Britania: Duhet akoma shumë për të garantuar zgjedhje të lira

Një raport i Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office) për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2008 ngre pikëpyetje për mënyrën se si respektohen këto të drejta në Shqipëri. Raporti i publikuar ditën e djeshme thekson se Shqipëria ka vështirësi në implementimin e ligjeve dhe korrupsioni është një problem shumë i madh. “Edhe pse është pjesë e disa marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Shqipëria vazhdon të ketë vështirësi për të implementuar legjislacionin dhe reformat në disa fusha. Respektimi i të drejtave të njeriut është një parim kryesor për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Korrupsioni vazhdon të mbetet një çështje serioze në Shqipëri dhe paraqet një nga pengesat më serioze për të drejtat e njeriut në vend. Britania e Madhe ka financuar një numër projektesh për të ndihmuar luftën ndaj këtij problemi, përfshi punën për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në procesin e regjistrimit të pronave”, - thuhet në raportin e Foreign Office.

Por ajo çka është më e rëndësishme është se raporti ngre pikëpyetje për zgjedhjet që po vijnë, duke theksuar se duhet bërë ende shumë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Qeveria shqiptare ka bërë ca progres në reformën elektorale për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në verën e vitit 2009, por akoma mbetet shumë për t’u bërë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të jenë të garantuara. Në prill, qeveria dhe partitë e opozitës ranë dakord për ndryshimet kushtetuese duke vendosur një sistem të ri elektoral. Pavarësisht vështirësive të mëtejshme, Kodi i ri Elektoral u kalua me konsensus të gjerë në nëntor. Miratimi i hershëm i Kodit të ri Elektoral është esencial për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009. Britania e Madhe ka ofruar fonde për të ngritur një qendër testimi të pavarur dhe të rregullt të opinionit publik, në muajt që paraprijnë zgjedhjet, për të rritur transparencën gjatë fushatës zgjedhore”, - thuhet në raport.

Çështja e pavarësisë së gjyqësorit dhe shpërthimi i Gërdecit janë trajtuar në raport. Ministria e Jashtme britanike deklaron se po ndjek nga afër çështjen e dhënies drejtësi për shpërthimin në Gërdec.

“Reforma në gjyqësor ka bërë pak progres. Për t’u theksuar është që disa masa të qeverisë, dhe veçanërisht draft-ligji i ri i qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme - kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e prokurorisë dhe të tjerave institucione të pavarura.

Përgjegjësia e autoriteteve kombëtare për të garantuar të drejtën e jetës doli në pah nga një seri shpërthimesh në një punishte municionesh në Gërdec, në mars, ku 26 njerëz, përfshirë disa fëmijë, u vranë. Incidenti i Gërdecit ngriti gjithashtu çështjen e punësimit të fëmijëve, ligjeve të punës dhe standardeve shëndetësore dhe të sigurisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm vazhdon të hetojë rrethanat që sollën tragjedinë dhe rezultati do të monitorohet nga afër”, - thuhet në raport.

Britanikët shprehin shqetësim dhe për lirinë e medies në vendin tonë.

“Ka pasur ankesa të mëtejshme se qeveria po tenton të censurojë medien. Britania e madhe ofron bursa për të ndërtuar kapacitete në fushat që mbështesin të drejtat e njeriut në Shqipëri, përfshi këtu dhe medien”, - thuhet në raport.

Në përfundim raporti trajton dhe çështjen e besimit fetar dhe ngre shqetësim për pronat e komuniteteve fetare.

“Liria e besimit fetar është e garantuar në përgjithësi dhe marrëdhëniet ndërfetare janë pozitive dhe tolerante. Megjithatë, komunitetet fetare vazhdojnë të ankohen për mungesën e vullnetit të qeverisë për të respektuar të drejtën e pronave të konfiskuara nga komunitetet fetare gjatë regjimit komunist”, - përfundon pjesa e raportit për Shqipërinë.

 

 

Raporti i plotë


Shqipëria

 

Zbatimi i ligjit

 

Edhe pse është pjesë e disa marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Shqipëria vazhdon të ketë vështirësi për të implementuar legjislacionin dhe reformat në disa fusha. Respektimi i të drejtave të njeriut është një parim kryesor për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

 

Korrupsioni

 

Korrupsioni vazhdon të mbetet një çështje serioze në Shqipëri dhe paraqet një nga pengesat më serioze për të drejtat e njeriut në vend. Britania e Madhe ka financuar një numër projektesh për të ndihmuar luftën ndaj këtij problemi, përfshi punën për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në procesin e regjistrimit të pronave.

