Çeki, bie qeveria që kryesonte Bashkimin Evropian

ALSAT

Qeveria e qendrës së djathtë në Çeki ka humbur votën e besimit në parlament dhe duhet të japë dorëheqjen.

Kjo është goditje për kryeministrin, Mirek Topolanek, ndërsa vendi është në gjysmën e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian. Kjo ishte kryesia e parë evropiane e Çekisë që nga anëtarësimi në BE në vitin 2004.

Të dhënat zyrtare flasin se opozita e majtë ka marrë 101 vota në Dhomën e Ulët të parlamentit që ka gjithsej 200 vende.

Kabineti aktual qeveritar do të qëndrojë në pushtet, derisa presidenti Klaus të emërojë një kryeministër të ri apo deri në zgjedhjet e parakohshme.

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo krijon një situatë të vështirë për vendin tonë që po përgatitet për aplikimin për në Bashkimin Evropian.

Çekia ishte parë si një vend që mbështeste aspiratat e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE dhe do të mirëpriste nismat që do ndërmerreshin nga vendet e rajonit.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Komisionit Evropian, edhe ata në pritje të zgjedhjeve, kanë deklaruar se vendi ynë duhet të presë dhe duhet të tregojë se realisht ka plotësuar kushtet për të qenë një kandidat.

Para dy ditësh, Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn, ishte i ashpër në qëndrimin e tij përkundrejt Shqipërisë për të plotësuar reformat.

“Se kur do të ishte e mençur të aplikohej, rekomandimi ynë është gjithnjë që në fillim garantoni që të keni gjurmë provash të dukshme dhe të forta ta zbatimit të MSA. Garantoni se keni bërë reforma bindëse që lidhen me integrimin evropian. Dhe sigurisht, garantoni që keni stabilitetin politik të nevojshëm dhe pjekurinë demokratike në mënyrë që të mund të lëvizni drejt hapit tjetër”, - deklaroi Olli Rehn, Komisioneri Evropian për zgjerimin e BE.

Komisioneri theksoi se BE mbetet e angazhuar që vendet e Ballkanit të kenë perspektivën evropiane me qëllimin final të anëtarësimit, pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet. “Pra, për secilin prej vendeve ka ende detyra shtëpie për t’u bërë. Dhe këshilla ime është, ju lutem, merrni këto kushte me seriozitet, në mënyrë që aplikimi juaj për kandidaturën të mos ju qëllojë mbrapsht, por që të shtrojë rrugën për hapin tjetër, atë të marrjes së këtij statusi”, - vijoi Rehn.

1 Komente

"Perspektiva europiane" - fuck, na lodhen dhe na cmenden me keto sllogane. Kesaj i thone ti bashkangjitesh kurves plake-Europes. Lidhuni more te shkrete me Kinen, andej kalon e ardhmja per kete shekull, lereni europen se ajo eshte kurve, e prej saj nuk ke cfare mer. Ajo vetem te rjep, ta thith te gjithe palcen e kurrizit. Rrofte Kina Popullore!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).