Berisha zbardh strategjinë e mandatit të ri qeverisës

“Fonde të mëdha për pagat dhe pensionet”

“Infrastruktura, investimet dhe shëndetësia”

Kryeministri Sali Berisha zbardhi dje strategjinë elektorale të mandatit të ri qeverisës të së djathtës. Rritja e pagave dhe pensioneve, investime të tjera në infrastrukturën e vendit, synimi për rrjetin rrugor më modern në rajon dhe thellim të reformave rrënjësore në sektorët më kyç, si në atë të shëndetësisë. Këto janë pikat kryesore ku do të përqendrohet qeverisja e djathtë e pas 28 qershorit. Gjatë turit “Shqipëria po ndryshon”, i cili ndaloi në Durrës për inaugurimin e fillimit të punimeve për zgjerimin me katër korsi të rrugës Plepa-Rrogozhinë, Berisha bëri publike projektet e reja qeverisëse, ndërsa u kërkoi shqiptarëve zgjedhjen e alternativës së vazhdimësisë për një të ardhme në NATO dhe BE. Sipas tij, mandati i dytë i kësaj qeverie do të jetë i përqendruar tek rrogat dhe pensionet, duke pohuar se qeveria e tij do të akordojë fonde të mëdha për rritjen e tyre. Për këtë, z. Berisha garantoi banorët e zonës se për sa kohë të mbetet në qeveri dhe të votohet, nuk do të ketë qëllim më të madh se rritjen e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve. Ai vuri në dukje se në një përballje të egër me korrupsionin, kjo qeveri do të mobilizojë gjatë katër viteve të ardhshme fonde shumë herë më të mëdha për rritjen e rrogave e pensioneve, për rrugët, ujësjellësit, kanalizimet, shkollat dhe qendrat shëndetësore, me besimin se në këtë mënyrë u shërbehet më mirë interesave, halleve dhe problemeve të qytetarëve shqiptarë. Z. Berisha bëri të qartë se në mandatin e ri përparësi do të marrë dhe infrastruktura rrugore, duke investuar shumë më tepër në rrugët e Shqipërisë. Kryeministri u kujtoi shqiptarëve se kthimi majtas është kthim prapa, teksa përmendi arritjet e qeverisë gjatë këtyre 4 viteve. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha u shpreh se "Shqipëria po anëtarësohet së shpejti në NATO, ndërkohë që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit përfundoi e firmosur nga 27 vende të Bashkimit Evropian". Kreu i qeverisë pohoi se "kurrë ndonjëherë emri dhe prestigji i Shqipërisë nuk ka qenë më i mirë dhe më i madh në rajon dhe në botë". Në kushte të tilla, Berisha shprehu besimin se shqiptarët do të vazhdojnë të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë. Sipas tij, Shqipëria po ndryshon më shpejt se çdo vend tjetër, teksa i vuri shqiptarët para zgjedhjes së alternativës së të ardhmes dhe asaj të së shkuarës. Berisha atakoi kryetarin socialist, Edi Rama, duke thënë se “përballë është kryetari i Partisë Socialiste, që i kanë mbetur edhe 132 ditë për t’u bërë kryetari i Partisë së Bashkisë. Por edhe aty do ta ketë të vështirë, sepse buxhetin s’po e kalon dot, sepse siç po ia quajnë mediat, ka hartuar Koço-buxhet, mirëpo qytetarët duan buxhet për qytetarët dhe jo për kryetarin e Bashkisë". Por Kryeministri Sali Berisha premtoi se gjatë mandatit të dytë, qeveria e re do të përqendrohet në realizimin e reformës rrënjësore në shëndetësi. Kjo, sipas tij, për të vendosur në vend sistemin shëndetësor më efikas, më human dhe më kompetent në rajon. "Reforma në shëndetësi ka nisur dhe për çdo vend kjo është reforma më e vështirë. Në datën 1 maj të këtij viti, çdo infermier dhe mjek në këtë vend do të marrë mbi dy herë më shumë sesa merrte në 2005, ndërkohë kjo reformë do të shtrijë për qytetarët e vendit shërbimet më të mira dhe më moderne, në mënyrë që t’u jepet përgjigjja më e mirë problemeve shëndetësore të fëmijëve, grave, burrave dhe të moshuarve", - theksoi z. Berisha
 

11 Komente

Daltë faqebardhë !

smiley 

smiley 

smiley

hapëm ca tarraca në male

o parti faqen na e zbardhe.

(grupi i skraparit)

Është gjynaf      mos me e votu

po po,

gjynah eshte, se eshte per marshalla smiley

Duhet me e kap me dore smiley

e pastaj?

Shif kur tia morri Edi ket strategjine Birishes dhe ta fus tek programi vet. Eshte kopjac i modh. Berisha eshte krijues , tamom si zoti!

Premtimet e mandatit të parë (2005) : lufta kundër korrupsionit dhe trafiqeve. Rezultati: marrja e pushtetit nga PD dhe qeverisje e lumtur 5 vjeçare e vendit.

Premtimet e mandatit të dytë (2009): rritja e rrogave dhe e pensioneve, përmirësim i shërbimit shëndetsor. Parashikimi: fitore në zgjedhjet e ardhshme dhe një qeverisje e dytë 5 vjeçare nga PD - po aq e lumtur sa e para, në mos më tepër.

Premtimet e mandatit të tretë (2014): rritja e fondeve për funeralet dhe varrezat  si edhe përmirësimi i shërbimeve mortore. Parashikimi: ende i papërcaktuar.

Përfundim: "më vjen të plas nga inati - tha me zë të lartë Nastradini  fort i nxehur - pikërisht atëhere kur arrita dhe e stërvita gomarin që të jetonte pa ngrënë asgjë, ai vete dhe ngordh".

 

"""sala kur thote e ben!""" Rri ti Lefti kemi thene, nuk je per Politike . Le qe SALA na e shkruan me te vogel sikur te jete nje lopcar fshati...por edhe shprehja "sala e ben" te le shume pikpyetje...CFARE BEN - Po jot moter kurve motelesh do behet?" Ja kete ka thene sala...Mos na ngatro me . POLIC ! ku je ? Kane filluar sulme ndaj BURRIT te CBURRERUAR alias SALIUT !Nuk u mjaftojne gropat e themeleve per ndertime te reja qe hapi ne Gerdec po duan edhe para per te rritur rrogat  smiley Kontrollo mire ata rreth e rrotull Mixhes se mos jane nga ata te lloit GOP ...si keta te Lul Bashes e Aldos qe ja futen Mixhes.

Po per menyren e punesimit ne administraten shteterore a ka planifikuar gje berisha?

Po Gene e ka mare ne dorzim Pangua..............  smiley

C'do gje eshte ok....  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).