Çfarë fshihet në kasafortën “Fiks Fare”?

Rreth 50 punonjës të specializuar. Shumë prej të cilëve “sekretë”. Një ushtri e mirëfilltë investiguesish, me histori të planifikuara në terma kohorë javorë, mujorë, e deri 3-mujorë. MAPO hyn në “shtabin qëndror” të kësaj ushtrie për të kuptuar se si funksionon ky institucion brenda një institucioni tjetër, Top Channel-it. Pas publikimit të skandalit “Pango” qindra denoncime mbërrijnë çdo ditë në dyert e këtij emisioni që u konceptua si një emision satirik në fillim, e që tani përmban investigime të vështira dhe të bujshme të gazetarisë

Përpara publikimit të skandalit “Pango” në dyert e redaksisë së Fiks Fare mbërrinin mesatarisht në çdo ditë 10 denoncime nga qytetarët. Por pas këtij skandali, historitë që qytetarë të ndryshëm pretendojnë të investigohen nga ky emision i konceptua fillimisht si një emision ekskluzivisht satirik, e që tashmë përmban, veç satirës, edhe investigime të vështira gazetareske, kanë njohur një rritje treshifrore...

MAPO “trokiti” në derën e Fiks-it, për të kuptuar si funksionon ky institucion i mirëfilltë brenda Top Channel dhe si munden punonjësit e tij që të përballen çdo ditë me qindra denoncime, e të ndjekin shumicën e tyre, hap pas hapi deri në fund, duke shkaktuar në shumë raste furtuna të vërteta politike, por edhe debate kombetare sociale, si në rastin e fundit me skandalin “Pango”…

Denisa Haxhiaj, zv/drejtoresha e Fiks-it, është personi i parë që takojmë. Na shoqëron fillimisht në disa zyra, që duken normale, një studio montazhi, një zyrë për gazetarët, zyra e drejtorit Filip Çakuli, zyra e drejtuesve të tjerë, një zyrë për monitorimet dhe ambiente të tjera, të gjitha të rrëmujshme ku duket qartë se punohet pa orar.

“Ka rreth 50 persona të punësuar në këtë redaksi”, thotë Haxhiaj, e cila ka filluar fillimisht punë si gazetare, 7 vjet më parë pranë Fiks Fare, dhe gradualisht ka mundur të bëhet një prej drejtueseve të tij.

Pas këtij pohimi, papritur, zyrat që në fillim dukeshin normale, tani duken jashtëzakonisht të vogla për të ‘strehuar’ një ushtri të tillë gazetarësh, operatorësh, redaktorësh, monitoruesish, inxhinierësh, etj.

Eshtë ora 9.15 e mëngjesit. Nuk mundëm të ishim të pranishëm atje në orën 9.00 për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të mëngjesit, e cila kishte zgjatur vetëm 15 minuta! “Nuk zgjatemi shumë në mëngjes”, sqaron Haxhiaj, “gazetarëve u janë ndarë detyrat dhe tani ata ndodhen në terren” (ndaj qënka e panevojshme ekzistenca e zyrave më të mëdha, përderisa shumica e gazetarëve, ndryshe nga redaksi të tjera, në këtë redaksi punojnë jashtë, në terren!).

Në ambientet e Top Channel, në katin e parë të Piramidës, atje ku është edhe redaksia e Fiks Fare, dëgjon në mënyrë konstante një zhurmë të fortë që vjen si pasojë e rikonstruksionit të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, por punonjësit e Fiksit, duken krejt të “imunizuar” nga kjo bezdisje. Ata që nuk janë në terren e që ndodhen brenda në zyra, vazhdojnë të punojnë pa u shqetësuar fare.

Ngjitur me zyrën e drejtuesve të emisionit, shikojmë një derë që mbyll një ambient, brenda të cilit duket se është e pamundur të hysh. Atje është edhe ambienti i punës së një inxhinieri të specializuar në teknikat më të sofistikuara të filmimit me kamera të fshehta. E pyesim Haxhiajn se çfarë ka në atë dhomë? “Laboratori i Fiks Fare. Atje nuk mund të hyjë dot kushdo”…

Historia e videos së bujshme ku ish ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ylli Pango shfaqej në një orë të vonë në shtëpinë e tij duke tentuar të zhveshë një vajzë të re që i kishte hyrë në shtëpi për të kërkuar punë, pas ftesës që i kishte bërë vetë ministri, është në të vërtetë vetëm një prej shumë investigimeve të tjera të Fiks Fare, emisioni i cili që nga dita e transmetimit të parë të tij në 2002, e deri më sot s’ka patur asnjë kallëzim penal.

