Bie tavani i Infektivit, pacientët plagosen në kokë

QSUT: Faji është i firmës. Nuk kishim dijeni për punimet

 

Edhe për të qarë, por edhe për të qeshur. Lajmi i mirë është që askush nuk ka pasur dëmtime serioze, ndërsa çudia e ngjarjes mbetet moskomunikimi mes punëtorëve që po kryejnë punime në shërbimin e infektivit dhe punonjësve të spitalit. Dje, gjatë paradites, në orën 09.00, në shërbimin e EKO-s, në godinën e pavijonit të infektivit, në spitalin "Nënë Tereza" ka rënë suvaja e tavanit. Dy pacientet, Nafie Kryemadhi, 52 vjeçe, dhe Xhevahire Xhafa, 45 vjeçe, janë lënduar si pasojë e rënies së suvasë dhe kanë pësuar goditje të lehta në kokë e në krahë.

Sipas mjekëve, plagët nuk kanë qenë të rënda dhe nuk paraqitet asnjë rrezik serioz shëndetësor për jetën e pacienteve. Por, pavarësisht kësaj, pacientet janë dërguar në Spitalin Ushtarak për një diagnostikim më të mirë.

Punimet në shërbim

Suvaja në dhomën e ekografisë në repartin infektiv u rrëzua si pasojë e punimeve që po kryhen në kuadër të një projekti për rehabilitimin e mjediseve të këtij reparti. Ky është një projekt i përbashkët i Bankës Botërore, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë për parandalimin e gripit të shpendëve. "QSUT-ja, e cila është vetëm përfituese nga ky projekt, pasi ambientet e rikonstruktuara do të përdoren për të gjithë të sëmurët që kurohen aty, i kishte kërkuar firmës të mos e niste punën pa sistemuar ambientet në katet e mëposhtme të godinës së repartit infektiv", tha drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli. Sipas saj, situata është nën kontroll dhe ambientet ku ra suvaja janë boshatisur. Njëra nga pacientet e lënduara nga ky incident është Nafie Kryemadhi, e cila ndodhej e shtruar në repartin infektiv. Ajo u dërgua në Spitalin Ushtarak në repartin e traumatologjisë, për të parë nëse kishte fraktura dhe pas ekzaminimeve u transportua sërish në QSUT. "Së bashku me të, në momentin e aksidentit ndodhej edhe Xhevahire Xhafa, e afërme e saj, por nuk pati asnjë pasojë. Edhe mjeku që po kryente EKO-n nuk pati probleme", tha Kuli.

Ndërkaq, mjeku Artan Harxhi, që ndodhej në shërbimin e EKO-s, ka sqaruar se është ndodhur në vendngjarje, por nuk ka pësuar dëme shëndetësore. Sakaq, dje shërbimi i EKO-s ka mbyllur dyert, ndërsa kjo ngjarje ka vendosur urat e komunikimit mes punëtorëve dhe punonjësve të spitalit.

Precedentët

Dy ditë më parë u shemb tavani i shkollës 9-vjeçare në fshatin Zhezhan të Komunës Allkaj në rrethin e Lushnjës, 110 nxënës braktisën mësimin. Ndërkaq, në datën 28 shkurt, në fshatin Urak të rrethit të Matit u shemb tavani i një klase në shkollën 9-vjeçare, ndërkohë që 15 nxënës mungonin në orën e dytë të mësimit. Fatmirësisht nuk pati të plagosur. Në këtë shkollë suvaja kishte rënë edhe një natë më parë, kur nuk zhvillohej procesi mësimor. Por jo vetëm kaq, vitet e fundit, në disa prej shkollave të Tiranës, ka rënë suvaja, ka pasur probleme me tavanet e godinave si gjatë rikonstruksioneve të ndërtesave ashtu edhe pas përfundimit të tyre. Një vit e gjysmë më parë, në shkollën e mesme teknike të hoteleri-turizmit, dy prej punëtorëve të ndërtimit gjetën vdekjen, si pasojë e një aksidenti në punë. Po kështu, pjesë suvaje të tavanit ka rënë edhe në gjimnazin "Sami Frashëri" në kryeqytet.

3 Komente

"QSUT-ja, e cila është vetëm përfituese nga ky projekt, pasi ambientet e rikonstruktuara do të përdoren për të gjithë të sëmurët që kurohen aty, i kishte kërkuar firmës të mos e niste punën pa sistemuar ambientet në katet e mëposhtme të godinës së repartit infektiv", tha drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli. Sipas saj, situata është nën kontroll dhe ambientet ku ra suvaja janë boshatisur.

Natyrisht ! Po duke qene e Godo Gerdecit  dhe ti, i ke pergjigjet standart.

Ti u the  mo e ngani tavanin , po ata te firmes me kok te tyre ! smiley

Ti je ne rregull xhan , ne rregull. U pate than ti qe mos ! smiley

Epo eshte shoqja e Ministres Godo, sigurisht qe i ka pergjigjet gati smiley

Megjithate, njerezit jane shume me te preokupuar me ate te Pangos sesa me tavanet qe bien siper pacientave.

Me ngaterroi i cik kjo "precedentet". Se c'lidhje "precedente" ka shkolla ne Mat me spitalin ne Tirane, hajde merre vesh. Vec po te jete e njejta firme ndertimi. Apo edhe kjo gazetarja e ka marre punen me interviste te vila ne oret e vona te darkes? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).