonë të vendoset kriteri i mesatares, dhe të jetë nota 6.00. Ne e kishim për detyrë që ta bënim publike, që, maturantët ta dinë cilat ishin kushtet.

Nga ana ligjore mendoj se jemi në rregull, pra nuk ka shkelje. Nga ana akademike ka ndoshta diskutime të tjera. Se çfarë efekti do ketë kjo në numrin e studentëve, apo në cilësinë, kjo do të duket në muajin tetor.

Për këtë vendim kemi vënë në dijeni edhe Ministrinë e Arsimit.
Keni pasur reagime që kundërshtojnë vendimin dhe mendoni se ky hap mund të sjellë reduktimin e numrit të studentëve?

Tek ne nuk ka pasur reagime. Madje reagimet që kanë ardhur nga prindër dhe qytetarë kanë qenë mjaft pozitive. Opinioni ka reaguar duke e mirëpritur. Realisht ne kemi mundësi ta aplikojmë, pasi kërkesat për të vijuar studimet në Universitetin e Vlorës, kanë qenë gjithmonë më të mëdha se numri që mund të përballohet, dhe kur ke kërkesa më të mëdha, ke dhe të drejtë të zgjedhësh.

Ne po përpiqemi që Universiteti i Vlorës të bëhet nga më cilësorët në Shqipëri dhe cilësia është prioriteti ynë. Ky ka qenë edhe synimi për kriterin e vendosur. Kemi vënë re se maturantët që vijnë kanë vështirësi të shumta vitin e parë dhe ky vendim do të kontribuojë për të rritur cilësinë e universitetit.

Universiteti i Vlorës ka publikuar një listë me studentë, të cilët nuk kanë paguar taksën shkollore dhe, si të tillë, nuk do të hyjnë në provime. Si qëndron problemi me këta studentë?

Po, kanë qenë rreth 1 mijë studentë, të cilët ishin paralajmëruar se do të përjashtoheshin nga dhënia e provimeve, nëse nuk do të shlyenin taksën shkollore.

Aktualisht, shumica e këtyre studentëve, pas thirrjes që bëmë, e kanë paguar taksën vjetore dhe tani janë edhe rreth 150 studentë, të cilët nuk e kanë shlyer detyrimin shkollor.

Aktualisht dhe ligjërisht, ata duhet të ndërpresin shkollën derisa të kryejnë pagesat. Ne kemi bërë disa tolerime, pasi ata duhet të kishin paguar taksën që nga fillimi i vitit. Nëse ata do të vazhdojnë të mos paguajnë taksën, atëherë nuk do t'u njihet nota në provime, transkripti, deri sa të shlyejnë të gjitha detyrimet.

A keni informacione, përse nuk janë kryer këto pagesa? Si veproni në rastet kur mosshlyerja e detyrimeve shkollore ndikohet nga vështirësitë ekonomike?

Universiteti nuk ka të drejtë të përjashtojë dikë nga tarifat, pasi kjo quhet shkelje. Për vitin e ardhshëm, ne do të zbatojmë një sistem që do t'i referohet nivelit Meritë. Për këtë ne mendojmë që të vendosim një sistem që, studentë të caktuar, të kenë bursë apo avantazh financiar.

Mendojmë të vendosim edhe një program, ku universiteti ka mjaft punë të dyta, të vogla, dezhurn, sekretari, ku mendojmë të punësojmë disa nga studentët tanë, si ata që kanë rezultate, të lejohen të punojnë deri në 15 orë në javë, kundrejt një pagese të caktuar. Këto janë gjëra që në Shqipëri nuk janë aplikuar më parë, por ne do t'i propozojmë senatit dhe do të kërkojmë aprovimin e ministrisë për këtë.

Universiteti i Vlorës, nis puna për kampusin e ri

Senati i Universitetit të Vlorës ka rënë dakord parimisht për ngritjen e Kampusit të ri Universitar, i cili është menduar të ngrihet në fshatin Akërni pranë qytetit.

Rektori Tanush Shaska e motivon ngritjen e kampusit të ri me nevojën për zgjerim që ka universiteti, pas shtimit të numrit të studentëve dhe diplomave. Aktualisht, Universiteti i Vlorës ka rreth 15 mijë studentë.

Projekti, i cili do të zbatohet në një sipërfaqe prej 113 ha, mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në Ballkan. Ai është menduar si një projekt 10-vjeçar, dhe nëse grupet e interesit bien dakord, në shtator të vitit 2010, pritet që kampusi të fillojë nga puna. "Projekti është shumë ambicioz.

Ne nuk i kemi të gjitha fondet, por fillesën e kemi me fonde të brendshme. Ne kemi marrë kontakt me organizma ndërkombëtarë, jemi të bindur se edhe qeveria do të japë kontributin e saj dhe çdo gjë do shkojë në rrugën e duhur", - tha rektori Shaska. Kapaciteti i Kampusit të ri Universitar parashikohet të jetë rreth 40 mijë studentë, ndërsa mendohen të forcohen degët ekonomike.

Kuotat e pranimit në universitete rriten me 10 për qind

Kuotat e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë publik do të pësojnë rritje nga viti i kaluar. Me gjithë numrin e kufizuar të auditorëve, burime pranë MASH-it, informuan për gazetën "Shekulli" se, edhe këtë vit, numri i studentëve që ulen për herë të parë në auditorë, do të rritet me rreth 10 për qind, e thënë ndryshe, në universitete do të kemi 2 mijë studentë më shumë se vitin e kaluar.

Lajmi konfirmohet edhe nga drejtoresha për politikat e arsimit të lartë në MASH, Elida Hoxha, e cila ka pranuar se është rënë parimisht dakord për ngritjen e kuotave të pranimit, për vitin akademik 2009-2010.

Megjithëse nuk ka cituar përqindje për masën e rritjes së kuotave të pranimit, znj. Hoxha tha po bisedohet me grupet e interesit dhe se aktualisht ka marrë të gjitha propozimet përkatëse nga rektoratet e universiteteve publike.

Fjala e fundit i mbetet Këshillit të Ministrave, i cili në muajin korrik, fill pas përfundimit të Maturës Shtetërore, do të përcaktojë kuotat përfundimtare të pranimit në institucionet e arsimit të lartë publik, në vitin akademik 2009-2010

Iris, rrofsh per artikullin.  Sic kam thene edhe para ca kohesh ketu, rektori dhe t'i vere flaken universitetit, ka te drejte smiley.

Jo me keto reforma, qe jane te domosdoshme smiley.

Bravo i qofte!

Ky eshte nje shembull i mire sesi "te kthymit" mund te ndihmojne me eksperiencen teknike.

PS. Admin, do ishte mire ta nxirrje me vehte kete intervisten.

oh puhlease, universiteti me 40 mije studente hahaha

Hallall, shume mire e kane bere. Njs edhe ato qe kane mesatere 5 do te shkojne tek privati smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).