Kryeredaktori Armir Shkurti dhe zv/drejtorja Denisa Haxhiaj rendisin për MAPO, histori të tjera të bujshme që janë publikuar fillimisht nga Fiks Fare: rasti i trafikimit të fëmijëve shqiptarë jashtë kufijve, abuzimet seksuale apo homoseksuale qoftë të një prifti ortodoks në Korçë që u shndërrua në kryelajm edhe të medias greke, apo qoftë të një tjetri prift katolik në Tiranë, i cili gjithashtu u bë objekt i kryelajmeve në Itali.

Haxhiaj kujton edhe të shumëpërfolurën “Dosja Stela” ku një vajzë e re u vra nga i dashuri i saj, pasi denoncoi abuzimet e policisë dhe trafiqet e ndryshme. Në serinë e historive të bujshme por edhe të çuditshme të realitetit shqiptar të publikuara më parë nga Fiksi, bën pjesë edhe rasti i prodhimit të një patente me të dhënat personale të Alonsos, pilotit të Formula 1, një histori kjo që skandalizoi gjithë median dhe opinionin publik në Spanjë. Kujtojmë këtu edhe rastin e prodhimit të një vize fallco shengen me të cilën, Fiks Fare mundi të kapërcejë lirisht kufirin shqiptar dhe atë europian, e të përfundonte m’u në mes të Berlinit!

Kryeredaktori Armir Shkurti, i cili pas një karriere të gjatë në Televizionin publik Shqiptar, në TV Klan e në media të tjera, e konsideron punën në Fiks si periudhën më të bukur të karrierës së tij, shpjegon për MAPO-n se ka një proçedurë krejt të zakonshme dhe gati të përhershme se si mbërrin, pastaj përpunohet, e më pas çohet deri në fund çdo informacion apo denoncim. “Çdo ditë një gazetar i Fiks Fare pret denoncimet e qytetarëve në ambientet e televizionit. Në raste të tjera, denoncimet mbërrijnë përmes numrit që ne kemi vënë në dispozicion për këtë gjë. Pasi marrim informacionet, që në shumë raste shoqërohen edhe me dosje të plota dokumentash, ne fillojmë investigimin, atje ku duket qartë se kemi të bëjmë me rast abuzimi apo korrupsioni”.

Ndërhyn Haxhiaj: “Por në rregulloren tonë e kemi shumë të qartë që ne nuk ndërhyjmë sidomos në rastet që janë në mes të një proçesi gjyqësor, sepse nuk duam të ndikojmë në vendimin final, apo në çështjet të cilat kanë një vendim të prerë nga ana e Gjykatës”.

Nuk ka një kod të shkruar etike në ambientet e këtij emisioni, por ky kod duket se është i përvetësuar nga të paktën 30 vjet përvojë e drejtorit të emisionit Filip ÇCakuli dhe e drejtuesve të tjerë të tij, por edhe në përgatitjen profesionale të një armate tjetër juristësh që punojnë për llogari të Top Channel.

“Ne bashkarisht diskutojmë çështjet e mprehta që trajtojmë dhe ndonjëherë ngurrojmë për t’i publikuar ato”, thekson Shkurti, “pasi sigurohemi deri në fund se nuk po shkelim asnjë ligj dhe asnjë kod etike”.
Por sekreti kryesor se si mundet të mbahet ende e freskët një industri e tillë lajmi si Fiks Fare, në një vend ku media qartazi pengohet të veprojë lirisht falë ndërhyrjeve të bizneseve apo pushteteve të tjera që fshihen pas saj, duket se është siguria financiare! Pyesim drejtuesit e Fiks-it nëse janë në gjendje të na tregojnë se sa kushton, në terma financiarë, një emision ditor dhe duke buzëqeshur - si Haxhiaj, si Shkurti - pohojnë: “Shumë”…

