Buxheti,Bashkia letër njësive të fillojnë investimet

Ora News

Një dokument zyrtar u ëshë dërguar nga Bashkia e Tiranës të gjitha njësive bashkiake të kryeqytetit. Në të thuhet , se pas vendimit të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit në datë 3 shkurt, njësive vendore u dërgohet plani i tij, për vitin 2009. Kryetarët e njësive bashkiake theksojnë se buxheti nuk mund të hyjë në funksion dhe thesari nuk mund të kryeje asnjë veprim pa u votuar sërish dhe pa marrë miratimin e prefektit të Tiranës.Sipas tyre buxheti duhet të rishqyrtohet në mbledhje të Këshillit Bashkiak .Ndërkohë edhe prefekti i qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi , ka deklaruar se nuk është e mundur të fillojë levrimi i buxhetit në thesar pa u rishikuar vendimi i dërguar nga prefekti . Sipas burimeve nga njësitë bashkiake. Fati i buxhetit të kryeqytetit pritet të diskutohet së shpejti në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).