Burracakët

I akuzuari kryesor për abuzimet në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, Lulzim Basha, i kërkoi dje Gjykatës së Lartë të pezullojë gjykimin ndaj tij, pasi Prokuroria, sipas tij, ka shkelur afatet e hetimit. Për të gjithë ata që besonin se kjo nuk do të ndodhte, tani ka një fakt publik, është paraqitja e vetë Lulzim Bashës para trupit gjykues me këtë kërkesë. Bëhet fjalë për një akuzë, e cila fillon me 200 milionë euro abuzime dhe nuk dihet sa mund të shkojë, nëse bëhet realisht një hetim gjyqësor i paanshëm dhe mbi të gjitha bëhet fjalë për nderin e qeverisë Berisha dhe betejën e saj kryesore, luftën kundër korrupsionit. Kryeakuzën e ngritur ndaj ministrit më të rëndësishëm të tij, kryeministri, Sali Berisha, nuk paska ndërmend ta hedhë poshtë me përballje me drejtësinë, por me ikje nga beteja për t’u përballur. Ky në të vërtetë është lajmi më i ri që ka prodhuar dje qeveria. Deri më dje ka folur media. Deri dje kanë folur politikanë të opozitës dhe shoqëria civile. Deri dje kam shkruar unë dhe kolegë të mi për abuzime flagrante financiare dhe kapje të shtetit prej familjes së kryeministrit. Dje ne heshtëm, të fliste drejtësia. Por në vend të saj foli vetë Lulzim Basha dhe kërkoi të mos gjykohej!

Për cilindo vëzhgues të rëndomtë të jetës politike në Shqipëri, ajo që Lulzim Basha bëri dje, është pranimi me zë të lartë dhe haptas i abuzimit në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, i cili është më pak se gjysma e rrugës Durrës-Kukës dhe kushton 20 herë më shumë se gjithë pjesa tjetër e së njëjtës rrugë. Lulzim Basha, i cili e ndjen se hetimi gjyqësor mund ta prangosë si abuzues dhe shkelës të ligjit, po kërkon të përdorë procedurën gjyqësore për t’iu shmangur gjykimit. Unë nuk jam kundër procedurës gjyqësore, edhe pse në Shqipëri ato shkelen rëndom, kryesisht nga qeveria. Unë jam një viktimë e shkeljes së procedurave gjyqësore nga qeveria, e cila nuk zbaton një titull ekzekutiv gjykate. Nuk jam as kundër përpjekjeve që bëjnë mafiozët nëpër burgje që të shpëtojnë nga gabime të akuzës apo rrethana lehtësuese. Por përpara shqiptarëve është një qeveritar, i cili po akuzohet nga drejtësia si përgjegjës dhe fajtor për shpërdorimin e së paku 200 e ca milionë eurove. Një akuzë e tillë është aq e rëndë, sa njeriu i parë që duhet të çonte te dera e gjykatës me Lulzimin për dore duhet të ishte Sali Berisha. Kryeministri duhet të merrte Lulzimin pa gdhirë dita e djeshme dhe ta çonte në Gjykatë për të mbrojtur nderin e qeverisë. Kryeministri i ardhur në pushtet me sloganin e “Duarve të pastra” nuk mund t’i fshihet betejës me drejtësinë duke shpikur zvarritje procedurash hetimore. Një kryeministër i pastër dhe i papërzier në këtë krim shkon vetë drejt e në gjykatë dhe pastrohet nga akuza. Lulzim Basha nuk mund të pastrohet nga akuza duke mbyllur çështjen, as duke blerë gjyqtarët, as duke bërë lobing dhe presion mbi ta dhe ndaj tyre. Ai duhet të shkojë në Gjykatë dhe të dëshmojë se nuk është fajtor për këtë supershpërdorim. Nëse nuk është ai, është Sali Berisha, ose dikush tjetër. Ato pará janë shpërdoruar nga kjo qeveri dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. I vetmi skenar që nuk lejohet është ikja nga ballafaqimi me drejtësinë. Gjesti prej burracaku i ministrit Basha, që kërkon të shpëtojë nga gjykimi “me procedurë”, jo vetëm që e paragjykon atë në opinion si fajtorin de facto të këtij skandali, por turpëron gjithë filozofinë e qeverisë, e cila pretendon se akuzat ndaj saj janë sajime të medias.

Tani ndaj Lulzim Bashës ka një akuzë në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë dhe rruga e duhur për t’u pastruar nga akuza është ulja në bankën e të akuzuarit dhe përgjigjja e pastër dhe e sinqertë për çdo pyetje dhe paqartësi të Gjykatës. Fakti që në vend të këtij gjesti normal dhe qytetar, ministri ynë ka zgjedhur kërkesën për të mos u gjykuar sikur krimi nuk ka ndodhur, na tregon të gjithëve se, përveçse përgjegjës, përveçse fajtor, përveçse varrosës i së paku 200 milionë eurove, ky djalosh që dje i kishte ngrirë buzëqeshja në buzë, është dhe burracak. Qeveria e kryeministrit Berisha pas katër muajsh do votëbesohet nga shqiptarët dhe mjafton kjo ikje nga ballafaqimi me drejtësinë i Lulzim Bashës që t’i rëndojë asaj si gur në qafë për çdo akuzë për korrupsion që i është bërë. Kërkesa e këtij burracaku për t’i ikur ballafaqimit me drejtësinë, bën legjitime jo vetëm akuzat ndaj tij, por apriori dhe çdo akuzë të ngritur ndaj vajzës së Sali Berishës për pastrim parash, ndaj djalit të Sali Berishës për trafik armësh, ndaj dhëndrit të Sali Berishës për trafik trojesh, ndaj Fatmir Mediut si djalë shpirtëror i Sali Berishës, jo vetëm për masakrën e Gërdecit, por dhe privatizimin e INSIG dhe grabitjen e mjediseve të Spitalit Ushtarak për spitalin e tij privat në mes të Tiranës.