Sa shumë, mund të kuptohet edhe nga një rast i thjeshtë: monitorimet, një prej rubrikave më të vjetra dhe më gazmore të këtij emisioni, ze në një emision Fiks Fare një hapësirë nga 1.40 min, në maksimumi 2 minuta. Por, për realizimin e asaj rubrike mbahen “sëitched on” 24 orë në 24, dhjetëra aparatura dixhitale mbi të cilat 6 persona monitorojnë programin 24 orësh të të gjitha televizioneve shqiptare. Këta monitorues punojnë në 3 turne dhe shpërblehen me rroga realisht të kënaqshme…
Ndërsa brenda emisionit, që zgjat më pak se një orë ka të paktën 10 minuta blloqe publicitare…

“Një arsye shumë e fortë pse Fiks Fare është ky që është, ka qenë edhe mbështetja e jashtëzakonshme që i ka dhënë pronari i TCH, i ndjeri Dritan Hoxha”, pohojnë drejtuesit e emisionit. “Ai e imunizoi Fiks-in nga çdo sulm dhe u krijoi gazetarëve mundësinë të punonin krejt të pavarur”.

Haxhiaj duhet të largohet, për të realizuar një mbledhje tjetër vetëm me realizuesit e kamerave të fshehta… Kjo na rikujton ambientin e mbyllur gati gati hermetikisht ky ndodhet laboratori i Fiks Fare. Kërkojmë të marrim pjesë në atë mbledhje, por kjo është e pamundur! “Punonjësit e kamerave të fshehta nuk i njeh askush”, pohon ajo. “Madje as edhe drejtues të ndryshëm të Top Channel”. Të trainuar veçse për realizimin e kamerave të fshehta ata kanë paraqitje të tillë që nuk i dallon dot nga të gjithë njerëzit e zakonshëm që shikon nëpër rrugë. Por ndonjëherë, edhe me këtë paraqitje mund të “depërtojnë” deri dhe në fantazitë më të thella të një ministri…

Kryeministri Sali Berisha kishte qënë me siguri me pultin e televizorit në dorë, mbrëmjen kur u publikua skandali i ish ministrit të tij. Mësohet se ai e dinte se çfarë do transmetonte Fiks-i, qysh në orën 14.00 të asaj dite. Disa milionë shqiptarë, e panë atë emision, ashtu si edhe kryeministri, i cili me siguri duhet të kishte disa orë që e kishte marrë vendimin për shkarkimin e Pangos...

Miliona të tjerë u vunë para ekraneve edhe gjatë ritransmetimit. Ndonëse një përqindje e papërfillshme e shqiptarëve e përdorin internetin, pas publikimit të videos “Pango” në Youtube, brenda 48 orëve pati 17 mijë klikime, i barazvlefshëm ky numër me numrin e lexuesve të të paktën 4 të përditshmeve shqiptare më të shitura. Për këtë arsye, pra për këtë pushtet real që përbën ky emision tashmë, ambienti ku nuk mund të hysh kollaj brenda redaksisë së Fiks Fare do të jetë me siguri edhe më hermetik se deri më tani, ndonëse sytë kuriozë janë edhe më të etur për ta zbuluar, sidomos edhe pas pohimit me humor (?) të Filip Çakulit se “kemi video edhe për kryeministrin e ardhshëm”…
 

11 Komente

 ndonëse sytë kuriozë janë edhe më të etur për ta zbuluar, sidomos edhe pas pohimit me humor (?) të Filip Çakulit se “kemi video edhe për kryeministrin e ardhshëm”…
 

uh... i peshtire...

si bejn kta te fiksit, sikur kane zbrit nga qielli, e sikur jane qelibar. pse mor nuk e din njerzit qe e kane ber rruge te marrin miljona e miljarda per te mos bere publike filmimet?! nuk dihet qe kto velinat/shtojzavallet duhet te shohin tavanin e shtepise se atyre dy prezantuesve apo dhe te tjereve, pa te dalin ne emision?! mire ja bejne pangove... po dhe kta e kane pangon brenda tyre.

Interesante, por dhe qe te kujton se duhet te hecesh gjithmon mbi vijat e bardha. 