 

Anëtarësimi në NATO

 

Shqipëria ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n në Samitin e Bukureshtit në prill. Progresi i Shqipërisë kundrejt angazhimeve për Planin e Veprimit për Anëtarësim është njohur. Në vitin 2008, Shqipëria ratifikoi Protokollin 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshi heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat dhe ka riparë Kodin Ushtarak.

 

Reforma elektorale dhe përgatitja e zgjedhjeve

 

Qeveria shqiptare ka bërë ca progres në reformën elektorale për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në verën e vitit 2009, por akoma mbetet shumë për t’u bërë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të jenë të garantuara. Në prill, qeveria dhe partitë e opozitës ranë dakord për ndryshimet kushtetuese duke vendosur një sistem të ri elektoral. Pavarësisht vështirësive të mëtejshme, Kodi i ri Elektoral u kalua me konsensus të gjerë në nëntor. Miratimi i hershëm i Kodit të ri Elektoral është esencial për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009. Britania e Madhe ka ofruar fonde për të ngritur një qendër testimi të pavarur dhe të rregullt të opinionit publik, në muajt që paraprijnë zgjedhjet, për të rritur transparencën gjatë fushatës zgjedhore.

 

Reforma në gjyqësor

 

Reforma në gjyqësor ka bërë pak progres. Për t’u theksuar është që disa masa të qeverisë, dhe veçanërisht draft-ligji i qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme - kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e prokurorisë dhe të tjerave institucione të pavarura.

 

Shpërthimi i Gërdecit

 

Përgjegjësia e autoriteteve kombëtare për të garantuar të drejtën e jetës doli në pah nga një seri shpërthimesh në një punishte municionesh në Gërdec, në mars, ku 26 njerëz, përfshirë disa fëmijë, u vranë. Incidenti i Gërdecit ngriti gjithashtu çështjen e punësimit të fëmijëve, ligjeve të punës dhe standardeve shëndetësore dhe të sigurisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm vazhdon të hetojë rrethanat që sollën tragjedinë, dhe rezultati do të monitorohet nga afër.

 

Trafiku i qenieve njerëzore

 

Trafiku i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një problem, dhe raportet e fundit ndërkombëtare sugjerojnë se qeveria mund të bëjë më shumë për ta luftuar atë.

 

Liria e medieve

 

Ka pasur ankesa të mëtejshme se qeveria po tenton të censurojë medien. Britania e madhe ofron bursa për të ndërtuar kapacitete në fushat që mbështesin të drejtat e njeriut në Shqipëri, përfshi këtu dhe medien.

 

Liria e besimit fetar

 

Liria e besimit fetar është e garantuar në përgjithësi dhe marrëdhëniet ndërfetare janë pozitive dhe tolerante. Megjithatë, komunitetet fetare vazhdojnë të ankohen për mungesën e vullnetit të qeverisë për të respektuar të drejtën e pronave të konfiskuara nga komunitetet fetare gjatë regjimit komunist.

4 Komente

Shqiprise i duhet nje ligj Anglez tip "Freedom of Information Act" qe i detyron organet shteterore me ligj tu pergjigjen pyetjeve te cdo individi pa asnje dallim. Me ligj duhet te japin informacion mbi punen e tyre!!

 Kjo eshte menyra me e mire per te luftuar korrupsionin.

hmm te 'drejtat e njeriut' per angline jane shume fleksible dhe i bejne sipas interesave te tyre, anglezet jane hipokritat me te dallaur ne bote! Ne angli te mbajne 28 ne polici per pyetje, te ndalon policia ne rruge (londer) e te kontrollon cdo gje pa pike arsye (TA 2001), korrupsion dhe rracism kane me shumice neper departamentet e shtetit dhe polici, parlamentaret jane hajdute me ligj qe nuk denohen asnjehere, ketu policia (so 19) e ka kur te qelloje me arme duhet qe te vrase personin ne shenjester (shoot to kill) dhe jo ta plagose! Nivelin me te dobet e kane per rritjen e femijeve, pedofilat angles i kane qelbur vendet ne zhvillim duke u hequr si mesues, charity workers, zyrtare ose bisnesmena

u bene te gjithe qe te qortojne shqiperine

 

Someone, anglezet vertet mund te kene problemet e tyre, por ama shum gjera aty qendronin. Ja une kam ardhur ketu ne Shqiperi dhe po e shoh nga afer gjendjen. Vete poshtersia po triumfon dhe ketu.

Sa per te drejten e njerzeve per tu organizuar, une njoh nje person i vuajtur ne ate kohe dhe i vuajtur dhe ne kete kohe, Grigor Zahari, njeri i ndershem, qe ka muaj qe ka hedhur letrat per partine e tij dhe nuk po ja aprovojne, biles kane disa vjet qe i kane prere pensionin dhe nuk ia japin as ate. Pse.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).