Këta qeveritarë që i kemi parë arrogantë prej pushtetit, të krekosur prej parave, të majmur prej korrupsionit dhe të frustruar prej skandaleve, tashmë po i shohim të trembur nga drejtësia dhe totalisht burracakë para dyerve të gjykatës. Po na kërkojnë një favor “të vogël”: të mos gjykohen për çfarë kanë bërë! Si gjithë burracakët!

9 Komente

Ky është çmëndur!

Nuk është se ka rrjedhur si Ypi, por prap se prapë, për të bërë deklarata të tilla duhet ose që të kesh një dozë të fortë moskokçarje, ose gjëndja ka arritur deri atje sa nuk shikon rrugë kthimi mbrapa dhe ka vendosur t'i shkojë deri në fund betejës së tij.

Sido që të duket, fjalët e tij janë akuza shumë të rënda!

Meroja eshte bere si taliban i gazetarise shqiptare. I eshte mbushur mendja se di gjithcka dhe i hidhet ne fyt si te akuzuarve ashtu edhe akuzuesve po qe se ata nuk bejne ashtu si thote ai.

Artikulli i parafundit qe kam lexuar ishte ai per akademine Marubi, qe me revoltoi se tepermi per pafyutyresine e qeverise qe po mbyllte Akademine ne fjale dhe po i merrte mjediset qe i kishte dhene qeveria Nano.

Me pas doli qe asgje nuk ishte e vertete nga ato qe thoshte Merjoja. Albstudio i kerkonte Marubit ti permbahej kontrates se 200 metershiqe i takonte dhe te paguante qerane per siperfaqen ku ishte shtrire, pa patur te drejte.

Prita qe Mero te kerkonte falje e te pergenjeshtronte vetveten, por asgje. Gazetaria do  ftohtesi gjykimi e argumente dhe  nuk ka nevoje per histerine dhe urrejtjen e semure te Meros apo te ndonje tjetri.

Keta njerez demtojne se tepermi shoqerine shqiptare sepse e zhvlojne cdo dite besimin tone te gazetaria, e kane kthyer ate ne instrumet egoizmi dhe jo si nje vlere qe  shtyn drejt dialogut  e zhvillimit social.

Ky është i çmëndur!

 

Per guzimin qe akuzon apo per  cfare?

 Eshte i çmendur apo jo i çmendur, kjo fjali ishte kryeveper ; "...Një kryeministër i pastër dhe i papërzier në këtë krim shkon vetë drejt e në gjykatë dhe pastrohet nga akuza...." 

"....Një akuzë e tillë është aq e rëndë, sa njeriu i parë që duhet të çonte te dera e gjykatës me Lulzimin për dore duhet të ishte Sali Berisha..."

 

Kjo qendron.

Një ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, i pastër dhe i papërzier në këtë krim shkon vetë drejt e në gjykatë dhe pastrohet nga akuza

Kurre ne bote.

Flet keshtu se nuk te kane thirrur ne prokurori?

Ta tregon lali ty kur te vije fletethirrja- dhe ruajna zot po qe se nuk je i "Shkathet".

 

Vetem ne Shqiperi ndodh qe te shkelen procedurat dhe te shpallet personi i fajshem.

Parimisht; shkelja e procedurave verteton se AKUZA/PROKURORI  nuk ka qene ne gjendje te vertetoje shkeljet ( dhe per kete aresye prezymohet se i ka shkelur proceduart- eshte detyra e akuzes (jo ta pretendoje)qe te vertetoje-  te kunderten) .

Kur shkelen procedurat shkelet parimi i pafajesise.

Sa i takon titullit te shkrimit "BURRACAKET" besoj se me shtetin ska as "TRIMERI"

 

 

Llogjika qe perdor Merua mua me duket e sakte. Nese Basha pretendon se eshte i paster, nese ai pretendon se prokuroria ja ka me te futur, atehere bujrum le te ballafaqohet me te ne gjykate dhe ta demaskoje si te paafte dhe te shitur tek socialistet apo edhe tek presidenti. Keshtu fiton pike jo vetem Basha si njeri e politikan por edhe PD qe kohet e fundit eshte kthyer ne nje banjo publike (shurtore eshte fjala me e sakte).

 Kryeministri duhet të merrte Lulzimin pa gdhirë dita e djeshme dhe ta çonte në Gjykatë për të mbrojtur nderin e qeverisë.

Pra duhej xhaxhi Sala ta bente daa Lulezim e vogel, sa kollaj qe e zgjidhi Merua kete c'eshtje.

Ja nje keshill qe duhet patur zili?!  smiley

Ja ku  i jep frytet e veta lufta e madhe per ndryshimin e kryprokurorit.

Ceshtja rrezikon te mbyllet sepse prokuroria e berishes shkel afatet (gabimisht kuptohet - qeshje ne salle) per hetimin e ministrave te berishes.

 

Me mire te kishin blere gjithe gjykatesit.

 

Te pakten nuk do te na vinte kaq turp per kete shtet qe kemi ndertuar (kombi yne plot me patriote).

 

Shqipetare, si gjithmone, te paafte per te ndertuar shtet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).