Bravo Fiksi. Une them t'i thurim lavde dhe t'i ngrejme ca statuja. Ti Fiks na jep nder, na jep emrin Fiksetar. Po na mbrojne e po na perfaqesojne. Per me teper duke ruajtur cdo kod etike (sidomos ate te privatesise!). O Kristi, po ndonje laborator aromash a kishin?

Fix-Fare ky artikull . I qarte. I thjeshte. Informus. Nje shkrim i domosdoshem per te njohur ate qe eshte media me e dashur e mbi 90% e Popullit dhe media e   emisioni me i urryer per Hipokritet si qeniet me te peshtira te cdo epoke te mbartur si specie nga Lashtesia . Nje arme e mrekullueshme e Popullit te thjeshte ne Memedhembje ku besushmeria ndaj tij kalon me dhjetra here besushmerine edhe ndaj platformave k/ministrore kur qeveria e sherbesave  smiley  ja fut gjumit e merret me tredhje intelektualesh.

Berisha dhe anal-istet pas tij do benin mire te vinin ne ballance ata dhjetra xhandare, doganiere, kontrolle te brendeshme  ,shik e POLICE ( perfshi kete tePPU smiley ku nuk mungojne edhe Polici Elektrike e Polici Pyjore , te ushqyer mbathur e trajtuar me qindra miliona dollare  , me nje grup intelektualesh qe kane marre persiper nepermjet nje emisioni si FIX-FARE ti cojne mesazhe ketij POPULLI se duhet te rit kurajen e besimin se normat morale te Shqiptarit jane lekundur por nuk kane VDEKUR .

Berisha dhe langot qe zgerdhihen me teorite e tij te te Drejtave te Njeriut ( u filmua ne shpi zotrij ??????? I D I O T i rrezikshem se eshte I D I O T me Pushtet ) do bejne mire te bejne transparente se cfare ndodh me dosjet e presionit qe pregatit duke spekulluar me infon qe i vjen nepermjet nejrezve te tij dhe sidomos nepermjet nr te famshem telefonik "antikorrupshen".

Berisha dhe Lamashet e tij do benin mire te flisnin HAPUR perse nuk u pelqen nje emison i tille dhe ne se do ta bejne kete do te shikoje se petet e lakrorit do te hapen dhe do ti dalin krundet qe ushqen Lefkofete me shoqe per moralin e PD-se . Urime Krist....

“Çdo ditë një gazetar i Fiks Fare pret denoncimet e qytetarëve në ambientet e televizionit.

Denoncimet.Ku behen denoncimet per shkelje te ndryshme te te drejtave te qytetareve?Ne shtet apo jo ,ne polici,ose ne gjykate.dhe shteti merret me zgjidhjen e problemeve.

Ate qe nuk e fikson shteti,policia,gjykata,prokuroria,e fikson media,Fiks Fare!

Njerzit trokasin tek Fiks Fare,sepse shteti "osht i mbarum".Gjendja ne shqiperi eshte skandaloze,ke nje hall,nje problem,me shtetin,me punen,me bosin,me komshiun,me KESH ,me hajdutin,me nje batakci,me pleraxhiun qe nuk heq plerat,.....por nuk ke ku ta zgjidhesh mer yahoooo,do te shkosh me qesen e parave ne dore,qe  tek nje mik,a nje zyre shteti qe te nderhyje apo te zgjidhur qofte edhe nej problem te vogel!

Njerzit nuk kane besim tek shteti,prandaj denoncojne tek Fiksi Fare,si shpresa e fundit,"hajt moo ta provojme njehere tek Fiks-Fare!

Pse shkojne njerzit dhe kane shprese te gjejne njerzit e tyre ne emisione si "Te kam Zemer"Njerez te humbur"?

"Aida Shtino,ti je Nene Tereza,ti je per Presidente" i thoshte nje dite nje nene Aides drejtueses se emisionit ,pasi kishte gjetur djalin e saj mbas 3 vitesh mungese!

Ku te drejtohet populli i shkrete,i ka dhene shteti besim njerzeve.,shqiptareve, qe ata te besojne shtetin dhe te mos vene tek Fiksi?

Shtet i dhjere,hem qeros dhe hem fodull!

 Në raste të tjera, denoncimet mbërrijnë përmes numrit që ne kemi vënë në dispozicion për këtë gjë.

