Bosch: Shqipëria është prekur nga kriza, në rrezik shtresat e varfra

Shqipëria është prekur nga kriza dhe kjo duket nga rënia e dërgesave të emigrantëve. Kjo do të sjellë rritjen e varfërisë në vend, dhe mund të shtojë dhe kriminalitetin.

Këto deklarata u bënë nga ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch, gjatë konferencës së II Përgatitore e Forumit të 17 të OSBE për Ekonominë dhe Mjedisin, me temë “Menaxhimi i Migrimit dhe lidhja e tij me politikat ekonomike, sociale dhe mjedisore në përfitim të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e OSBE dhe ndikimet e krizës ekonomike globale te migracioni”. “Falënderoj autoritetet shqiptare për organizimin e Forumit të 17 të OSBE për Mjedisin dhe Emigracionin. Emigracioni ka ndikimin e tij direkt në jetën ekonomike të vendit, pasi një pjesë e shoqërisë i ka jetike të ardhurat e emigrantëve. Rënia e remitancave rrezikon thellimin e varfërisë. Fenomeni ka pasojat e tij në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë”, - tha Bosch.

“Efektet e kësaj krize botërore për shumë vende me të ardhura të ulëta, si Shqipëria, tashmë kanë filluar të ndjehen pak nga pak. Sipas të dhënave, del se në vitin 2008 dërgesat e emigranteve shqiptare ishin 700 milionë euro, një burim mjaft i rëndësishëm për vendin. Por, për shkak të krizës, tendenca e tyre është në rënie, madje disa emigrantë edhe mund të kthehen në shtëpi. Këto janë efekte që duhen marrë parasysh, pasi këto ngjarje nuk mund të kenë tjetër përveçse pasoja negative në mirëqenien sociale. Për më tepër ne të gjithë e dimë se në kohë krizash ka një rrezik më të lartë për rritjen e krimit dhe trafiqeve, çka mund të sjellë edhe përkeqësimin e sigurisë”, - vijoi më tej kreu i prezencës së OSBE.

2 Komente

Ky zoti Bosch nuk e ka degjuar trimneshen tone qe doli ballhapet ne mes te Europes . Ky vazhdon me te veten . Kujton se meqe na mbajne me buke ne s'kemi te drejte ti mesojme se si te mos kene kriza . Po ne kemi Police sa te dush ore z.Boch qe bar hane dhe Jozin nuk e japin . Prandaj eshte e udhes te mbash shenim kur flet Jozi ,se sa te na thuash ti neve se cfare te vleresojme e si te bejme. Rrini urte se i kthyem emigrantet e u  lame per faqe te zeze .

“Falënderoj autoritetet shqiptare për organizimin e Forumit të 17 të OSBE për Mjedisin dhe Emigracionin. Emigracioni ka ndikimin e tij direkt në jetën ekonomike të vendit, pasi një pjesë e shoqërisë i ka jetike të ardhurat e emigrantëve. Rënia e remitancave rrezikon thellimin e varfërisë. Fenomeni ka pasojat e tij në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë”, - tha Bosch.

 

Sa shume shqetesohen keta kur nuk dergojne emigrantet EURO. U ka hyre cermi dhe thone po na prek  kriza. Per emigrantet si nuk e moren njeher mundimin qe tu dalin perkrah e ti pyesin se si jane keshtu me shendet! Thjeshte per sporte!?

Se emigrantet tashme jane mesuar me gjithe fare kshi lloi shqetesimesh dhe e dine se c'do te thote te vuash dhe te mos kesh identitet pra te jesh jetim.....  smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).