Kete(denoncimin) e ben nje qytetar tek Tch nje media private se ai nuk ka besim tej shteti.,tek qeveria .!

Sali Berisha ,ka pas nje numer telefoni,per te denoncuar korrupsionin,te gjithe qytetaret,sipas Berishes,nuk duhet te nguronin te mernin ate numer qe Berisha e beri publik"Alo,jam Sali Berisha!"

Kush i bi ketij numri?Pse nuk denoncojne tek ky numri pra ,home pse?

Sepse "o shtet i dhim" ja pse.

 

Pasi marrim informacionet, që në shumë raste shoqërohen edhe me dosje të plota dokumentash,

Kete(mbledhjen e informacioneve dokumentave) ben nje TV privat,Po shteti i qytetareve tane?

Gjykat,Prokurorite tona per ceshtje serioze,per probleme serioze ,si prona,padi,denoncime te cfare doshme etj, jane  aq te ngopura zyrat me dosje ,sa vetem ceshtja e Gerdecit,nje hall i madh ky, ka 366 dite qe nuk eshte zgjidhur!

Ku ti zgjidh hallet ky popull i here ?,u vrane 26 vete ..dhe s`u a ka zgjidhur njeri hallin qytetareve.Ku te shkojne "te zinjte"(hallexhiu)?

Tek Topi,ose vizion +!Shpresa vdes e fundit!

O shtet i dhim ky, pranaj,hem qeros dhe hem fodull!

 ne fillojmë investigimin, atje ku duket qartë se kemi të bëjmë me rast abuzimi apo korrupsioni”.

Kete e ben TCH.

PO shteti mo,ben investigatime per qytetarin ,qe i eshte shkelur e drejta,i eshte marre prona,ka nje konflikt me komshiun,me pune pune marresin,e kane hequr nga puna pa te drejte?

 

Krist, po Ebu Qerimin a e ndeshet ne korridore?

Shkrim diletant, I bere nga diletante qe perpiqen te krijojne aleanca per perfitimet e veta neser kur kene nje therrime pushtet.

Them qe kjo foto qe keni vu te shkrimi eshte fanstasike - ne kuptimin qe eshte shume kuptimplote (dhe ironike).

Dy meditime qe me vijne ndermend duke lexuar kete artikull.

Se pari, ishte Pango (bashke me berishen) qe donin me nxjerr top-in jashte nga Piramida dhe o ai vet qe ra ne gracken e fiks fare (jo se kishte nevoje per ndonje gracke shume te sofistikuar ai fare mashkulli i peshtire). Pra kushdo duhej te nxirrte nje mesim nga kjo - sic thote edhe ajo fjala e urte - kush i hap varin shokut ....

Se dyti - padyshim qe gazetaria investigative i duhej shume me teper shqiperise sesa ndonje vendi tjeter per aresyet qe dihen, por ka ardhur koha qe keto te trajtohen ne menyren e duhur dhe ndoshta me me seriozitet. Kam pershtypjen qe qofte personat qe e drejtojne kete program (ndoshta jo per fajin e tyre) qofte edhe formati ka nevoje per tu pare dhe ndryshuar perkatesisht.  Per me teper qe roli i atyre vajzave te shkreta qe trajtohen ne menyre qesharake dhe nuk i bejne aspak favorfigures se femres ne shqiperine tone te dashur duhet patjeter te ndryshoje per te mos na bere edhe ne po aq qesharak sa programe te ngjashme tek fqinji yne pertej detit. Une mendoj se ato vajzat do te benin nje pune 100 fish me te mire sesa ata dy meshkuj qe duken teper te kenaqur me veten e tyre. Per me teper qe eshte qesharake te denosh aktet e pangos dhe nga ana tjeter te nxjerresh e te trajtosh 2 vajza te reja si objekt seksual. 

ne se jetojme ne nje shoqeri pa moral e te korruptuar normal qe edhe fiks fare eshte si gjith shoqerija por ,nuk ka nje ,,fiks fare'' per fiks fare.hisotorit per te do dalin kur te hyje sherri midis 50 te fiksit ose te forteve te tyre.duhet llogarirur dhe rikosheta se kush qellon nuk vret vetem te keqet por edhe.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).